LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin terrorist, arrestohen 11 persona të dyshuar, mes tyre edhe 4 autorët

• Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një sulm terrorist në Moskë ku persona të armatosur hynë në ambientet e sallës së koncerteve duke qëlluar kushdo që dilte përpara. • Nga ky sulm kanë humbur jetën 115 persona ndërsa janë plagosur mbi 145 të tjerë. •  Mes të vdekurve janë tre fëmijë në bazë të të dhënave të deritanishme. • Ndërkohë ditën e sotme është bërë më dije se janë arrestuar 11 persona mes të cilëve edhe 4 terroristët. • Shteti Islamik përmes një postimi në platformën Telegram mori pëgjegjësinë për sulmin. • Më herët zyrtarët rusë thanë se incidenti po hetohej si sulm terrorist, një nga më vdekjeprurësi në Rusi në shumë vite. • Një zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë në javët e fundit për mundësinë e një sulmi. • Më herët në rrjetet sociale janë publikuar fotot e sulmuesve të dyshuar brenda automjetit të bardhë me të cilin kanë ikur pasi kanë përhapur vdekjen. • Kreu i FSB-së u shpreh se në veturë policët kanë gjetur një pistoletë PM, një karikator për një pushkë AKM dhe pasaporta të qytetarëve të Taxhikistanit. • Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajan ka reaguar në lidhje me sulmin ku tha se qeveria Italiane dënon aktin terrorist si dhe qëndron pranë familjeve të viktimave. • Presidenti kinez Xi Jinping gjithashtu i dërgoi ngushëllimet homologut të tij rus, Vladimir Putin, për masakrën ku dënoi edhe ngjarjen e rëndë. • Nga sulmi i regjistruar janë anuluar shumë aktivitete dhe takime ndër të cilat së fundmi është raportuar edhe anulimi i miqësores mes Rusisë dhe Raraguajit.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Protesta” ndërkombëtare për masakrën në Moskë/ Figura të njohura të politikës së BE-së reagojnë ashpër ndaj sulmit

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Foto Ilustrim

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholtz shprehu gjithashtu dënimin e tij të qartë për sulmin e tmerrshëm terrorist kundër spektatorëve të pafajshëm në një koncert në Moskë, i cili mori jetën e 115 njerëzve.

“Ne po mendojmë për familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarit”, tha Scholtz në një mesazh të postuar në rrjetet sociale X.

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock tha se dënon terrorizmin frikacak dhe çnjerëzor, kudo që është, duke deklaruar se qëndron pranë familjeve të viktimave.

"Njerëz të pafajshëm që thjesht donin të shkonin në një koncert rock u vranë me gjakftohtësi," tha ajo në një postim në X. "E gjithë zemra jonë është me popullin e Rusisë," shtoi ajo.

Ministri gjerman i Financave Robert Habeck shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre dhe bëri thirrje që të hidhet dritë sa më shpejt mbi këtë sulm.

Edhe sekretari i jashtëm i Britanisë dënoi në termat më të ashpër të mundshëm sulmin terrorist vdekjeprurës të kryer pranë Moskës.

“Britania dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin terrorist vdekjeprurës”, tha David Cameron në një postim gjithashtu në platformën X. “Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave të shumta. Asgjë nuk e justifikon një akt të tillë dhune”, shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmin terrorist në Moskë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Dënoj sulmin e tmerrshëm terrorist në Moskë. Humbja e jetëve të pafajshme kudo është një tragjedi njerëzore dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”, thotë Presidenti i Këshillit Evropian, në një postim në X.

2 VITE ME PARE

Shkon në 115 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë/ 145 të lënduar, disa në gjendje të rëndë

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Foto Ilustrim

RUSI- Numri it ë vdekurve nga sulmi tërrorist në Moakë ka shkuar në 115, sipas të dhënave të fundit. Mediat ruse raportuan se gjatë kërkimeve në rrënoja shërbimet e urgjencës gjetën më shumë trupa.

Të lënduar mbetën gjithsej 145, por siç kanë paralajmëruar autoritete ky numër pritet të rritet. Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë deklaruar se të dyshuarit që fshihen pas sulmit terrorist me të paktën 93 viktima në bashkinë e qytetit Crocus po tentonin të kalonin në Ukrainë.

Komiteti hetimor i Rusisë ka raportuar se katër persona  të lidhur drejtpërdejt me sulmin u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk. Ndërkohë Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në sulmin terrorist në periferi të Moskës. Ndërkohë dy prej terroristëve u kapën teksa tentuan të largoheshin me makinë në rajonin e Bryansk.

Një i dyshuar u ndalua në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri u largua dhe u arrestua më vonë. Rajoni i Bryansk ndodhet në kufirin rus me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

2 VITE ME PARE

Sulmi në Moskë anulon miqësoren mes Rusisë dhe Paraguajit...

RUSI - Federata Ruse e Futbollit raportoi këtë të shtunë për anulimin e ndeshjes miqësore mes Rusisë dhe Paraguajit, e planifikuar për të hënën e ardhshme, më 25 mars, pas një sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës, me të paktën 60 viktima dhe 145 të plagosur, i cili I është atribuar grupit terrorist islamik "ISIS".

"Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk (periferia e Moskës), Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore midis ekipeve të Rusisë dhe Paraguajit ",- thuhet në shënimin zyrtar nga organi që drejton futbollin në Rusi me synimin për të shmangur një skenë të ngjashme me atë të sallës së koncerteve dhe për të rivendosur rendin në vend.

Deklarata nuk i mbyll dyert që ajo të mbahet në një rast tjetër, pasi flet për një marrëveshje mes dy federatave që “ndeshja të zhvillohet në një kohë tjetër”. Edhe pse për momentin ata që do të ndiqnin ndeshjen do të kenë rimbursim të biletës: "Tifozët që blenë biletat për ndeshjen do të mund të marrin një rimbursim të plotë",- deklaruan ata të Federatës Ruse të Futbollit.

Rusia, e cila nuk luajti në Botërorin e fundit dhe nuk do të luajë në Kampionatin Evropian për shkak të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës, mposhti ekipin serb këtë të enjte (4-0) në një miqësore në stadiumin e Dinamo Moskës, “Lev Yashin”. Ishte ky një takim me të cilin do të përmbyllin këtë pushim ndërkombëtar ekipet kombëtare.

B.T (Dosja.al)

 

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist në Moskë/ Arrestohen 11 të dyshuar, shkon në 93 numri i të vdekurve

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Foto Ilustrim

RUSI- Autoritetet ruse kanë bërë 11 arrestime për masakrën në Moskë, sipas informacioneve të fundit, ndërsa videot e reja tronditëse që kanë dalë në dritë, regjistrojnë momentet e tmerrshme të përjetuara nga personat që ndodheshin në ambientet e koncerteve. 

Mes të vdekurve janë tre fëmijë në bazë të të dhenave të deritanishme. Të paktën 93 persona kanë humbur jetën, ndërsa 145 janë plagosur, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike. Në të njëjtën kohë, hetimet janë në vijim për identifikimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve, pasi ISIS mori përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet ruse deri më tani kanë arrestuar 11 të dyshuar, duke përfshirë katër që kishin lidhje me terrorizmin, pas ndjekjes së automjeteve. Në postimin e tij në Telegram, deputeti Alexander Kinstein theksoi se dy të dyshuar të tjerë u arratisën në pyll.

Më herët në rrjetet sociale janë publikuar fotot e sulmuesve të dyshuar brenda automjetit të bardhë me të cilin kanë ikur pasi kanë përhapur vdekjen. Sqarohet se, siç ka bërë të ditur kreu i FSB-së, në veturë policët kanë gjetur një pistoletë PM, një karikator për një pushkë AKM dhe pasaporta të qytetarëve të Taxhikistanit.

Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se kishte hapur një hetim terrorizmi. Persona të armatosur me uniforma kamuflazhi hynë në sallën e mbushur plot Crocus City Hall, një sallë koncertesh në Krasnogorsk, në veriperëndim të Moskës, pak pas orës 20:00 dhe filluan të qëlloni. 

Një producent muzikor që ndodhej në dhomën e zhveshjes tha se pak para fillimit të koncertit u dëgjuan të shtëna dhe britma dhe ai pa spektatorë të panikuar duke vrapuar jashtë. Videot e postuara treguan pamjet e sulmuesve të armatosur, të shtëna në auditor. Zjarri u vu nën kontroll pas disa orësh dhe pasi një pjesë e çatisë u shemb.

2 VITE ME PARE

Sulmet më të mëdha të regjistruara në Rusi ndër vite

 

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

RUSI- Një nga sulmet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit në Rusi ndodhi më 22 mars, kur persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh pranë Moskës, duke vrarë së paku 62 njerëz.

Nga viti 1999 e këndej, brenda Rusisë ndodhën disa sulme të mëdha:

1999 - Bombat shkatërruan blloqe apartamentesh në Moskë, Bujnaksk dhe Volgodonsk. Më shumë se 200 njerëz u vranë. Moska fajësoi çeçenët, kurse këta të fundit fajësuan shërbimet sekrete ruse.

2002 - Rebelët çeçenë morën peng 700 persona në një teatër në Moskë. Forcat speciale ruse sulmuan ndërtesën dhe 129 pengje dhe 41 luftëtarë çeçenë humbën jetën - shumica e tyre nga efektet e gazit narkotik që forcat ruse përdorën për t’i nënshtruar sulmuesit.

2003 - Një shpërthim goditi një tren udhëtarësh jashtë stacionit Jesentuki në Rusinë jugore. Dyzet e gjashtë persona u vranë dhe 160 u plagosën.

2004 - Një sulm vetëvrasës në një tren nëntokësor në Moskë la së paku 39 njerëz të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur. Autoritetet fajësuan separatistët çeçenë.

2004 - Dy aeroplanë rusë pasagjerësh u hodhën në erë pothuajse njëkohësisht nga kamikaze gra, duke vrarë 90 persona. I pari, Tu-134, teksa fluturonte për në Volgograd, u rrëzua në jug të Moskës. Pak minuta më vonë, Tu-154, në fluturim drejt Soçit, u rrëzua pranë Rostovit mbi Don.

2004 - Më shumë se 300 pengje - gjysma e tyre fëmijë - humbën jetën në shkollën Nr.1 në qytetin e Beslanit, në Osetinë e Veriut, pasi ajo u kap nga rebelët që kërkonin pavarësinë e Çeçenisë dhe përfundimin e menjëhershëm të luftës atje.

2006 - Dhjetë njerëz u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në një treg në periferi të Moskës.

2009 - Shpërthimi i një bombe nxori nga shinat trenin Nevsky Express midis Moskës dhe Shën Petersburgut, që kishte rreth 700 persona në bord. Së paku 26 persona humbën jetën dhe 100 u plagosën. Rebelët çeçenë morën përgjegjësinë.

2010 - Së paku dy shpërthime goditën stacionet e metrosë në Moskë, duke vrarë 40 njerëz.

2011 - Më shumë se 30 njerëz u vranë dhe rreth 130 u plagosën në një sulm vetëvrasës në Aeroportin Domodedovo të Moskës.

2013 - Dy sulmues vetëvrasës vranë 34 persona në një stacion hekurudhor në qytetin e Volgogradit, më pak se dy muaj para se të fillonin Lojërat Olimpike Dimërore 2014, në Soçi.

2017 – Gjashtëmbëdhjetë njerëz, përfshirë një sulmues të dyshuar, u vranë kur një shpërthim goditi një vagon treni në një tunel metroje, në qytetin e Shën Petersburgut.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Xi Jinping për sulmin në Moskë: Kina e dënon fuqishëm dhe mbështet përpjekjet e qeverisë ruse për siguri dhe stabilitet

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Xi Jinping

KINË- Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi ngushëllimet homologut të tij rus, Vladimir Putin, për masakrën në Moskë që mori jetën e të paktën 60 personave të premten.

“Kina dënon fuqishëm sulmin terrorist dhe mbështet fuqishëm përpjekjet e qeverisë ruse për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin”, tha presidenti kinez në një deklaratë.

Ndërkohë, autoritetet ruse janë ende në kërkim të autorëve, të cilët kanë mundur të arratisen dhe të kthehen në bazën e tyre. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Michael Murasko, po trajtohen 115 të plagosur, mes tyre pesë fëmijë. Gjendja e 60 të rriturve dhe një fëmije cilësohet si e rëndë, duke ngritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet.

2 VITE ME PARE

Tajani për sulmin në Moskë: Dënojmë çdo akt terrorist, jemi pranë familjeve të viktimave

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajan ka reaguar sa i përket sulmit terrorist në Moskë. “Për momentin nuk kemi asnjë raport as në ambasadë dhe as në konsullatë”, tha ai.

“Kam folur me të ngarkuarin tonë me punë në Moskë pak kohë më parë, por edhe me njësinë e krizës të Ministrisë së Jashtme nuk kam pasur asnjë raport, asnjë kërkesë nga italianët, abonentë të aplikacionit tonë Viagiare Sicuri (faqe e Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme) janë njoftuar me një mesazh”, shtoi ai.

Ai u shpreh se ishte në monitorim të situatës dhe u shpreh se qeveria Italiane dënon akt terrorizmi duke qëndruar pranë familjeve të viktimave.

“Ne po monitorojmë minutë pas minute se çfarë po ndodh, si përmes ambasadës në Moskë, ashtu edhe përmes njësisë së krizës”, thekson ai. “Sigurisht që qeveria dënon çdo akt terrorizmi dhe ne jemi gjithashtu pranë familjeve të viktimave", tha Tajani.

2 VITE ME PARE

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë

Shkon në 115 numri i viktimave në Moskë/ Shteti Islamik merr
Salla e koncerteve në Moskë

RUSI- Agjencia më e lartë ruse e sigurisë, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se të paktën 40 vetë u vranë dhe mbi 145 të tjerë u plagosën në një sulm nga persona të armatosur të premten në një sallë koncertesh në Moskë. Salla e koncerteve është djegur gjatë sulmit nga disa persona të armatosur. Shteti Islamik përmes një postimi në platformën Telegram mori pëgjegjësinë për sulmin. Më herët zyrtarët rusë thanë se incidenti po hetohej si sulm terrorist, një nga më vdekjeprurësi në Rusi në shumë vite.

Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi që konfirmojnë marrjen e përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin vdekjeprurëse në Moskë, tha të premten një zyrtar amerikan. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë në javët e fundit për mundësinë e një sulmi.

"Ne i paralajmëruam rusët në mënyrë të duhur", tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, pa dhënë asnjë detaj shtesë.

Autoritetet ruse thanë se persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” afër Moskës dhe qëlluan me armë automatike në drejtim të turmës, që po ndiqte koncertin e grupit muzikor “Picnic”. Më pas ata hodhën eksplozivë brenda ndërtesës, duke shkaktuar një zjarr të madh. Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi përfshirjen e Kievit në sulmin ndaj sallës së koncertit në Moskë.

“Ukraina kurrë nuk ka përdorur metoda terroriste. Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës”, tha ai përmes një postim në platformën X.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby tha të premten se ai nuk mund të fliste mbi detaljet e sulmit, por theksoi se “imazhet nga sulmi janë të tmerrshme dhe të vështira për t’u parë”.

“Mendimet tona janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm me armë”, tha zoti Kirby.

Sulmi vjen disa ditë pasi Presidenti Vladimir Putin çimentoi kontrollin e tij në vend, duke orkestruar një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Marrë nga VOA

sulm moske arrestim terroriste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet