LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me salmonelë! AKU: U kontaminuan brenda kopshtit! Resuli: Krim është mosndëshkimi i atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

• Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit u shkaktua nga konsumimi i vezëve me salmonelë. • Autoriteti Kombëtar i Ushqimit doli sot me reagim zyrtar dhe njoftoi se pas verifikimeve zyrtare lidhur me vezët e kontaminuara me salmonelë, mostrat e marra në subjektin prodhues dhe furnizues kanë rezultuar negative për praninë e këtij bakteri. • Më tej shprehet se nga informacionet e marra deri tani mendohet se kontaminimi i vezëve me salmonelë ka ndodhur në ambientet e kopshtit në Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë). • Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me njoftimin e AKU-së, ku nënvizon një fjali të njoftimit të AKU-së ku theksohet se kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal. • Ai shprehet se AKU po kërcënon me procedim penal personat që zbulojnë zullumet e saj. • Resuli shtoi se deri më tani nuk është marrë asnjë ndëshkim penal ndaj AKU-së pas skandaleve të njëpasnjëshme të cilat janë zbuluar muajt e fundit. • Më tej në reagim ai shprehet se prej muajit mars pret përgjigje për emrat e 8 kompanive të cilat kishin mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane. • Ai thekson se transparenca nuk është krim dhe se mos ndëshkimi i dhe fshehaj e rasteve po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. • Helmimi i fëmijëve të kopshtit ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga institucionet. • Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. • ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Helmimi në Gramsh/ Gazetarja: Ministria e Bujqësisë dhe inistitucionet përgjegjëse të merren me rastin dhe jo me kërcënimet ndaj mediave! Nga erdhën vezët kur furnizuesi dhe prodhuesi dolën të pastër?

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me
foto ilustruese

TIRANË- Gazetarja Ermelinda Hoxhaj ka reaguar pas deklaratës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit lidhur me helmimin e fëmijëve në Gramsh. 

Hoxhaj shprehet në postimin e saj në rrjetet sociale se Ministria e Bujqësisë dhe çdo inistitucion tjetër përgjegjës për helmimin e fëmijëve në kopështin në Gramsh, të trajtojnë situatën e tërë dhe mos të merren me kërcënime ndaj mediave për procedime.

Gazetarja thotë se në deklaratën e AKU, duket sikur duan t'jua hedhin institucioneve te tjera dhe të heqin përgjegjësitë nga vetja. Ajo shprehet se fakti që mostrat e marra te furnizuesi dhe prodhuesi kanë rezultuar të pastra ngre shumë pikëpyetje. 

Më tej në postimin e saj ajo shkruan se "ose vezët e infektuara me salmonelë janë konsumuar të gjitha dhe s'kanë mbetur më bikerina të ndotura, ose mostrat nuk jaë marrë si duhet"

POSTIMI I PLOTË: 

Ftoj AKU, Ministrine e Bujqesise dhe cdo institucion tjeter qe ka pergjegjesi per helmimin e femijeve ne kopshtin e Gramshit te bejne punen e tyre, te vertetojne dhe te analizojne gjithe situaten dhe te MOS merren me kercenime ndaj mediave dhe gazetareve se do i PROCEDOJNE PENALISHT, se thone te VERTETEN.

Edhe pse ne kete deklarate shoh se me shume doni t'ja hidhni fajin institucioneve te tjera, duke e hequr barren nga vetja.
Femijet jane infektuar nga veza?

PO, sepse analizat e tregojne se vezet e gjetura ne kopesht kane prezence salmonele.

Ekuacion i veshtire ama, sepse te mishi dhe qumeshti nuk pati prezence salmonele.... nga u infektuan vezet, nga cilat ushqime?

Pasi vezet nga stabilimenti prodhues kane dal te pastra po ashtu dhe te kompania furnizuese.
Shume pikepyetje????

Si ka mundesi, nga erdhen keto veze kur zinxhiri prodhues dhe frunizues eshte i paster.....

Ose ato te infektuara jane konsumuar te gjitha dhe s'kane mbetur me bikerina te ndotura, ose mostrat nuk jane marre si duhet (ose jane marre pikerisht atje ku duhet, duke i favorizuar).

Per informacion.
Per te qene te sigurt vezet duhet te zihen mire, sepse salmonela shkaterrohet ne temperatura te larta.

1 VITE ME PARE

"AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet," Resuli: Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë!

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me
Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me njoftimin e AKU-së për rastin e helmimit të fëmijëve në Gramsh. Resuli në postim ka nënvizuar një fjali të njoftimit të AKU-së ku theksohet se kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Ai thekson se AKU po kërcënon me procedim penal personat që zbulojnë zullumet e saj. Resuli shtoi se deri më tani nuk është marrë asnjë ndëshkim penal ndaj AKU-së pas skandaleve të njëpasnjëshme të cilat janë zbuluar muajt e fundit. 

Më tej në reagim ai thekson se prej muajit mars pret përgjigje për emrat e 8 kompanive të cilat kishin mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane. Ai thekson se transparenca nuk është krim dhe se mos ndëshkimi i dhe fshehaj e rasteve po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

"AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet? Ka të drejtë AKU të flasë për procedime penale, për aq kohë sa asnjë qytetar nuk ka çuar ndonjëherë për ndëshkim penal AKU-në, për dhjetëra skandale me pasoja të rënda për shëndetin publik!

Ndërkohë, unë si qytetar pres që prej muajit mars një përgjigje zyrtare:Cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane? Transparenca nuk është krim. Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë!" shkruan ai.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë sot me një reagim zyrtar lidhur me helmimin e fëmijëve në një kopësht në Gramsh. AKU njoftoi se pas verifikimeve zyrtare lidhur me vezët e kontaminuara me salmonelë, mostrat e marra në subjektin prodhues dhe furnizues kanë rezultuar negative për praninë e këtij bakteri. 

Sipas njoftimit të mëposhtëm, nga informacionet e marraderi tani mendohet se kontaminimi i vezëve me salmonelë ka ndodhur në ambientet e kopshtit në Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë). AKU bën po ashtu me dije se deri në këto momente, nuk ka pasur raste të tjera të ngjashme në subjekte të tjera ushqimore, dhe se komunikimi ndër-institucional po vijon për monitorimin e situatës.

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Kontaminimi i vezëve me salmonelë ndodhi në ambientet e kopshtit nga faktorë të tjerë

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë më reagim zyrtar lidhur me helmimin e fëmijëve në një kopësht në Gramsh. AKU njofton se pas verifikimeve zyrtare lidhur me vezët e kontaminuara me salmonelë, mostrat e marra në subjektin prodhues dhe furnizues kanë rezultuar negative për praninë e këtij bakteri. 

Sipas njoftimit të mëposhtëm, nga informacionet e marraderi tani mendohet se kontaminimi i vezëve me salmonelë ka ndodhur në ambientet e kopshtit në Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

AKU bën po ashtu me dije se deri në këto momente, nuk ka pasur raste të tjera të ngjashme në subjekte të tjera ushqimore, dhe se komunikimi ndër-institucional po vijon për monitorimin e situatës.

NJOFTIMI I PLOTË I AKU:

Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:

- Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

- Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.

- Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.

Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.

Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik

Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.

Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.

Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.

Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

Helmimi i fëmijëve të kopshtit ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga institucionet. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

1 VITE ME PARE

Helmimi i fëmijëve nga vezët e kontaminuara/ AKU mbyll kopshtin e Gramshit

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me
foto ilustruese

GRAMSH-  Pas rezultateve të analizave, ku vezët dolën të kontaminuara me salmonelë, AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh. Mbyllja e kopshtit do të vazhdojë deri në rikthimin e të gjithë parametrave të sigurisë shëndetësore dhe dezinfektimeve të mëtejshme.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

Pas analizave që iu janë bërë mishit të pulës, qumështit dhe vezëve, këto të fundit kanë dalë pozitive. Gjithashtu nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Tashmë është Prokuroria e Elbasanit e cila pas analizave do të nisë zbatimin e procedurave ligjore të parashikuara dhe hetimet e mëtejshme. Gjithashtu mësohet se edhe kompania “Nelsa shpk” po hetohet për tregtimin e produkteve të kontaminuara të cilat paraqesin rrezikshmëri shëndetësore.

1 VITE ME PARE

Vezët e kontaminuara me salmonelë në Gramsh, Resuli: Përgjegjësia bie mbi AKU-në

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me
Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar përgjigjet e analizave në lidhje me helmimin me salmonelë në Gramsh. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli ka theksuar se vezët kanë rezultuar me salmonelë. Ndërkohë që ka publikuar përgjigjet e analizave, ka shtuar se përgjegjësia për helmimin bie mbi AKU-në.  

Postimi i Resulit:

Mbi rezultatin e analizave laboratorike për prezencën e Salmonella spp. në mostra vezësh Në përgjigje të interesimit të gazetarëve dhe publikut mbi rastin e analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), sqarojmë si më poshtë:

Në datë 29.05.2025, ISUV publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), rajoni Elbasan. Të gjitha kampionet kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017. Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që: Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti. Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara. Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin. Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore. Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

Helmimi i fëmijëve të kopshtit ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga institucionet. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

1 VITE ME PARE

Helmimi me salmonelë në koshptin e Gramshit, AKU: Shkak vezët e kontaminuara

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me
Foto Ilustruese

TIRANË- Fëmijët në kopshtin në Gramsh raportohet se janë helmuar nga infeksioni bakterial salmonela. Sipas rezultateve të analizave vezët që fëmijët kanë konsumuar në kopsht kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë. Pas analizave që iu janë bërë mishit të pulës, qumështit dhe vezëve, këto të fundit kanë dalë pozitive.

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me

Gjithashtu nga analizat e mëparshme të kryera në qumësht dhe mishin e pulës, rezultatet ishin negative. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bërë me dije se nga analizat e kryera, nuk kanë rezultuar me përmbajtje salmonelë për të paktë dy produkte.

Shkak i helmimit të fëmijëve në Gramsh, vezët me

Helmimi i fëmijëve të kopshtit ka ndodhur më 20 Maj dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga institucionet. Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme. ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

aku helmimi ne gramsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet