LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr në Shkodër, tre adoleshentët i ngacmojnë të dashurën, 18-vjeçari i qëllon me thikë, njëri në gjendje të rëndë. Autori në kërkim

• Tre adoleshentë janë plagosur me thikë pas një sherri me një 18-vjeçar të identifikuar si Aldo Hasani. • Adoleshentët e identifikuar si Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç dyshohet se kanë ndacmuar të dashurën e Hasanit. • Ata kanë qenë të ulur në një lokal në lagjen ‘Qemal Stafa’ rreth orës 12:30 në momentin që 18-vjeçari ka hyrë dhe i ka qëlluar me thikë. Më pas është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.  • Por pas disa orësh dhe negociatash me falijarët e tij, 18-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici. • Të plagosurit janë dërguar në spital, një prej tyre është në gjendje të rëndë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Plagosi 3 moshatarët e tij me thikë, vetëdorëzohet në Polici 18-vjeçari në Shkodër

Sherr në Shkodër, tre adoleshentët i ngacmojnë të
Policia

SHKODËR- Aldo Hasani, 18-vjeçari që plagosi sot 3 bashkëmoshatarët e tij në Shkodër është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se i riu plagosi sot për motive të dobta, tre të rinjtë Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, pasi i ngacëmuan të dashurën në lokal. Mbi 18-vjeçarin rëndon akuz e plagosjes së rëndë me dashje.   

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë, të ndodhur mesditën e sotme. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, ku shtetasi A. H., pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë tre bashkëmoshatarët e tij dhe u largua, shërbimet e Komisaritait të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Shkodër, janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme, në akse rrugore dhe në lagjet e qytetit të Shkodrës.

Për shkak të presionit të Policisë dhe falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme proceduriale. Shtetasi A. H. plagosi me mjet prerës thikë, bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P. Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

3 VITE ME PARE

Plagosja në Shkodër, sherri nisi për ‘ngacmime vajzash’

Sherr në Shkodër, tre adoleshentët i ngacmojnë të
Vendi ku ndodhi sherri në Shkodër

SHKODËR- Shkak për sherrin mes katër adoleshentëve që ka përfunduar në plagosjen e tre prej tyre mësohet se është bërë një ‘ngacmim vajzash’. Gjithçka nisi në një lokal ku ishin ulur të rinjtë në lagjen ‘Qemal Stafa’ në Shkodër.

Njëri nga tre të rinjtë që mbetën të plagosur, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç, por që nuk dihet ende cili, ka ‘ngacmuar’ me fjalë të dashurën e autorit të ngjarjes, 18-vjeçari Aldo Hasani.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Hasani, i cili i ka qëlluar me thikë tre të rinjtë e më pas është larguar nga vendngjarja. 18-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital. Një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë që u përleshën në Shkodër, njëri në gjendje të rëndë, autori ende në kërkim

Sherr në Shkodër, tre adoleshentët i ngacmojnë të
Vendi ku ndodhi sherri në Shkodër

SHKODËR- Janë identifikuar të rinjtë e përfshirë në sherrin e ndodhur në Shkodër. Mësohet se Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë 3 adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Sherri mes të rinjve nisi rreth orës 12:30 në një lokal në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Shkaku është raportuar si një konflikt për motive të dobëta por ende nuk dihet konkretisht se çfarë e ka nisur sherrin mes adoleshentëve. Autori është ende në kërkim.

3 VITE ME PARE

Sherr në mes të lokalit, plagosen me thikë 3 persona në Shkodër, njëri është rëndë

Sherr në Shkodër, tre adoleshentët i ngacmojnë të
Pamje nga lokali në Shkodër

SHKODËR- Një sherr me thika ka ndodhur mesditen e sotme, brenda një lokali pranë poliklinikës së Shkodrës. 3 persona kanë mbetur të plagosur me mjetin prerës, e janë dërguar me urgjencë në spital, por raportohet se njëri është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas të dhënave të Policisë lidhur me plagosjen e ndodhur, sherri ka nisur mes disa gjimnazistëve, por nuk dihet shkaku i sherrit. 

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij. Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje,”- njofton Policia.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian