LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dinari/ Takimi në Bruksel i përfaqësuesve të e Kosovës dhe Serbisë, Lajçak: Duhen mbledhje të tjera, shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje

• Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë u përballen sot në Bruksel në lidhje me çështjen e dinarit. • Në takimin nga pala kosovare ishte guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. • Ndërsa nga pala serbe në takim ishte kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviç. • I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas zhvillimit të takimit të sotëm në Bruksel duke thënë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. • Lajçak shtoi se takimi i sotëm ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, megjithatë thotë se shumë çështje politike mbeten ende pa përgjigje dhe se nevojiten takime shtesë. • Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të lehtësuar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). • Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit për ndalimin e dinarit, pasi ata kanë argumentuar është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Beogradi tregoi vendosmëri të plotë", Petkoviç pas takimeve në Bruksel: Zgjidhja për dinarin duhet gjetur në nivel politik

Dinari/ Takimi në Bruksel i përfaqësuesve të e Kosovës
petar petkoviç

BRUKSEL -Përfaqësuesi i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel, tha se delegacioni serb ka vepruar me përgjegjësi, të arsyetuar dhe vendosmëri në bisedime.

Ai u tha gazetarëve se fakti që ndodhet në Bruksel, ndryshe nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tregon sipas tij vendosmërinë e Beogradit për zgjidhjen e problemeve me dialog. Petkoviç tha se takimi tregoi se vendimi i BQK-së nënkupton zgjidhje në nivel politik.

“Prandaj kam qenë këtu, e jo Bislimi. Pasojat e një vendimi të tillë janë politike. Është e vërtetë që dinari nuk është diskutuar kurrë në dialog deri më tani, por duke pasur parasysh se vendimi” i BQK-së “prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”, tha Petkoviç.

Sipas tij, është e rëndësishme të tregohet vendosmëria e plotë, prandaj delegacioni i Beogradit erdhi në përbërje të plotë dhe theksoi pasojat shkatërruese të vendimit për dinarin.

2 VITE ME PARE

Bisedimet për dinarin në Bruksel, Lajçak: Duhen takime të tjera, shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje

Dinari/ Takimi në Bruksel i përfaqësuesve të e Kosovës
Takimi

BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas zhvillimit të takimit të sotëm në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të udhëhequra nga Guvernatori, Ahmet Ismaili. Lajçak thotë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.

Ai shton se takimi i sotëm ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, megjithatë thotë se shumë çështje politike mbeten ende pa përgjigje dhe se nevojiten takime shtesë.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak.

2 VITE ME PARE

Përfundon takimi tripalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Dinari/ Takimi në Bruksel i përfaqësuesve të e Kosovës
Dinari serb

BRUKSEL- Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Rezultatet nga ky takim nuk janë ende të qarta. Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb. Sipas BE-së, ky vendim ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia. Para takimit të përbashkët, Lajçak u takua më herët gjatë 27 shkurtit me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviç. Më pas, emisari evropian u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Kosova nuk ka dashur që në takimet në Bruksel të dërgojë nivel politik sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja. Bislimi javën e kaluar e kritikoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, për vendosjen e kësaj teme në agjendë të takimeve në Bruksel, pa pajtimin paraprak të Kosovës. Sipas kryenegociatorit kosovar, Lajçak në këtë mënyrë shkeli parimet e dialogut të vendosura vet ai, sipas të cilave, asnjë temë nuk mund të vendoset në rend dite pa pajtimin paraprak të Kosovës dhe Serbisë. Por, nga BE-ja janë përgjigjur se blloku angazhohen për të gjetur një zgjidhje për problemin, që sipas Brukselit, e ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin i cili ka pasoja të drejtpërdrejta nga ky vendim”. Sipas BE-së, dialogu është forumi ku duhet të gjendet zgjidhja për të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe këtë e kanë thënë edhe vendet anëtare, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Një ditë më parë, nga BQK-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të takohen me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë për të lehtësuar transferimin e parave përmes kanaleve bankare.

“Në këtë kuptim, [BQK-ja] edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në përgjigjen e BQK-së dërguar REL-it.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë, përmes një sistemi paralel, rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, jo më të gjatë se tre muaj, ndërkaq kryeministri Albin Kurti, ka insistuar se vendimi nuk do të zhbëhet. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, pasi kanë argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë./ REL

2 VITE ME PARE

"Jemi përballur me përshkallëzime në terren dhe refuzimin verbal," Bislimi: Serbia ende po refuzon të zbatojë Marrëveshjen Bazë

 

Dinari/ Takimi në Bruksel i përfaqësuesve të e Kosovës
Besnik Bislimi

 

KOSOVË- Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po vazhdon të refuzojë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, një vit pas arritjes së saj. Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson procesin e dialogut mes Kosovës – tha se ajo është ligjërisht e obligueshme për palët.

“Kur do të duhej të ishim në rrugën e drejtë të zbatimit të plotë dhe pa kushte të marrëveshjes së Brukselit, shënojmë një vit nga dita kur u dakordua ajo, dhe Serbia ende refuzon ta nënshkruajë e rrjedhimisht dhe zbatojë marrëveshjen. Përkundrazi, përgjatë kësaj periudhe njëvjeçare jemi përballur me shkeljet e Serbisë, përshkallëzimet e saj në terren, refuzimin verbal dhe zyrtar të marrëveshjes dhe qasjes së vazhdueshme destruktive”, shkroi Bislimi në Facebook.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Brukseli ka akuzuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjes.

Bislimi tha se Serbia “shantazhoi dhe kërcënoi serbët” që të bojkotonin zgjedhjet lokale në veri prillin e vitit të kaluar, e akuzoi për sulm të institucioneve pas marrjes së detyrës së kryetarëve të rinj shqiptarë në veri dhe protestat e dhunshme në maj të vitit të kaluar. Ai po ashtu përmendi sulmin e armatosur të kryer nga një grup serbësh ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, për të cilin Kosova e fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se nuk ka gisht në të.

“Në vetëm një vit, të gjitha këto akte e sjellje, dëshmuan se Serbia po e pengon fuqishëm avancimin në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve e njohjes reciproke”, tha Bislimi.

Bislimi, që është kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e “plotë, të drejtë e pa kushte” të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj. Nga 11 pikat e Marrëveshjes Bazë, deri më tani palët kanë zbatuar vetëm ato që kanë të bëjnë me personat e zhdukur dhe njohjen e targave të makinave. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve ka nisur më 2011. Procesi ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Serbia dhe Kosova "kokë më kokë" sot në Bruksel për dinarin serb, përfaqësues i Kosovës Guvernatori i BKQ

Dinari/ Takimi në Bruksel i përfaqësuesve të e Kosovës
Foto ilustruese

BRUKSEL-Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë të hënen se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se takimi do të zhvillohet në "formatin e zakonshëm të dialogut".

Në takimin për dinarin nga pala kosovare do të jetë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro).

Nga BQK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e Brukselit.

Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në një përgjigje për RTKlive. BQK bënë të ditur se do të ketë takime bilaterale dhe trilaterale sipas nevojës.

Ndryshe takimi në Bruksel është konfirmuar edhe nga Serbia, ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq.

bruksel dinar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet