LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e RMV, Macron zgjidh 'ngërçin'

• Negociatat me Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mund të çelen sot. •Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut. •Sipas tij, kjo mund të jetë marrëveshja e fundit për një "dritë jeshile". •Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut që të pranojë marrëveshjen, duke theksuar se është shansi i fundit. •Po ashtu, edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel u shpreh se gjithashtu se tani është koha për të pranuar marrëveshjet. •Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka premtuar shqyrtimin e propozimit për të hequr VETO-n e Bullgarisë. • Ende nuk dihet kush është propozimi i Macron.

13 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon propozimin francez, Mickoski: Qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në një konferencë për media deklaroi se për të dhe partinë e tij VMRO-DPMNE propozimi francez është i papranueshëm.

Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët dhe akuzoi kryeministrin Kovaçesvki për tradhëti dhe turp dhe se po shkatërron gjeneratës e ardhme.

Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti.

Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur. Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit. Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili njëherit ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten në protestën e nesërme para Qeverisë në ora 19:00.

1 MUAJ ME PARE

Propozimi francez "kalon" fazën e parë, Kovaçevski: Qeveria 'ok', vazhdojmë konsultimet

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Kovaçevski

MAQEDONIA E VERIUT- Pas konsultimeve me koalicionin qeverisës kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka dalë në një konferencë për sshtyp për gazetarët.

Konsultimet u zhvilluan në lidhje me propozimin francez për arritjen e një marrëveshje me Bullgarinë e cila do ti hapte rrugë procesit të integrimit drejt BE-së edhe Shqipërisë.

“Bashkë me partnerët e koalicionit, sot e shqyrtuam propozimin francez. Mbledhja e sotme është e para nga mbledhjet e shumta që do t’i zhvillojmë. Ministrat Osmani dhje Mariçiq e elaboruan propozimin. Pozita ku ndodhemi është e volitshme për ne. Para nesh kemi propozim që ngërthen në vete propozimet dhe vërejtjet tona. Procesin do ta vazhdojmë me presidentin e shtetit, në kuvend, me opozitën dhe me sektorin joqeveritarë. Gjatë bisedimeve kemi mbrojtur interesin e vendit tonë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjatë konferencës u shpreh se qëndrimi i partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth propozimit të ri francez ishte shtetëror.

“Ne nuk duhet të jemi shtet që nuk dëshiron të integrohet. Nuk guxojmë që të lejojmë që qytetarët të mbeten të izoluar. Ne gjendemi në zemër të Evropës”, tha Kovaçevski, duke apeluar tek të gjitha partitë politike që të ulen të shqyrtojnë propozimin dhe bashkë të vendosin për rrugën e vendit drejtë BE-së.

1 MUAJ ME PARE

Von der Leyen: Jemi gati për nisjen e procesit drejt BE-së për Shqipërinë dhe RMV-në

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Rama dhe von der leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Në një postim në Twitter ajo u shpreh se e mirëpret lajmin se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me mbështetjen e Francës janë pranë një marrëveshje e cila do të marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të dyja palëve.

"Komisioni Europian është gati të nisë procesin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapi i rradhës i tyre në rrugën europiane"-shkroi von der Leyen.

Pas përfundimit të Samitit të NATO-s ditën e djeshme presidenti francez Emmanuel Macron në një konfrencë për shtyp u shpreh se ishin pranë një kompromisi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është shprehur se qeveria e vendit të tij ka marrë propozimin francez dhe do të niste konsultimet me aleatët, presidentin dhe ekspertët.

1 MUAJ ME PARE

VD-Gjuha e ashpër me Bullgarinë, Rama: Më dëgjuan me respekt...

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për gjykimin dhe kritikat se ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Bashkimit Europian duke hedhur poshtë mundësinë që sjellja e tij mund të ndikojë në hapjen e negociatave. Rama, në një konferencë për gazetarët, tha se në fakt tani Shqipëria vlerësohet më shumë. Madje theksoi se edhe Bullgaria e dëgjonte me respekt.

"Sa më takon, kur unë jam i pranishëm dhe kur të kem radhën e fjalës sa kohë nuk mbaj qëndrime, apo pa i rënë ndesh e neglizhojnë sensin e barazisë pa marrë përgjigjen e duhur. S'kam bërë luftë as me BE dhe as me Bullgarinë. Kam thënë disa të vërteta që janë dëgjuar me shumë respekt. Po nuk respektuam veten, nuk do na respektojë njeri. Kjo nuk ndodh më, ne pyetemi, konsiderohemi dhe dëgjohemi. Mund t'ju them që natyrisht, është kënaqësi që të dëgjosh presidentin e SHBA siç foli për Shqipërinë dhe rolin në Këshillin e Sigurimit,"-tha Rama.

Zoti kryeministër, gjatë këtyre ditëve, ku në fokus kanë qenë negociatat, jeni gjykuar për një qëndrim të ashpër ndaj Bashkimit Europian, madje, i cilësuar edhe “i tepërt”. A mendoni se kjo mund të ndikojë në pozicionin që ka Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, unë e thashë dhe në përgjigjen e mëparshme. Unë jam shumë i vetëdijshëm që ne nuk jemi perfekt, bëjmë edhe gabime patjetër edhe unë nuk bëj asnjë përjashtim nga kjo, por nëse ka një gjë që nuk kam për ta ndryshuar kurrë për sa kohë jam në këtë detyrë është sensi i barabartësisë në çdo tryezë ku unë ulem në emër të Shqipërisë, me këdo qoftë në atë tryezë, presidenti i Francës, presidenti i SHBA-ve, kryeministri i Britanisë apo kryeministri i Luksemburgut. Jemi të gjithë të barabartë. Shqipëria nuk është as Amerika, nuk është as Franca. Shqipëria është një vend i vogël që ka problemet e veta, që ka peshën e vet të pakrahasueshme me peshën e shumë të tjerëve, por dinjiteti i shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk është më pak i rëndësishëm sesa dinjiteti i Francës dhe francezëve, apo i Amerikës dhe amerikanëve, apo i Anglisë dhe anglezëve.  Sa më takon, kudo që unë jam i pranishëm apo për çdo çështje që unë kam radhën e fjalës, askush nuk mund të mbajë qëndrime apo të bëjë veprime të cilat i bien ndesh interesave të
Shqipërisë apo shqiptarëve apo qoftë edhe pa i rënë ndesh, e neglizhojnë sensin e barazisë pa marrë përgjigjen e duhur. Unë nuk kam bërë ndonjë luftë as me Bashkimin Europian, as me Bullgarinë. Unë thjesht kam thënë disa të vërteta që, po ju siguroj, janë dëgjuar me shumë respekt sepse po nuk respektove veten, nuk respekton tjetri dhe nëse ne nuk respektojmë ata që na japin mundësinë që të kemi një mikrofon përpara dhe të flasin në emër të Shqipërisë, që janë njerëzit e këtij vendi, atëherë asnjë nuk do na respektojë. Shqipëria ka kaluar dekada të tëra pa u respektuar fare ose më saktë, e
respektuar thjesht formalisht, por e nën përfaqësuar. Kjo nuk ndodh më! Ne pyetemi, ne konsiderohemi, ne dëgjohemi dhe mund t’iu them këtë; natyrisht është kënaqësi shumë e posaçme të dëgjosh presidentin e Shteteve të Bashkuara të flasë, ashtu siç Presidenti i Shteteve të Bashkuara foli për Shqipërinë dhe rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Sa i përket të dytës, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individësh që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne këtu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi, të flasim, të dëgjohemi, por harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Le të bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë aranzhuar, “hajde ta lëmë për herën tjetër se nuk është momenti”. Shqipëria nuk është Kina, nuk është as Amerika, nuk është as Franca, nuk është as Italia. Shqipëria është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që, harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, është e dakordësuar dhe kush i bie ndesh është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme, përveçse nuk ka asnjë shans të ketë sukses. 

1 MUAJ ME PARE

Borisov "ndryshon" qëndrim: Le të finalizojmë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Boyko Borisov

BULLGARI- Lideri i partisë GERB-it njëkohësisht dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka shprehur urimet e tij në finalizimin e propozimit francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe heqjen e bllokadës nga Sofja zyrtare për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Borissov njoftoi se çështja e Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i GERB dhe u shpreh se presidenca franceze ka bërë shumë për zgjidhjen e saj.

Për sa i përket temës së Maqedonisë së Veriut, i uroj vërtet sukses kolegëve të mi në Sofje për ta finalizuar atë, në mënyrë që të mund të themi se presidenca franceze ka bërë shumë dhe do të jetë aq e suksesshme sa e meriton”, tha Borissov.

Është ironike disi qëndrimi i tij pasi kujtojmë se veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut u vendos pikërisht në nëntor të 2020 kur në krye të qeverisë bullgare ishte Boyko Borisov.

1 MUAJ ME PARE

VD-Negociatat, Rama tregon rolin e Macron: Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, diskutimet. Ky është shansi i fundit...

 

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se presidenti francez Emmanuel Macron ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në negociatat me Bashkimin Europian. Në një fjalë para gazetarëve, Rama tha me propozimin e ri dhe të fundit, është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. 

"Kam qenë gjithë kohës në kontakt me presidentit. Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, edhe pas mesante kemi shkëmbyer mesazhe për këtë proces. Në këndvështrimin e tij, që është edhe përfundimtari, është i pranueshëm. Qeveria, shumica e parlamentit duhet ta pranojë pa asnjë hezitim. Është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm. Bisedova edhe me presidentin e Bullgarisë. është e qartë për të gjithë se nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë,"-tha Edi Rama.

1 MUAJ ME PARE

Propozimi për Bullgarinë dhe RMV-në, ambasadorja franceze në Sofje: Nuk ka asnjë ndryshim në përmbajtje

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Florence Robin

BULLGARI-Në Kuvendin bullgar, kryetari i partisë “Rilindja”, Kostandin Kostadinov, informoi se do të insistojnë që të mos nënshkruhet protokolli për heqjen e vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, derisa të sqarohet dokumenti, siç thotë ai, “që e ka rishikuar Parisi”.

Propozimi i fundit i Francës për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është identik me atë fillestar që u votua në parlamentin bullgar, tha për “Euronews” ambasadorja franceze në Sofje, Florence Robin, përcjell “BNR”.

“Propozimi nuk ndryshon nga i pari dhe mbron plotësisht të drejtat e pakicave, përfshirë bullgarët, dhe nuk ka nevojë për një rishikim të ri”, tha diplomatja.

Të njëjtën gjë mbrëmë ka konfirmuar edhe ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska.

1 MUAJ ME PARE

VD-Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi i madh për protestën e PD

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në takimin me gazetarët ka folur dhe për çeljen e negociatave teksa është shprehur se nëse negociatat do të çeleshin do ishte një frymëzim për potestën e thirrur me datë 7 korrik para Kryeministrisë nga selia e PD. Berisha tha se megjithatë ishte kundër binjakëzimit të vendeve për t'u anëtarësuar.

“Do ishte frymëzimi i madh. PD bën thirrje për hapjen e negociatave. Ndikohet për rrënimi i regjimeve demokratike. Të hapen negociatat me Shqipërinë se nuk është produktiv binjakëzimi. Vendet janë të pavarura, nuk i çifton dot në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Sot, kryedemokrati doli në një konferencë për shtyp dhe foli lidhur me çështje të ndryshme, por më shumë u ndal tek akuzat për qeverinë dhe protestën që ka paralajmëruar se do të mbajë më 7 korrik, në orën 19:00.

1 MUAJ ME PARE

Askush nuk e di! Kovaçevski: Pas takimit me qeverinë do zbulojmë propozimin e ri francez

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e

SHKUP- Shansi i fundit është në lojë, presidenti francez Emmanuel Macron ka për propozimin e fundit për të arritur një marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Propozimi nga presidenca franceze ende nuk dihet se çfarë ka në përmbajtje, por shumë shpejt do të bëhet me dije për publikun. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevsku, i cili ka premtuar se propozimi francez do të publikohet sot në ueb faqen zyrtare të Qeverisë pas takimit me koalicionin qeveritar.

“Siç premtova, po hapim proces të konsultimeve të gjera. Sot në orën 11:00, në Qeveri do të mbahet takim i liderëve të partive nga koalicioni qeveritar në të cilind o të shqyrtohet propozimi i kryesisë franceze. Menjëherë pas takimit, propozimin në formë integrale do ta publikojmë në ueb faqen zyrtare të Qeverisë. Gjatë ditës, krahas takimit me koalicionin qeveritar, do të mbahen edhe konsultime dhe biseda me publikun ekspert, si dhe me mediat. Siç edhe paralajmërova dje, i gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë transparente, ndërsa opinioni në detaje do të njoftohet me të gjitha hapat e ardhshëm. Bëj thirrje për përgjegjësi nga të gjithë aktorët relevant të shoqërisë, spekulimet për çështje të rëndësishme shtetërore dhe nacionale nuk janë për të mirën e askujt. Prej këtu, apeloj deri te të gjithë aktorët politik dhe mediat të mbështeten në informacionet zyrtare nga institucionet. Kërkoj konstruktivitet dhe mbështetje nga të gjitha palët, për të sjellë vendim të menduar mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Por po ashtu vlen për t'u theksuar fakti që Bullgaria ka rënë dakord me marrëveshjen deri më tani. 

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar tentoi të hiqte pengesën, por propozimi i qeverisë në ikje u refuzua në mbledhjen e Komisionit për punët e jashtme. Bllokada bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë në harresë aspiratat e Shqipërisë për në BE, pasi shumica e vendeve të BE-së këmbëngulin që Shkupi dhe Tirana të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit së bashku.

1 MUAJ ME PARE

Propozimi francez për veton bullgare, Ministrja gjermane: Mundësi që nuk duhet humbur

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka reaguar në lidhje me propozimin e Francës në lidhje me zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në Tëitter, Baerbock e ka cilësuar këtë soi një mundësi që nuk duhet humbur dhe se shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Plotë:

Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe afër zemrës sime. E ardhmja e tyre duhet të jetë në BE. Kompromisi i paraqitur nga Presidenca Franceze për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është një mundësi që nuk duhet humbur. Shfrytëzimi i kësaj mundësie është në interesin kryesor strategjik si për BE ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Tani është koha për të ecur përpara.

1 MUAJ ME PARE

Propozimi i Macron për ngërçin Bullgari-RMV, KE: Është koha për të thënë po

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Charles Michel

BRUKSEL- Charles Michel, Presidenti i Këshillit Evropian i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë që të pranojnë marrëveshjen e propozuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në një postim në rrjetet sociale, Michel shkruan se propozimi i Macron është zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE me Maqedoninë e Veriut. 

"Mirësevjen ‘Europë 2022 France’, zgjidhje për një marrëveshje që do të hapte rrugën për hapjen e bisedimeve për anëtarsimin në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Ne jemi më të afërmit që kemi qenë ndonjëherë: tani është koha për të thënë po,"- shkruan Michel. 

Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

1 MUAJ ME PARE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë sot propozimin francez, do të nisë konsultimet

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Bullgari dhe Maqedonia e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pranuar sot propozimin nga Presidenca franceze.

Sipas njoftimit të qeverisë maqedonase, kjo është baza e hapjses së procesit të gjerë konsultues, fillimisht në qeveri dhe partnerët e koalicionit, më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertin dhe publikun e gjerë në vend.

Siç edhe premtuam, vendimin për të ardhmen do ta marrim bashkërisht, sipas meritave, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ne dëshirojmë të falënderojmë Presidentin Macron dhe Presidencën franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur kredibilitetin evropian në Ballkan”, thuhet në njoftim.

Një javë më parë parlamenti bullgar ka miratuar propozimin francez në lidhje me heqjen e vetos nga Maqedonisë së Veriut duke i hapur kështu rrugën e integrimit drejt BE-së, gjë që do të ishte një hap pozitiv dhe për Shqipërinë.

1 MUAJ ME PARE

Arrihet marrëveshja mes RMV e Bullgarisë, Macron: Mendoj se kemi gjetur kompromis

Integrimi/ Pritet konferenca ndërqeveritare për Shqipërinë e
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu bindjen se ishte gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të përfshihej edhe Bullgaria.

"Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi," tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, në një masë që mund t'i lejojë fqinjit të saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun.

Ligjvënësit votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kornizës që do të garantonte të drejtat e bullgarëve në vend nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe do të angazhonte Shkupin për të mbajtur marrëdhënie të mira me Bullgarinë. 

edi rama rumen radev negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila