LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta te bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin sapunë drejt godinës, Blushi: Shqipëria në kushtet e emergjencës! Balliu: Taksat në kryeqytet janë dyfishuar

• Qytetarë dhe deputetë të opozitës janë mbledhur ditën e sotme para godinës së bashkisë së Tiranë për të vijuar me mosbindjen e tyre civile. • Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj pas aferës së dosjes "5D". • Protestuesit kësaj herë nuk kanë hedhur vezë dhe molotov drejt godinës po kanë gjetur një ide të re. • Edhe nga pamjet nga vendngjarja duket protestuesit me kuti në duar teksa brenda ka sapunë. • Ata i kanë hedhur në drejtim të bashkisë ndërsa kanë vijuar me thirrjet e tyre. • Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën e tij në protestë ku tha se teksa opozita proteston, qeveritarët vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm. • Gjithashtu në protestën ka mbajtur fjalën e tij edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. • Ai tha se Shqipëria është sot në kushtet e emergjencës. • Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin, për të ndërtuar një "narko-shtet". • Blushi ka theksuar se liderët opozitarë Sali Berisha e Ilir Meta u burgosën pa fakte e pa dëshmi. • Po ashtu fjalën e tij e ka mbajtur edhe koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ndërsa u shpreh se jeta e qytetarëve në kryeqytet është bërë shumë e shtrenjtë. • Sipas tij taksat në Tiranë janë dyfishuar ndërsa thekosi se pushtetarët sot janë pushtetarë të shoqatës. • Edhe avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë në protestë ndërsa u shpreh se ata për javë të tëra po bëjnë detyrën e tyre ndaj Shqipërisë. • Ajo theksoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj dhe kreyministri, Edi Rama duan të shpërbëjnë Shqipërinë pa i bezdisur askush. • Kalaja shtoi se fitorja e Donald Trump u tregoi se qëndruar pa u tërhequr në të drejtat dhe se duhet të përballen me krimin e të besosh në fitore që ta meritosh. •  Ajo theksoi se këtë po bëjnë edhe ata që nga 19 maji.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Donin të shpërbënin Shqipërinë pa i bezdisur askush", Kalaja para bashkisë: Fitorja e Trump tregoi se duhet të qëndrosh pa u tërhequr në të drejtën që ke! Këtë po bëjmë që nga 19 maji

Protesta te bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin sapunë drejt
Protesta

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se ata për javë të tëra po bëjnë detyrën e tyre ndaj Shqipërisë. Ajo theksoi se kryebashkiaku, Erjon Veliaj dhe kreyministri, Edi Rama duan të shpërbëjnë Shqipërinë pa i bezdisur askush.

Kalaja shtoi se fitorja e Donald Trump u tregoi se qëndruar pa u tërhequr në të drejtat dhe se duhet të përballen me krimin e të besosh në fitore që ta meritosh. Ajo theksoi se këtë po bëjnë edhe ata që nga 19 maji. Kalaja më tej tha se ata kanë dëshirën dhe forcën për ta bërë realitet rrëzimin e qeverisë që po drejton Shqipërinë.

"Sot vijmë sërish këtu për javë të tjera dhe nuk bëjmë asgjë më shumë se detyrën tonë ndaj Tiranës, ndaj Shqipërisë, ndaj familjeve tona. Që ky bastard (Veliaj) dhe ai bastard që drejton Shqipërinë (Rama), donin ta shpërbënin. Donin të shpërbënin familjen, të shpërbënin Tiranën dhe Shqipërinë, pasi donin të drejtonin të qetë, pa i bezdisur askush.

Çfarë tregoi fitorja e Trump, se duhet të qëndrosh pa u tërhequr në të drejtën që ke. Se duhet të përballesh me mafien dhe krimin, se duhet ta besosh fitoren, që ta meritosh atë. Edhe ne këtë po bëjmë çdo ditë, që nga 19 maji kur këta bastardë shpallën “non grata” një burrë shteti si Sali Berisha. Shpallën “non grata” një burrë shteti që na anëtarësoi në NATO, një burrë shteti që hoqi vizat, një burrë shteti që ka parësore familjen, atdheun, kombin.

Kjo ishte ideologjia e Sorrosit dhe sot nuk fitoi vetëm Donald Trump, por fituam ne kundër anti vlerave. Këtë regjim bastardësh, mafiozësh, nuk e rrëzon Donald Trump, por duhet ta rrëzojmë ne. Dhe ne e kemi dëshirën dhe forcën për ta bërë realitet rrëzimin e kësaj qelbësire që po drejton Shqipërinë,” tha ajo.

1 VITE ME PARE

"Taksat në Tiranë janë dyfishuar", Balliu nga protesta: Këta janë pushtetarë të shoqatës e jo të pushtetit! Të luftojmë dhe do fitojmë bashkë

Protesta te bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin sapunë drejt
Balliu

TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranë. Gjatë fjalës së tij Balliu tha se jeta e qytetarëve në kryeqytet është bërë shumë e shtrenjtë.

Sipas tij taksat në Tiranë janë dyfishuar ndërsa thekosi se pushtetarët sot janë pushtetarë të shoqatës. Balliu i bëri thirrje qytetarëvë të punojnë dhe luftojnë së bashku për të fituar këtë betëjë.

"Taksat në Tiranë janë dyfishuar. Këta janë pushtetarë të shoqatës e jo të pushtetit. Kemi nevojë për zyrtarë të shtetit shqiptar e jo për zyrtarë që shesin Shqipërinë tek McGonigal. Të punojmë bashkë, të luftojmë bashkë dhe do fitojmë bashkë," tha Balliu.

Pjesë nga fjala e Balliut:

Për shumë kohë kemi dëgjuar një lumë akuzash se si ata të cilët protestojnë për liri për drejtësi, ish sigurimsa te shtetit i akuzonin si ati amerikanë. Ndërkohë që ne bënim po të njëjtën gjë që bëri populli amerikan, luftuam për të mbrojtur familjen nga ata të cilët e përdhosin atë institucion. Luftojmë për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na karakterizojnë si popull. Dhe Erion Veliaj dhe Edi Rama janë kërcënuesit kryesorë të atyre parimeve. Ne qoftë se duam të dimë se çfarë është të jesh proamerikan është të luftosh dhe të votosh për parimet demokratike, njësoj siç bënë në Amerikë të bëjmë edhe ne këtu. Të mbështetësh mbi parime, mbi vlera dhe jo mi pagesa të Mgonigalëve të Edi Ramës.


Akuzat për kapjen e drejtësisë nga armiku i njerizimit Soros nuk i ka bërë vetëm PD por i ka bërë Trump në Amerikë. Për prokurorë të blerë në Amerikë nga Soros. Po pse atje është një fat këtu na e quani konspiracion. Pse këtu na quhet konspiracion kur ajo reformë është e financuar, e kontrolluar, e promovuar nga Soros. Ai është armiku jonë. Ai është armik i shtetit tonë. Është armik i demokracisë. Është armik i familjes. Është armik i traditës. Është armik i të drejtës.

1 VITE ME PARE

"Dy liderët e opozitës u burgosën pa fakte"/ Blushi në protestë: Shqipëria në kushtet e emergjencës, Rama ka në agjendë shpopullimin e vendit

Protesta te bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin sapunë drejt
tedi blushi

TIRANË- Në protestën para bashkisë Tiranë ka mabjtur fjalën e tij edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai tha se Shqipëria është sot në kushtet e emergjencës.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin, për të ndërtuar një "narko-shtet". Blushi ka theksuar se liderët opozitarë Sali Berisha e Ilir Meta u burgosën pa fakte e pa dëshmi.

“Veliaj është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë për kombin shqiptar. Sot është ditëlindja e Arben Krajës, Altin Dumanit, për të instaluar me dhunë diktaturën, që shërbejnë si vrasës me pagesë të opozitës. Faktet për korrupsionin e përditshëm të Ramës dhe Veliajt janë në dritë të diellit, janë këto kulla droge, që SPAK nuk i sheh, fakt është firma e Veliajt, që i hapi rrugë inceratorit të Tiranës, që Altin Dumani nuk i sheh, faktet janë rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro. Meta e Berisha u burgosën pa fakte e pa dëshmi. Po asgjësohet opozita. Sot Shqipëria është në kushtet e emergjencës. Rama ka agjendë për shpopullimin e vendit, kemi ndërtuar një narko-shtet. T’ju thyejmë dhëmbët këtyre banditëve, që burgosin qytetarët e lirë, ata patriotë që luftojnë në mbrojtje të interesit kombëtar”, tha Blushi.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin sapunë në drejtim të godinës

Protesta te bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin sapunë drejt
Protesta

TIRANË- Qytetarë dhe deputetë të opozitës janë mbledhur edhe këtë të premte para godinës së bashkisë së Tiranë teksa vijojnë protestën e tyre disa mujore. Qytetarët në protestën e tyre kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj pas aferës së dosjes "5D".

Protestuesit kësaj herë nuk kanë hedhur vezë dhe molotov drejt godinës po kanë gjetur një ide të re. Edhe nga pamjet nga vendngjarja duket protestuesit me kuti në duar teksa brenda ka sapunë. Ata i kanë hedhur në drejtim të bashkisë ndërsa kanë vijuar me thirrjet e tyre.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Ne protestojmë, këta vazhdojnë të vjedhin dhe të tjetërsojnë prona për interes të miqve të tyre

Protesta te bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin sapunë drejt
teliti protesta

TIRANË - Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike. 

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën e tij në protestë ku tha se teksa opozita proteston, qeveritarët vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

"Nuk u mjaftuarn që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.", u shpreh Teliti ndër të tjera. Ai shtoi se mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë për t'i dhënë fund vjedhjeve nga qeveria.

FJALA E PLOTË E TELITIT: 

Qëndrestarë me qytetari në shpirtin tuaj që kurrë nuk u dorëzuat para çdo presioni të pushtetit të veshur edhe me petkun e kapeleve policore.

Rezistenca jonë tashmë është bërë simbol në çdo bisedë familjare, qytetare, takime apo tryeza flitet për këtë qëndresë të qytetarëve të Shqipërisë deri në largimin e Veliaj, Ballukut e shefit të tyre politik, Edi Ramës.

Ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në rrugë e Shqipërisë apo para bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Nuk u mjaftuan me këtë vit, që grabitën e vodhën 12 milion euro me një incinerator që nuk ekziston, por vitin që vjen do vjedhin 13 milionë euro.

Nuk u mjaftuarn që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.

Ndërkohë për 62 mijë familje me ndihmë ekonomike zero fonde shtesë, zero shtesë për familjet që në gjirin e tyre kanë persona me aftësi të kufizuar. Dhanë një lëmoshë edhe për pensionistët me një retorikë që tashmë duhet të marrë ndëshkimin e merituar.

Gjendja e mjerueshme po vazhdon ende, mësimi me dy turne në shkolla, mungesa e kopshteve e çerdheve këtu në Tranë, vazhdon të rëndohet gjithmonë e më shumë trafiku e ajri, vazhdon të dëmtohet biznesi siç kanë ardhur me mijëra gjoba ndaj tyre. Po vazhdon të rëndohet jetesa jonë, sepse këta nuk e kanë mendjen t’i shërbejnë Tiranës e Shqipërisë, por e kanë mendjen që tu shërbehet miqve të tyre, dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kjo gjë duhet të shkojë drejt fundit, duhet të veprojmë me çdo mjet, mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë, sepse ndonëse ne flasim (me të drejtën e zotit e me fakte), ata që janë ende në krye të punës Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë. 

protesta para bashkise se tiranes teliti blushi kalaja balliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet