LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët e shkarkuar: U hoqën 12 hajdutë për të emëruar disa të tjerë! Balliu: Opozita më shumë kallëzime penale se ajo në Rusi

• Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para bashkisë së Tiranës ku kanë zhvilluar protestën e radhës. • Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kishte si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". • Në protestë ishte i pranishëm nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i cili mbajti fjalën e tij. • Ai tha se pavarësisht kërcënimeve nga patronazhistët, protestuesit nuk stepen që të dalin sërish në protestë kundër pushtetarëve vendorë që vijojnë me vjedhjet dhe abuzimet e taksapaguesve të Tiranës. •  Teliti theskoi se drejtësia duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të merret me akuza false për drejtuesit e opozitës. • Gjatë protestës mbajti fjalën e tij edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili përshëndeti kreun e PL-së Ilir Metën. • Blushi tha se burgosja e dy liderëve si të PD-së dhe të PL-së janë pa fakte dhe prova të urdhëruara sipas tij nga kryeministri Edi Rama. •  Ai po ashtu u shpreh se është koha e aksionit dhe organizimit, ndërsa kishte dhe një thirrje për ato që ai i quajti "horrat që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën." • Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi gjithashtu ka komentuar vendimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e 12 drejtorëve. • Këlliçi u shpreh se është një lëvizje e dëshpëruar, ndërsa shtoi se u hoqën, sipas tij "disa hajdutë" si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa të tjerë. • Ai publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt si emrat e rinj të zgjedhur nga Veliaj. • Ndërsa Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka komentuar edhe vizitën e Von der Leyen në Tiranë ndërsa shprehet se ajo është në krah të krimit. • Sipas Kalase Von der Leyen vjen në Tiranë dhe merr çantën me lekë dhe thotë se kemi përparuar. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kjo është lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë", Kalaja: Shoqja Ursula është në krahun e krimit! Nuk do ua falim që vini, merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies.

Ajo theksoi se kjo është një betejë nëse do rezistojë apo jo Shqipëria, apo ky vend do bëhet Kolumbi. Kalaja shtoi se ata mbajnë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera.

Ajo ka komentuar edhe vizitën e Von der Leyen në Tiranë ndërsa shprehet se ajo është në krah të krimit. Sipas Kalase Von der Leyen vjen në Tiranë dhe merr çantën me lekë dhe thotë se kemi përparuar. 

“Unë që sot, meqë e dini se i kam fiksim ambasadorët, fjalët e mia nuk janë për një ndërkombëtar të ndershëm, që na sjell demokraci dhe virtyte, por për ata sharlatanë që na kthehen në Elisa Spiropali, Romina Koka dhe të gjithë këta të aleancës së qelbësirave. Çuditërisht, të nesërmen e arrestimit të presidentit Meta, shoqja Nancy, përfaqësuesja e SHBA e konvertuar tashmë shumë shpejt në shoqen Laja, shkon e takon ministrin e Brendshëm, një pinjoll të diktaturës. Prandaj thashë që duhej të kishim marrë masa që në vitin 1991.

Shoqes Nancy doja t’i bëja një pyetje, a e pyete atë ministrin e Brendshëm që trashëgon gjakun e diktaturës, a ia ka kthyer Dumani atij Ilir Prodës celularin e sekuestruar? Aty ngjitur me ministrin që vizitove, është edhe një zëvendësministre që na e kanë bërë kryetare të Këshillit Bashkiak. Deri dje e mbante në zyrë Luigji Sorekën, prandaj Luigji Soreka sulmonte opozitën.

Ne do mbajmë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera. Në çfarë orgjie tjetër është kapur shoqja Romina me të gjitha shoqet e shokët e saj? Një shoqe tjetër që dua t’i drejtohem është shoqja Ursula. Do doja shumë që këtyre grave t’u thosha zonja, por nuk janë zonja. Mua më pështjelloi fakti që ajo i thoshte ‘dear Edi’. Ajo ishte në takim zyrtar, nuk është e dashura e Edi Ramës. Nëse është, le të na e thotë. Ajo ka detyrimin t’i thotë ‘zoti Rama’, jo ‘i dashuri Rama’.

Kë të besojmë ne shoqja Ursula, ty apo raportet e DASH që flet për qeverinë më të korruptuar dhe të kriminalizuar në Europë? Ju jeni në krahun e krimit, në krahun e mafies, në krahun e atyre që luftojnë kundër Shqipërisë. Ne nuk do ua falim që vini dhe merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar. Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin.

Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht. Të gjithë bashkë me 29 tetor të tregojmë se si mbrohet liria, se si mbrohet demokracia, se si mbrohet Shqipëria,” tha Kalaja.

1 VITE ME PARE

"Opozita më shumë kallëzime penale sesa ajo në Rusi", Balliu: Policia detyrohet të mbrojë vrasësit që ne denoncojmë! Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët

Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se opozita është e vetmja në botë që ka kallëzime penale ndaj saj. Sipas tij ka më shumë kallëzime sesa në Rusi ndërsa theksoi se jao është lule para opozitës këtu.

Balliu shtoi se përgjimet e Sky ecc, faktojnë se si socialsitët mbrojnë kriminelët dhe i strehojnë në banesat e tyre, në këmbim të listave në zgjedhje. Lista të cilat, sipas tij, vendosen nga lideri i partisë. Ai theksoi se sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Ai tha se ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i Veliajt. Balliu shtoi se ata kanë thirrur me 29 një protestë. Sipas tij Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. 

"Opozita e vetme në botë që ka kallëzime penale më shumë se sa opozita në Rusi. Rusia është lule para opozitës këtu. Kemi mediat, a ka hetim për Abc Neës, nga i gjen lekët që paguan punonjësit, mos i merr nga vëllai i Veliajt. Krimineli ishte fshehur te shtëpia e atij që mbronin mediat e paguara nga incineratorët, ngaqë e denoncoin ne. Në përgjimet e sky ecc, se SPAK, emrin e Ramës s’e shqipton dot, thuhet se Altin Hajri meqë më strehove do të çoj nga nr,5 në 3 në listë, e vijnë zgjedhjet, ai del fitues në listën e nr.3. Kush e ka fuqinë të të kalojë nga 5 në 3?

Ne nuk e dimë se sa banditë strehohen në shtëpinë e tyre. Fakti mbetet që akuza është e vërtetuar, më kë foli ky? Si del dosja e Metës në publik dhe jo Sky ecc. Pse një prokuror, që është për jetë a vdekje një operacion, ta kthejë në operacion plastik. Duhet të kësh moralin e tyre që fsheh kriminelë në shtëpi. Dhe këto bëjnë, sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Rama ka një mal me prova, Olsi Rama, një mal me prova, Balluku, Xhacka një mal me prova. Erion Veliaj një mal me prova. Sali Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg.

Plarent Ndrecën, roje e ka pasur. Na kishte ndërruar edhe 12 drejtorë, ata ikën në burg për krimet e Veliajt. Ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i këtij. Me 29 kemi thirrur protestë. Jam nga ata që e kam akuzuar më shumë këtë qeveri. Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. Ai kërkon t’u vjedhë e t’u çojë fëmijët me gomone, e ai jeton në Surrel me paratë tuaj. Kriminelin duhet ta gjejmë të vetja, a ta mbajmë apo ta zhdukim.

Protestë për ligjin, drejtësinë, familjen. S’mund të rriten fëmijët tanë në një vend, ku s’dallohet kush është burrë e kush grua. Policia detyrohet të mbrojë vrasësit nga ata që ne denoncojmë, s’mund të ndodhë. Janë këta që u japin fuqi atyre. Këta monstra që çdo ditë, vjedhin paratë. Me 29 veshim cizmit përballë këtyre trafikantëve, e duhen trajtuar si të tillë," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Tërmet 12 ballësh në bashkinë e Tiranës", Këlliçi nxjerr emrat: U hoqën një dyzinë hajdutësh për të emëruar disa hajdutë të tjerë, edhe me to do merremi

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët
belind kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e 12 drejtorëve. 

Këlliçi u shpreh se është një lëvizje e dëshpëruar, ndërsa shtoi se u hoqën, sipas tij "disa hajdutë" si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa të tjerë. Këlliçi publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt si emrat e rinj të zgjedhur nga Veliaj. .

“Kjo protestë përveçse ka çuar në burg 3 nga hajdutët kryesore të 5D, sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në bashki. Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. Një dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni, që edhe me të do merremi dhe ka vënë një hajdut tjetër Erjon Rapajn, famozin e Kombinatit që vidhte vota në Kombinat. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.

Këlliçi po ashtu komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës, për të cilin tha se një ish-kryetar parlamenti u mor peng nga njerëz bandit në mes të ditës.

“Një ish president, ish kryeministër, ish-kryetar parlamenti u mor peng në mes të ditës nga njerëz bandit pa simbolet e policisë së shtetit. Po cfarë prisnin këta nga Ilir Meta, ti thoshte faleminderit që po shkel ligjin?”, tha Këlliçi.

1 VITE ME PARE

"Është koha e aksionit", Blushi në protestën para bashkisë: Përshëndetje për presidentin e PL që po na ndjek, i kanë futur horra në burg për ta provokuar

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët
tedi blushi

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij ka përshëndetur kreun e PL-së Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgimin e "313"-tës. 

Blushi tha se burgosja e dy liderëve si të PD-së dhe të PL-së janë pa fakte dhe prova të urdhëruara sipas tij nga kryeministri Edi Rama.  Ai po ashtu u shpreh se është koha e aksionit dhe organizimit, ndërsa kishte dhe një thirrje për ato që ai i quajti "horrat që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën."

"Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi.", tha Blushi. 

1 VITE ME PARE

"Duhet të qëndrojmë të bashkuar", Teliti nga protesta: Drejtësia të merret me abuzimet e pushtetarëve, jo me akuza false për drejtuesit e opozitës!

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët
Teliti

TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë. Gjatë fjalës së tij Teliti tha se pavarësisht kërcënimeve nga patronazhistët, protestuesit që dalin para Bashkisë së Tiranës dhe nuk stepen që të dalin sërish në protestë kundër pushtetarëve vendorë që vijojnë me vjedhjet dhe abuzimet e taksapaguesve të Tiranës.

Ai shtoi se drejtësia duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të merret me akuza false për drejtuesit e opozitës. Teliti bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar në mënyrë që Shqipëria të mos rrëshkasë në diktaturë.

"Shumë prej jush edhe janë kërcënuar nga trupa e patronazhistëve, ju nuk u trembët. Kjo do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e Shqipëri. Me të drejtë jeni ankuar për betonizimin e Tiranë. Po s'keni parë gjë akoma, të dhënat e satfit të Veliajt të betonit kanë zyrtarizuar se në 9 muajt e parë janë dhënë 3.2 herë më shumë m2 leje ndërtimi. Të mbinë në sheshet e Tiranës, hapësirat, parqe dhe lulishtet e Tiranës, ndërtimet. Këto janë gjëra që duhet të merret drejtësia e prokuroria e jo të sajojë akuza të rreme për drejtuesit e opozitës. Jo të mbajë në arrest shtëpie Berishën, por të merret me ata që bëjnë në Tiranë shkatërime.

Me këto gjëra duhet të merret prokuroria e gjykata, me vjedhjet, mashtrimet e abuzimet. Për 5D, që ende ‘skanë thënë asgjë, 132 mln euro për incienratorin e Tiranës. Me këto  të merren e jo me akuza false për drejtuesit e opozitës. Të merren me ata që marrin pronën private e publike, duke shkelur kushtetutën e ligjet. Të merren me ata që kushtetutën e grisin e s’respektojnë mandatin e opozitës.

Na kanë thirrur në një betejë që askush prej nesh s’e donte. Betejë për të mbrojtur kushtetutën, na kanë thirrur e këtë betejë ne do ta fitojmë. Ndryshe Shqipëria bie në dikaturë, fjala e lirë, sipërmarrja e lirë nuk do të ekzistojmë më. Të qëndrojmë fort me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile. Ndryshe shqipëria bie në diktaturë, e ne s’do të lejojmë të instalohet në vendin tonë. Ne do ta bëjmë shqipëerinë vend evropian. Duhet të qëndrojmë të bashkuar," tha ai.

1 VITE ME PARE

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protesta te bashkia e Tiranës/ Këlliçi për drejtorët
Protesta

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para bashkisë së Tiranës për protestën e radhës.  Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".

Bashkia e Tiranës është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa të pranishme janë edhe ato zjarrfikëse. Në krahasim me protestat e mëparshme ka një shtim të masave të sigurisë nga Policia e Shtetit. 

protesta para bashkise se tiranes kellici kalaja ursula von der leyen blushi balliu teliti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet