Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Senatori amerikan Steve Daines ka mbërritur në Tiranë. Ai ka zhvilluar takime me Presidentin Bajram Begaj, por pritet që të ketë edhe shumë të tjerë. Bazuar në axhendën e zbardhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim në Tiranë, Daines do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe drejtues të tjerë politikë. • Gjithashtu, senatori do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde të NATO-s për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin e NATO-s. • Takimi me Begajn nisi në orën 18:00 dhe zgjati një orë. Në orën 19:00, Begaj zbardhi bisedën e zhvilluar me senatorin që kryesisht lidhet me reformën në drejtësi, fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjithashtu ata kanë diskutuar edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi. Në takimin me Begajn ishte e pranishme dhe ambasadorja Kim.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Senatori Steve Daines ka zhvilluar takimin me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Në një njoftim për shtyp, Presidenca ka zbardhur bisedën e zhvilluar mes tyre. Begaj vlerësoi se vizita e Senatorit Daines në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në njoftim thuhet se Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë me SHBA-në.
"Transformimi, modernizmi dhe niveli i lartë profesional që Forcat e Armatosura zotërojnë sot si anëtarë të denjë të NATO-s, janë edhe falë kontributit dhe mbështetjes së dhënë nga SHBA në fushën e arsimimit, pajisjes me kapacitete moderne dhe stërvitjeve të përbashkëta. Seria e stërvitjeve Defender Europe, krahas demonstrimit të aftësive profesionale, kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë në mbrojtje të vlerave euro-atlantike është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërnjerëzore ndërmjet ushtarakëve të dy vendeve,"- ka thënë Begaj.
Gjithashtu Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë mes agjencive të specializuara të të dy vendeve për përballimin e sulmeve kibernetike të vitit të shkuar nga aktorë të lidhur me agjencitë shtetërore iraniane, si dhe e informoi Senatorin mbi vendimin aspak të lehtë, por të drejtë, të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Njoftim për shtyp
Presidenti Begaj pret Senatorin amerikan, Steve Daines
Tiranë, 6 prill 2023
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Senatorin amerikan, zotin Steve Daines, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Senatori Daines shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim. Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera të partneritetit strategjik, Presidenti Begaj vlerësoi se vizita e Senatorit Daines në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj nënvizoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie parësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke iu referuar lidhjeve të forta miqësore e njerëzore, vlerësoi se ato janë shumëdimensionale dhe shumë dinamike, dhe se Shqipëria do të mbetet një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanëshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të reformave të domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, ku padyshim reforma në drejtësi ka marrë vëmendjen kryesore. Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë me SHBA-në. Transformimi, modernizmi dhe niveli i lartë profesional që Forcat e Armatosura zotërojnë sot si anëtarë të denjë të NATO-s, janë edhe falë kontributit dhe mbështetjes së dhënë nga SHBA në fushën e arsimimit, pajisjes me kapacitete moderne dhe stërvitjeve të përbashkëta. Seria e stërvitjeve Defender Europe, krahas demonstrimit të aftësive profesionale, kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë në mbrojtje të vlerave euro-atlantike është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërnjerëzore ndërmjet ushtarakëve të dy vendeve.
Gjithashtu Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë mes agjencive të specializuara të të dy vendeve për përballimin e sulmeve kibernetike të vitit të shkuar nga aktorë të lidhur me agjencitë shtetërore iraniane, si dhe e informoi Senatorin mbi vendimin aspak të lehtë, por të drejtë, të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Duke u ndalur te bashkëpunimi shumëpalësh, Presidenti Begaj evidentoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria prej 1 janarit 2022 mban një vend jo të përhershëm. Presidenti Begaj nënvizoi se “hartimi së bashku i disa rezolutave, veçanërisht atyre që dënonin agresionin rus ndaj Ukrainës, por jo vetëm, dëshmuan besim të fortë ndaj Shqipërisë mike dhe aleate”. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek efektet, në shumë aspekte, që agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka prodhuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar se mbështetja thelbësore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i shërben së pari normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe paqes së qëndrueshme e sigurisë në të gjithë rajonin.
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar arsyet e vizitës së senatorit amerikan Steve Daines në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se ajo vetë do të zhvillojë takim me senatorin. Më pas, Daines do të takojë kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe drejtues të tjerë politikë. Gjithashtu, senatori do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde të NATO-s për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin e NATO-s.
Postimi i Kim:
Senatori amerikan Steve Daines nga Montana po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një udhëtimi rajonal të fokusuar në stabilitetin, sigurinë energjetike dhe konfliktin në zhvillim në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe drejtues të tjerë politikë.
Senatori Daines do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde të NATO-s për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin e NATO-s. Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, në Komitetin për Bankat, Strehimin dhe Çështjet Urbane, në Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe në Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane.
1/4 U.S. Senator Steve Daines of Montana is visiting Albania this ëeek as part of a regional trip focused on stability, energy security, and the evolving conflict in Ukraine. pic.tëitter.com/9mD8SaV9xJ
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 6, 2023
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj pret sot Senatorin amerikan, Steve Daines, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Senatori Daines do të shoqërohet në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim. Sipas noftimit të presidencës, takimi do të nisë në orën 18:00 në Presidencë.
Njoftimi i Presidencës:
Takimi sot në 18:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pamjet e takimit dhe njoftimi për media do t’ju vihen ne dispozicion nga zyra e shtypit në përfundim të tij.