LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve të LDK-s dhe LVV-së! Kurti për takimin në Bruksel: Vetëm neni 10 i planit është problem

• Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Seanca ka nisur me fjalën e kryetarit të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili ka kërkuar si pikë të rendit të ditës sqarimin e kryeministrtit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. • Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe me shumicë votash nga deputetët e pranishëm në Kuvend u miratua. Kryeministri, Albin Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës duke u shprehur se BE ofroi nënshkrimin e marrëveshjes por, presidenti Vuçiç refuzoi. • Ai gjithashtu tha se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura. Sipas tij, ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave etj. • Poashtu Kurti tha se i vetmi nen ku ka një problem në këtë marrëveshje është ai që lidhet me obligimet e trashëguara e për të cilat ka një konsensus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar. Kreu i LDk-së, Lumir Abdixhiku në nisje të senacës së sotme plenare ka kritikuar vendimin e kreut të qeverisë për të dakordësuar panin evropian lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pikë e së cilës është edhe Asosacioni i komunave me shumicë serbe. • Nga foltorja e Kuvendit, Abdixhiku tha se kjo marrëveshje është e dëmshme.• Ai shtoi se ajo që merr vëmendjen në këtë marrëveshje ishte parathënia e saj që sipas tij është mbajtur fshehtë nga kryeministri në raportimin e fundit të bërë në këtë Kuvend. • Abdixhiku gjithashtu akuzoi kryeministrin Kurti se në dakordimin në Bruksel vendosi që ta tejkalojë të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë siç thotë ai, krimet e masakrat që ka kryer Serbia. Deklaratat e kreut të LDK-së janë konsideruar si të pavenda nga  Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila i është përgjigjur duke i kërkuar  që fjalime të tilla duhet t'i mbajë në selinë e LDK-së. Kjo e fundit gjithashtu është përplasur edhe me deputetin e LDK-së Arben Gashi, i cili nga karrigia i ka treguar deputetes së LVV-së librin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kurti: Ua kam thënë pesë emisarëve, dy shtete një komb jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka raportuar në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi. Ndër të tjerash, ai tregoi se çfarë u ka thënë pesë emisarëve për njohjen “de fakto” mes dy Gjermanive. Sipas Kurtit, Kosova është një komb me dy shtete me Shqipërinë dhe jo Serbinë.

”Unë u kam thënë pesë emisarëve, po e them shumë hapur, unë e kuptoj idenë e tyre, për njohjen ‘de facto’ midis dy Gjermanive. Por konteksti historik dhe raportet janë krejtësisht të tjera. Unë ua kam thënë në secilin takim atyre, se nëse janë duke menduar gjermano-gjermane Kosova me Serbinë, unë filloj të ndjehem menjëherë francez. Kjo ka qenë fjala ime, nëse ju besoni gjermano-gjermane Kosovë-Serbi, unë filloj të ndjehem francez, sepse dy shtete, një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë. Por, formulimet që merren legalo-juridike dhe futen në këtë propozim, unë i trajtoj të dekonteksualizuara historikisht edhe ata nuk ia kanë vënë titullin mbi bazën e modelit të dy Gjermanive sepse ka edhe gjëra të ndryshme siç dihet”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

3 VITE ME PARE

'U ule përballë Vuçiç-it në një tavolinë'/ Abdixhiku-Kurtit: Ke në mendje luftën e brendshme politike në Kosovë

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se insistimi i mazhorancws pwr tw ndaluar fjalwn e LDK-sw wshtw pwr tw ardhur keq. Nga foltorja e Kuvendit Abdixhiku tha se frika e mazhorancës nga fjala është dëshmi e të vërtetës së LDK-së.

Frika e mazhorancës nga fjala jonë është dëshmi e të vërtetës tonë, dhe mungesë e guximit politik e intelektual te përfaqësuesit e shumicës për ta trajtuar në mënyrë të pavarur e guximshme një temë jetike si dialogu. Kjo frikë nga kjo qasje dëshmon mungesën e plotë jo vetëm të unitetit tonë në dialog, por edhe vullnetit të mazhorancës për ta ndërtuar këtë unitet”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që qeveria ulet përballë me Vuçiçin, duke thënë se kryeministri Kurti gjithmonë në mendje ka pasur luftën e brendshme politike në Kosovë.

Sikur ta kishte në mendje përballjen me Vuçiçin e jo luftën e brendshme politike në Kosovë, ndoshta do ta kuptonte më mirë marrëveshjen që e ka pranuar më 27 shkurt. Ajo çfarë po sjell ky kryeministër është pranimi i Asociacionit përkundër kundërshtimit disavjeçar që ka bërë”, tha Abdixhiku.

Ai kërkoi nga Kurti të tregoj se çfarë ka përfshirë në marrëveshjen e dakorduar në Bruksel. 

Meqenëse na thotë se është i zoti në dialog të na tregoj se çfarë ka përfshirë në këtë marrëveshje nga platforma e tij”, u shpreh Abdixhiku.

3 VITE ME PARE

Takimi në Bruksel/ Kurti nga Kuvendi: BE ofroi nënshkrimin e marrëveshjes por Vuçiç refuzoi! Vetëm neni 10 i planit është problem

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarët e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Ai tregoi se me këtë datë ka zhvilluar dy lloje të takimeve, fillimisht atë bilateral me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe pastaj atë trilateral ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e fundit Kurti tha se BE-së i ka ofruar nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes me Serbinë, por sipas tij ishte Vuçiç që e refuzoi i pari. 

Qëndrimi i përfaqësuesit Borrell është që ky dokument nuk do të diskutohet më. Ka një format të finalizuar dhe prandaj është publikuar në faqen zyrtare të BE-së. Refuzimi për ta nënshkruar këtë marrëveshje nga ana e Serbisë tregon se ata nuk janë darkord me përmbajtjen. Presidenti Vuçiç po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët. Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime”, u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar.

Ai gjithashtu tha se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të jashtme ndërkombëtare ndërmjet dy shteteve të pavarura. Sipas tij, ajo bazohet në parimin e barazisë së sovranëve, respektin për integritetin territorial, heqjen dorë nga pengesat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave etj. Poashtu Kurti tha se i vetmi nen ku ka një problem në këtë marrëveshje është ai që lidhet me obligimet e trashëguara e për të cilat ka një konsensus ndërkombëtar që ato duhen zbatuar.

Është neni 10 i marrëveshjes, fjalia e fundit. Përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar. Këtë duhet ta kuptoni si një detyrim ndaj tërësisë dhe paqartësisë që e shoqëron në tërësi e jo si diçka të veçantë ndaj një elementi të një marrëveshje, natyrisht e kam fjalën për marrëveshjen Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013 e të ratifikuar në këtë Kuvend e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq më 25 gusht 2015 mbi Asociacionin. Pra, marrëveshja bazë nuk i veçon elementet, por i vendos ato në një normë të tipit kategori”, u shpreh mes tjerash kryeministri.

Takimi në Bruksel 27 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

3 VITE ME PARE

Miratohet mocioni i LDK-së në Kuvend, në orën 13:00 pritet fjala e Kurtit për planin evropian

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Mblidhet Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Deputetët e pranishëm në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për raportimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe dakordimin për planin evropian, nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel. Kryeministri Albin Kurti do të flasë para deputetëve në Kuvend lidhur me këtë çështje në orën 13:00  dhe do të ndajë detaje të tjera nga takimi në Bruksel.

Pro mocionit votuan edhe deputetët e mazhorancës, pasi morën konfirmim nga kryeministri se mund të flasë nga ora 13:00 deri në orën 16:00. “Ashtu siç deklaruam që në fillim, kryeministri është i gatshëm të jetë në seancë, të debatojë me deputetët. Disponueshmëria e tij kohore është nga ora 13:00 deri në 16:00, kur mund të debatojmë bashkërisht rreth kësaj çështje”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

3 VITE ME PARE

Vijojnë debatet në Kuvendin e Kosovës/ Kusari i përgjigjet Abdixhikut: Këto deklarata t'i bëjë në selinë e LDK-së e jo në Kuvend

 

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Mimoza Kusari-Lila

 

KOSOVË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është përgjigjur, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të enjten të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. Kusari-Lila tha se nga Abdixhiku s’kanë dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe 2020. Ndërsa e ka konsideruar si të pavend fjalimin e tij në nisje të seancës, ajo ka kërkuar se këto deklarata Adixhiku duhet t'i bëjë në selinë e LDK-së. 

Fjalimin patetik të z. Abdixhiku para deputetëve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëjë në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo për arsye se z. Abdixhiku jo që filloi të diskutojë për rëndësinë e mocionit, por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes, gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë kooperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në vitin 2015 dhe pastaj në 2020-tën dhe dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë shefja e deputetëve të LVV-së.

Sipas saj, Abdixhiku para se të ngrejë alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, nga e njëjta foltore ka dal dhe ka akuzuar kryeministrin Kurtin për izolim të Kosovës, për mos bashkërendim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët ndërkombëtarë, gjë që sipas saj asnjëra nuk po ndodh. 

3 VITE ME PARE

Debat në Kuvendin e Kosovës/ Deputetja e LVV-së e ndërpret nga karrigia, përplaset me deputetin e LDK- së, Arben Gashi

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Është shoqëruar me debate nisja e seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se teksa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte duke folur nga foltorja në të cilën kërkonte që kryeministrti Albin Kurti të jepte më tepër detaje mbi dakordërsinë që ai dha lidhur me marrëveshjen e propozuar nga BE për normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi zhvilluan një debat nga karrigia. 

Siç shihet edhe në foto, Gashi i tregon librin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si pikë e parë e rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

3 VITE ME PARE

'Kryeministri sot nuk ka ardhur'/ Krasniqi kritika për takimin në Bruksel: Marrëveshja në Bruksel është degradim

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Memli Krasniqi

KOSOVËS- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë fjalën në Kuvendin e sotëm të Kosovës ku siç duket qendra e diskutimeve nga foltorja do të jetë pranimi i marrëveshjes së propozuar nga BE në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Krasniqi ka kritikuar vendimin e kryeministrit Kurti për t'u prajtuar me këtë marrëveshje, duke thënë se nga qëllimi shtetëror për marrëveshje finale me njohje në qendër, procesi i degradua në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër. Krasniqi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se është dita e katërt që është pranuar marrëveshja dhe tërë këto ditë po flitet për pasojat e marrëveshjes në mungesë të qartësimit.

“Një politikan i përgjegjshëm pa e ftuar hiq do t’i ishte drejtuar qytetarëve për marrëveshjen…por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot… Sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka se me ardh në Kuvend e me ju drejtu qytetarëve….”, tha ai, raporton Telegrafi.

I pari i PDK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se po flasin për një marrëveshje që sipas tij preambula specifikon neutralitetin ndaj statusit, ku neni 10 thekson se pa njohjen e ndërsjellë e pranon Asociacionin, neni 7 jep mundësi krijimin e një sistemi autonomist për serbët e Kosovës, e që sipas tij të mos flitet për nenin 11, për aneksin që hap shumë pikëpyetje. Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa ratifikim në Kuvend.

 

3 VITE ME PARE

Nis seanca plenare në Kosovë/ LDK kërkon llogari për marrëveshjen në Bruksel: Kryeministri po i bënë dëmin më të madh Kosovës

Seancë plenare në Kuvendin e Kosovës/ Debate mes deputetëve
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me fjalën e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila k akërkuar si pikë të rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrti Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023. Propozimin e mocionit procedural e bëri kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. 

Propozoj mocion procedural që si pik e parë e rendit të ditës të ndodh raportimi i kryeministrit  pas procesit dialogues konfrom rezolutave paraprake të nxjerra në Kuvend”, tha Abdixhiku.

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i LDK-së, tha se kjo marrëveshje është e dëmshme.

Këtë javë më 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është arritur dakordim për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve. Marrëveshja e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës por e dakorduar në Bruksel u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Kjo marrëveshje kishte 11 nene, një parathënie dhe një aneks të pa bërë publik që palët janë zotuar ta respektojnë sipas nenit 11 të marrëveshjes. U vërtetuan brengat tona të ngritura. Nuk ishte finale e as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë në qendër të saj…”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se ajo  që merr vëmendjen në këtë marrëveshje ishte parathënia e saj që sipas tij është mbajtur fshehtë nga kryeministri në raportimin e fundit të bërë në këtë Kuvend.

Parathënien e gjen në dy formulime skandaloze të rënda dhe me dëme historike për Kosovën. E para ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, dhe i dyti ka të bëjë me pajtimin e  palëve mbi çështjen e statutit. Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën kryeministri dakordohet për tejkalim të trashëgimisë”, tha Abdixhiku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre  të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.

 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet