Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Debate të forta në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse kryeministri Edi Rama ka mbërrur në orët e darkës në Kuvend, debatet nuk kanë munguar që nga ora 10:00. Kryedemokrati Sali Berisha e nisi me përplasje seancën plenare, me Ermonela Felajn, pasi shprehu rezervat e tij për rendin e ditës. Duke qenë se ia mohuan të drejtën e fjalës, Berisha u fut live në rrjetin Facebook, aty ku folën disa deputetë të PD-së. Nga ana tjetër, demokrati, Enkelejd Alibeaj mohoi akuzat e ngritura ndaj tij se bën pazar me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se në aferën e Portit të Durrësit ka disa demokratë të përfshirë. • Debatet kanë vijuar mes deputetit të Partisë Socialiste Damian Gjimnuri dhe deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj. Ky i fundit e akuzoi Gjiknurin se po ndërton në Parkun e Butrintit, por socialisti e quajti budalla. Ai tha se demokrati po ndërton me një tjetër emër tek rruga e ambasadës holandeze dhe i kërkoi të zbulonte ‘sekretin’ se si një budalla mund të bëhej i pasur. • Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka hapur debat gjithashtu. Deputeti Edmond Spaho akuzon qeverinë për vjedhje, por kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i hodhi poshtë ato. Ai tha se demokratët e kanë inaguruar disa herë me ‘këngë e valle’ lëtë rrugë, por nuk e kanë finalizuar. Sipas Ballës, halli i Berishës për Portin e Durrësit nuk është investimi, por humbja e tre koncensioneve. Ai tha se koncensionerët tashmë kanë shkuar t’i kërkojnë paratë dhe ky është problemi që ka realisht Berisha. • Debatet kanë vijuar mes deputetes demokrate Oriola Pampuri dhe Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me sistemin e shëndetësisë si dhe për barnat e vaksinat e Covid. • Raportet për ikjen e punonjësve të Policisë kanë sjelle debate në Kuvend. Teksa deputeti Ervin Salianji ka pyetur Ministrin e Brendshëm nëse në ditë largohen 7 punonjës policie, Bledi Çuçi e ka mohuar këtë gjë. Këtu ka ndërhyrë dhe kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve Taulant Balla, i cili i ka akuzuar deputetët e opozitës që nuk dinë të bëjnë mbledhje matematikore.
40 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në orët e vona të mesnatës, deputetët e Kuvendit miratuan projektligjet. Pas një seance të gjatë e plot debate mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti Shqiptar miratoi me 74 vota pro projektligjin për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, buxhetin faktik të vitit 2021 dhe projektligjin për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.
Deputetët e pranishëm në seancën e djeshme të Kuvendit, ishin 95 nga 140 të mundshmit dhe të gjitha ligjet u miratuan.
VOTIMET:
- Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e segmentit Qukës-Qafë Plloçë, si pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë, ratfikuar me ligjin nr. 128/2013.”- 74 pro, 19 kundër, asnjë abstenim.
-Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021”- 74 pro, 21 kundër
-Akt normativ nr. 13 “Për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të ndryshuar”.- 94 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
-Akt normativ nr. 14, datë 5.10.2022 “Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.- 74 pro, 21 kundër.
-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. 74 pro, 21 kundër, asnjë abstenim.
-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë së shtetit, gardës së Republikës dhe shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar. 74 pro, 21 kundër
-Raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka., -I pakices: pro 21, kunder 73. I shumicës: pro 73, kundër 21.
-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin Nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë”. -74 pro, 21 kundër, asnjë abstenim.
-Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”. - 74 pro, 21 kundër, asnjë abstenim.
-Projektvendim “Për një ndryshim në Vendimin nr. 69/2021”Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar. - 91 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka sjell në Kuvend një fletore pune Abetare për kreun e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji u shpreh se si mund që një analfabet si Veliu të bëj Vetitngun për punonjësit e Policisë. Duke qenë se më parë ka sjell një Abetare po për Veliun, Salianji këtë herë solli fletoren e punës.
"Na u premtua nga qeveria që vettingu do bëhej brenda dy vitesh, tha që kemi marrë elementët më të mirë të vendeve perëndimore dhe ka rezultuar se në këto vende ka pasur suksese. Sipas qeverisë nuk e meritonin që të ishin në strukturat e policisë së shtetit, persona të korruptuar dhe ishte i domosdoshëm. Tani, pas 5 vitesh, u krijuar një komision i pavarura për vlerësimin e trupës së punonjësve të policisë dhe gardës për të shmangur elementët e lidhjeve dhe të njohjeve që mund të kishin nga një trupë që do varej nga ministria e brendshme. Numri total që kanë kaluar procesin, nga 12 mijë punonjës, të shpërdoruar miliona dollarë, kanë kaluar vetëm 52 vendime, 37 janë konfirmuar në detyrë, 4 janë përjashtuar. Ka fyerja më të mëdha për çdo punonjës që është investuar në shkollim që t’ia bëj vettingun. Ju ka sjell një fletore pune abetare për t’ia dhënë ardi veliut, për të mësuar gërmat. Nëse e kalon testin, çdo punonjës policie të kalojë të ai. Po ua jap. Ju keni vendosur të drejtojë dhe të kalojë vettingun një person që është analfabet dhe një person që është. Tentoni të vëni policinë e shtetit nën thundrën e një personi që e keni pasur zv.minsitër. Tentoi të manipulonte vdekjen e Lear Kurtit. Si mund të besojmë se një person i tillë do kalojë në Vetting gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit”, tha Salianji.

TIRANË- Çështja e dorëheqjes së punonjësve të policisë ka sjellë debat në seancën e sotme të Kuvendit. Teksa deputeti Ervin Salianji ka pyetur Ministrin e Brendshëm nëse në ditë largohen 7 punonjës policie, Bledi Çuçi e ka mohuar këtë gjë. Këtu ka ndërhyrë dhe kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve Taulant Balla, i cili i ka akuzuar deputetët e opozitës që nuk dinë të bëjnë mbledhje matematikore.
Pjesë nga debati:
Salianji: A po largohen 7 punonjës të ndershëm në ditë nga Policia e Shtetit? Ua thoni këtë shqiptarëve?
Çuçi: Është e kotë të ndjek gjithë këtë përçartje të vazhdueshme të kolegut Salianji sa herë bie fjala për rendin, dua të jap një përgjigje: Jo nuk largohen 7 punonjës në ditë nga policia.
Salianji: Sa largohen?
Çuçi: Jo vetëm që nuk largohen, por po rikthehen edhe punonjës të tjerë të policisë që janë larguar në një moment të caktuar. Një këshillë mos u merr me emra, por me institucionet.
Balla: 7 herë 365 bëjnë 2555, që i bie një në katër policë të iki. Kërko falje. Të keni turp që vini këtu dhe keni broçkulla. Kemi ardhur këtu të ndryshuar ligjin e vitit 2018-të. Kemi ardhur këtu që të çojmë pjesën udhëheqjes së Policisë së Shtetit në vetting.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka rikthyer në Kuvend dosjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga 9 gushti. I pranishëm në Kuvend, drejtuar ministrit Bledi Çuçi, Salianji tha se Martinaj mund edhe të jetë vrarë, por që maxhoranca nuk e thotë këtë gjë. Ai pyeti Çuçin nëse ishte në dijeni që efektivi që e shoqëronte të shumëkërkuarin deri në ditët e fundit para se të zhdukej ka rrëfyer emra të oficerëve të lartë. Sipas Salianjit, këta oficerë kanë qenë në 'shërbim të krimit' gjithashtu.
"Vetëm keni bërë qarkullim, i merrni nga këtu i çoni aty. Janë të njëjtit njerëz. Prandaj situata e krimit është kështu. Prandaj punonjësit e policisë së shtetit, këta që kanë mbetur përdoren si bodigardë të krimit. Njeri prej tyre me një super të kërkuar që sot është i zhdukur apo i vrarë dhe ju nuk e thoni dot. Meqë jemi këtu, a keni ju dijeni zoti ministër që personi që shoqëronte Ervis Martinajn ka dhënë dëshmi duke përmendur emra të oficerëve të lartë të policisë së shtetit që i shërbenin krimit. Nëse po, pse nuk veprohet për të marrë masa ndaj tyre dhe për ti cuar para përgjegjësisë. A kanë ata një mbrojtje politike? A përdoret edhe në këto raste, në rastet e të kërkuarve dhe super kërkuarve policia e shtetit për t’ju ruajtur krahët kriminelëve. Dua tju them edhe dëshminë e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, i cili tha se operacioni për kapjen e shumë të kërkuarve është dekonspiruar. Nga kush është dekonsipuiruar, kush do ti bëjë këtë hetime? Ky që nuk i skuqet fytyra dhe nuk ka turp?"- tha Salianji.
TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se skema e dëmshpërblimit të pronarëve mbi pronat është dëshpëruese. Duke folur në Kuvend, Alibeaj është shprehur se për të kompesuar shqiptarët nuk ka lekë, ndërkohë që po i falen investitorit strategjik 730 mln euro. Për këto para, Alibeaj tha se mund të ishin kompesuar një pjesë e mirë e pronarëve shqiptarë.
"Ky është një lojë e debatit politik. Se sa herë vijnë pronarët si dhe pala tjetër, thonë të njejtën gjë. Skema është dëshpëruese. Kjo pasi, prona vidhet, falet investitorëve strategjik, ndërkohë që pronarët dergjen në institucionen duke kërkuar pronat e tyre. Çështja e pronave nuk është diskresion politikë. Kushtetuta e shqiptarëve ka paraqitur disa nene të tjeshta për kthimin e pronës. Prona i kthehet pronarit. Kjo ka qenë një nga dispozitat që kurrë nuk është respektuar. Nëse deri në vitin 2015, kur prona që ishte e lirë kthehej e plotë, ndërsa pas 2015, prona nuk kthehet e plotë dhe as nuk kompesohet e plotë. Kthehet vetëm 10% e saj. Këta nuk marrin parasysh një gjë të thjesht, përdorimi i kësaj prone pse nuk njihet. Kjo është padrejtësia më e madhe që po ndodh sot në Shqipërie moderne të perëndimit. Gjithmonë është ngritur si justifikim se nuk ka para për të kompesuar pronarët shqiptarë. Por ne po i falim 730 milion euro investitorit strategjik. Me këto para ne mund të kënaqnim pronarët shqiptarë. Ne nuk mund të bëjmë sikur ky problem të shuhet me kalimin e kohës. Ky problem është shumë i thellë e shumë i gjallë. Çështja e pronave nuk është një çështje e thjesht, çështja e pronave është çështje e vendosjes së drejtësisë sociale," tha Alibeaj.
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar ligjin për pronat. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi u shpreh se ky ligj është tallës sepse se nuk njeh pronarët e pronës. Teksa e konsideroi projekligjin si tallje, Korreshi u shpreh se të vetmit që do mund të merrnin një certifikatë pronësie ishin ata të cilët kishin njohje me deputetë apo me zyrtarë të ndryshëm.
"Asnjë prej atyre që kanë mbi 300 vite në lagjen ‘Teqe’ mbi atë kodrinë të Lushnjës, nuk kanë dokumenta pronësie. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur para 10-15 vitesh, kanë certifikatë dhe ua tundin në fytyrë. Legalizimet u dhanë nga 500 metra dikujt tjetër, dhe para gjykatës fitonte dikush që kishte titull pronësie. Si ka mundësi ky shtet në kaq vite nuk e kalon dot pronën tek pronari? Kjo është e qëllimshme. Po bëni investitorë strategjikë persona që nuk e dinë se ku u bie prona. Cilën pronë të duan e zgjedhin dhe ngrenë kartonin. I nderuar shqiptar, prona jote iku, të gjithë pronarët vazhdojnë të enden në gjykata. Toka jepet me zërin kadastral që ka qenë atëhere. Për pronat e vjetra mungojnë ligjet. Kjo është e qëllimshme. Ju po bëni pronarë, investitorë strategjik, të cilët nuk e dinë fare se ku është prona. Ata që morën dosjet nga 2015, se në nuk paskemi kaq kapacitet. Si përfundim u kompesua ai që kishte takat e fuqi, ndërsa të tjerët të ngrohen në diell. Unë sot nuk e kam marrë shtëpinë time. Lagjia Teqe është e gjitha pa çertifikatë, askush nuk ka marrë pronën e tij, ky ligj tallet, sepse nuk do të njohi pronarët, nuk do tu kthej pronat," tha Korreshi.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal te protestave e banorëve të Divjakës të cilët kanë protestuar ditën e sotme kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar i Karavastasë. Dhori tha se ministria ka vite që vjedh qytetarë pasi sipas saj u merr para turistëve dhe vizitorëve dhe nuk jep kupon tatitomor. Sipas saj vetëm në vitin 2020 janë grumbulluar 21 milion lekë që nuk dihet se ku kanë shkuar.
Ilda Dhori. Parku Kombëtar Divjakë Karavasta vjel të ardhura ose më saktë vjedh se mer para pa një kupon tatitmor. Shtetit kërkon kuponin tatimor dhe vjedh qytetarët, ata që vizitojnë begdetin apo kullën, ju vjedh para. Merren prej vitesh para për parkimet, në 2020, 21 milion ju thoni se doni të rrisni qëndrueshmërinë duke ia dhanë privatit dhe bllokoni kalimtarët që duan të hyjnë në park. Nuk e di sa ikin në xhepa por këto kanë shkuar në buxhet, ku janë? Janë më shumë se këto janë sezonale. Parku vazhdon të jetë i paprekur është siç e ka bërë natyre dhe ju nuk do ta pushtoni. Ekziston një vendim gjykata që traun e 8 viteve më parë e ka shpallur të jashtëligjshëm. Çfarë bën qeveria, miraton një VKM për zonat e mbropjtura, kjo VKM vendos një biletari në hyrje, pra do të vjedhë shqiptarët me një origjinë finale. VKM është në kundërshtim me vendim e gjykatës së Lushnjes, se bllokon kalimin në plazhin publik. Do vazhdojmë me banorët, ne do ta fitojmë këtë kauzë se është kauzë e drejtë, kauza e frymëmarrjes, oksigjenit, ne kauzën e oksigjenit do ta fitojmë. Qytetarëve iu interson frymëmarrj amë shumë se servilizmi ndaj jush. Qëndresa ka qenë në rritje dhe nuk do të lejohet një vjedhje e tij.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur se një ministri në Shqipëri ka këshilltarë të huaj që madje dhe u kërkojnë llogari. I pranishëm në Kuvend, Shehu tha se kjo nuk ndodh askund, veçse në Shqipëri. Sipas tij, këshilltari në fjalë është turk.
Tritan Shehu: I thërret dhe kërkon llogari, pse ndodh kjo gjë? Turk është këshilltari, e thërret dhe i kërkon raporte, kjo është jashtë logjike. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që ministria shqiptare të ketë këshilltarë të huaj, kjo është e paimagjinueshme dhe e pafaslshme, s'ka asnjë marrëveshje, na e tregoni mbi ç'bazën e cilës marrëveshjeje është bërë kjo gjë. E drodhët sot me Arabinë Saudite se ju vijnë ca ngarkesa, kur ithatë Italisë që do të firmosnit, si është e mundur që bëhet kjo gjë, të luash me partnerët.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu tha se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Tiranë për tu treguar Rusisë e Serbisë se ata janë ende aktivë. Nga Kuvendi, Shehu tha se pikërisht ky Samit i ka 'djegur' planet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Ballkanin e Hapur.
"Samitin që do të zhvillohet në Tiranë ne e përshëndesim jashtëzakonisht shumë, siç kemi përshëndetur dhe Samitet e tjera. Dua të falenderoj opozitën gjermane për vendosmërinë që kanë për të ecur përpara në Procesin e Berlinit. Nëse ka një gjë që ua dogji ju Ballkanin e Hapur të Vuçiçit, ka qenë Procesi i Berlinit. Dhe ju ka çuar në krizë diplomatike. Në këtë mënyrë u dogjën projektet tuaja, ata erdhën se e kuptuan rrezikun që ju paraqesni para aleatëve tanë. Ju flisni për rublat, rublat i keni ju nga Vuçiçi, Ballkani i Hapur është pjesë e asaj trajektoreje. Partnerët tanë e kuptuan dhe vendosën të reagojnë,"- tha Shehu.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demoklratike Ina Zhupa ka rikthyer në vëmendje në seancën plenare çështjen e dhënies me koncension të Parkut Kombëtar të Butrintit. Deputetja e PD u bëri thirrje kolegëve të majtë por dhe atyre të djathtë që nuk kanë firmosur ende padinë e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese se duhet të firmosin sa janë në kohë pasi sipas Zhupës do ju mbesë njolla e turpit. Deputetja demokrate tha se Parku i është dhënë me koncension pesë individëve që sipas saj është njëri më problematik se tjetri. Përgjigjen e mori nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila nuk i kurseu ironitë me Zhupën, të cilës i tha se është kujtuar vonë për Butrintin pasi si deputete e zonës sipas ministres ajo nuk ka shkuar kurrë.
REPLIKAT:
Ina Zhupa: Nga përjashtimi që i bëni deputetëve të opozitës, përjashtuat dy deputët javën e kaluar një kësaj jave vetëm që thanë disda të vërteta. Vetëm se deputeti jonë këtu mbrojti të drejtën e fjalës. Megjithatë nuk shpëtoni dot nga gjyqi popullor, nga vota, atë që qytetarët do të ju japin më 14 maj. Ashtu siç keni vendosur që seancën e radhës Portin e Durrësuit ta kufizoni me vetë 6 orë debat. Më në fund në Gjykatën Kushtetuese ka shkuar padia fituese e Butrintit. Ministrja nuk e kishte kuptuar se kë ligj kishte çuar në Kushtetuese. Ligji që i jep privatit Butrintin. Ligji që njollos Dean e Butrintit. Cilido deputet opozitar që ende nuk e ka firmosur është i lutur të shkojë tek sekretaria e Gjykatës Kushtetuese dhe të firmosë. Kam një thirrje dhe për ju që keni firmosur atë marrëveshje mbase dhe të detyruar, shkoni dhe firmosni që të mos ju ngelë njolla e turpit. Butrinti është pasuri kombëtare, ajo padi bën krenar çdo shqiptar se keni shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit dhe ligjet. Do ndërtohet një qendër vizitorësh, në faqen e ëeb-it gjeni thirrje për aplikime si privat dhe me të drejtë se në fund të ditës janë kanë dhënë Butrintin një privati. 2.6 milion euro pajë për koncensionarin. Nuk kontrollohen më nga KLSH se janë privat, këta 5 individë privat marrin Butrintin. Pastaj vijnë e thonë se këtu është shteti, po të ishte sghteti do të ishte dhe KLSH. Pesë individë njëri më problematikë se tjetri. Sot kemi monopolizuar atë që është trashëgimi e përbashkët kulturore. Mbrohet nga UNESCO. Bashkia Sarandë nuk është pyetur, Këshilli Bashkiak nuk është mbledhur asnjëherë për planet zhvilluese. Unë mendova që do të kishit një llojë turp prej fëmijëve tua se jo gjithçka mund të bëhët mall pazari. Unë karantoj sot çdo shqiptar se Butrintio do të fitojë.
Elva Margariti: Nuk e di ku e ak gjetur Dean e Butrintit se ka kohë pa vizituar Butrintin. E quajmë histori suksesi pasi kemi rikthyer në Butrint dhe deputetë të zonën elektorale. E keni merat të madh praninë e bashkisë. Kur të jemi atë ditë në komision do të të ftojmë që mos të na ndjekësh vetëm nga rrjetet sociale. Po të kishim ndjekur pallavrat tuaja do të kishim mbetur në mesjetë.
Ina Zhupa flet nga vendi nuk dëgjohet
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta mes palëve. Deputeti i Partisë Demokratike Gzment Bardhi i tërhoqi vëmendjen kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës për mungesën e ministrave në seancë. Sipas Bardhit ministrja e Financave duhet të jetë në sallë pasi e ka për detyrë. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se në sallë ndodhet një përfaqësues i qeverisë duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi por Bardhi këmbënguli që në sallë duhet të jetë ministrja Delina Ibrahimaj pasi po diskutohet po diskutohet buxheti faktik.
Replikat:
Gazment Bardhi: Nuk është serioze që ministrja e Financave të mos jetë në seanë. PO diskutojmë buxhetin faktit. E ka për detyrë të jetë këtu për aq kohë sa e kërkon opozita. Nuk ka asnjë përfaqësues të qeverisë. E ka për detyrë të vijë. Është mungesë serioziteti.
Lindita Nikolla: Keni zotin Peleshi...
Gazment Bardhi: Me gjithë respektin që kam për zotin Peleshi, ka qeëndruar për respekt të deputetëve por duhet të vijë ministrja në seancë.
TIRANË- Porti i Durrësit ka qenë fokusi i debatit të sotëm në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës duke thënë se arsyeja e mërzitjes së tyre nuk janë qytetarët por halli i tyre. Sipas Ballës qeveria e mëparshme që drejtohej nga PD ka dhënë koncensione që i kanë sjellë dëm buxhetit të shtetit pasi nuk kanë funksionuar. Gjatë fjalës së tij ai përmendi terminalin lindor në Portin e Durrësit duke 'shënjestruar' kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL-së Ilir Meta për cilët tha se e firmosën koncension me 22 qershor një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. Balla tha se problemi i Berishës është se këta koncensionarët po i kërkojnë paratë tani që marrëveshjet janë prishur.
Taulant Balla: A e dini ju se sa koncensione ka dhënë Sali Berisha në Portin e Durrësit, që nuk kanë bërë asnjë investim dhe që i kanë sjellë dëme shtetit, nuk kanë funksionuar, halli i Saliut është terminali lindor në Portin e Durrësit, terminal që e dha një muaj para se të ikte nga pushtet, është halli i Saliut dhe Metës, i dhënë më 22 qershor. Terminali i kontejnerëve, koncension tjetër që prishet dhe po ashtu i terminalit të tragetëve,m janë tre koncensione që ju i keni dhënë dhe keni hallin se ju kërkojnë lekët. Që të jemi të qartë me çdo qytetar shqiptar, arsyeja pse janë mërzitur është se këta persona që kanë marrë këto koncensione kanë shkuar tek Saliu dhe i kërkojnë lekët Saliut.
TIRANË- Është shoqëruar me debarte të forta seanca e sotme plenare. Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla duke komentuar projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit hodhi poshtë akuzat e bëra më parë nga kreu i PD Sali Berisha, i cili akuzonte kryeministrin se kishte aksione në Port. Balla tha se anjë 'non grata nuk do të mund t'i afrohet Portit dhe sipas tij ky është dhe halli i kreut të PD. Nuk kurseu as ironitë me deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, të cilit i tha se nuk u ka mbetur asgjë tjetër të shkojë tek Porti me pistoletë dhe të protestojë aty ditë e natë.
Taulant Balla: Vëllezërit e Saliut, non-gratat e Saliut janë përzënë, asnjë non-grata nuk i afrohet asnjë cm për shitje, prandaj është nxehur Saliu Po ua ripërsëris. Ju dëgjova teksa flisnit me njëri-tjetrin, e keni të qartë që po fitoi ai projekt ju nuk fitoni më as në Durrësi, as në 2023, as në 2029. Ju duhet të shkoni dhe të protestoni natë e ditë, ti do shkosh me pistoletë si Strazimiri te kopshti i fëmijëve sepse s'keni zgjidhje tjetër.
TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij ku u ndal tek projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit deputeti demokrat Edmond Spaho iu përgjigj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili tha se 'non gratat' duke iu referuar kreut të PD Sali Berisha nuk do i afrohen Portit të Durrësit. Spaho tha se qeveria po vepron në të kundërt kur bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun Vangjush Daku, i cili sipas tij ka filluar të shesë pallate aty madje po afron edhe ndërtuesit e djathtë duke iu ofruar 25 përind.
Edmond Spaho: Sa për shakanë që bëre me non gratat, ka filluar Vangjush non grata po shet pallatet atje. Na tregoni përralla këtu. Po thërret edhe ndërtuesit e djathtë, hajde se ju jap 25 përqind. Sa për Damian inprisja të më thoshte spiun por pastaj u kujtova se Damiani ka punuar në SHIK dhe i njef spiunlliqet por dhe vjedhjen e votave dhe të lekëve. Ka dy çështje të mëdha atë të Dibrës ku tha tërmet, tërmet bashkë me Ulsiun, hajduti bëhet ministër.. Damiani ka atë ç'i sheh syri ja vjedh dora.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përmendur vëllezërit Kariç në Kuvend, të cilët akuzohen nga kryedemokrati Sali Berisha si ortakë të Portit të Durrësit. Por, Balla u ndal për një çast tek mbiemri i tyre, të cilin tha se i vinte zor ta përmendte. Madje shtoi se 'aty' i rrinte vetëm Berishës, por pa e specifikuar se ku saktësisht.
"Vëllezërit Kariç, vëllezërit Kariç, Berisha këndon dhe ju i mbani ison nga mbrapa. Se na vjen dhe zor ta themi, po vetëm Saliut i rri aty mendja,"- tha Balla.
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i tha demokratit Edmond Spaho se mund ta kallëzojë Partinë e Lirisë, pasi në kohën që ka nisur ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kanë pasur ata në dorë ministritë. I pranishëm në Kuvend, Balla i tha Spahos të bënte kallëzimet e nevojshme, madje kërkoi llogari nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas Ballës, SPAK duhet të kishte nisur hetimet për faktin që ajo rrugë ka nisur e është inaguruar shumë herë, por nuk është finalizuar kurrë.
Fjala e Ballës:
E kam për SPAK-un, jo për ju, që rinovimi i një rruge fillonte pa pasur një projekt. Më pas u kontaktua një kompani italiane dhe një shqiptare. Kompania shqiptare e bëri me 'google maps' dhe nuk i shkoi kurrë në fund. Problemi kryesor ishte studimi gjeologjik. Në cili vend prokuroria nuk do të kishte ndërhyrë me kohë, për të vënë para drejtësisë këdo që pagoi para që e nxorrën rrugën në vende pa studime gjeologjik, jo vetëm për shtëpitë që ranë në përrua, unë kam protestuar, por fakti se urat në atë rrugë nuk iu putheshin dot këmbët. Se në njërin kah dilte me metra në disnivel, urë me malore. Është e vërtetë që LSI-ja kishte ministritë në 2017, por kjo është edhe përgjegjësia jonë, ne nuk bëmë kallëzimet e duhura penale ndaj tyre. Drejtësia vonon dhe nuk harron Mondi, nëse ti beson ato që thua, shko bëj kallëzim, është shumë e lehtë. Shiritin, Saliu yt me këngë e me valle e preu. Saliu këndonte, Mondi kërcënte se po fillojmë rrugën. Nuk dua të merrem më me këtë, faji është aty dhe duhen hetuar.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur me tone të ashpra në Kuvend teksa komentoi ndërtimin e rrugës 'Kukës- Qafë Pllocë' dhe projektin e Portit të Duurrësit. Salianji akuzoi qeverinë se ka dhënë të gjithë vendin në duart e pesë njerëzve. Sipas tij Porti i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano pasi po i jepet një oligarku pranë qeverisë. Deputeti demokrat tha se qeveria po ndjek një praktikë për të shpopulluar vendin. Salianji tha se kjo qeveri sipas tij e ka bërë rrugë të vjedhë me fondet e rrugëve duke iu referuar projektit Thumanë-Kashar-Fier, projekt për të cilin qytetarët e Bërxullës janë ngritur në protestë.
Ervin Salianji:PS të vetmen rrugë që ju la e gatshme Qukës-Qafë Plloç, sërish thonë që do përfundojë vitin tjetër. Kjo qeveri e ka bërë rruygë që të vjedhë me rrugët. Miliona lekë dhe euiro që po kthehen në një hajdutërui brutale.Sot jashtë, shikoni se si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për projektin që prek zonën e tyre. Nga Thumana në Kashar, 1.3 mld euro. Shihni Lekaj-Fier, jepni 350 mln euro për një rrugë fushore. Do t’i zhvasni qytetarëve shqiptarë për t’ia dhënë oligarkëve.Shikoni dhe rrugën e Arbrit, jepni 20 mln euro të tjera për skarpatet. Të gjitha këto nuk janë rastësi që bëhen përpara zgjedhjeve lokale. Nuk është rastësi që i përqëndroni në 5 njerëz.Shihni ja merrni një pasuri publike qytetarëve shqiptarë dhe ja jepni një kompanie për ndërtim. Ja vodhët edhe detin për të pastruar paratë tuaja në këtë projekt. Në projektin tjetër, fitoni me portin dhe padiskutim e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano. Do jua përmend qindarkë më qindarkë. Këto janë operacione tipike mafioze. I shpërndani këto projekte në 5 duarsh oligarkësh. Në çdo hapësirë, media, parlament mendoni se është armik. Mendoni se keni kapur qiellin me dorë. E keni kthyer Shqipërinë në pronën e 5 njerëzve, me emër do i them herës tjetër. Kushdo që ju del kundër mendoni se është armik, mendoni se keni prekur qiellin me dorë. Ashtui si në Divjakë do të ju hedhin shqiptarët në koshin e plehrave. Me emër do t'i them. A është ok koha se më duket mbaroi shpejt. Prandaj rriten taksat, rritet energjia, jo vetëm si një mënyrë për të vjelë para por dhe si një mënyrë për të largua shqiptarët. Vendosni injorantët në drejtim të institucione, kjo e bën të pamundur jetesën për qytetarët që investojnë në shkollim dhe bëjnë punë të ndershme. Ulet çmimi i naftës në bursë këtu nuk mblidhet bordi i oligarkëve,. Tre anije për një muaj me evazion 13 milion dollarë që vijnë nga një vend me embargo si Libia nuk ka asnjë të dënuar. Trafikimin nuk e bëjnë ata që marrin naftën me bidon, e bëjnë këta. Lekët shkojnë në xhepat e qytetarëve. Dhe me ndërtimet e njëjta gjë, barazia para ligjit nuk ekziston. Pas Lakos dhe një poete dënohet për riparet e shtëpisë nga tërmeti. Shikoni kullat pa lejje. Si ka mundësi që dhjetëra pallate pa leje e kanë kthyer Tiranën në lavatriçen e parave të paligjshme. Nuk ju prishen banesat por bëhen ligje specioale për ti amnistuar.Qytetarët do të ju marrin para.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla iu kundërpërgjigj akuzave të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me akuzat e bëra nga ky i fundit për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit. Duke folur nga vendi Balla tha se kryedemokrati tha gënjeshtra pasi sipas tij asnjë nga personat e përmendur nuk është i përfshirë. Balla tha se një nga kushtet e vendosura nga qeveria është që asnjë nga personat e shpallura non grata nuk do të mund të penetrojnë të ardhura në projekt dhe sipas kreut të grupit socialist ky është dhe halli që ka kreu i selisë blu dhe jo halli i shqiptarëve.
Taulant Balla: Të gjitha gënjeshtrat që tha Saliu për emra personash që lidhen me fondin e Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë investim asnjë prej personave me mbiemrat e çuditshëm nuk është pjesë në këtë investim. Saliu është mashtrus. Qeveria shqiptare ka qenë shumë e kujdeshshme që një ndër kushtet që i vendoset investitorit është që asnjë qindarkë nga burime personash të shpallur non grata nga SHBA apo nga persona nën sanksione të mos arrijë të penetroje në investim. Bërtitja e Saliut vika nga fakti që Saliu, Zeni apo e të tjerë nuk do të kenë mundësi të blejnë prona në Portin e Ri të Durrësit.
TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se Opozita ka për qëllim baltosjen e vendit. Nga vendi i saj në Parlament, Spiropali tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike nuk kanë si synim të shohin vendin të përparojë, por vetëm që të vijnë vetë në pushtet. Ajo përmendi këtu dhe djegien e mandateve nga Opozita në vitin 2019, iniciativë që sipas saj dështoi në qëllimin që kishte, ardhjen e Opozitës në pushtet. Ministrja i bëri thirrje SPAK që ta hetojë Berishën sa herë që bën thirrje për dhunë, referuar thirrjeve për të protestua më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
Ngrenë flamurin e rreckosur të demek patriotizmit, nuk ka sot asnjë shqiptar që nuk di që në arenën kombëtare Shqipërisë i kemi ngritur kokën. Vendi ka bërë progress dhe këtë gjë mund ta vërtetojmë duke i marrë me radhë. Ju nuk e pranoni sepse keni ngritur një sistem të tërë mbi baltosjen e Shqipërisë. Sulmet i keni me qëllimin final për të ardhur në pushtet me çdo kush. Këtë bëtë dhe në vitin 2019, kur Haxhixhameti dogji mandatet, por sot është penduar. U munduat atëherë me dorëzimin e mandateve, me braktisjen e zgjedhjeve që t’i bënit dëme Shqipërisë, por nuk ia dolët dot. Ismail Kadare thoshte, çdo popull kishte në gjirin e vet një energji të kundërt, rimohuaesit ishin të vjetër sa bota, e keqja e Shqipërisë ishte se sasinë e rimohuesve e kishte shumë të lartë. Ai është në krye të rimohuesve shqiptarë dhe nëse flasim për rolin e Shqipërisë, vetëm dje takova reporteren Santos që si të gjithë janë të habitur, të habitur se si Shqipëria nuk prodhon koncensusin minimal përsa i përket këtij procesi. Si mundet që ka ende kryetarë partish që shajnë vendin e tyre. Por Shqipëria në NATO është sot një partner i besueshmë. Edhe sulmet e Iranit i keni përdorur për betejën tuaj politike. Kur të gjithë partnerët janë në një vijë me Shqipërinë, përsa i përket qëndrimeve që ka mbajtur, vini këtu dhe flisni sërish për Shqipërinë. Më 6 dhjetor do mbahet Samiti për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor këtu dhe ky që sapo foli, që ka damë nga SHBA e BE, del dhe thotë që ne do të organizojmë protestën më të madhe atë ditë që të na shohin ndërkombëtarët kush jemi. Po ç'të shohë, që ne vëmë interesin tonë mbi atë kombëtar. Vetëm për këtë që tha, Berisha duhet dënuar. Prokuroria ta thërrasë sa hereë që bën thirrje për dhunë se ai nuk është mbi ligjin. Tha SKAP-i, por SPAK-u nuk e tregon dot që ai nuk është lolo, a janë ato dosje siç thotë SHBA apo kjy është qelibar? Ndërsa Alabbar është i përlyer, i zihet emri atij në foltoret tona dhe telendiset këtu, Opozita nuk la investitor pa e bërë të shitur e të blerë. Por Shqipëria nuk është ky njeri, Shqipëria është tjetër gjë, Porti do të jetë investimi më i madh që Shqipëria do të bëjë, ndërsa ai do të mbetet në periferinë e të gjitha zhvillimeve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se së bashku me vëllain e tij Olsi Rama dhe vëllezërit Karriç kanë aksione në Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryedemokrati tha se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 1000 dollarë secili për ndërtimin që sipas tij kushton 2 miliardë dollarë. Duke folur nga vendi kreu i Grupit Parlamentar socilaist Taulant Balla i tha kreut të selisë blu se gënjen.
Replikat:
Sali Berisha: Vëllezërit Karriç të kompanisë që ndërtuan frontin ujor në Beograd.
Taulant Balla: Gënjen
Sali Berisha:Çfarë po ndodh me Portin e Durrësit. Edi Rama po merr sëbashku me vëllezërit Karriç. Vëllezërit Karriç janë aksionerë kryesorë të kompanisë që ndërtuan Ëaterfrontin e Beogradit. Është e njëjta kompani, identike e njëjta kompani. Kjo kompani, vjen dhe ndërton me vëllezërit Karriç dhe vëllezërit Rama, Olsin dhe Edin. Merr 60% të aksioneve që thonë i ka Alabari. Do marrë dhuratë 200 hektarë tokë. Deri para ca ditësh na thanë se ishin 80 hektarëm, dje Balluku tha se janë 200. Me një aferë prej të paktën 4 miliardë dollarë truall. Një aferë që Edi, Olsi, Vuçiç, marrin të paktën secili minimumi 300-400 mln euro. Një aferë në të cilën, çdo shqiptar do paguajë të paktën 1000 dfollarë për ndërtimin e portit të ri. I cili kushton 2 miliardë dollarë. Një aferë në të cilën i grabisni shqiptarët pasurinë më të madhe që kanë sot. Çfarë keni ju me Europën. Veç me Europën nuk keni asgjë. Çfarë jui lidh me Europën. Jeni të gjithë për ekzil në Mbretërinë e Vjedhjes, Mbretërinë e Korrupsionit, Drogës dhe Krimit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përgëzuar banorët e Divjakës për protestat dhe kundërshtimet mbi traun që po vendoset në parkun e saj. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Bersha u shpreh se për fat të keq Shqipëria është cilësuar nga DASH si një vend që eksportues droge në vendet latine. Po ashtu Berisha ka theksuar se vendi po kthehet në vrimen e zezë të pastrimit të parave të pista.
"Dua të japë një mbështetje dhe përshëndetje për banorët e Divjakës që me guximin e tyre i thyen turinjtë mafies së Edi Ramës. I përmbysën traunë antiligjor dhe antiqytetar në rrugën e tyre shekullore. Nderim të madh për ju. Opozita do qëndrojë prapa çdo shqiptari që ka një kauzë të drejtë. Sot flitet këtu për integrimin europian. E vërteta është se ky proces në tërësinë e tij për normat, ligjet, standardet që zbaton në këtë vend duhet të sjellë gjithmonë më shumë Europë. Ka ndodhur ajo që është më e rënda. Për fat të keq, Shqipëria çdo ditë, çdo javë dhe muaj është shndërruar në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë. Shqipëria e etiketuar nga DASH si epiqendër operacionale kriminale të Europës, Amerikës së Veriut, Jugut, po eksporton gjithnjë e më shumë drogë, krim, para të pista. Ajo sot me indeksin më të lartë të ndërtimit në Europë, që tejkalon me 3 herë indeksin e ndërtimit në vendet nordike, është shndërruar me çmimet më të larta, e treta më e lartë në Europë për apartamentet. Është kthyer në vrimën e zezë të larjes së parave të pista në Europë. Emërimet që bëni kanë krimin dhe drogën si kriter themelor. Kjo është e vërteta. Integrimi nënkupton më shumë përgjegjshmëri përpara ligjit," tha Berisha.
TIRANË- Integrimi europian i vendit ka përplasur ditën e sotme në Kuvend kreun e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Në fjalën e tij Dule tha se vendi rrezikon të bëjë hapa pas në procesin e integrimit të vendit në BE nëse sipas tij nuk plotësohen kushtet e vendosura nga Unioni. Në përgjigje të saj ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se nuk ka asnjë vendim për pezullimin e liberalizimit të vizave.
Pjesë nga replikat:
Vangjel Dule: Integrimi, kryefjala e të gjithë debateve që mund të zhvillohen në Parlament, që prek fatet e vendit për kohët në vijimësi. Lidhet me fatet në mënyrë të pazgjithshme të vendit e qytetarëve. Përgjegjësia as nuk mund e as nuk duhet të kufizohet në mandatet qeverisëse. Kemi një përvojë të hidhur 8 vjet radhaz ishin kandidat pa arritur të çelim negociatat. Përgjegjësia ka emër individual dhe forca politike. Procesi i negocimit nuk është më i pakthyeshëm, që do të thotë nëse nuk jemi në nivelin e kërkesave do të detyrohemi të bëhemi prapa kthehu. A kemi ne kapacitetet e nevojshme negociuese? Kemi një parti kapanon, një qeveri në formën e një Sekretariati teknik, drejtësi që ende nuk arrin të gjejë ritmin e dhënies së drejtësisë, media të kapur dhe që në çdo tentativë për të fituar lirinë gjendet nën agresionin e lirisë shtet.
Olta Xhaçka: Nuk ka pasur asnjë vendim për pezullim vizash. Nuk ka pasur asnjë iniciativë që lidhet me pozionin imagjinar të rikthimit të vizave e as më Shqipërinë e të metat e saj imagjinare që do të sillnin një përshkallëzim të tillë të situatës.
Vangjel Dule: Mos e bëni drejtimin e seancën imam bajalldi. Jam në mënyrë të përsëritur duke ju lutur, përgjigjuni gjërave për të cilat pyeteni, jo atyre imagjinare. Metodë klasike e dalë bojë për t’iu shmangur përgjegjësisë.
TIRANË- Seanca e ditës së sotme në Kuvend nisi me tone të ashpra. Partia Demokratike u përfshi në konflikt mes anëtarëve të saj. Kreu i grupit të PD-së, Sali Berisha kërkoi më shumë kohë ndërkohë që drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i njoftoi se nuk kanë grup parlamentar dhe nuk mund të kenë aq minuta sa kërkojne Berisha bllokoi foltoren çka shkaktoi edhe mbylljen për disa minuta të seancës parlamentare.
Live nga Facebook-u i tij, Berisha tha se ndaj opozitës po bëhet një shkelje e madhe pasi nuk i jepet e drejta e fjalës. Më pas ai paralajmëroi protesta.
Edhe pse nuk u përmend nga kryetari Berisha, deputeti i PD-së, nisi fjalën e tij duke iu përgjigjur ashpër akuzave të ardhura një javë më parë nga grupi i Berishës se "është i shitur te kryeministri Rama përmes pazareve që ka bërë." Alibeaj tha se pazarxhinj nuk mund të jenë ata të cilët kanë ngritur komision hetimor për inceneratorët, apo që kanë kundërshtuar hapjen e dosjeve të regjimit komunist, apo dhe që së fundmi kanë kundërshtuar fuqishëm portin e Durrësit.
Mirëpo, e vetmja që i futi të gjithë në një 'thes' ishte deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila u shpreh se e di mirë se kush është i shitur e kush jo.
DEBATET:
Sali Berisha: Jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. Këta këtu sot diskutojnë për Europën, përjashtojnë nga fjalimi ish-ministrin e Jashtëm. Këta sot diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të vjedhjeve që kanë bërë me djegësit dhe atë që po përgatisin me Portin e Durrësit. Këta vetëm me Europën që nuk kanë asgjë. Sot Taulant Sharra që është de fakto Gentian Sharra me kryebanditin me të cilin ka tendera dhe afera më të pista flet në emër të vasalit të Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. Rama është avokati i Vuçiçit, i Serbisë dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksioner me vëllezërit Rama në Portin e Durrësit. Të gjitha këto detyrojnë opozitën që të mbajë qëndrim tjetër në Kuvend. Këto detyrojnë opozitën që të thërrasë popullin të flasë në këtë parlament. Në rast se nuk flet populli, siç po flasin këta këtu, vijoi Berisha, ky parlament nuk duhet të jetë. Sot do të jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme para parlamenti, në bulevardin e Tiranës.
Europa dhe Bota do të marrë vesh se hajdutët nuk do të sjellin kurrë stabilitet. Hajdutët nuk kanë moral, janë të aftë të kryejnë çdo akt ndaj popullit të tyre. Këto janë të vërtetat. Fikeni sa të doni ju mikrofonin, po jo që është mrekulli e FB që të më lejojë mua dhe çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit e vetë.
Enkelejd Alibeaj: Edukata familjare nuk e lejon që t’ua përmendë emrin dhe të flasë më të njëjtën gjuhë. Kush e do opozitën le të bëjë diçka, të shkëputet nga gjuha e shëmtuar e 30 viteve. Ky është pazari i vërtetë. Ngrihet ai që para një jave që lëshoi rrufe fyerjesh dhe pasohet në iso nga një pjesë tjetër këtu. E njëjta gjuhë, të njëjtat fyerje, dhe ne akuzohemi për shitje? Për pazare? Jo. Shqiptarët do të duhet që ta kuptojnë se ka ardhur koha për t’i japim fund, me çfarëdo lloj kostoje. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhgim."
E vërteta u duhet thënë shqipatrëve. Është detyrim historik ndaj shqiptarëve. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhdim. E di që data e 30-viteve do të vazhdojë. Ky është momenti historik që ne duhet ta marrim përsipër. Do të dëgjoni të shitur, të blerë, pazarxhinj. Pazarxhinj ne, që këtu disa nga këta nuk e votuan Komisionin e Inceneratorëve. T’i dalësh përballë 30-viteve pazare të fëlliqurra që vazhdojnë dhe sot ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, pse jemi dhe sot me ëndrrën e vrarë të shqiptarëve, jemi këtu nga njëra anë dhe nga ana tjetër e këtij parlamenti. Ne jemi këtu të themi të vërtetën, pa bërë pazare. Ai që voton kundër hapjes së dosjeve të komunizmit, ai bën pazare?! Kush bën pazare ai që denoncon Portin e Durrësit, ku gjysma këtu janë të zhytur deri në majë?!”
Edi Paloka: Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD jo Ramën! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën, deklaroi se as “nuk do ti përfaqësojë ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetet e PD. E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në Parlament sic urdhëron Rama e që ka përfunduar me keq se “kerperata” ? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për t’i mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj ?
A mund të na thotë ky Alibeu si pjese e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e genocidin në Kosovë, në shkelje të cdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar ? Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën? A e ka ngritur në Konferencën e kryetareve këtë cështje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu… Prandaj shumë shpejte në atë salle do duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me votën e tyre e ca më shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar”
Jorida Tabaku: Une besoj se ne politikë ka rëndësi qendrueshëmria. Me 12 vite në politikë e di sot se kush është i shitur dhe kush është i blerë. Kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës. Kush i shërben X oligarkut të naftës. E kush merr lejen e ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë. E kanë të qartë se kush merr leje hidrocentralesh. E kane të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare. Unë kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte sepse kushdo që sulmon e shan brenda forces politike, vetëm sa jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument siç e përdor sot, dhe flasin sot për rublat ruse, këto ish Partia Komuniste. Sot në politikë duhet të tregojmë se si bëhet politikë. E unë e kam treguar duke folur me argumente, fakte dhe duke folur të vërtetën.
TIRANË- Zgjedhja e drejtuesit të ri në SPAK, mori vëmendjen e deputeteëve në Kuvend, ku u diskutua rreth rëndësisë së drejtësisë në vend. Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh se personi që do të marrë drejtimin e SPAK duhet të jetë i aftë ta mbajë këtë përgjegjësi pasi kjo gjë është në interes të së vërtetës publike.
'Ka tre persona që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK, duke besuar se janë të aftë ta mbajë në këtë përgjegjësi, I bëj thirrje drejtësisë, mediave dhe gjithë institucioneve ta monitorojnë këtë proces. Është në interes të së vërtetës publike. Qytetarët në këtë tollovi dhe ligësi kanë të drejtë të informohen për të vërtetën, edhe sepse ata janë taksapaguesit e këtij sistemi. Ne nuk duhet ta duam drejtësinë si pjesë të një regjistri ku shënojmë emrin për të hyrë në Europë. Drejtësia është shpresa kyçe për të bërë shtet, për të garantuar balancën kushtetuese mes pushteteve.'- tha Xhafaj.
TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj shprehu rezerva për situatën në Kuvend. Në foltore, teksa po diskutonte çështjen e integrimit, Xhafaj tha se Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, por është hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë.
'Duhet të jemi modet, ti lexojmë mirë adresimet e rekomandimet e BE. Roli i Kuvendit thelbësor sa i përket integrimit dhe drejtësisë. Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka, është hapësira e vetme kushtetuese për mbështetjen e monitorimin e strukturave të reja të drejtësisë. Përgjegjësia kryesore, i mbetet institucioneve të drejtësisë”- tha Fatmir Xhafaj.
TIRANË- Debati për Projektin e Portit të Durrësit vijoi edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj me një ftesë. Ai i tha se së bashku mund të shkojnë në një lokal të projektit të Portit për ta parë investimin e kryer. Deputeti nuk iu përgjigj ftesës vetëm shtoi se Qeveria ka prioritet korrupsionin.
REPLIKAT:
Taulant Balla: Dëgjoj me vëmendje zotin Xhaferri si politikan me vizion por është e rëndësishme që të mos gabosh kur citon dikë apo kur mundohesh të rifrazosh dikë. Nuk kam thënë tërhiquni bëhuni, më shumë se 2/3 e qytetarëve shqiptarë përkrahin amnistinë fiskale. Ky është shansi më i madh dhe më e mirë që do i ndodhë Durrësit. Nuk ka asnjë shtet turistik në botë ku në lidhje me qytetin e detit ngarkohen mineralen. Durrësi do të ketë dhe Port Mallrash,
Unë dua t'ju them shkoni këtë javë në lungomaren e Vlorës, e mbani mend se çfarë ka bërë partia juaj?
Eshtë qeveria e emiratave garanti, kur u bë i njëjti investim në Kroaci nuk foli asnjë nga politika kroate. Opozita atje ishin kolegët e mi, nuk folën, e mbështetën dhe për shkak të konfliktualitetit më të madh se te ne. Sepse thanë është investim për ekonominë tonë. Po hiqni dorë nga sulmi që i bëni investimeve të huaja, sa herë që vijnë bëni kështu. Do bëhet Ferdinant, do shkojmë bashkë të pimë një kafe te lokalet e investimit.
Ferdinant Xhaferraj: Kur kam hyrë në politikë e kam ndarë mendjen të jem vetvetja. Po, Lungomare është projekt që ka dhënë efekt. Mos të mbetemi që qeveria nuk ka prioritet strategjinë por ka prioritet korrupsionin.

TIRANË- Seanca e sotme plenare është pezulluar disa minuta sepse kryedemokrati Sali Berisha nuk mori fjalën kur deshi në Foltore, por që zgjedhjen e gjeti po vetë duke u futur LIVE në rrjetet e tij sociale. Por duket se jo të gjithë socialistët kanë qenë të mërzitur nga bllokimi i Foltores.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin Elisa Spiropali ka zgjatur kokën për të parë se ç'po bënte Berisha. E në një moment, ngriti dhe 2 gishtat lart, megjithatë nuk harroi t'i jepte kameras edhe një buzëqeshje, pasi realizoi "ëndrrën" e fëmijërisë.
Në vitin 2017, duke folur në sallën plenare, Spiropali tha se kur ka qenë e re, ajo kishte pasur një simpati për Sali Berishën dhe energjinë që ai përcillte.
“Kur isha e vogël, në vitet 90-91, kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat”, u shpreh Elisa Spiropali në Kuvend.
Por më tej duke vazhduar fjalën e saj, Spiropali tha se ajo karizmë që e shoqëronte Berishën iu kthye mbrapsht, për shkak të egos së tij. Megjithatë sot, ka kujtuar edhe njëherë fëmijërinë.
TIRANË- Ministri Ulsi Manja kërkoi nga deputetët demokratë që të ndahen nga kryedemokrati Sali Berisha. Teksa po fliste në Kuvend, Manja u shpreh se fjalori që u përdor sot në Kuvend, tregon qartë se ora ka mbetur në të shkuarën.
'Fjalori që u përdor sot këtu tregon se ora ka mbetur në të kaluarën. Në rrafshin personal nuk jam këtu për t'iu përgjigjur Sali Berishës se një njeri që brenda ditës ka gënjyer 3 herë se nuk e kishte baxhank një personi që humbi jetën në Gërdec, nuk e meriton përgjigjen time. Po meqë ka marrë drejtimin e PD, do i përgjigjem.
Ky kalorësi thotë se do e zbresë njerëzit në shesh. Keq që akoma ka njerëz që e besojnë. Thirrja ime nuk është për kolegët e mi por për ata të opozitës, mbahuni sa nuk është vonë prej këtij njeriu, ndahuni nga gjuha e tij, nuk ka pasur hajër, ai përsëri mban peng të ardhmen e Shqipërisë.'- tha Manja.
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas akuzave të grupit të Sali Berishës ndaj Enkeled Alibejat të cilin e akuzuan si “patericë të Edi Ramës”. Ajo u shpreh se në gjithë këto vite që ka kaluar në politikë, e di shumë mirë se cili politikan është i shitur dhe cili jo.
“Helme dëgjojmë përditë në politikë, helme që përpiqen që të mbulojnë të vërtetën, të sulmojnë ata që kanë qëndrueshmëri. Me 12 vite në politikë e di se kush është i shitur dhe kush është i blerë, kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës, kush punon në interes të një x oligarku të naftës dhe kush me leje ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë (grupi i Alibejat duartroket) E kanë të qartë kush ka marr dhe merr leje hidrocentralesh, se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare. Kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte, kushdo që shan dhe sulmon ato që kanë në partinë e vet politike vetëm sa i jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument, siç e përdorin sot, që vijnë e flasin sot për rublat ruse, këta ish-partia komuniste.
Sot besoj në politikë të gjithë duhet të marrin shembullin tonë se si bëhet politikë dhe unë e kam treguar duke folur me argumente e fakte.”- tha Tabaku.
DEKLARATA E PLOTË:
Një muaj më parë në emër të grupit parlamentar të PD bëmë një kërkesë për të diskutuar për raportin e e fundit të progresit që në fakt i mungoi debati në sallën e parlamentit. Për shumë gjëra mungon debati në sallën e parlamentit, për shumë gjëra nuk flitet. Shumë dashnorë të integrimti e nga të gjitha krahët e politikës mungojnë, mbyllin gojën, nuk flasin atëherë kur duhet folur . Unë po bëj një përpjekje titanike që të zhvilloj mbledhjen e Komisionit të Integrimit, por kolegë dhe deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të integrimit. E kam të pamundur dhe e vetme të përballem me maxhorancën, ku edhe me argumente absurde mbrojnë qeverinë, mbrojnë çdolloj gjejë. Nuk me tremb fare. Ashtu kam bëre edhe për inceneratorët qe nga viti 2016 kundër këtij sulmi edhe nga brenda edhe nga jashtë.
Teksa dëgjoja debatin mu kujtuan disa vargje të Hamletit “M’ e lartë është vallë të durosh. Hobe, shigjeta fati të tërbuar. A të përballsh një det të turbull helmesh”. Helme dëgjomë përditë në politikë. Helme që përpiqen të mbulojnë të vërtetën. Helme që përpiqen të helmojnë ata që kanë qëndruehsmëri. Une besoj se ne politikë ka rëndësi qendrueshëmria. Me 12 vite në politikë e di sot se kush është i shitur dhe kush është i blerë. Kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës. Kush i shërben X oligarkut të naftës. E kush merr lejen e ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë. E kanë të qartë se kush merr leje hidrocentralesh. E kane të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare. Unë kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte sepse kushdo që sulmon e shan brenda forces politike, vetëm sa jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument siç e përdor sot, dhe flasin sot për rublat ruse, këto ish Partia Komuniste.
Sot në politikë duhet të tregojmë se si behët politikë. E unë e kam treguar duke folur me argumente, fakte dhe duke folur të vërtetën.
TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka e konsideron raportin e KE për integrimin europian si plan pune për Qeverinë. Në foltoren e Kuvendit, ministrja u shpreh se raporti është konfirmim i punës së madhe që ka bërë Qeveria për të çuar përpara integrimin europian. Mirëpo, ajo shton se vlerësimi nuk do shihet si fletë lavdërimi por si motiv për të vijuar më tej në punën e tyre.
'Raporti 2022 i KE, konfirmim i punës së madhe që kemi bërë për të çuar përpara integrimin evropian. Raporti konfirmon vijimin e përmbushjes të kritereve për hapjen formale të bisedimeve. Qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE, pavarësisht sfidës së trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë. Grupkapitujt themelorë, Shqipëria kryeson në rajon me një nivel përgatitje të moderuar. Funksionimi i gjyqësorit, kemi kaluar vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Vlerëzimi pozitiv i KE shtrihet në çdo fushë, duke theksuar një progres të vazhdueshëm. Vlerësimi më i lartë vjen në fushën e marrëdhënieve me jashtë, sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria vlerësohet si një partner aktiv dhe i besueshëm i BE. Vlerësohet përkushtimi që kemi treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit proaktiv rajonal.
Sistemi gjyqësor shqiptar ka arritur një nivel mesatar përgatitje, vlerësim më i mirë se viti i kaluar. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë vazhdon, ka progres të përgjithshëm të mirë. Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitje. Përparim edhe tek prokurimet publike, kemi ngritur një sistem elektronik të ankesave dhe apelimeve. Lufta kundër krimit të organizuar, progres në plotësimin e rekomandimeve të vitit të kaluar
Identifikimi i sfidave është në natyrën e këtij dokumenti. Vendet që kanë avancuar para nesh, mangësitë e identifikuara tek ata janë edhe më të mëdha se tonat. Mangësitë e identifikuara duhen lexuar në kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të progresit. Krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, por nuk e shoh si një fletë lavdërimi. Rekomandimet e KE po kthehen në një plan pune për qeverinë. Siç e dini jemi në procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025. Masat legjislative dhe zbatuese që do të ndërmerren, do të bazohen tek rekomandimet e Komisionit.'-tha Xhaçka.
TIRANË- Teksa kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla po komentonte në seancën plenare për projektin e Portit të Durrësit, deputetja Flutura Açka reagoi. Ajo kishte shkruar në një fletë, ironinë për projektin e Durrësit, duke e krahasuar me skandalin që përfshiu pak kohë më parë vajzat që shkojnë në Dubai.
“Durrës Porta Potty”- shkruhet në fletën që mban lart Açka, drejtuar sallës.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të heqë dorë nga sulmet që po i bëjnë investimit më të madh të vendit, referuar projektit të Portit të Durrësit. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se ky është projekti më i madh që ka pasur vendi.
'Si ka mundësi që ende nuk ka një deklaratë që të përshëndesë faktin se një vend, mori presidencën e procesit të Berlinit. Eshtë një proces që lindi nga mbështetja e Kancelares Angela Merkel dhe me kancelarin Scholz po shkon një etapë të re procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit është vizioni, Ballkani i Hapur është zbatimi i procesit. Fakti që i ve kapakun
Keqardhja ime është për kolegë deputetë të opozitës që i komplekson fakti se i shkojnë mbrapa si bedelë, kjo nuk është fyerje, doni të shkoni ushtarë në luftën e Saliut që është projekti më i rëndësishëm. Projekti është ngritja në një nivel krejtësisht tjetër. Është ta bësh njëlloj si Barcelona.
Kur ju e bërë parkun te liqeni, Genc Strazimiri, pasues i paetur i non gratës dhe doli atje me pistoletë të kopshti i fëmijëve, ju duhet të merrni shpatat, shigjetat për Durrësin. Shkoni te Astiri, kush kishte të drejtë, cuni i Fariut?
Të thuash se këtu do pastrohen para, nuk e di. Kam pasur kënaqësinë të takoj princin e kurorës, cuditërisht kam parë një afeksion. Nuk janë paratë e Saliut, është qeveria e emirateve. Shqipëria sot ka kryeministrin e duhur në momentin e duhur, të jeni të sigurtë se PS do fitojë dhe zgjedhjet e përgjithshme. I bëj thirrje ndërgjegjësimit të demokratëve, hiqni dorë nga sulmet që i bëni investimit më të madh siç është ai i Portit të Durrësit.- tha Balla.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e radhës e opozitës së bashkuar do të zhvillohet brenda vitit 2022. Në një prononcim për mediat nga oborri i Parlamentit, Berisha tha se parlamenti është kthyer në një shartore, ku kryeministri përdor fjalor ordiner dhe mbështetet nga drejtuesit e Parlamentit. Berisha tha se në Kuvend, vendimmarrjen e kanë grupet kriminale. Berisha tha se protesta e radhës do të përfshijë edhe Parlamentin.
Fjala e Berishës jashtë Kuvendit:
Parlament pa rregulla, nuk respektohet asnjë nen. Këta qeveritarë janë të tmerruar nga vjedhjet që bëjnë me fonde publike. Këto ne nuk duhet ti denoncojmë për publikun. Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, platformë sharjeje ku kreu i maxhorancës i lejon vetes fjalor ordiner. Edhe nuk ndëshkohet nga ky fjalor por mbështetet nga drejtuesit e Parlamentit.
Parlamenti është transformuar në një institucion ku vendosin grupet kriminale dhe merren vendime në interes të grupeve kriminale. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë. Në momentin e caktuar do vijë populli opozitar të thotë dy fjalë këtyre hajdutëve. Kemi dorëzuar një rezolutën për genocidin serb në Kosovë.
Nuk pranojnë të ndiqet procedura. Është ligj absolut. Linda e parlamentit, e mban në sirtare sepse kështu i thotë Edi i Surrelit. A mund të funksionojë në këtë mënyrë parlamentit. çfarë do thotë Linda e parlamentit kur Edi i Surrelit na thotë aty fjalët më të turpshme. Është bërë një situatë e padurueshme. Ne sot u detyruam të komunikojmë me facebook.
Kjo do jetë një gjë e zakonshme në parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty. Por ne kemi fjalën si përgjigje. Ne shkojmë me fjalën. Jemi që parlamenti të funksionojë që të jetë arena e debatit dhe të vërtetave. Sot është vetëm fillimi i një beteje. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Populli opozitar do të jetë këtu patjetër./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu drejtua disa demokratëve duke iu thënë se disa prej tyre janë të përfshirë te afera e Portit të Durrësit. Nga salla e Kuvendit, Alibeaj tha se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë vijuar pazaret prej 30 vitesh.
DEKLARATA E ALIBEAJT:
Edukata familjare nuk ma lejon që t'ua përmend emrin dhe të flas më të njëjtën gjuhë. Kush e do opozitën le të bëjë diçka, të shkëputet. Ngrihet ai që para një jave që lëshoi rrufe fyerjesh. E njëjta gjuhë, të njëjtat fyerje, e akuzohemi ne për shitje? Për pazare? Jo. Shqiptarët do të duhet që ta kuptojnë se ka ardhur koha për t'i japim fund, me çfarëdo lloj kostoje. E kemi për detyrë ta bëjmë sot dhe do ta bëjmë në vazhgim. Kjo është sakrifica që na kërkohet ne, që do të duhet ta marrim përsipër. Të shitur e të blerë? Pazarxhinj ne? Që inceneratorët këtu një pjesë nuk e votuan. Eshtë sakrificë e madhe që t'i dalësh përballë pazareve të 30 viteve. Vazhdojmë ende sot "E duam si e gjithë Europa", në fakt jemi në fund. Njëra anë dhe ana tjetër, zhurmë. Jemi këtu për t'u dhën fund pazareve, me përulësi. Një pjesë e madhe nga të dyja palët janë të zhytur tek porti i Durrësit. bëhet zhurmë gjasme sikur ka përplasje të madhe me këtë palën këtej. Kjo ju intereson, zhurma. Asgjë e thënë hapur. Të zhytyr tek aferat tuaja, ju intereson të keni shëmbëlltyrën tuaj nga ana tjetër. Shqiptarët mendojnë se këta kështu janë, të gjithë njësoj. Jo,jo. Ne po shkëputemi nga tranzicioni. Ne fjalën kemi. Parazitë në opozitë nuk duam. Do e çojmë ne para këtë mocion. Ashtu siç dimë ne. Një muaj askush nuk u kujtua, vetëm sot iu ra ndërmend. 32 vite më parë, pakkush do e kishte menduar se akoma edhe sot Shqipëria nuk do të ishte një vend anëtar në BE. Duket se shumë breza të tjerë do të kalojnë derisa ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Kam guxim ta shoh të vërtetën ashtu siç është.
TIRANË- 'Jam live me gjithë botën'-tha sot në Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai u fut live në Facebook, duke vijuar fjalimin, që iu ndërpre nga nën kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.
'Jam live me gjithë botën, mos u shqetëso ti, jam live me gjithë botën unë, hajde shihe.'- tha Berisha.
TIRANË- Nuk i dhanë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, por kryedemokrati Sali Berisha ka gjetur zgjidhjen në mënyrën e tij, në mjetin e tij të besuar. Në iPad. Pasi bllokoi Foltoren e Kuvendit, Berisha nxorri mjetin e tij dhe u fut LIVE nga rrjetet e tij sociale, duke mbajtur një fjalim, e jo i vetëm, por ftoi edhe demokratët e tjerë.
Meqë kishte fjalën dhe kohën e diskutimit sa të donte, kryedemokrati bëri akuza për disa nga ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur më shumë kohë tek Olta Xhaçka dhe Ulsi Manja.

Flamur Noka: Vjen kryeministri me gjuhë horri, e gjyh vulgu. Kjo është e turpshme. E pastaj pse dy kolegë reagojnë përjashtohen ndërsa kryeministri, jo. Ti jepet ministres titulli investitor strategjik, ç'tregon kjo? Që jeni hajdutë. E treta, këtu keni nxjerrë një listë, na thuaj, pse kemi 2 minuta? Sali Berisha, 2 minuta, Flamur Noka, 2 minuta. Tritan Shehu që ka qenë ministër i Jashtëm është ekskluduar.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtoi vendimin e marrë nga kryesuesja e Kuvendit, për të folur vetëm 2 minuta gjatë mocionit për Integrimin Europian. Kështu, duke dalë kundër vendimit, Berisha së bashku me deputetin e PD-së, Flamur Nokën, u nis drejt foltores.
Kjo bëri që garda e Shqipërisë të rrjeshtohet në Kuvend për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj deklaroi pezullimin e seancës.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj deklaratave të deputetit Tritan Shehut se ka lidhje me Ramën e se bën pazare me Partinë Socialiste. Alibeaj tha se fjala e thënë nga ai duhet të tërhiqet pas pasi është turp.
'Pazar këtu nuk bën askush. Kushdo që thotë po bëni pazar me Ramën, ti tërheqi pasi është turpi i tyre.'- tha Alibeaj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nisi fjalën e tij në Kuvend duke kundërshuar fjalët e përdorura nga kryeministri Edi Rama në seancën e mëparshme. Më tej, ai shtoi se opozita kërkon debat për mandatin e ministres Olta Xhaçka dhe po ashtu për projektin e Portit të Durrësit.
'Rama përdori një gjuhë fyese, kërkoj masë ndaj tij. Keni për detyrë të shpreheni, është një kërkesë që qëndron pezull, e keni të shkruar në procesverbalin e seancës. Keni për detyrim që të përgjigjeni. Thatë se dje kishte unanimitet. Nuk është e vërtetë, një nga gjërat që nuk kishte unanimitet, ishte ajo për Portin e Durrësit. Ju dje në Konferencë, në shkelje të hapur vendosët që debati për ligjin, që sipas rregullores duhet ti nënshtrohet rregullave, vendosët ta kufizonit kohën e debatit. Jo vetëm që javës së kaluar e kaluat në procedurë të përshpejtuar, por vendosët që me 24 të kufizonit kohën për të folur. është cështje e rëndësishme. Së treti, e dëgjova apologjinë për Xhackën, ju nuk i dhatë të drejtë opozitës, disa herë Xhaçka nuk erdhi në Komision. Disa herë ajo e shtyu në mënyrë banale për të mos u përballur me të vërtetën, nuk u la mundësia për diskutim. Kërkesa është e thjeshtë, kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit të njërës palë. Çështja e konfliktit të interesit, anëtarët e parlamentit që nuk duhet të jenë kundër ligjit është cështje publike. E fundit, është kërkuar sot nga PD mocioni,që të krijohet mundësia të flasim, e drejta për të folur është e kërkuesve, pazar këtu nuk bën askush. Kushdo që thotë po bëni pazar me Ramën, ti tërheqi pasi është turpi i tyre.'- tha Alibeaj.