LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e radhës më 5 maj/ Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë, Krasniqi: LVV të ndryshojë kandidate! Gërvalla: Hezitimi për votim të fshehtë i pakuptueshëm

• Ngërçi politik në Kosovë ka vijuar edhe në seancën e sotme ku sërish nuk u arrit dakordësim për konstituimin e Kuvendit për të dhjetën herë. • Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës. • Seanca mësohet se do të vazhdojë të hënën më 5 maj në orën 10:00. • Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. • Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të dhjetë për konstituimin e Kuvendit, akuzoi partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për bllokim të procesit. • Gërvalla në një deklaratë para mediave tha se hezitimi për të votuar me votë të fshehtë është i pakuptueshëm dhe tregon mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të vet. • Sipas saj, Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë se propozimi për Kryetar Kuvendi vjen nga partia fituese, dhe kjo nuk është çështje për debat. • Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk do të bëhet kryetare e Parlamentit edhe nëse do të tentojë 100 herë të tjera, Krasniqi shtoi se Kuvendi nuk meriton një figurë të tillë në krye. • Krasniqi ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin dhe të sjellë një propozim që mund të marrë shumicën e votave të deputetëve, për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. •  Sipas Krasniqit, LVV ka dalë e para në zgjedhje dhe po luan një lojë të ulët duke e mbajtur peng Kuvendin dhe duke injoruar verdiktin e qytetarëve. • Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme. • Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. • LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. • Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Hezitimi për votim të fshehtë i pakuptueshëm", Gërvalla: Mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të tyre

Seanca e radhës më 5 maj/ Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as
Gervalla

KOSOVË- Deputetja Donika Gërvalla pas ndërprerje së seancës konstituive tha se opozita nuk duhet t’ua mohojë të drejtën e votës deputetëve të saj.  Gërvalla në një deklaratë para mediave tha se hezitimi për të votuar me votë të fshehtë është i pakuptueshëm dhe tregon mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të vet.

“Kjo sjellje lë të kuptohet se bllokimi i proceseve nuk është parimor, por i shtyrë nga motive që as vetë opozita nuk i artikulon qartë. Nuk dihet se çfarë skenarësh imagjinon opozita si zgjidhje, por përpjekja për ta shfrytëzuar votën e fshehtë si rrugëdalje është një përpjekje për të dale nga kjo situatë. Është e papranueshme që partitë opozitare të pengojnë në mënyrë të vazhdueshme konstituimin e institucioneve”, tha ajo.

Sipas saj, Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë se propozimi për Kryetar Kuvendi vjen nga partia fituese, dhe kjo nuk është çështje për debat.

“Të gjitha këto manovra duken si përpjekje për të fituar kohë në funksion të një marrëveshjeje të paqartë, të cilën opozita duhet ta sqarojë: A është kjo përpjekje për të formuar një qeveri me Listën Serbe? Apo ende nuk ka marrëveshje mes tyre? Apo synojnë zgjedhje të reja?

Paralajmërimi i vazhdueshëm i kryetarit të PDK-së për zgjedhje nuk është i drejtuar ndaj LVV-së, Guxo-s apo Alternativës, por ndaj LDK-së, e cila nuk duket e interesuar për zgjedhje. Ne nuk i synojmë zgjedhjet, por as nuk i shmangemi nëse mbeten zgjidhja e vetme. Megjithatë, nuk duam që qytetari i Kosovës të kthehet sërish në votim, pasi ai e ka shprehur qartë vullnetin më 9 shkurt. Prandaj, presim që në seancën e së hënës të fitojë arsyeja dhe të ndërpritet bllokada”, tha Gërvalla. 

1 VITE ME PARE

"LVV të ndryshojë kandidate", Krasniqi: As herën e dhjetë dhe as të 100-të Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit!

Seanca e radhës më 5 maj/ Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as
Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka deklaruar se Albulena Haxhiu nuk do të bëhet kryetare e Parlamentit edhe nëse do të tentojë 100 herë të tjera, Krasniqi shtoi se Kuvendi nuk meriton një figurë të tillë në krye.

Krasniqi ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të ndryshojë kandidatin dhe të sjellë një propozim që mund të marrë shumicën e votave të deputetëve, për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Sipas Krasniqit, LVV ka dalë e para në zgjedhje dhe po luan një lojë të ulët duke e mbajtur peng Kuvendin dhe duke injoruar verdiktin e qytetarëve.

“As herën e parë, as të dhjetë e as të 100-të, nuk kalon Albulena Haxhiu, sepse nuk e meriton ky kuvend të ketë në krye një figurë të tillë. Ne pavarësisht sjelljeve të tyre, qëllimet dhe interesat e qytetarëve i kemi prioritet. Andaj, i ftojmë të ndërrojmë kandidatin, që të vinë dhe të sjellin një propozim i cili vërtetë mund të jetë rrugëdalje, që mund të marrë shumicën e votave të deputetëve, të konsituojnë kuvendin dhe t’i japim rrugë afateve kushtetuese për themelimin e qeverisë.

Albin Kurti nuk ka vota për t’u bërë kryeministër, kjo është arsyeja themelore pse po e mban peng shtetin e kuvendin. Sepse përndryshe i bie, që për më e rëndësishme është Albulena Haxhiu sesa 966 mijë votues të Republikës së Kosovës që kanë dhënë verdiktin e tyre, që është të ketë një zgjidhje tjetër. Keqardhje të vërtetë, gjithë qytetarëve të Kosovës për këtë lojë të ulët, të cilën kjo parti që ka dalë e para në zgjedhje që s’ka shumicë parlamentare po vazhdon që të luajë”, ka theksuar Krasniqi.

1 VITE ME PARE

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë, seanca e radhës më 5 maji

Seanca e radhës më 5 maj/ Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as
Foto

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës. Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.

Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të dhjetë për konstituimin e Kuvendit, akuzoi partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për bllokim të procesit.

Sipas Gërvallës, partia fituese, së bashku me partnerët e saj – ku bën pjesë edhe partia e saj, Guxo – ka ofruar alternativa për zhbllokimin e procesit, por nuk është e gatshme që të bëjë pazare.

“Kemi ofruar alternativa në vazhdimësi, ajo çfarë nuk kemi ofruar kanë qenë pazaret. Nëse përvoja e së kaluarës është që pazaret çojnë në zhbllokim, atëherë duhet të llogarisim që nuk jemi zhbllokim sepse ky koalicion nuk është i gatshëm të bëjë pazare në kurriz të funksionimit të institucioneve”, tha ajo.

Gërvalla tha se votimi i fshehtë është mënyrë e mirë për tejkalimin e procesit, por argumentoi se me mosvotimin e komisionit për këtë mënyrë votimi, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po blejnë kohë për një koalicion të mundshëm.

“A është diçka kjo për të krijuar një qeveri mes partive opozitare me Listën Serbe, apo që pazaret ende nuk kanë sjell rezultat, apo që duan ta çojnë vendin në zgjedhje të reja”, tha ajo, duke shtuar se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, por nuk i synojnë, tha Gërvalla.

Sipas Gërvallës, beteja politike është formimin e Qeverisë së re, e jo në konsitutimin e Kosovës, duke theksuar se "ose pushteti e bën Qeverinë, ose opozita me Listën Serbe2.

Ndërkaq, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë. Sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve po tenton që të "mbajë pushtetin me çdo kusht", duke e akuzuar sërish se ka një mentalitet "të diktatit".

"[Kreu i LVV-së, Albin] Kurti nuk ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja kryesore që po e mban peng shtetin, po e mban peng Kuvendin", tha ai, duke përsëritur thirrjen që LVV-ja të ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare pasi tha se Albulena Haxhiu as në herën "e 100-të nuk do të kalojë".

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në seancën paraprake se ndryshimi i mënyrës së votimit, kur veçse Kuvendi ka qenë në proces të votimit për kryeparlamentarin është jokushtetuese.

“Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiu. Kryetari i Parlamentit duhet të zgjidhet me marrëveshje politike dhe kështu do të vazhdojmë derisa ata nuk reflektojnë”, tha ai. Edhe Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së "që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare".

Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar. Para përpjekjes paraprake, më 1 maj, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara. Po atë ditë, deputetët u mblodhën, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja kërkoi që të krijohet një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Por, PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin ndonjë deputet për këtë komision dhe seanca u ndërpre.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Haxhiu po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja ta ndryshojë emrin për kryeparlamentar dhe madje AAK-ja ka përmendur edhe dy emra - Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi- nga partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat ka thënë se do t’i votonte.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Por, LVV-ja ka argumentuar se Haxhiu është kandidate meritore dhe ka refuzuar thirrjet për të vendosur dikë tjetër në emër të saj.

Partitë, që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, e kanë akuzuar LVV-në se po synon që të imponojë votimin e Haxhiut dhe me “qëllim po bllokon procesin”, pasi kanë argumentuar se kjo parti nuk i ka as votat për Qeverinë e re të Kosovë – proces që pason konstituimin e Kuvendit – për formimin e së cilës po ashtu kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash.

Por, LVV-ja ka thënë se nuk po i detyron partitë që ta mbështesin kandidaten e tyre për kryeparlamentare. Kjo parti, ka thënë se nuk është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por është e gatshme për një cikël të ri zgjedhor, si opsionin e fundit për dalje nga situata e krijuar.

LVV-ja më herët ka propozuar që së bashku me PDK-në dhe LDK-në të pajtohen që të votohen në paketë Haxhiu dhe tre nënkryetarët e Kuvendit – teksa dy nënkryetarë të tjerë i takojnë komuniteteve pakicë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme. Formimin e institucioneve të reja po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian që ka thënë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

Ndërkaq, më 30 prill ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në krijimin e institucioneve. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të veprojnë shpejt në këtë drejtim dhe t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake. Seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.

Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja./REL

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik, sot tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Seanca e radhës më 5 maj/ Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as
Foto

KOSOVË- Deputetët e Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00 në tentativën e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Pas betimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ku sot për herë të shtatë tentohet që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu të zgjidhet në krye të Kuvendit.

LVV e ka prezantuar deri tani Albulena Haxhiun si të vetmen kandidate për kryeparlamentare e por ajo ka përkrahjen edhe të partive tjera, PDK-së, LDK-së e AAK-së. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, ka apeluar që të shtunën të votohet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se çfarëdo zvarritje e mëtejshme e partive tjera duke votuar kundër konstituimit të Kuvendit, tashmë është e tepruar dhe e panevojshme.

Murati, përmes një postimi në Facebok, ka thënë se për dallim prej qeverisë, ku vetëm koalicioni qeverisës i merr të gjitha pozitat në ekzekutiv, në Kuvend pushteti ndahet tek të gjitha partitë.

“Pra, nuk i merr të gjitha pozitat e kryesisë koalicioni qeverisës që bën 61 vota, por pozitat e kryesisë ndahen tek të gjitha partitë. Në njëfarë forme, hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ duke imponuar, nëse mund të quhet kështu, një Koalicion Konstituiv para se të kalohet tek Koalicioni Qeverisës”, shkoi ai.

Murati shton se Kryetari dhe një nënkryetar i takojnë partisë më të madhe, një nënkryetar i takon partisë së dytë, një nënkryetar i takon partisë së tretë, dhe dy nënkryetarë u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë. Ai tha se nuk ka kuptim që edhe më tej të stërzgjatet diçka që është e përcaktuar në Kushtetutë.

Sipas tij, marrë parasysh situatën në të cilën gjenden, mënyra e votimit të fshehtë, e sugjeruar edhe nga Gjykata Kushtetuese ofron mundësinë ideale për të dalë nga ngërçi dhe deputetët e zgjedhur të mund të çojnë në vend pushtetin e deleguar nga qytetarët, duke konstituuar Kuvendin e duke zgjedhur qeverinë e re. 

kuvendi i kosoves gervalla memli krasniqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet