LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi pres të prezantoj Diellën në BE! Marta Kos: Shqipëria ka edhe shumë rrugë përpara. Costa: Mali i Zi ka përparim më të madh

• Samiti për zgjerimin e BE-së po zhvillohet sot në Bruksel, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Unionit dhe ato të vendeve kandidate. • I pranishëm në Bruksel ishte planifikuar të ishte edhe kryeministri Edi Rama, por pjesëmarrja e tij u anulua në minutën e fundit. • Më tej kanë marrë pjesë edhe kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu. Ndërsa nga Unioni ka marrë pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. • President i Këshillit Evropian, Antonio Costa theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë për të ardhmen e rajonit. • Gjatë fjalimit në Bruksel, Presidenti i KE vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit. • Por sipas tij, Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe ambicia e tyre për mbylljen e negociatave është e madhe. • Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për progresin e bërë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Kos theksoi se viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar. • Kryeministri Edi Rama një intervistë live për Euronews për Samitin e Zgjerimit të BE-së, ku përmendi ecurinë e Shqipërisë në arritjen e objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda 2030-ës. • Teksa tregoi arsyen që e pengoi të merrte pjesë fizikisht në Bruksel, Rama nuk la pa përmendur edhe ministren e Inteligjencës Artificiale, Diellën duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që ka përdorur AI, kryesisht në korpusin ligjor duke ndihmuar në përshpejtimin e proceseve. • Kreu i qeverisë tha se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unik dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu. 

8 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Rama "përgëzon" SPAK: Veprimtaria e plotë e institucionit, unike në rajon! Lufta kundër korrupsionit e ekuilibruar, pa parë "djathtas apo majtas"

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përgëzuar punën e SPAK, duke thënë se ka krijuar në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve. Përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, Rama u shpreh lufta kundër korrupsionit ështe e ekulibruar dhe pa parë "djathtas apo majtas".

Në këtë kontekst Kryeministri Rama tha se pranon mbështetje dhe partneritet, por nuk jo leksione nga askush kur vjen puna te korrupsionit.

“Shqipëria po bën diçka unike në rajon, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë djathtas apo majtas. Më shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej pavarësisë deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit. Një gjë që asnjë vend në rajon nuk mund të pretendojë se e ka bërë. Në këtë moment, ne pranojmë mbështetje, partneritet por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen puna te korrupsionit”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Samiti i Zgjerimit të BE, Rama: Nuk u dorëzuam as kur Këshilli europian na refuzonte! Hapja e 5 nga 6 grup kapitujtve është rekord absolut

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se ky vit ka qenë tejet pozitiv, pasi janë hapur 5 nga 6 grup kapituj brenda pak muajve. Përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit të BE, Rama u shpreh se ekipi i tij nuk u dorëzua as kur Këshilli europian refuzonte të hapte negociatat për Shqipërinë. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha në fund se shpreson që Shqipëria të ulet në tryezën europiane. 

“Raporti është pozitiv dhe i gjithë viti ka qenë tejet pozitiv. Kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj brenda pak muajve që është rekord absolut. Është diçka që vetëm deri pak vite më parë nuk mund ta imagjinonim. Përveç të zakonshmes që lidhet me punë e madhe, do të shtoja dhe shpejtësia lidhet me nga njëra anë gjatë atyre që unë i quaj vite të poshtërimit, ato vite kur komisioni i BE rekomandonte këshillin të çelte bisedime dhe ne refuzoheshim nga disa vende, ndërsa ne përgatiteshim për momentin e çeljes dhe u stërvitëm në fort duke i thënë vetes se momenti ynë do të vijë dhe duhet të jemi gati.

Kur momenti mbërriti ne ishim më të përparuar se të tjerët. Ja ku vjen faktori numër 2 që është Brukseli i cili ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën evropiane për të bërë Brukselin të zgjohej jo vetëm në nivelin e komisionit, por dhe në nivelin e këshillit ku fjalët na thuheshin më përpara, përfundoi. Shpresoj që më së fundmi do të ulemi së bashku rreth të njëjtën tryezë”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Lufta ndaj korrupsionit, pranojmë mbështetje por jo leksione", Rama: Diella është shtatzënë me 83 foshnja bazuar në ekografi, është pjesë e një lufte sistemore

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është kombi më eurooptimist në Europë. Përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, Rama u shpreh se përsa i përket luftës ndaj korrupsionit pranon mbështetje dhe partneritet, por jo leksione.

Ai tha se ministria e krijuar me AI, Diella është produkt i një lufte sistemore përmes modernizimit. 

“Kur bie fjala për rajonin, bie dakort që ky është një proces i bazuar në meritë. Ka karakteristika dhe vende të ndryshme në rajon. Kur vjen fjala te ne, them se jemi kombi më eurooptimist në Europë. Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike, reformën në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e strukturës së posaçme ka krijuar në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit shkon përtej fjalëve dhe sipërfaqes. Ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri, po ndodh në vitet e fundit, diçka që asnjë vend nuk pretendon se e ka bërë. Është për të thënë se e kemi marrë shumë seriozisht, ne pranojmë mbështetje dhe partneritet, por jo leksione kur vjen puna te korrupsioni.

Diella, produkt i një lufte sistemore përmes modernizimit. Brenda 2027 synojmë të kemi sistemin e plotë bazuar në AI të prokurimeve publike. Diella është shtatzanë me 83 foshnja bazuar në ekografi dhe kësisoj na duhet të presi të lindë këta të 83 bebat. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë sa i takon përkthimit dhe analizimit të përgatitjes së të gjitha paketave ligjore për tu miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë dhe të hedhim hapa të mëdhenj duke përdorur teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale për të treguar që vendi ynë në Europë është i merituar.” tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Samiti i Zgjerimit të BE, Rama: Në 2030 në tryezën e vendeve të BE-së! Në 2027 duhet të kemi mbyllur negociatat

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së bashku me Komisionin Evropian kanë rënë dakord për të mbyllur negociatat në vitin 2027. Gjatë një lidhje me Samitin “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se në vitin 2030 Shqipëria do jetë në tryezën e Bashkimit Europian.

“Në fakt kur momenti mbërriti ne ishim shumë më të përparuar. Dhe Brukseli ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën Europiane për ta bërë Brukselin të zgjohej. Unë shpresoj shumë që do të ulemi së bashku rreth të njëjtës tryezë. Aq sa më takon unë mund të them se 2030 nuk është një datë që e kam parë në ëndërr por një afat që vjen si rezultat i punës. E nisim nga fakti që së bashku me Komisionin kemi rënë dakord mbi një kalendar që është ambicion detyrash shtëpie për ne për të mbyllur negociatat në 2027, ka mundësi për t’u bërë më shpejt, por le të themi në fund të 2027”, tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Rama shpjegon pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel: Nuk kishte asgjë politike, doli një problem ajror

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpjeguar pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel. Përmes një videokonference, Kryeministri Rama kërkoi falje që nuk mundi të ishte pjesë e tyre. Ai tha se fluturimi i tij u anulua, pasi pati një problem teknik ajrorë dhe se nuk kishte asgjë politike.

"Ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty, ishte një problem teknik ajrorë që s’kisha të bëja, por nuk merrja dot avionin." tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Shqipëria ka bërë progres"/ Antonio Costa: Por Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në BE, kanë përparimin më të madh

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Antonio Costa

BRUKSELPresident i Këshillit Evropian, Antonio Costa theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mirë për të ardhmen e rajonit. Gjatë fjalimit në Bruksel, Presidenti i KE vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën e anëtarësimit. Por sipas tij, Mali i Zi ka bërë përparim të jashtëzakonshëm dhe ambicia e tyre për mbylljen e negociatave është e madhe. Costa në fund theksoi se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 që do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. 

“Unë besoj se Mali i Zi mund të jetë vendi i 28 në 2028. Mali i Zi ka bërë përparimin më të madh dhe ambicia e tyre për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026 duket e besueshme, nëse ata vazhdojnë me të njëjtin angazhim dhe punë intensive për reformat e kërkuara. Shqipëria ka arritur progres të theksuar në rrugën e anëtarësimit“, tha Costa./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Shqipëria progres të paprecedentë që prej 2024-s"/ Marta Kos: Angazhim i lartë politik për anëtarësimin në BE

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për progresin e bërë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Gjatë fjalës së saj në Bruksel, Kos thekson se viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar. Ndër të tjera, Kos theksoi se kandidatët për anëtarësim kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat, ndërsa viti i ardhshëm do të jetë moment i së vërtetës për progresin e tyre.

“Ne evropianët sot duhet të bëjmë më shumë që të marrim në kontroll kontinentin tonë, të zhvillojmë vlerat tona dhe të mbrojmë sigurinë tonë. Kjo mund të jetë e suksesshme vetëm duke punuar dorë për dore me fqinjët tanë, sidomos vendet kandidate. Vetëm kur të bëjmë të plotë unifikimin e Evropës mund të sigurojmë paqe dhe prosperitet.

Viti 2025 ishte një vit i mirë me vendet kandidate. Progres shumë domethënës janë bërë nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina. Kjo tregon se reformat gjithmonë të shpërblejnë. Ne kemi implementuar një integrim gradual me vendet e Ballkanit Perëndimor, me investime dhe ndarje vlerash dhe një rol më të madh përpara se ata të plotësojnë të gjitha kriteret. SEPA dhe Roaming janë disa prej fushave ku disa vende janë bërë anëtare.

Zgjerimi i suksesshëm është mundësi realiste për vitet në vijim. Mali i Zi kërkon të përfundojë negociatat në fund të 2026-s dhe Shqipëria synon në fund të vitit 2027. Moldavia dhe Ukraina në vitin 2028. Për mua ambiciet janë më të rëndësishme se vitet apo datat dhe Komisioni i mbështet këto ambicie. Këto 4 kandidatë për vitin që po lëmë pas i kanë justifikuar ato ambicie me arritje dhe aksione konkrete.

Mali i Zi më i avancuari, dhe më i përgatituri drejt zgjerimit. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Katër grupkapitujt të tjerë janë hapur dhe në nëntor hapim grupkapitullin e fundit. Kjo është një njohje e angazhimit të qartë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qartë të shoqërisë shqiptare, 91% e qytetarëve e duan anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë progres në reformat mbi kapitujt themelorë dhe në fund të vitit do të ketë gati përfundimet e ndërmjetme”, tha Marta Kos./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Udhëheqësit evropianë në Bruksel/ Sot samiti për zgjerimin e BE me vendet kandidate, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Samiti për zgjerimin e BE në Bruksel/ Rama intervistë LIVE: Mezi
foto ilustruese

BRUKSEL- Samiti për zgjerimin e BE-së do të zhvillohet sot në Bruksel, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Unionit dhe ato të vendeve kandidate. Siç raportohet, punimet e samitit pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00

I pranishëm në Bruksel do jetë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu. Ndërsa nga Unioni do të marrë pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Samiti do të ofrojë një platformë të parë të këtij lloji për udhëheqësit e vendeve kandidate për të shprehur perspektivat e tyre mbi rrugën e zgjerimit, nga vendosmëria e Ukrainës dhe Moldavisë mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë deri te pritja dekadashe e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim. Secili udhëheqës do të sjellë njohuritë e veta se si perceptohet zgjerimi nga pikëpamja e kombit të tyre dhe çfarë do të sjellë rruga përpara./Dosja.al

samiti per zgjerimin e be bruksel edi rama antonio costa marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet