LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan për dyfishim të ekonomisë! Rama: Nesër nuk zgjidhim konfliktin e Kosovës!

•Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë një ditë para samitit të Procesit të Berlinit. •Para mbajtjes së samitit, Presidentja e KE-së është takuar me presidentin Bajram Begaj, ku fokusi i takimit ishte përshpejtimi i procesit të integrimit në BE. •Më pas Von der Leyen është takuar me kryeministrin Edi Rama, ku zhvilluan një konferencë të përbashkët për median. •Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, deklaruan se nesër në vëmendje të bisedimeve do të jenë arritjet e procesit ndër vite dhe angazhimi i Shqipërisë për mbarëvajtjen e tij. •Von der Leyen deklaroi së Shqipëria po ecën me sukses për tu bërë pjesë e BE-së e nënvizoi se do të ndërmerren një sërë reformash të cila brenda këtij 10-vjeçari do të dyfishojnë ekonominë e vendit tonë. •Ndërkohë kryeministri Rama zbuloi se nesër në samitin e Procesit të Berlinit do të paraqitet një plan i ri që e ndihmon Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE. •Sa i përket rajonit, Von der Leyen dhe Rama deklaruan se nesër gjatë samitit nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë Rama shtoi se ka hapësirë për takime. •Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet ditën e hënë në Tiranë.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Samiti i Berlinit në Tiranë/ Rama zbulon detaje: Një plan i ri që ndihmon Ballkanin Perëndimor për t’u integruar në BE

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media deklaroi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të paraqesë nesër në samitin e Procesit të Berlinit një plan të ri që e ndihmon Ballkanin Perëndihmor për t’u integruar në BE.

Rama: Me presidentetn e Bashkimit Europian kemi folur dhe për atë që sipas meje është risia më e rëndësishme e një samiti të procesit të Berlinit. Ajo ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë që të ecin më shpejt drejt BE. Për këtë presidentja do të flasë nesër në samit, prandaj nuk e di se sa do të zbulojë sot në këtë konferencë.

2 VITE ME PARE

"Po ecën me sukses drejt BE-së", Von der Leyen mesazhe për Shqipërinë: Të çelim negociatat...

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan

TIRANË- Presidentja e Bashkimit Europian në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, në fjalën e saj tha se në këtë samit duhet të përqendrohemi te një plan i ri për rritjen e BE-së.

Von der Leyen: Duam që ju të bëheni pjesë e jona që të plotësojmë BE. Shqipëria ka arritur vërtet shumë. Objektivi ynë është që të çelim negociata për çështjet themelore sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të punojmë që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie ndërmjet nesh. E kemi filluar këtë me planin e investimeve me 30 mld euro. Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së. Po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka mundësinë të dyfishojë ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Duhen reforma dhe reformat të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrosit të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri.

2 VITE ME PARE

Situata në rajon/ Von der Leyen: Kosova dhe Serbia t'i kthehen dialogut ! Rama: Nuk është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Von der Leyen

TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë të përbashkët për mediat, deklaruan se nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë.

Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit, është baza për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien mes tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë nëpërmjet dialogut. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen. Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE. Pra pajtimi angazhimi, bashkëpunimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu.

Në fjalën e tij Rama tha se do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e rajonit, por sipas tij kërthiza e Europës është në Bruksel dhe samiti nuk është vendi për të diskutuar këto tema.

Rama: Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e liderëve, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE. Kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky synimi. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema.

2 VITE ME PARE

Nesër Samiti i Berlinit/ Rama në konferencë me Von der Leyen: Moment i rëndësishëm! Jemi të linjëzuar me BE-në

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajtën sot një  konferencë për shtyp, një ditë para Samitit të Berlinit në Tiranë.

Rama: Sot ne jemi këtu me Presidenten Von Der Leyen, në vigjilje të një Samiti tjetër në Tiranë, i pari i Procesit të Berlinit organizuar jashtë kufijve të BE. Kjo na bën krenar dhe na jep mundësinë të shprehim kënaqësinë dhe të shfaqim mikpritjen shqiptare e cila besoj se po të kishte një konkurs në Europë, do ta synonte me shumë dinjitet vendin e parë.  Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjëra të tjera që jo vetëm jemi larg vendit të parë, por që na duhet shumë përpjekje për të hyrë në perimetrin re standardeve dhe cilësisë së jetës së BE. Presidentja ka ardhur e para nga të gjithë liderët që do të vijnë më vonë apo nesër, edhe sepse e ka çelur këtë moment kaq të rëndësishëm për ne, me çeljen e rrugës për të gjithë vajzat dhe djemtë në Shqipëri dhe rajon, që dëshirojnë të kryejnë studime të thelluara eruopiane, që do mund ta bëjnë në Kolegjin e Europës në Tiranë. Ai do jetë i dyti i Europës jashtë Belgjikës, pas atij që Komisioni vendosi të hapë në Poloni, për të mbështetur valën e parë të zgjerimit të Europës.

Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të 'screening' në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit. Më vjen mirë që nga Presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces, sikundër dua t'iu siguroj se nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira. Kemi folur edhe për situatën në rajon, për domosdoshmërinë e një ecjeje të përbashkët të vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar kapacitetet e procesit të Berlinit. Kemi folur dhe për risinë e Samitit të Procesit të Berlinit, që ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri, që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor, që të ecin më shpejt në drejtim të BE.

 

2 VITE ME PARE

Von der Leyen me Ramën në ceremoninë e Kolegjit Europian të Bryzhit: Faqe e re për arsimin në Shqipëri!

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Ursula Von Der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë hapëse të një tjetër dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit në Tiranë, e ka konsideruar atë çeljen e një faqeje të re për arsimin në Shqipëri.

Von der Leyen: I nderuar kryeministër, i dashur Edi, shumë e dashur federika. E mbaj mend vjet kur ishit ju që lançuat idene e mrekullueshme për të patur një degë të kolegjit të Europës në Tiranë, ishin ju që e patët këtë ide. Kështu filluan punën, KE qeveria juaj dhe Kolegji i Europës. Dhe ja ku jemi sot duke krijuar themelet e degës së tretë të kolegjit të europës në Tiranë. Nesër do të hapim edhe zyrën e kolegjit por sot do të përqendrohemi te ata që do ti japin jetë kolegjit. Dhe sot ishte kënaqsi të lanconim çeljen e regjistrimit në këtë kolegj për këtë vit akademik. Ju e thatë vetë kjo është dega e tretë e kolegjit.  31 studentë do të jenë pjesë e kurist master. Por kam kënaqësië tu njoftoj se do të kemi 15 bursa për studentë të Ballkanit Perëndimor për 3 vite.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes tha para presidentes së Këshillit të Europës Ursula Von Der Leyen, u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE, ndërsa në lidhje me hapjen kolegjit Evropian në Tiranë, ai tha se është më tepër sesa një universitet.

Rama: Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE. Kolegji është në pararojë të kësaj, por s’ka rrugë tjetër. Ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen nga jashtë e bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi. Kjo përveç kësaj është edhe një mësim më i thelluar për BE-në. Mendoj se kemi të drejtën të jemi të lumtur dhe më shumë të më tepër të rinj shqiptarë sesa 31 të tillë janë të prirur e duan të jenë pjesë e tij.

2 VITE ME PARE

Begaj me Von der Leyn, zbardhen detajet e takimit: Shqipëria e vendosur në rrugën e BE-së

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Foto nga takimi

TIRANË- Presidentja e Këshillit të Europë, Ursula Von der Leyn dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajaram Begaj janë takuar ditën e sotme në ambientet e presidencës, ku kanë folur  mbi agjendën bashkëvepruese të zhvillimit të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Gjatë takimit dy krerët kanë folur për bashkëpunimin rajonal të Ballkanin Perëndimor dhe mbi rrugën drejtë integrimit europian.

STATUSI I BAJRAM BEGAJ

Prita sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës. Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

 

2 VITE ME PARE

Rama takim me Ursula Von der Leyen: Me miken e madhe të Shqipërisë, në ngritjen e një ure të re me BE-në

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Edi Rama dhe Ursula Von der Leyen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në ceremoninë e hapjes të një tjetër dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.

Rama në fjalën e tij drejtuar Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri, ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samit ta paharruar për çdo të ftuar. Ai gjithashtu shtoi se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikpritjes.

RamaNë këto punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por falenderimi që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra, është mjaft kumptimplotë sepse ajo e tha dhe e bëri. Kaq e thjeshtë dhe më besoni kam parë Samite, por jo çdo Samit ka firtytin e rezultateve në një kohë kaq të shpejtë. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa ne që jemi këtu për të nisur këtë aktivitet. Samiti i Procesit të Berlinit është hera e parë që ndodh në Shqipëri, jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar. Me që ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë, sepse mendoj që kanë bërë kaq shumë Samite dhe ndonjëherë janë kaq të lodhur nga Samitetet që bëjnë, por jo çdo samit është i paharruar në një standard europian, por këtu mikëpritja është e një tjetër niveli.

2 VITE ME PARE

Presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen takim me Begajn në Presidencë (FOTO)

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Ursula Von der Leyen dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë dhe është takuar me presidentin e vendit Bajram Begajn.

Von der Leyen është shoqëruar nga ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Më pas, Von der Leyen pritet të takojë kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen do të kryejë takime ditën e sotme në kuadër të përgatitjes për ditën e hënë dhe do të diskutojë disa nga çështjet që do të merren për diskutime, një ndër to dhe çështja e Kosovës. Në samitin e së hënës në Tiranë kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe liderë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian si Kancelari Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron dhe udhëheqës të vendeve të Ballkanit perëndimor

2 VITE ME PARE

Von der Leyen mbërrin sot e para nga zyrtarët e samitit, takime me Begaj dhe me Ramën

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Von der Leyen

TIRANË -Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbritur ditën e sotme e para në Tiranë, lidhur me një gjendje të samitit të Procesit të Berlinit. Zyrtarja më e lartë e Evropës do të zhvillojë takimin e kaluar të sotme më Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Von der Leyen do të kryejë takimin e ditës së sotme në kuadër të përbashkët për ditën e hënë dhe do të diskutojë disa nga çështjet që do të merren për diskutime, një ndër to dhe çështja e Kosovës.

Në samit deri më tani është pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Ndërkohë, Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, samitit të Procesit të Berlinit.

2 VITE ME PARE

Nesër Samiti i Procesit të Berlinit, mbi 2000 efektivë ‘blindojnë’ Tiranën! Këto janë rrugët që do të bllokohen nga sot

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Harta

TIRANË- Për sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën, mbi 2 mijë efektivë do të blindojnë Tiranën.  Disa rrugë do të bllokohen duke nisur nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme. Një ditë më parë policia publikoi hartën e bllokimeve që nis që nga Rinasi e deri në brendësi të qytetit.

Perimetri i sigurisë nis nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa do të jenë 1604 efektivë dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës të angazhuar për këtë event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Rrugët që do të bllokohen

Për garantimin e sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; 
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, “ETC-RTSH-Stadium”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”;
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Ukraina e lirë”.
Në këto akse rrugore, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.

Të gjitha bizneset private që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë, ditën e hënë do të jenë të mbyllura. Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, nuk do të lejohet as lëvizja me këmbë, e qytetarëve.

Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Harta
Samiti i Procesit të Berlinit/ Von der Leyen në Tiranë: Plan
Harta

Ndalim të qarkullimit të automjeteve, më datë 16 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, dhe nga ora 15:30 deri në orën 20:00, do të ketë në akset rrugore: 

 •Rinas – Mbikalimi i Kasharit – autostrada “Durrës – Tiranë” – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës - rrethrrotullimi i Saukut – rrethrrotullimi pranë Akademisë së Sigurisë – Pallati i Brigadave – rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”;
•Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri te Rruga e Elbasanit (ky ndalim vlen për të gjitha llojet e mjeteve); 
•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan D’Ark” deri te sheshi “Nënë Tereza”;
•E gjithë rruga “Papa Gjon Pali II”;
•Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”. 

ursula von der leyen ne tirane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë