LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të mbahet në Shqipëri", Rama: Fitorja e Trump mund të jetë diçka e mirë për Evropën

• Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE). • I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. • Gjatë fjalës për gazetarët ai lajmëroi se ky takim do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri. • Ai u pyet lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, ku u shoreh se me zgjedhjen e tij për herë të parë të gjithë menduan se NATO do përfundonte, por sipas tij u bë më e fortë. • Kreu i qeverisë tha se duhet pritur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ndërsa shtoi se fitorja e Trump mund të jetë diçka më e mirë për Evropën. • Sipas tij shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe se nuk bën dallim kush është në Shtëpinë e Bardhë. • Për krizën politike në Gjermani, kreu i qeverisë tha se nuk i takon atij të flasë për këtë situatë, ku u shpreh me batutën: "Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël." • Ai shtoi se Gjermania është mjaftueshëm e fortë për të kapërcyer këto situata të tilla, dhe se kjo do t'i ndihmojë gjermanët të kuptojnë se kanë një vend të madh. • Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. • Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm. • Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së. • Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Takimi në Budapest/ Foto familjare e takimit të Komunitetit Politik Europian

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
pamje nga takimi

HUNGARI - Liderët evropianë që janë mbledhur sot në Budabest kanë bërë foton familjare në përfundim të takimit. Mes liderëve mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në foton familjare Rama ishte pozicionuar krah kryeministrit hungarez Orban dhe Presidentin e  Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të pranishëm në këtë takim ishin 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Gjithashtu në fokus të diskutimeve ishte sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.



1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Rama ulet në tavolinë me Erdogan dhe Mitsotakis në Hungari

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Tayipp Erdogan, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Republikës së Qipros Nikos Christodoulidis në Budapest. Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Qipros, Konstantinos Letympiotis ndau pamjet e takimit dhe diskutimet që u zhvilluan në tavolinë.

"Christodoulidis pati një takim dhe bisedë me Erdogan, në prani të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan, ndërsa më pas erdhën Mitsotakis dhe Rama. Christodoulidis pati mundësinë të bisedojë me presidentin turk Erdogan, si dhe me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan,"shkruan ai. 

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së.

1 VITE ME PARE

Sot Samiti i Komunitetit Politik Europian/ REL: Liderët evropianë mblidhen në Budapest për të diskutuar për kthimin e Trumpit dhe tema të tjera

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
Presidenti francez Emmanuel Macron (i pari majtas) dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte afër tij, në samitin e Budapestit, Hungari, 7 nëntor 2024.

HUNGARI- Rreth 50 liderë evropianë – përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte – janë mbledhur të enjten në Budapest për të diskutuar për marrëdhëniet e tyre transatlantike. Ata shpresojnë se nuk do të kenë mospajtime të ngjashme me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, sikur gjatë mandatit të tij të parë. Në mesin e liderëve që po marrin pjesë në samitin e Budapestit janë edhe ata të Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e falënderoi kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për mikpritjen.

Liderët evropianë do të kërkojnë edhe pajtueshmëri për një qëndrim të përbashkët dhe të fuqishëm ndaj Rusisë gjatë këtij samiti njëditor. Rutte, i cili ishte kryeministër i Holandës gjatë mandatit të parë të Trumpit 2017-2021, tha se “punova shumë mirë me të gjatë katër vjetëve”.

“Ai është shumë i qartë për atë që dëshiron. Ai e kupton se duhet të merremi me njëri-tjetrin për të ardhur në një përfundim të përbashkët. Dhe, mendoj se mund ta bëjmë këtë”, tha Rutte.

Trumpi i shtyu aleatët evropianë të NATO-s të shpenzojnë më shumë në mbrojtje gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Ai u kërkoi atyre të shpenzojnë mbi 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtje, ashtu siç kërkohet nga shtetet e NATO-s, si dhe të jenë më pak të varura nga ushtria amerikane. Kjo kërkesë e tij është plotësuar plotësisht.

“Kur ai ishte president, ishte njeriu që na nxiti ta tejkalojmë 2 përqindëshin. Dhe tani, falë tij, NATO, nëse nuk i llogarisim shifrat e SHBA-së, i ka tejkaluar shpenzimet prej 2 për qind”, tha Rutte.

Charles Michel, president i Këshillit të BE-së, u pajtua se kontinenti evropian duhet të jetë më pak i varur nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne duhet të jemi më mjeshtër të fatit tonë. Jo për shkak të Donald Trumpit apo Kamala Harrisit, por për shkak të fëmijëve tanë”, tha ai.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trumpi ka kërcënuar Evropën me luftë tregtare, tërheqjen e SHBA-së nga përkushtimet ndaj NATO-s, si dhe me ndryshime thelbësore në mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Të gjitha këto çështje mund të kenë pasoja të jashtëzakonshme për vendet e Evropës. Trumpi ka thënë se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, e cila nisi më 2022, brenda ditësh pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ukraina dhe shumë mbështetës të saj evropianë druajnë se kjo nënkupton marrëveshje paqeje sipas kushteve që i leverdisin presidentit rus, Vladimir Putin, që përfshijnë heqjen dorë nga territori. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili është nikoqir i samitit dhe adhurues i Trumpit, tha të enjten në mëngjes se ka pasur një bisedë telefonike me Trumpin gjatë natës, duke shtuar se “kemi plane të mëdha për të ardhmen”!

Ndikimi i rezultatit të zgjedhjeve në SHBA mund të ndihet në Evropë për vite me radhë, në çështje si luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, si dhe emigracioni dhe ndryshimi klimatik./ REL

1 VITE ME PARE

"Jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël", Rama për krizën politike në Gjermani: Është vend mjaftueshëm i fortë për të kapërcyer këto situata

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
edi rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Ai është pyetur nga gazetarët për një koment për krizën politike në Gjermani. 

Rama tha se nuk i takon atij të flasë për gjendjen në Gjermani, ku u shpreh me batutën: "Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël." Ai shtoi se Gjermani është mjaftueshëm e fortë për të kapërcyer këto situata të tilla, dhe se kjo do t'i ndihmojë gjermanët të kuptojnë se kanë një vend të madh. 

"Unë jam më i gjati mes gjithë këtyre por përfaqësoj një vend të vogël. S’më takon mua të flasë për gjëra të tilla kaq të mëdha si ajo që po ndodh në Gjermani apo SHBA. Në fund të fundit të fundit, besoj se Gjermania, SHBA-të, të gjitha këto vende të mëdha janë mjaftueshëm të forta për të kapërcyer të tilla situata. Kjo do të ndihmojë gjermanët të bëjnë më shumë dhe të kuptojnë se kanë një vend të madh.

Besoj se ajo çfarë është thënë dhe diskutuar përpara zgjedhjeve europiane shkoj shumë larg, ajo që ndodhi në zgjedhjet në SHBA mund të jetë një mundësi për të riformësuar shumë gjëra, për ta parë botën paksa ndryshe, për ta parë Europën paksa ndryshe. Europa po bëhet më e vjetër, ka nevojë për më shumë energji dhe më pak rregullime, ndoshta është mundësi për të vendosur në lëvizje gjërat.", tha Rama

1 VITE ME PARE

FOTO/ Sot Samiti i Komunitetit Politik Europian në Hungari, Rama ulet në tryezë me Vuçiç

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Mes takimeve me lider të ndryshëm, Rama ka gjetur kohë për tu ulur dhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. 

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Nga takimi me Orban, Macron e Tusk te përshëndetja me Zelensky-n, çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me liderët europianë në Hungari

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

HUNGARI- Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE) ku kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij, Viktor Orban.

Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së. 

Në fotot e mëposhtme paraqiten disa nga takimet dhe përshëndetje e Kryeministrit Edi Rama me disa nga liderët europianë.

1 VITE ME PARE

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Vitin e ardhshëm takimi do të mbahet në Shqipëri

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
edi rama

BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian. Rama tha se ka shumë gjëra për të diskutuar, ndërsa shtoi se ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve europiane.

“Po marrim stafetën për takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, gjysmën e parë të vitet që vjen. Ka shumë gjëra për tu diskutuar. Ndryshimi i klimës është i kudogjendur dhe në krye të përparësive të vendeve europiane. Jemi krenarë ta mikpresim këtë takim. ”, tha Rama.

Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

1 VITE ME PARE

Fitorja e Trump/ Rama nga Budapesti: Mund të jetë diçka më e mirë për Evropën, mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, ku do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian. Rama u pyet nga gazetarët para nisjes së samitit lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump. 

Ai u shpreh se me zgjedhjen e tij për herë të parë të gjithë menduan se NATO do përfundonte, por sipas tij u bë më e fortët. Kreu i qeverisë tha se duhet pritur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ndërsa shtoi se fitorja e Trump mund të jetë diçka më e mirë për Evropën. Rama tha se shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe se nuk bën dallim kush është në Shtëpinë e Bardhë. 

“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë. Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën.

Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë u dridhen. Mund të jetë një mundësi e madhe për Evropën. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e bardhë nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama.

Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm. Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së. Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

1 VITE ME PARE

Mblidhet sot në Hungari Komuniteti Politik Europian, Rama pritet nga Orban, në fokus sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ "Vitin tjetër takimi do të
Viktor Orban dhe Edi Rama

HUNGARIA- Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (KPE). Nga ky takim mësohet se kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij, Viktor Orban.

Në samitin e sotëm do të marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të diskutimeve do të jenë sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.

Komuniteti Politik Evropian, iniciativë e presidentit francez Emmanuel Macron e ndërmmarrë në vitin 2022, është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se dhjetëra krerësh të shteteve edhe nga jashtë BE-së.

Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

edi rama samiti i komuniteti politik europian budapest

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet