LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po. Por jashtë zonës së sigurisë. Po hetojmë për Martinajn, Josifi në kërkim

• Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi kanë hequr vijën e kuqe për protestën e opozitës më 6 dhjetor. • Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku u shpreh se Policia e Shtetit garanton të drejtën për të protestuar, por jashtë rrethimit. • Ndërsa përditësoi edhe njëherë hartën e ndalim-kalimit në zonat ku do të kalonin liderët e huaj. • Rrumbullaku foli edhe për Ervis Martinajn dhe Amant Jusufin. • Për të parin tha se e kishte porosi nga kryeministri Edi Rama që ta zbardhnin zhdukjen e tij, ndërsa për Jusufin pranoi se ishte në kërkim ndërkombëtar.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mashtrimi me Call Center, Policia e Shtetit e konfirmon: Amant Josifi është në kërkim

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po.
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka konfirmuar se Policia së Shtetit ka shpallur në kërkim Amant Josifin. Në konferencën e sotme për shtyp, kryepolici pranoi se Josifi është një nga personat e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.

Lajmi konfirmohet prej tij, pasi u publikua nga mediat spanjolle me burim Policinë Spanjolle, por deri më sot nuk kishte pasur asnjë prononcim lidhur me të.

"Po kemi pasur korrespondencë. Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë,"-tha Rrumbullaku.

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

3 VITE ME PARE

Fati i Ervis Martinajt ende mister, Rrumbullaku: Hetimet janë në rrugë të mbarë. E kemi porosi nga Rama

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po.
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me fatin e të zhdukurit Ervis Martinaj, por duket se hetimet vazhdojnë. Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit janë në rrugë të mbarë por u rezervua me të dhënat që dha para gazetarëve. 

“Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar nga Policia e Shtetit zgjidhjen e rastit. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”- tha Rrumbullaku. Ndërkohë që xhaxhai i tij, Faik Martinaj pak ditë më parë u shpreh publikisht se ishte kryeministri Edi Rama ai që fshihej pas të gjithë ngjarjes duke bashkëpunuar me 6 banda për pronat në bregdet. Por edhe ai nuk dha emra veç atij të numrit një të qeverisë. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version, pasi edhe Rama u tërhoq. Ai tha se përderisa nuk ka prova, Policia e Shtetit nuk do të shprehet zyrtarisht për këtë dosje.

3 VITE ME PARE

Samiti i BE, ministri Çuçi heq vijën e kuqe: Protesta e opozitës vetëm jashtë perimetrit të sigurisë

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po.
Muhamet Rrumbullaku dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku lidhur me masat e sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë që është planifikuar dhe një protestë nga ana e opozitës së vendit. Në një komunkim me mediat, Çuçi tha se kjo është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë duke garantuar sigurinë në krah të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. 

“Ju garantoj që çdo gjë do të shkojë më së miri. Jemi plotësisht të përgatitur tamam si një vend europian,"- deklaroi Çuçi.

Lidhur me protestën e paralajmëruar nga grupime politike të opozitës, ministri i Brendshëm tha se ajo do të lejohet jashtë perimetrit të sigurisë ku do të zhvillohet samiti.

“Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet,”- deklaroi Ministri i Brendshëm.

Duket se qeveria është tërhequr nga vendimi i saj për të ndaluar në mënyrë kategorike protestën e opozitës, por kanë si kusht që të qëndrojnë brenda një kuadri të caktuar, ndërsa vetë kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se i vetmi vend ku do të protestojnë është Bulevardi. 

3 VITE ME PARE

Samiti i BE, Rrumbullaku: Data 6 dhjetor do të jetë ditë normale pune dhe shkolle

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po.

TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shtetit për qarkullimin dhe kufizimet që do të bëhen më 6 dhjetor ku do të mbahet dhe Samit i BE.

Gjatë konferencës për shtyp, Rrumbullaku u shpreh se policia e shtetit ka hartuar një plan të hollësishëm për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjithë kryeqytetin, kryesisht në zonat ku do ketë kufizime të lëvizjes së makinave për shkak të organizimit të Samitit.

Rrumbullaku shpjegoi dhe njëherë rrugët që do bllokohen dhe ritheksoi se pavarësisht lajmeve fillestare data 6 nuk do të pushim por njv ditë normale pune dhe shkolle.

"Dua të siguroj nxënësit, punonjësit e institucioneve, banorët rezidentë brenda permitetrit të sigurisë, por dhe jashtë tij, se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor."- u shpreh ai.

Drejtori i policisë së shteti Muhamet Rrumbullaku prezanoti ditën e sotme planin e hartuar në lidhje me mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të samitit të BE më 6 dhjetor. Ai prezantoi dhe njëherë se si do të jetë qarkullimi rrugor në kryeqytet dhe theksoi se nuk do të ndalojnë zhvillimin e protestës por do ta kontrollojnë atë në jashtë perimetrit të sigurisë.

3 VITE ME PARE

Samiti i BE në Tiranë, Rrumbullaku: Nuk e ndalojmë protestën, por nuk do lejohet brenda perimetrit të sigurisë

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po.
Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shtetit për qarkullimin dhe kufizimet që do të bëhen më 6 dhjetor ku do të mbahet dhe Samit i BE.

Gjatë konferencës për shtyp, RRumbullaku foli dhe në lidhje me protestën e opozitës, e paralajmëruar në të njëjtën ditë me Samitit, Rrumbullaku theksoi se policia nuk do të ndalojë asnjë protestë por theksoi se ajo do spostohet dhe monitorohet jashtë perimetrit të sigurisë.

Nuk e ndalojmë protestën, por nuk do lejohet brenda perimetrit të sigurisë

"Policia është e angazhuar në maksimumin e kapacitete për mbarëvajtjen e samitit. Në rrugëkalimet delegacioneve policia ka hartuar një plan të detajuar masash. Data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune dhe aktiviteti të përditshëm. Kemi marrë masat për devijimin në rrugë alternative me qëllim, që mos të ketë pengesa. Policia nuk ka pasur asnjë prirje për të spostuar asnjë protestë. Ne na imponojmë që të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën e paralajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë. Arsyeja do të fitoje mbi emocionet e kujtdo.'- njoftoi policia.. Jashtë zonës së kuqe, perimetri i sigurisë për delegacionet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Kemi të bëjmë me 32 delegacione të larta të BE-së mbi të cilin siguria prevalon mbi gjithçka"-tha Rrumbullaku.

3 VITE ME PARE

Samiti i BE në Tiranë, Policia e Shtetit prezanton masat dhe planin e ndërrmarrë për garantimin e sigurisë

Samiti i BE në Tiranë, Policia kufizon Berishën: Protesta, po.
Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Muhamet Rrumbullaku, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp ku ka prezantuar dhe njëherë masat e marra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit publik, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, në Tiranë.

Gjatë konferencës Rrumbullaku prezanoti planin e hartuar nga policia e shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë më dat 5 dhe 6 dhjetor, gjatë Samitit të BE që do të mbahet në Tiranë.

Fjala e plotë:

Përshëndetje,

Jam këtu, bashkë me kolegët, për t’iu përgjigjur interesimit të madh të qytetarëve, të adresuar nëpërmjet pyetjeve të dërguara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, menjëherë pas konferencës së zhvilluar ditën e djeshme, nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, për masat e sigurisë të marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit.

Janë adresuar qindra pyetje nga qytetarë e punonjës institucionesh, që janë brenda perimetrit të sigurisë, por dhe nga qytetarë të tjerë që duan të udhëtojnë drejt Tiranës apo të dalin nga Tirana.

Zhvillimi i Samitit të Bashkimit Europian, në Tiranë, tregon më së miri se Shqipëria është vend i sigurtë dhe demokratik. Nisur nga rëndësia insituticionale dhe nga impakti publik që ka ky event, Policia e Shtetit është e angazhuar me maksimumin e kapaciteteve të saj njerëzore dhe logjistike, për mbarëvajtjen e tij.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në rrugëkalimet e delegacioneve dhe në vendin ku do zhvillohet Samiti, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve.

Nisur dhe nga përvoja e aktiviteteve shumë të rëndësishme të zhvilluara më parë, Policia e Shtetit ka fituar përvojën e duhur dhe besojmë se edhe në këtë rast, Policia e Shtetit do të tregojë përkushtim dhe profesionalizëm, duke i bërë një shërbim të çmuar imazhit të vendit.

Dua të siguroj nxënësit, punonjësit e institucioneve, banorët rezidentë brenda permitetrit të sigurisë, por dhe jashtë tij, se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor.

Gjithashtu, dua të siguroj qytetarët shqiptarë se:

Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por në këtë rast, siguria e 32 delegacioneve shtetërore me liderët e tyre nga BE dhe Ballkani Perëndimor, e delegacionit të Presidentit të Këshillit, e Presidentes së Komisionit dhe e të gjithë personaliteteve VIP të kategorisë së autoriteteve të larta shtetërore, na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar .

Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar.

Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta.

Edhe një herë, dua të konkretizoj, nëpëmjet hartës, “Perimetrin e Sigurisë”, rrugët e bllokuara dhe rrugët alternative në të cilat mund të lëvizin lirshëm qytetarët.

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet