LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, jep dorëheqjen: Më ngritën kurth! SPAK nis hetimet. Asnjë koment ende nga Rama

• Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Vendimi i tij erdhi pas publikimit të një videoje intime të tij duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë. • Në reagimin e tij të parë publik lidhur me ngjarjen, Gjici shprehet se ra pre e një kurthi të përgatitur me detaje. E sa i përket vajzës në video, ai thotë se prej disa kohësh ka pasur një marrëdhënie intime me të, por prapë se prapë, kjo nuk justifikon atë që ka ndodhur. • Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. • Hetimet kanë nisur kryesisht pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. • Videon e disponon edhe Dosja.al, por bordi i drejtuesëve ka vendosur që të mos e publikojë për shkak të materialit +18. • Videoja në fjalë rezulton të jetë e filmuar më 6 Qershor të këtij viti dhe zgjat 2 minuta. • Pasi poseduam videon, Dosja.al tentoi që të kontaktonte me Safet Gjicin, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tij. • Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama ende nuk ka reaguar.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Video-Skandali i Gjicit/ Kush është e reja në video me kryebashkiakun e Kukësit, SPAK e merr në pyetje

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Pjese nga videoja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me videon seksuale të kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit Safet Gjici. Mësohet se vajza në video është me iniciale A.K, banuese në Durrës. 

Pas bëries publike të videos, SPAK ka identifikuar të renë dhe më pas e ka marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Kjo pasi SPAK ka nisur një hetim ndaj Gjicit. Ndërkohë që akuzat që rëndojnë mbi të nuk janë bërë ende me dije. 

2 VITE ME PARE

Skenderbeu pa gjithçka, si e përdhosi Safet Gjici zyrën e kryetarit të Bashkisë

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

KUKËS- Veprimi seksual i Safet Gjicit, kryebashkiakut tashme të dorëhequr të Kukësit ka shokuar vendin ditën e sotme. Në videon e publikuar sot në rrjetet sociale, shihej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të re në zyrën e kryetarit të bashkisë Kukës. 

Videoja e filmuar më datë 6 qershor ora 16:00, është mbi 2 minuta e gjatë dhe tregon përveç aktit të Gjicit dhe një panoramë të zyrës së tij. Ajo që vihet re është portreti i heroit tonë kombëtar, Skëndërbeut, shqiponja dy krenare e flamirut kombëtar por edhe një portret i babait të kombit tonë Ismail Qemalit. Dhe me këtë veprim të Gjicit, jo vetëm që përdhosi zyrën e tij por edhe portretet e figurave më të shquara të vendit tonë. 

2 VITE ME PARE

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos seksuale në zyrë, BIRN: SPAK ka nisur hetimet, por ende nuk dihet akuza

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e kryetarit të bashkisë. Video që është filmuar në zyrë dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal, por pa bërë të qartë se për çfarë akuze kishin filluar hetimet.

Vetë Gjici dha dorëheqjen disa orë pas publikimit. Në një mesazh në faqen e tij në Facebook ai kërkoi ndjesë dhe pretendoi se kishte rënë pre e një kurthi.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”, shkroi ai duke fajësuar rivalët politikë.

Gjici më tej pranoi që ishte në një marrëdhënie me gruan që shfaqet në video, por tha se në këtë situatë nuk kishte vlerë asnjë lloj justifikimi. Më tej ai shkroi se jepte dorëheqjen.

“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”, shkroi ai dhe e cilësoi ngjarjen një “mendjelehtësi të pafalshme”.

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të Gjicit nga detyra. Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Qarku i Kukësit është ndër më të varfrit në Shqipëri dhe vazhdon të eksportojë një numër të lartë emigrantësh, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një anketimi të organizatës Sëisscontact, popullsia e Kukësit ka rënë me 13% gjatë dekadës së fundit dhe gati 37% e banorëve të mbetur po planifikojnë gjithashtu të emigrojnë.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist në 10 vitet e fundit që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit,  për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale./BIRN

2 VITE ME PARE

Video-skandali i Gjicit, PD: Fakt i abuzimit të pushtetit nga PS-ja, përdhosi zyrat e shtetit

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas video-skandalit të kryebashkiakut të dorëhequr të Kukësit, Safet Gjici. PD-ja akuzon qeverinë se kjo është pasoja e pushtetit të marrë pa të drejtë dhe të vjedhur. Sipas PD-së, veprimi i Gjicit i ka përdhosur zyrat e shtetit në Kukës dhe se me këtë u faktua edhe njëherë abuzimi i pushtetit nga PS-ja. Në deklaratën për mediat, PD kërkon shpalljen e ditës së zgjedhjeve në Kukës.

Deklarata e Plotë:

Video e publikuar sot, që përmban një regjistrim të pahijshëm të kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë në vëmendje të opinionit disa fakte që lidhen me pushtetin dhe abuzimin me të. Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit. Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind. Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”.

Ky është një sistem që ngrihet prej një dekade tashmë, dhe video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij. Abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin, për të ushtruar presion, merr formën më të plotë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Safet Gjici, si produkt i zgjedhjeve të abuzuara dhe shtrembëruara, nuk mund të kishte fund tjetër. Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve. Kuksianët kanë të drejtë të flasin me votë dhe të zgjedhin kryetarin e tyre denjësisht. Ata që zgjidhen kulisave në kulisa e mbyllin, siç vërtetoi video-regjistrimi.

2 VITE ME PARE

Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të videos, VOA: Një tjetër kryebashkiak socialist, përfshihet në një skandal seksual

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

Në Shqipëri kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, dha sot dorëheqjen nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në të cilën ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Menjëherë më pas dhe Qeveria njoftoi se kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kishte rregjistruar ndërkohë një procedim penal ndaj Gjicit.

Një tjetër kryebashkiak socialist, përfshihet në një skandal me sfond seksual. Pas rastit të ish drejtuesit të Bashkisë së Dibrës, i cili 7 vjet më parë, u filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, sot në rrjetet sociale qarkulloi videoja e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, i rizgjedhur në këtë post më 14 maj, si përfaqësues i Partisë socialiste, teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.

Reagimi i parë erdhi nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit, kompetencë e së cilës janë dhe veprat penale të funksionarëve të lartë të shtetit. Kjo prokurori bëri të ditur se kishte nisur një procedim penal, me iniciativë të saj.

Kryebashkiaku i Kukësit, njoftoi më pas, përmes një postimi në Facebook, dorëheqjen si “një detyrim minimal” ndërsa kërkoi ndjesë publike ndaj “kujtdo që ka parë atë material të shëmtuar video”. Në postimin e tij, kryebashkiaku pranon se “prej disa kohësh ka një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke shtuar megjithatë se “nuk ka asnjë justifikim për atë çfarë ka ndodhur, pavarësisht se i rënë në kurth”, shkroi ai. Ndonëse përballë një rasti flagrant, kryetari i Bashkisë, përpiqet t’i japë edhe kësaj ngjarjeje ngjyrime politike, duke fajësuar kundërshtarët e vet politikë.

Më vonë, qeveria, në përfundim të mbledhjes së saj, njoftoi përmes ministres së Financave, se kishte vendosur shkarkimin e Gjicit nga detyra, pavarësisht njoftimit të këtij të fundit për dorëheqje.

Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv”./VOA

2 VITE ME PARE

Rama shkarkon Safet Gjicin...1 orë pasi ai dha dorëheqjen!

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici dhe Edi Rama

TIRANË- Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë Safet Gjicin i cili u filmuar në zyrë duke kryer marrëdhënie seksuale. Por pak me vonesë. Vendimi ishte marrë disa orë pasi Gjici dha vetë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit. 

“Sot Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë së Kukësit,” – u shpreh sot ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj teksa kishte dalë për të njoftuar për mediat, vendimet që kishte marrë Këshilli i Ministrave. 

Por për rastin e Gjicit ishte i vonuar, pasi ai e ka dhënë vetë dorëheqjen e tij.

2 VITE ME PARE

VIDEO-DETAJET/ Kush e filmoi Safet Gjicin

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në

KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shumë janë shqiptarët që e kanë parë dhe komentuar video-skandalin Safet Gjicit, ku shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë të re në zyrën e tij.

Por kush e ka filmuar këtë video?

Videoja është filmuar më datë 6 qershor të këtij viti në orën 16:00, disa ditë pasi Gjici u rizgjodh si kryebashkiak i Kukësit. Por autorësia e videos nuk dihet se cila është. Ndërkohë që nuk dihet nëse kjo video është një akt seksual kundrejt një favori pune apo nëse kryebashkiaku ka pasur lidhje intime me vajzën siç edhe ai pretendoi. 

Ajo që shihet në video është se objekti i filmimit ka qenë në çantën e të resë, pasi ajo shkon disa herë pranë saj. Videoja që po bën xhiron e rrjetit është filmuar me telefon teksa po luhej në një kompjuter. Vetë Gjici në një postim në Facebook e komentoi videon si një kurth ndaj tij, teksa dha dorëheqjen nga kryebashkiak i Kukësit. 

2 VITE ME PARE

Skandali seksual në Kukës prodhon zgjedhje të reja, shanset që ka opozita përballë rezultatit të 14 majit

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

TIRANË- Skandali erotik i Safet Gjicit, duket se ka çuar "ujë" në mullirin e opozitës. Tashmë pritet që pas dorëheqjes së tij dhe pranimit nga kryeministri Edi Rama, të ketë zgjedhje të reja të pjesshme në Bashkinë e Kukësit. Data pritet që të cakohet nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, që ende nuk ka vendosur as për Rrogozhinën, një tjetër bashki edhe kjo e fituar nga Partia Socialiste, ku rezultati është shpallur i pavlefshëm. Megjithatë deri më tani kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen, edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur tashmë një hetim për ish-kryebashkiakun. 

E ndërkohë që PS do të hyjë në zgjedhje e "plagosur", Partia Demokratike ka shansin që të përfitojë nga gjendja elektorale e Partisë Socialiste, e cila fitoi me vetëm 1500 vota më shumë në zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Safet Gjici i Partisë Socialiste mori një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave. Ndërkohë që kundërshtari i tij Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 41.27% të votave. Tani opozita ka mundësinë që të rifitojë bashkinë që cilësohet si një bastion i Partisë Demokratike, por mund edhe të dështojë si në rastin "simotër" të Shukri Xhelilit në Dibër, ku edhe pas skandalit seksual të tij, sërish fitoi PS. 

2 VITE ME PARE

PROFIL/ Kush është Safet Gjici, babai i 4 fëmijëve dhe gjysh, i besuari i Ramës në Kukës

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

TIRANË- Safet Gjici është personazhi i ditës. Kryebashkiaku i Kukësit u bë viral në rrjetet sociale pasi u publikua një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë (që sipas tij ka marrëdhënie prej disa kohësh) brenda zyrës. Pamjet u shpërndan masivisht, SPAK nisi hetimet për të dhe vajzën në fjalë, e më pas ai u detyrua që të jepte dorëheqjen. 

'Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video....Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth....Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen'- ishte një pjesë e deklaratës së Gjicit, ku njoftoi më pas largimin nga detyra.

Po kush është Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit?

Babai i 4 fëmijëve, e tashmë edhe gjysh, Safet Gjici është një person shumë i njohur në Kukës. Ai arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e '14 Majit'. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar.

Gjici njihet si biznesmen i suksesshëm dhe zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës”. 

Në skedën e pasurisë Safet Gjici ka deklaruar një sërë pronash të cilat i zotëron në Tiranë, Kukës e Golem si dhe shpenzimet e bëra për mobilimin e disa prej apartamenteve të tij.

Tashmë nuk dihet nëse Gjici do vijojë të qëndrojë në Kukës, në qytetin që dikur drejtonte, apo do largohet, pasi 'turpi' që mbart tani është shumë i madh..../Dosja.al

2 VITE ME PARE

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos së fortë erotike: Më bënë kurth, kërkoj ndjesë, me vajzën kisha kohë që isha në lidhje intime

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

TIRANË- Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryebashkiak i Kukësit, pasi iu publikua videoja erotike e filmuar në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Dorëheqjen e ka bërë në rrjetet e tij sociale, duke pretenduar se i bënë një kurth, ndërsa fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Megjithatë përveçse pretendon se i kanë bërë kurth, bëri dhe një "mea culpa" duke u shprehur se ai ka tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë.

REAGIMI I PLOTË I SAFET GJICIT:

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

2 VITE ME PARE

MEMET: Safet Gjici kthehet në KRYEPERLËN e rrjetit

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici

TIRANË- Sot, u publikua një video erotike e filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në Bashki. Por kaq ka dashur që rrjeti të "shpërthejë" me meme që janë bërë virale. Materialet nuk kanë nevojë për shumë shpjegim.  

MEMET:

2 VITE ME PARE

VIDEO EROTIKE në zyrë/ SPAK nis procedim penal për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici 

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Safet Gjici 

TIRANË- SPAK nis procedim penal për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Kjo ka ardhur pas shfaqjes së një video në rrjetet sociale, ku Gjici shfaqet në momente erotike me një vajzë. Ndaj edhe pas publikimit të videos nga mediat, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Videoja në fjalë rezulton të jetë e filmuar më 6 Qershor të këtij viti.

2 VITE ME PARE

SKANDAL/ Një video erotike me një tjetër kryetar bashkie publikohet në rrjetet sociale (FOTO)

Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në
Foto nga video

TIRANE- Një video e publikuar në rrjetet sociale është duke u përhapur me shpejtësi. Video është  gati 3 minuta dhe në fokus është një kryetar bashkie në veri të vendit, i cili është duke kryer seks oral në zyrën e tij. Pamjet janë xhiruar më 6 qershor 2023, rreth orës 16:00. 

Dosja.al e ka kontaktuar kryebashkiakun në fjalë, por deri më tani, nuk ka asnjë koment prej tij për të përgënjeshtruar pamjet. 

Për shkaqe të etikës, Dosja nuk e publikon dot këtë video, me përmbajtje të fortë erotike por nga verifikimet paraprake rezulton se video erotike është xhiruar në ambientet e zyrës së kryetarit të bashkisë, ambiente shtetërore. /Dosja.al

safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë