LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë dosjen e Safet Gjicit, Alma.K: Isha në një lidhje me të, hetim për dhënie premtimesh

•Një ditë pas publikimit të video-skandalit ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, ish-kryebashkiaku është 'zhdukur' nga rrjetet sociale. •Ai ka fshirë llogarinë në 'Facebook'. •Ndërkohë që çështja tashmë është në dorën e SPAK, kryeministri Edi Rama dhe asnjë nga radhët e socialistëve nuk kanë reaguar. • Pas publikimit të skandalit, Gjici njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. •Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. • Prokurorja e SPAK-ut e cila është ngarkuar me hetimin e Gjicit, është Manjola Kajana. • Ajo ka nisur verifikimet për të parë përgjegjësinë penale të ish-kryebashkiakut në rastin konkret të "shpërdorimit të detyrës", por edhe për të hetuar në lidhje me ndonjë kurth të ngritur ndaj tij, për ta shantazhuar në këmbim të favoreve të tjera që mund të lidhen me detyrën e tij. • Për të zbardhur rastin janë marrë në shqyrtim që nga regjistri i hyrje-daljeve në Bashki, e deri te pamjet filmike dhe dokumentet. • Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, ka zbuluar se me të ajo ka patur një raport prej kohësh. •Personi në fjalë e identifikuar si Alma.K., tha se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Bashkia Kukës fshin çdo postim të Safet Gjicit

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË- Faqja zyrtare e Bashkisë Kukës, ka fshirë çdo postim në të cilën shfaqej Safet Gjici. Pasi Gjici dha dorëheqjen nga posti ditën e djeshme, shkarkimi i tij erdhi dhe nga qeveria. Një ditë më parë, Safet Gjici njoftoi dorëheqjen e tij në një postim në Facebook, ku më pas ka fshirë dhe llogarinë në rrjetet sociale. Ai ka fshirë po kështu dhe llogarinë në Instagram.

Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Dje, një video erotike u publikua në media, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Kjo video, solli reagime të shumta në rrjet.

3 VITE ME PARE

SPAK në kërkim të videos së plotë të Safet Gjicit, në pyetje do të merren edhe zyrtarë të bashkisë

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË- Rrëfimi i gruas Alma.K, e cila u shfaq në videon intime me Safet Gjicin, do të jetë vendimtar për hetimin. Për të dëshmuar do të thirren edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. 

Safet Gjici e pranoi publikisht autenticitetin e videos, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shpjegonte se me gruan, Alma.K., kishte lidhje intime. Tashmë SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka patur biseda apo dhënie të favoreve, që do të rëndonte pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon. 

Dyshimet janë që materiali filmik është më i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Hetimet përfshijnë edhe regjistrin e hyrje-daljeve në bashki, pamjet filmike e po ashtu edhe dokumente. Hetuesit po punojnë për të gjetur videon origjinale, si dhe aparatin me të cilën është kryer filmimi.

3 VITE ME PARE

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Gruaja në video shuan heshtjen: Isha në një lidhje me Gjicin, një avokat po merret me çështjen time

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË- Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka zbuluar në një intervistë për "Ora News” se me të ajo ka patur një raport prej kohësh. Personi në fjalë e identifikuar si Alma.K., në një bisedë telefonike ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Ndër të tjera është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Lidhur me lajmet që qarkullojnë në mediat online, se video ka qenë për të shantazhuar Safet Gjicin, ajo e mohon në mënyrë kategorike.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi t'u përgjigjej, por tha se ka pajtuar një jurist, që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

“Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë”, shkruan “Ora News”. Sipas të dhënave, Alma shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit, për incidente të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme po heton për akuzën e "shpërdorimit të detyrës" ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra, pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore, që nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje-daljeve në bashki, pamje filmike e po ashtu edhe dokumente.

3 VITE ME PARE

Një grua ka në dorë dosjen e Safet Gjicit, hetuesit në kërkim të vajzës në videon e skandalit

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË-Pas video-skandalit ku ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet nën akuzën për "shpërdorim detyre". 

Prokurorja e SPAK-ut e cila është ngarkuar me hetimin e Gjicit, është Manjola Kajana. Ajo ka nisur verifikimet për të parë përgjegjësinë penale të ish-kryebashkiakut në rastin konkret të "shpërdorimit të detyrës", por edhe për të hetuar në lidhje me ndonjë kurth të ngritur ndaj tij, për ta shantazhuar në këmbim të favoreve të tjera që mund të lidhen me detyrën e tij. Për të zbardhur rastin janë marrë në shqyrtim që nga regjistri i hyrje-daljeve në Bashki, e deri te pamjet filmike dhe dokumentet. 

Ndonëse është identifikuar vajza që ndodhet në videon e ish-kryebashkiakut të Kukësit, ende nuk ka të dhëna që është marrë në pyetje. SPAK ka kërkuar dëshminë e vajzës që shfaqet ne video së bashku me Gjicin, për të cilën ka dyshime se ka qenë ajo vetë që ka realizuar filmimin përmes një kamere të fshehtë të vendosur në çantën e saj.

3 VITE ME PARE

SKANDALI i videos së Gjicit/ Sekuestrohen kamerat e sigurisë dhe regjistri i hyrje-daljeve në Bashki, hetim për dhënie premtimesh

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një video me përmbajtje erotike, e cila u shpërnda një ditë më parë në mediat online dhe rrjetet sociale, ku protagonist janë ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe një femër. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) po heton nëse ka biseda për dhënie premtimesh. 

Po kështu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrin e hyrje-daljeve në Bashki. Raportohet se SPAK ka identifikuar vajzën që ishte me Gjicin, por ende nuk e ka marrë në pyetje. 

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës. Pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale për Gjicin mund të ndryshojë. 

Momenti intim është xhiruar nga një kamer e vendosur në çantën e vajzës. SPAK po heton nëse ajo ka vepruar e vetme, apo është pjesë e një grupi që kanë tentuar të fusin në kurth Safet Gjicin, siç deklaroi ai një ditë më parë. Disa orë pas publikimit, Qeveria shkarkoi Safet Gjicin, teksa ky i fundit pohoi se me vajzën kishte një lidhje prej disa kohësh.

3 VITE ME PARE

'PS kështu është'- Video SKANDALI i Gjicit, qytetarët në Kukës: Turp t'i themi vetes kuksianë! Duhet t'i kishim vënë FLAKËN Bashkisë

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

KUKËS- Pas videoskandalit të Safet Gjicit kanë reaguar banorët e Kukësit. Këta të fundit e kanë cilësuar si të turpshëm veprimin e kryebashkiakut. Disa madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se u vjen turp që janë kuksianë. Të tjerë thonë për 'Syri.tv' se kështu ndodh kur e merr pushtetin me lekë.

'Ca u bo u bë. Mirë nuk na erdhi, por ai i di punët e veta'

'Keshtu është kur e merr pushtetin me lek, shumë i rëndë'

'Për atë që kemi parë është turp t'i themi vetes që jemi kuksianë. Është desht me u çu që mbrëmë me i vu flakën bashkisë, mos me e pa atë person. është turp me pa televizion. Është prostitucion'

'Gjithë PS kështu është, janë faktet vetë. Ca të folësh"

Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO e Safet Gjicit bëhet virale në botë, mediat: 'Bill Clinton shqiptar', shokoi njerëzit

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË- Skandali seksual që përfshin ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit është bërë viral edhe jashtë Shqipërisë. Përveç shpërndarjes në 'Instagram', Facebook, TikTok dhe Twitter, ajo u bë material edhe për portalet jashtë vendit. Kështu një nga portalet më të njohura sportive në botë, 'Sportskeeda' shkruan se njerëzit në mediat sociale kanë mbetur pa fjalë nga kjo video.

“Lideri politik shqiptar, Safet Gjici, ka shokuar internetin pasi një video e tij në një pozicion komprometues u bë virale. Kryebashkiaku i Kukësit shihet në momente intime me një grua të paidentifikuar në zyrën e tij. Ai njoftoi dorëheqjen e tij pasi video bëri xhiron e saj në internet. Që atëherë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar duke shprehur mosbesimin e tyre,” shkruan portali.

Sipas saj, disa po e krahasojnë Gjicin me Bill Clinton. Portali thekson më tej se nuk është hera e parë që një lider politik shqiptar përfshihet në një skandal seksual. Sipas tyre, më herët ishte një tjetër kryebashkiak, Shukri Xhelili që humbi postin për shkak të një incidenti të ngjashëm.

“Bill Clinton shqiptar”: Videoja e Safet Gjicit bëhet virale në Twitter, e lë internetin në mosbesim'- shkruajnë ata. 

Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Skandali i Gjicit, Murrizi- shqiptarëve: Pse habiteni more debila?! A i votuat si dele këta “kafshë”? Tani duroni dhe qepeni gojën

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Myslym Murrizi, ish-deputet

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka komentuar skandalin seksual të kryetarit të dorëhequr të bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili është në qendër të diskutimit, pasi u filmua duke kryer seks oral në zyrë, pamje që po bëjnë xhiron në rrjetet e komunikimit online. Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi thotë se qytetarët që sot habiten duhet të durojnë pasi vetë votuan figurën e Gjicit, i cili u prezantua nga Rama në fushatën për zgjedhjet lokale si "kal karroce". 

Komenti i plotë: 

DEGJOJENI SA I “ SINQERTE” KA QENE RAMA GJATE PREZANTIMEVE TE “ KAFSHEVE” QE VOTUAT ME 14 MAJ

Kur shoh postime qe bejne sikur jane indijuar shume apo jane te prekur, te fyer, te habitur nga nje vd “ normale” e njerit prej “ kafsheve” qe Rama ju prezantoj gjate fushates per zgjedhjet lokale ne 61 Bashki, me vjen per te dhj…. e tua plas ne surrat

Pse habiteni more debila???

Çfar faji ka Rama ketu????

A ju tha shkoqur, drejt, qart dhe paster qe po ju prezantoj kafshe njethunderrake diku kuaj e diku gamore??????

A i votuat si dele keta “kafshe”??????

Tani duroni dhe qepeni gojen

Aaaaaa me fal, duroni dhe hapni gojen fort ,dhe shkoni tek dentisti para se te shkoni te takoni neper zyrat e bashkise,kuajt, gamoret apo kerriçat e rames qe votuat ne 14 maj

Problem do ta keni ne 4-5 bashki qe jane femra Kryetaret e Bashkive se si do mbaroni pune, por ne bashkite e tjera e keni te zgjidhur problemin, vetem kurajo dhe gojen e mire

Prandaj mos na hapni barkun me “ indijatat” bajate e hipokrite sikur u befasuat pse nje KAL paska nxjer nje KA… per te “qeras”nje K…ne zyren e kafsheve ku i sollet me voten TUAJ si KA….me 14 maj

AS RAMA DHE ASNJE NGA “KAFSHET “E TIJ NUK KAN PIK FAJI.

Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer seks oral në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SKANDALI SEKSUAL në zyrë- Pas komenteve dhe memeve në rrjet, Safet Gjici mbyll llogarinë në Facebook

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë
Safet Gjici

TIRANË- Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Kjo lëvizje vjen pas një lum komentesh negative dhe degraduese që u bënë në rrjet, për videon në fjalë. E po ashtu, llogaria e tij u mbyll pasi dha dorëheqjen, e pasi Qeveria e shkarkoi nga posti që mbante. 

Fillimisht, ai mbylli komentet në faqe, mirëpo duket se kjo nuk ishte gjëja e vetme që bëri. Një ditë më parë, rrjetet sociale nuk ishin funksionale, e pasi u rikthyen në normalitet, llogaria e Gjicit, ajo që dihej nga të gjithë me emrin “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, nuk ishte më aktive. 

Ajo që ka mbetur është vetëm kjo më poshtë, ku postimet janë fshirë. 

Skandali erotik në zyrën e shtetit/ Një grua ka në dorë

Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

/Dosja.al

safet gjici

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet