LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rritja e tarifës për patentën, autoshkollat në protestë, bojkotojnë punën në Tiranë dhe Elbasan

•Javën e kaluar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. •Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos. •Autoshkollat thonë se duhet të ketë një rishikim pasi kostot e tyre janë të larta. •Lidhur me këtë çështje, sot në ditën kur masat e reja hyjnë në fuqi, shumë shoqata të autoshkollave në vend kanë dalë në protestë dhe kanë bojkotuar punën e tyre. •Shoqata Kombëtare e Autoshkollave zhvilloi sot një protestë ku u tha se me këto ndryshime janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës. •Ndërsa shoqata e autoshkollave në Elbasan ka dalë në protestë ditën gjithashtu ditën e sotme duke bojkotuar punën, teksa nuk janë paraqitur në provimin e testimit dhe ku drejtuesit paralajmëruan se nëse nuk merren parasysh kërkesat do ta përshkallëzojnë protestën.

2 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

33 autoshkollat e Elbasanit bojkotojnë testimin: Rritja e tarifave, vendim tinzar i ministrisë

Rritja e tarifës për patentën, autoshkollat në
Foto ilusruese

ELBASAN- Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për t’u pajisur me leje drejtimi. Lidhur me këto ndryshime, shoqata e autoshkollave në Elbasan ka dalë në protestë ditën e sotme duke bojkotuar punën, teksa nuk janë paraqitur në provimin e testimit. Kreu i shoqatës, Alim Lulaj e quajti 'tinëzare' vendimin e ministrisë për të rritur tarifat e patentës, ndërsa tha se koston do ta paguajnë qytetarët.

Ai shtoi se nga sot një qytetar do të paguajë 15 mijë lekë, të reja, më shumë për t’u pajisur me leje drejtimi, ndaj vendimi i cënon dhe ata pasi në këtë mënyrë qytetarët do të stepen. Në Elbasan operojnë rreth 33 autoshkolla të cilët kanë të njëjtin shqetësim. Taksimi i profesioneve të lira, përfshirë dhe autoshkollat duke filluar nga 1 janari ishte një tjetër çështje e kundërshtuar nga autoshkollat në Elbasan. Drejtuesit paralajmëruan sot se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do ta përshkallëzojnë protestën.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos.

2 VITE ME PARE

Çmimi i patentave, Shoqata Kombëtare e Autoshkollave në protestë: Nuk na informuan, tarifa rëndon në xhepat tona

Rritja e tarifës për patentën, autoshkollat në
Foto, protesta

TIRANA- Shoqata Kombëtare e Autoshkollave zhvilloi sot një protestë lidhur me kërkesat e tyre pas ndryshimeve të fundit që janë bërë sa i përket pagesave të lejeve të drejtimit dhe kohëzgjatjes së tyre. Shoqata tha se këto ndryshime kanë shtuar shpenzimet e autoshkollave dhe se ata nuk janë dakord. Protesta u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku u tha se me këto ndryshime janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës.

Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformim në kohën e duhur si grup interesi që janë, para se vendimi të merrej nga institucionet përkatëse dhe se tarifat janë vendosur pa u diskutuar me ta. Mësohet se bojkoti në të gjitha drejtoritë do të zhvillohet vetëm sot. Ata lanë një afat deri në fundjavë, dhe nëse nuk merren masa, do të ketë një protestë të shtunën para kryeministrisë ku do të vijnë autoshkollat e vendit dhe do të ketë një përshkallëzim të protestës së tyre.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos.

autoshkolla protest tarifa patenta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet