LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe sipërfaqe me ullinj! Vatra zjarri aktive edhe në qarkun e Gjirokastër

• Temperaturat e larta në Shqipëri kanë bërë që disa vende të përfshihen sërish nga zjarret. •Zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit është riaktivizuar sërish, ku si pasojë dy banesa të pabanueshme janë djegur. •Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, pasi helikopteri ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve. •Ndërkohë, dy vtara zjarri janë edhe në Vlorë, në fshatin Çeprat dhe Risili, ku banorët raportojnë se sipërfaqe me ullinj janë djegur. • Gjithashtu edhe qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga flakët, ku aktive janë dy vatra zjarri në fshatin Dukaj bashkia Tepelenë, dhe një tjetër në fshatin Buz bashkia Memaliaj. •Vatra më e fundit është ndezur në malin e Gjallicës në Kukës, ku edhe ka nisur puna për shuarjen e saj.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarri në fshatin Çeprat del jashtë kontrollit, në rrezik banesat

 

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
Pamje nga Çeprati

 

FIER- Zjarri në fshatin Çeprat rrezikon të dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar kështu edhe banesat në zonë. Flakët e ndihmuara nga era po përhapen me shpejtësi, por edhe pse ka ndërhyrje nga forcat zjarrfikësve, duket se nuk ka ndryshim të situatës. 

2 VITE ME PARE

Zjarr edhe në malin e Gjalicës, digjen 5 hektarë me pisha

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
Mali i Gjallicës

KUKËS- Shfaqet një vatër zjarri në malin e Gjallicës gjatë pasdites së sotme ndërkohë qe vatra është e aktivizuar në këto momente. Zjarri ka rënë në lartësinë 2100 metra, gjë që e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Deri më tani, raportohet se një sipërfaqe prej 5 hektarë me pisha të larta halore. Megjithatë pavarësisht terrenit të vështirë, drejt vatrës për shuarjen e flakëve janë nisur 20 forca te shërbimit zjarrfikëse.

2 VITE ME PARE

Durrës/ Zjarr edhe në portin e Barit, punonjësit: Nuk cenon udhëtimet

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Edhe porti i Barit është përfshirë nga një zjarr masditen e sotme. Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit thonë se zjarri në Bari nuk ka lidhje me portin atje dhe nuk do të cenojë lëvizjen e trageteve drejt Durrësit.

Një prej punonjësve tha për Top Channel se flakët ishin të mëdha dhe vatra e zjarrit ishte aktive në afërsi të parkingut të pasagjerëve, të cilët po presin të udhëtojnë.

2 VITE ME PARE

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për shuarjen e flakëve në vend, vatër zjarri edhe në fshatin Kus në Tiranë

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin. Situatë problematike shfaqet edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj.

Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier. Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendëshme, pa probleme për qytetin. Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve. Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Vlorë, shefi i zjarrfikësve: Jemi i njëjti personel prej 3 ditësh, e kemi të pamundur ta përballojmë

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
Luan Kapaj

VLORË- Zjarret duket se kanë pushtuar Shqipërinë edhe këtë vit. Situata duket më e rënduar në Vlorë dhe në Fier, ku ka edhe vatra zjarri që prej ditësh janë aktive. Shefi i zjarrfikësve, Luan Kapaj ka treguar për "ABC News" se situata është shumë e vështirë për t’u vënë në kontroll dhe e kanë të pamundur pasi janë i njëjti personel prej tre ditësh.

“Në momentin që flasim ky zjarr po vazhdon prej disa orësh dhe është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll, sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve të zjarrit, sepse po djeg vreshta, ullinj dhe pemë frutore, çdo gjë që gjen përpara. Rrezikon banesa, rrezikon çdo gjë. Terreni është shumë i vështirë sepse shkurret janë të dendura. Prej tre ditësh jemi të njëjtat forca që po merremi me flakët. E kemi të pamundur ta përballojmë nga ana fizike sepse janë disa fshatra që janë përfshirë nga flakët. Ne jemi 30 punonjës operues që po punojnë për shuarjen e flakëve,”- u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Zjarret në Fier/ flet kreu i Emergjencave Civile: Deri dje e kishim nën kontroll, sot situata problematike. Emergjencë kombëtare

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ndodhet sot në qarkun e Fierit, aty ku në disa fshatra situata me zjarrin është bërë problematike. Në një deklaratë për mediat e pranishme, Çako tha se dje zjarri në Frakull dhe Kraps ka qenë në kontroll, por sot situata paraqitet më problematike. Duke e cilësuar situatën edhe si emergjencë kombëtare. 

“Është dita e katërt që zjarret kanë përfshirë zonën pyjore të Frakullës dhe Krapsit. Është një zjarr masiv që sot ka marrë përmasa më të mëdha, megjithëse gjatë ditës së djeshme e kishim në kontroll. Deri tani nuk kemi pasur dëme në njerëz, janë dëmtuar dy godina të braktisura,”- tha ai.

Aktualisht në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë te cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrat e vogla aktive pas ndërhyrjes nga ajri.

2 VITE ME PARE

Zjarri në Kraps, komandanti i zjarrfikësve në Fier: Situata problematike! Terreni i vështirë për të ndërhyrë

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
foto ilustruese

FIER- Komandanti i zjarrfikëseve të Fierit Zija Hyka ka deklaruar se situata në Kraps është problematike. Sipas tij situata është problematike, pasi zjarri është rindezur në pjesën e kodrave të Peshtanit dhe favorizohet nga era.

“Aktualisht është problematike, se këtu ku ka filluar zjarri në pjesën e kodrave të Peshtanit, ka patur zjarr. Jemi njoftuar rreth orës 13:20 minuta. Zjarri ka qenë me intensitet, i favorizuar nga era, terreni ka qenë i vështirë. Rreth kodrave. Kemi nja dy biznese lokale.

Kemi katër mjete zjarrfikëse. Kemi kërkuar ndihmë nga Patosi, Roskoveci, në këto momente na ka ardhur edhe berati, na ka ardhur ndihmë edhe nga helikopteri. Bëmë edhe shpëtimin e banesave, nuk u prek asnjë banesë e banueshme. Të kenë kujdes, mos të shfrytëzojnë zjarrin për djegien e mbeturinave, për çdo situatë të telefonojnë në numrin 128 dhe ne do përgjigjemi me mjetet dhe forcat tona”,-tha Zija Hyka.

2 VITE ME PARE

Edhe Tepelena në flakë, dy vatra zjarri në fshatin Dukaj dhe Buz

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
pamje nga vendngjarja

TEPELENË- Përveç Fierit dhe Vlorës, edhe Tepelena është përfshirë nga flakët.

Një vatër zjarri ndodhet në fshatin Dukaj bashkia Tepelenë, dhe një tjetër në fshatin Buz bashkia Memaliaj. Mësohet se deri tani nuk rrezikohen banesat.

Efektivët e zjarrfikëses Tepelenë dhe Memaliaj ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që u është bashkuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Gjirokastrës.

2 VITE ME PARE

Zjarr në Vlorë/ Digjen sipërfaqe me ullinj, rrezikohen banesat! Banorët: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
pamje nga ngjarja

VLORË- Një zjarr ka përfshirë plantacionet me ullinj në fshatin Çeprat në Vlorë. Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe një zonë e pyllëzuar në fshatin Risili. 10 banesa në fshatin Risili janë te rrezikuara.

Raportohet se zjarri është pranë rrugës ku qarkullojnë automjetet dhe bëhet e vështirë për të kaluar. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve, duke bërë që zjarri tu afrohet varrezave te qytetit.

Sipas banorëve zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për këtë arsye kanë fikur edhe dritat në zonë.

‘Ra një shkëndijë elektrike dhe mori flakë atje. Rrezikohen edhe banesat edhe shtëpi edhe familje. Ajo zjarrfikësja nuk shuan asgjë.’- u shpreh një banor.

‘Rrezikojmë se thamë se do të vijë flaka këtej. Shkëndijë se çfarë ra. Ja dil në majë të bregut shiko se si është përvëluar.’- tha një tjetër.

‘Kam dy dynim ullinj,. Më janë djegur 160 rrënjë ullinj. Kalo zjarrfikësja këtu iku në Çepran! Iku çfarë do të bëjë zjarrfikësja.’-u shpreh një tjetër banor.

2 VITE ME PARE

Digjen disa banesa në fshatin Kraps të Fierit, banorët të shqetësuar: Nuk shuhet me dorë! Era e ndihmon zjarrin, duhen mjete nga shteti

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
Banorja e Fierit

FIER- Prej tre ditësh situata e zjarreve në pyllin me Pisha në Peshtan të Fierit ka dalë jashtë kontrollit duke zbritur në fshatin Kraps, ku disa shtëpi po digjen. Banorët kërkojnë ndihmë, ndërsa shprehen se ndihen të rrezikuar për shtëpitë apo bagëtitë e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi rrezikohet i gjithë fshati.

“Jemi shumë të rrezikuar, jashtë mase. Ça të themi ne, e shikoni edhe vetë. Po afrohet zjarri te shtëpitë. Zjarri mund të fiket me ndihmat tuaja me ndihmat e shtetit. Nuk kemi çfarë bëjmë ne, ne po mundohemi”, tha një banore e fshatit.

“Janë djegur dy tre shtëpia deri tani. Nuk shuhet me dorë. Era e ndihmon zjarrin. Duhen mjete nga shteti. Janë shtëpi të banuara. Bagëtitë janë brenda në kasolle. Kërkojmë ndihma sa më shpejt”, tha një tjetër për Top Channel. 

“Një zjarrfikëse apo një avion, çfarë dreqin bëhet. Tre orë në flakë, ka nisur që në 12. Mos të shohim asnjë lëvizje këtu, unë habitem. Na dogji, na përvëloi, e kam burrin invalid, shikoni si është bërë. Të tëra na u dogjën. Ne s’kemi pasuri, vetëm një shtëpi kemi”, u shpreh një tjetër banore.

Është dita e tretë që Peshtani po lufton për shuarjen e flakëve, që kanë përfshirë fillimisht pyllin me pisha dhe  janë përhapur edhe më gjerë.

Terreni i vështirë dhe e era e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen e zjarreve nga forcat zjarrfikëse. Flakët po përparojnë nga kodrat e Koshovicës. Në terren janë katër zjarrfikëse, ndërsa pritet ndihma nga Patosi dhe Roskoveci. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, pasi thonë se rrezikohet i gjithë fshati. 

Marrë nga Top Channel

2 VITE ME PARE

VIDEO- Zjarri në pyjet e Kraps/ Deputeti i Fierit: Situata jashtë kontrollit! Ministria sjell helikopter për ndërhyrje nga ajri

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
pamje nga ngjarja

FIER- Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi ka reaguar për situatën e vështirë në Kreps të Fierit, ku zjarret u zindezën sërish. Baçi duke publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, përmes rrjeteve sociale shprehet se situata në Kraps është e rrezikshme.

“Situatë e rrezikshme ne Kraps, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, Peleshi të dërgoj helikopterin “Cougar” që propagandonte para disa ditësh dhe na garantonte se situata ishte nën kontroll dhe nuk kishte rrezik! Sot po vërtetohet e kundërta, situata është jashte kontrollit! Ndiqeni videon deri në fund dhe dëgjoni banorët e shqetësuar!”, shkruan ai.

Ndërkohë pas apelit për ndërhyrje nga ajri, raportohet se ka mbërritur dhe një helikopter “Cougar”, i cili do të vihet në punë për shuarjen e flakëve në Kraps.

2 VITE ME PARE

Fier/ Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps, DIGJEN banesat (FOTO)

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
pamje nga vendngjarja

FIER- Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Kraps. Flakët po favorizohen nga era e fortë dhe për neutralizimin e tyre në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse.

Raportohet se në Kraps përveç sipërfaqeve me pisha dhe ullinj, flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit, të cilat ndodhen në afërsi të pyllit.

Dy ditë më parë shuarja e zjarrit u bë e mundur edhe pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.

Riaktivizohet zjarri në Fier, Kukës dhe Vlorë/ Digjen banesa dhe
pamje nga vendngjarja

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë