Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmjen e sotme me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Në intervistën për “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për shpërdorim masiv të pasurive publike përmes koncesioneve, investimeve strategjike, marrëveshjeve të pafishta dhe projekteve pa garë. • Ahmetaj deklaroi se kompania gjermane “Lidl” ka marrë një koncesion 35-vjeçar (me të drejtë rinovimi edhe për 35 vite të tjera) për një terminal doganor në Porto Romano, ndërkohë që porti i ri ende nuk është ndërtuar. • Gjatë intervistës, Ahmetaj pretendoi se tenderi i aeroportit të Vlorës është negociuar në zyrat qeveritare dhe se partnerë të projektit i kanë pohuar ekzistencën e një pagese jozyrtare rreth 3 milionë euro. • Duke folur për projektin 'Smart City', Ahmetaj tha se projekti kombëtar për instalimin e kamerave të survejimit, financuar përmes një kredie jashtë vendit, ka kaluar nga 60 milionë dollarë në mbi 140 milionë, duke u dhënë pa tender. • Ahmetaj përmendi çmime të pajustifikueshme, si 15,700 dollarë për kamera trupi dhe 52,000 dollarë për kamera trafiku, ndërkohë që shtoi se zv,ministri Xhemal Qefalia është për burg që ka firmosur këtë kontratë. • Ahmetaj tha se kreu i qeverisë i ka falur Karlo Bolinos një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro. • Ahmetaj u ndal te kompania KAYO, projektuar si shtylla e industrisë së mbrojtjes. • Sipas tij, KAYO po përdoret si urë për devijimin e pronave dhe aseteve publike drejt bizneseve private, duke shmangur tenderat, transparencën dhe kontrollin e KLSH-së. • Ai tha se shteti rrezikon humbjen e kontrollit mbi bazën materiale të ushtrisë, ndërsa kontratat mund të jepen me negociata të mbyllura. • Në fund, Ahmetaj u shpreh se në të gjitha këto projekte dhe të tjera, dëmi financiar ndaj buxhetit të shtetit arrin deri në 14 miliardë dollarë.
34 artikuj për këtë temë.
ZVICËR- Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta, për projektin 'Smart City' duke publikuar detaje që ai i cilëson tronditëse. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri tv, Ahmetaj u shpreh se tenderi për projektin Smart City u është dhënë kompanive nga vende që nuk janë anëtare të NATO-s,
Në deklaratat e tij, Ahmetaj e cilësoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor politik të këtyre aferave, duke shtuar se trashëgimia e tij do të jetë ajo e një njeriu që, sipas tij, “fuqizoi kartelet” dhe krijoi një sistem ku interesat kriminale përfitojnë nga projektet publike. Ai zbuloi gjithashtu se ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka refuzuar të firmosë projektin Smart City, ndërsa përgjegjësia për firmën i ka kaluar Xhemal Qefaliajt. Ahmetaj paralajmëroi se ky vendim do të ketë pasoja penale, duke deklaruar se kjo histori do të përfundojë me burg.
"Një numër shumë të madh? 5.7 milionë euro kushtoi atëherë. Në kohët e Tahirit. 5.7 milionë euro. Tani është gjysma e fondit që u shkon vetëm me shtesë, vetëm për kamera ë trupi. Dhe mos harroni që ka dhënë 70 milionë dollarë Banka Botërore për monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni që çdo, që çdo bashki ka investuar tek Smart Safe Cities. Për çfarë e bën këtë projekt? Për veten e vet. Për çfarë? Për çfarë? Kujt do t'ia japi? Ku shkojnë, ku shkojnë kompanitë? Dhe e mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Mua më ka ardhur anash, s'më ka përdorur ndonjëherë kështu për këto. S'kam qenë ndonjëherë depozitë e tij. Po sigurisht që mua më nxorën pritë dhe pushkën e kishte Altini. Gjithsesi, edhe shkon Xhemali firmos. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër. Ky ikën, se ky është i paprekshëm," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vënë në pikëpyetje mos hetimin nga SPAK të rrëmbimit të Daniel Shimës. Në intervistën në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj thotë se nuk ka tender që të mos jetë i orientuar dhe nëse nuk do të ishte presioni i ndërkombëtarëve dhe dosja e Ballukut do të mbyllej.
"Shikojeni. Kjo është. Le t'i hyjmë, nuk kam manual. Debati im ka qenë dyfish për, këtë ta jap patjetër. Debati im për, për në raport me AKSHI-n kur kam qenë ministër i Financave kam qenë, ka qenë një, duhet planifikuar afatgjatë, dy, do manual real, jo të kërcejnë kostot nga shtatë herë. Po. Dhe një gjë tjetër, meqë po flasim për infrastrukturën kritike dhe për AKSHI-n, se e kaluam. Mirëpo, mund të më thoni si ka mundësi që zoti Dumani nuk heton brenda të njëjtës strukturë kriminale rrëmbimin e Danielit. Po mirë mo, po tallje me popullin shqiptar është kjo? Si ka mundësi mo? Danieli është rrëmbyer pasi është rrëmbyer Gerondi, në kohë. Po është e çuditshme. Unë po të isha në vend të tij nuk do guxoja ta bëja këtë, se një ditë do të dalin. Është e njëjta gjë si ai prokurori tjetër i SPAK-ut, që ne nuk e dimë kush ka qenë, por e dimë që s’ka qenë vëllai i kryeministrit. Le ta heqin njëherë vëmendjen partnerët nga SPAK-u. Nga këto fraza do dëgjoni pafund, për dosjet më të mëdha në botë. 16.000, 160.000 faqe, po deshe ti. Një i kaq shkasin. Për një muaj do ishte djegur, do ishte parashkruar tuneli. I llogaris. Për një muaj. Për një muaj," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike.
Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe ndikimin e paligjshëm në pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.
"Këtu kam shkresë ku kam shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e Bankersit, të 120 milionëshit. Kam thënë, ta dinë shqiptarët se çfarë fillojnë sajojnë ca brenda prokurorisë së Fierit që kanë qenë nën influencën e vetingut, të drejtueses politike e tjera e tjera. E di çfarë thotë letra ime? Ka dhe numër protokolli. Dhe kjo është në fund të vitit 2016. Në zbatim të ligjit të akcizës, i them. Prej datës 1 prill 2014, nuk ka përjashtim për karburantin që përdoret si hollues në proceset e nxjerrjes së naftës. Dhe më pas të merret detyrimi e tjera e tjera. Këtu pastaj, këto dy letra, unë nuk e di si e ka bërë Anila Denaj, se për hir të së vërtetës nuk ma ka marrë mendja, kanë pezulluar mbledhjen e 120-shit me kërkesë të Belinda Ballukut.
Belinda Balluku në letrën e vet shkel në shpërdorim të pastër detyre, për të mos thënë më tej, bën interpretim të ligjit, këtu është 2019, diçka te i katërti ndoshta, nuk e di, 8 i katërti, po e shoh këtu. Protokolli është 502 më duket, po nejse, unë kam letrën dhe do t'jua jap, që nuk i lejohet ministrit të infrastrukturës. Në rastin, midis të tjerave, në rastin konkret jemi në kushtet kur holluesi nuk përdoret si karburant por as si lëndë djegëse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike janë procese të manualit. Dhe aq më tepër që ligji i akcizës prevalon mbi çdo lloj, thotë jo, akcizohet.
Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashkë me holluesin, u hodh 1 litër naftë, u hodh 1 litër hollues dhe dy dhe dy litra naftë, po po e shpjegoj thjesht për të kuptuar logjikën. Dhe dolën tre litra lëng djegës. Që do akcizohet. Se kaq shumë kanë përdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thotë që përjashtohet nga akciza thotë. Dhe detyrojnë administratën dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anilës për pezullim. Pra, çfarë ndodh? Ky prish shtëpi në Theth dhe fal taksa të papaguara oligarkësh me 5%. Qëndrimi im ka qenë, nëse dikush nga bizneset do me deklaruar në proces pastrimi të vetvetes asete dhe likuiditete, në bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai që ka paguar atje rregullisht taksat, çfarë është ai? Ndërkohë ti vetë shkon prish shtëpitë në Theth. Ti shkon fut në burg për gjëra të vogla. Dhe këtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t'i investigojnë gazetarët," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me sagën e denoncimeve, këtë radhë është ndalur në koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Në intervistën ekskluzive në Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj thotë se kostot janë rritur në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me një vendim gjykate.
Gjithashtu, ai pohon se nga projekti fillestar janë hequr rrugët dytësore dhe është përdorur gjurma e vjetër e rrugës për një segment prej 8-11 kilometrash, edhe pse kontrata e ndalonte këtë, duke rritur fitimet e koncesionarit në kurriz të qytetarëve dhe cilësisë së punimeve.
"Kemi Thumanë-Kasharin, ka probleme serioze. Unë nuk do t'i lodh qytetarët me detajet e Thumanë-Kasharit. E para njëherë që Thumanë-Kashari është dhënë me vullnet, është ndryshuar çdo gjë nga kontrata e parë në kundërshtim me vendimin e gjykatës që unë e kam lejuar. Janë rritur kostot, është rritur ngarkesa në kurriz të qytetarëve, është një koncesion i dhënë kujt i do qejfi me mënyrën se si i do qejfi, nga kryeministri dhe Laç Kici.
Këtu kam detaje këtu, që nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Autorizoi negociatë, ndërkohë që kontrata e parë nuk hyri kurrë në fuqi. Se deshte ta tjetërsonte, ta shtrembëronte, sot ke afatin e kontratës që ka ndryshuar, modelin ekonomik që ka ndryshuar, burimet e të ardhurave që kanë ndryshuar, garancia buxhetore nga zero është rritur, norma e kthimit është 7.6, 8.11. Janë ndryshuar kushtet thelbësore në kundërshtim me nenin 31 të ligjit.
Dhe ka hyrë hije dyshimi përtej se çfarë ka ndodhur me personat e përfshirë. Por unë nuk do t'i lidh. Dhe mos harroni që për sa i përket qytetarëve, përveç që paguajnë, janë hequr rrugët dytësore në investim. Dhe një fakt tjetër. Kontrata bazë e para dhe detyrimi ishte që të mos përdorej gjurma.
Mos përdorej gjurma se s'ka të njëjtën kosto dhe në finale po bën rrugë të re. Është përdorur gjurma diku te këtu nuk do të flas me saktësi, midis 8 dhe 11 km është përdorur gjurma e vjetër që s'duhet të përdorej, ishte kusht. Pra qytetarët paguajnë më shumë. Janë zhdukur rrugët dytësore. Janë zhdukur rrugët gjyqësore," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Ramën se ka dorëzuar të gjithë sistemin dhe buxhetin në duart e organizatave kriminale. Në intervistën në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se e vetmja trashëgimi që ka për të pasur është krimi i organizuar dhe kartelet.
“Ky i tall me shqiptarët, çfarë i tha dibranëve? I fyeu dibranët. Gjatë zgjedhjeve, i ka fyer shqiptarët. Jeni qyrykë i tha. Dibranëve. Gjatë zgjedhjeve. Ky del e i fyen shqiptarët me këto. Ka bërë punë spektakolare, se pse? Se ka rënë gjithë sistemi dhe gjithë buxheti në duart e organizatave kriminale. Ku do ti? Prandaj e kam bërë punën. Çfarë ke frikë? Ke frikë se të ka ardhur radha? Nuk ka yll që qëndron në qiell gjithmonë, aq më tepër kur zullumin e ke trashur përtej çdo gjëje.
Edhe po të isha unë në burg, dhe po të mos ishe, tani s'jam unë në burg. Dhe po të isha gjallë, dhe po të isha i vdekur unë dhe tani që jam gjallë, e ke me veten. Trashëgiminë e ka me veten. Trashëgimia që ka për të pasur është krimi i organizuar dhe kartelet. Është kryeministri që mbolli, lulëzoi, krijoi, internacionalizoi, kushtetëzoi, pasuroi krimin e organizuar dhe kartelet e drogës,” tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike, duke vënë në shënjestër figura të larta qeveritare dhe duke ekspozuar skema të dyshuara që prekin sektorë strategjikë dhe infrastruktura kombëtare.
Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe parkun teknologjik në Xhafzotaj. Ky projekt përshkruhet si një "park virtual", një mekanizëm mashtrimi për të lejuar rreth 26 kompani, të cilat pretendohet se janë të lidhura me pushtetin dhe grupe kriminale, të shmangin taksat.
Këto kompani, ndonëse operojnë në zona të tjera si Tirana, regjistrojnë adresën e tyre në këtë park për të përfituar nga përjashtimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm financiar.
"Ke një shpikje të re tash që quhet Durana. Çfarë është kjo? Çfarë është kjo? Kjo është pra, Durana është një park teknologjik. Ku e di ti sa kam punuar si ministër? Unë iki nga ora 11:00 e natës në shtëpi Ku është maja e ajsbergut tash. Ky prandaj më do mua të vdekur që bën edhe mallkon edhe shan e... Po patjetër. Se unë depozitë s'kam qenë ndonjëherë i këtij. S'kam qenë ndonjëherë. Po do ishte do ishte turp i madh sikur të më kishte mbrojtur ky mua. Sot, do ishte turpi më i madh për mua, po të më kishte mbrojtur ky. Të isha mbrojtur nga një njeri që e ka shndërruar Shqipërinë në kopshtin e karteleve të drogës. Kopshtin e karteleve të drogës. Dhe aty s'ka ilaçe për onkologjikun. 50 milionë atje, 250 milionë këtu. Kopshti i Edenit se duhet që të... Zoti Peka po të lutem dua që të flas edhe me qytetarët se unë e di që ti do t'i marrësh këto edhe do t'i bësh... Durana duhet të ishte një park siç e thotë ligji 58 i 2022-shit e thotë në mënyrë eksplicite çfarë është park teknologjik dhe shkencor. Është një sipërfaqe e përcaktuar trualli dhe ose ndërtesash e cila me vendim të Këshillit të Ministrave shpallet park dhe gëzon status të veçantë të zhvillimit ekonomik dhe fiskal me kuptim të zonës së lirë sipas kodit doganor.
Pra, parku duhet të ketë kufij gjeografik, duhet të ketë porta hyrëse dhe dalëse dhe funksionim të pikës doganore. Ç'ndodh në Xhafzotaj? Tani, shkurt do t'i bie. Për çfarë është përdorur kjo? Kjo është përdorur për të gënjyer shqiptarët që një grup kompanish të mos paguajnë taksa, kompani të lidhura me pushtetin. Unë kam këtu 26 kompani që kanë përfituar autorizime. Dhe i ftoj shqiptarët të shkojnë në Xhafzotaj të shohin a ekziston apo nuk ekziston ky park. Është park virtual. Ligji nuk flet për park virtual. Që ti me demek regjistron adresën në Xhafzotaj dhe punon te blloku në Tiranë dhe nuk paguan taksa. Mashtrim ndaj shqiptarëve. Dhe ja ku i ke kompanitë. Kompanitë, urdhëro. Ky është model virtual.
Prapë të njëjtët me pushtetin. A janë këta? Ja ku e ke listën e kompanive. Urdhëro. Po ta jap. Prit t'ia u tregoj shqiptarëve njëherë listën se filloi pastaj, fillojnë pastaj e thonë siç e ka zakon një i paguar nga të gjitha anët... Ja, lista e këtyre që përfitojnë përjashtim. Janë të lidhur me AKSHI-n. Kanë paguar taksa zero. Kanë gënjyer shqiptarët në kurriz dhe nuk ka para për onkologjikun. Nuk ka para për pensionet. Jo. Po si do ketë? 50 atje, 50 këtu, 250 atje, 300 këtu. Merr nja ca roni andej, merr ca të tjera ik si këtej dhe Lidl pastaj bëhet fuqi gjeografike, logjistike në portin e ri të Durrësit. Çfarë i ngeli shqiptarëve? Apo koston e portit. Ja kjo i ngeli. Më jep të ta sistemoj pak zoti Peka. Kjo është, kjo ishte Durana, shpikja e fundit e 40 biznese. E shpikja e fundit e Elirës së bashku me kreun e organizatës. Kjo është Durana. Urdhëro, merreni. Le ta investigojnë. Se unë dua, unë dua që të mos ketë fare, sa më pak nga këto. S'dua të kem të drejtë. Në raport me të gjitha këto, është interesante, shikoni një çikë.
Me këtë standard, zoti Dumani duhet t'i kishte të gjithë këta në foto duhet t'i kishte akuzuar, po këta s'janë Ben Ahmetaj. Armiku i kreut. Kombinimi për një nga tenderat sekret ku Igli Tafa i jep Firsit 15 milionë dhe pjesërisht thotë në open data, se mund të ketë akoma dhe unë nuk arrita ta shikoja dot, tender sekret të cyber security, një kompanie e cila praktikisht është akuzuar nga SPAK-u për pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Dhe kontrata është 7/10/2024, pagesa pjesore thotë kontratë numër 4837. Kjo është një nga fotografitë. Fotografia tjetër është kur kanë bërë ligjin Durana, ligjin e Duranës, ja ku e ke Ilira Kokonën me Ermal Beqirin, promovim interes. Dhe te lista e kompanive, ke dy kompani të Ermal Beqirit këtu, tek Durana, ja u tregoj për ilustrim shqiptarëve. Promovon këtë burrin që ju jep tendera, që ju ka dorëzuar AKSHI-n. Kopshtin privat të vetin. Këtë e bën Ermal Beqiri, shoqata. Ky i jep tendera, këta i bëjnë promovim. Kjo s'ka vlerë se është Bashkia e Tiranës e dikurshme. Dikujt i prish shtëpinë, dikujt i prish hotelin, dikujt i prish biznesin, të ka e fut në burg. Dikujt shpronëson tokën një pronari privat me 2.9 milionë dhe i jep Karlos. Ndërkohë këtu kam një shkresë për të treguar që sa herë që kam ikur unë, e para njëherë që s'kam pranuar, dhe sa herë që kam ikur unë ka ndodhur e kundërta," tha Ahmetaj./Syri.net
ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar kompaninw shtetërore KAYO e krijuar si projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes. Në intervistën për ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj ka analizuar të gjitha procedurat për krijimin e kësaj kompanie.
Sipas Ahmetajt, KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë dhe pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi.
"Kjo është gallata tjetër, kjo është, kjo është shpikje, kjo është, ky është projekti Kayo. E dini besoj që ë, Kayo është kjo kompania e industrisë së mbrojtjes. Ky nuk është projekt industrial, të dashur qytetarë. Është Roni Yeffet? Do vijmë te Roni Yeffet. Ky është projekt financiar.
Se Kayo s’do prodhojë ndonjë gjë.
Por dua t’ju tregoj gjenezën e KAYO-s, që të kuptoni se çfarë ndodh me vendin tonë dhe me kreun e organizatës. Okej.
Në korrik të 24-ës u bë ligji numër 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtetërore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Në letër ky ishte projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes.
Dakord? Në praktikë, ky ligj u bë baza formale për krijimin e një mekanizmi që i jep qeverisë mundësi të përdorë pasuritë shtetërore si kapital tregtar privat, jashtë çdo mbikëqyrje parlamentare.
Atëherë, menjëherë pas ligjit 88, u bë një seri me VKM. I kam këtu VKM-të, do t’i jap dosjen. 230, 231. Këto i sajonte Elira Kokona se ajo i merrte dhe i bënte një përdredhje për të dalë aty ku deshte kreu i organizatës. Dhe thotë, zgjerimi i fushës së veprimtarisë së Kayos përtej ligjit themelues, me vendim qeverie që s'lejohet. Duke e kthyer atë nga prodhues ushtarak në operator tregtar me partnerë privatë.
Lejuan përdorimin e truallit, ndërtesave, depozitave dhe infrastrukturës ushtarake publike si kontribute në kompanitë e përbashkëta me privatin. Dhe anashkalimi, anashkaluan ligjin e prokurimit publik.
Duke i dhënë Kayos të drejtë të zgjedhë partnerë me negociatë, me negocim të drejtpërdrejtë. Ku keni parë këtë ju? Po kështu çdo shtet mund të përdredhi pasuritë kombëtare me një kompani që e krijon dhe ajo kompania... Jo.
Kompania publike ka përgjegjësi në bazë të ligjeve publike, të auditimit, të privatizimit, të menaxhimit. Nuk është kompani private. Kompanisë private i teket ortakut kryesor apo drejtorit, bën atë. Jo, atëherë kompania publike nuk e bën dot. Nuk e bën dot. Dhe hoqën çdo detyrim dhe transparencë, konkurrencë dhe raportimi financiar publik.
Pra, që nga ky moment u kthye në një mjet devijimi të pasurive kombëtare.
Dakord? Dhe më pas çfarë ndodh? Kjo VKM thotë e ndryshon. Pra, është 322-shi.
Do t'ju lodhi një çikë qytetarët, po duhet të kapin, dua të kapin thelbin se çfarë kërrmësire është duke ndodhur. Çfarë kërrmësire është duke ndodhur. Dhe nga 100% shkon 45%. Dhe pastaj nga 45% në 20%. Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, të cilin ai e cilën si kreu i organizatës kriminale.
Veç aferës skandaloze të portit të Durrësit, Ahmetaj denoncon dhe projektin ‘Smart City’ I cili parashikon instalimin e mijëra kamerave të sigurisë në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të zbuluara, kostoja e cila ishte 60 mln dollar është shumëfishuar në 140 milionë një fond i siguruar si kredi nga Abu Dhabi dhe i dhënë pa tender një kompanie specifike
Shifrat janë alarmante: një kamerë trupi për efektivët e policisë, e lidhur me sistemin qendror, kushton 15,723 dollarë, ndërsa një kamerë për monitorimin e trafikut arrin vlerën 52,000 dollarë. Këto kosto konsiderohen gjashtë deri në shtatë herë më të larta se vlera reale e tregut.
Jo vetëm abuzimi financiar Ahmetaj ngre shqetësime të thella për sigurinë kombëtare. Kontrata i jep një kompanie nga një vend jashtë NATO-s akses në infrastrukturën kritike dhe në të dhëna sensitive të qytetarëv. Flitet për rrezikun e përdorimit të një “teknologjie armiqësore” (hostile technology), duke e vënë sigurinë e vendit në duar të paçertifikuara sipas standardeve të Aleancës.
Pjesë nga Intervista:
Arben Ahmetaj: E mbani mend, ju kam thënë njëherë që, ça do Gys Agasi në Abu Dhabi dhe në Davos me kryeministrin?
E ka shumë të thjeshtë SPAK-u,.po të dojë po sigurisht që s'do, mjafton të marri qelizat e celularit, të shofi që Rama më shumë ka qëndruar me Gys Agasin sesa ka qëndruar me ndonjë ministër përveç plaçkitëses. Më shumë ka qëndruar me Gysagasin. Tani, ja po i them shqiptarëve tash, në raport me Smart City-n. Po i them që ka një debat të regjistruar, shumë mundësi që SPAK ta ketë, nëse nuk e shuan, midis një ish-ministri të brendshëm dhe Gys Agasit për projektin e Smart City-t këtu. E kanë.
Çim Peka: Që kanë qenë bashkë në Abu Dhabi.
Arben Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, ka qenë bashkë në Abu Dhabi, për kompanitë, për përzgjedhjen e kompanive. Dhe flitet që me vizitën e një ish-ministri të Brendshëm, është zgjedhur një kompani X. Tani, këtu ka shumë detaje. E para njëherë, dua të rreshtoj që shuma që kreu i organizatës e ka çuar, e filloi me 60, e ka çuar 140. Dhe dua t'i them shqiptarëve që..
Arben Ahmetaj: Milionë dollarë janë kredi nga Abu Dhabi, i dhënë një kompanie të Abu Dhabit, pa tender. Projektet e veta ky që i ka qejf vetë, që shkojnë afër vetes vetë edhe i çon aty ku do ky, sigurisht që ja jep kompanive pa tender.
Dhe në rastin e Smart City, që nuk është Smart City, po e thotë kot, e bën kështu si, është Safe City. Pra, është qyteti i sigurt. Dhe qyteti i sigurt i ka dështuar disa herë këtij, por në rastin konkret, e para njëherë, një shqetësim qytetar që le ta ndajnë qytetarët.
Ore, të dhënat tona, retinën e syve, targat, si mund t'i ketë një vend jashtë NATO-s?
Ore po të isha cinik, do thosha, s'kam asgjë me vendet e gjirit unë, unë i respektoj shumë. Për punën që bëjnë. Jo mor, infrastrukturën kritike siç janë të dhënat, dua ta ketë një kompani e NATO-s. Nuk mund ta ketë një kompani jashtë NATO-s. Një kompani e çertifikuar madje, se janë të dhënat e shqiptarëve, të dhënat e shqiptarëve janë pasuri. Ne s'kemi as ar as uranium. Dakord?
Si e lë kam unë infrastrukturën kritike një kompanie andej?
Se do kreu i organizatës, ka vajtur së bashku me anëtarët e bandës, ka bërë dill (marreveshje andej se si do veprojnë. Ka marrë dhe ca para nga Abu Dhabi me 4% dhe se i do qejfi dhe ja jep kujt i do qejfi. Do kaloj te kostot.
Pra, ky është problemi i parë. Është infrastrukturë kritike. E dyta janë kostot. Kostot janë realisht gjashtë-shtatë herë ë mbi, mbi. Kam marrë ca, kam marrë ca artikuj që se e ka zakon kur do të shkojë diku, fillimisht promovon artikuj. Promovon për shembull, kur desh të shkonte tek, kur desh të shkonte tek, ëh, që gjithë këto të furnizonin inçeneratorin e Tiranës, gjithë qytetet e tjera, filluan dilnin, po e mban mend në televizionet kombëtare, plehrat në Durrës, plehrat në, e ka zakon këtë.
E shtyn vetë, sigurisht, siç për shembull shtynte ë, te një televizion kombëtar luftën kundër Fatmirit, pastaj kundër Erionit, pastaj kundër Ditmirin, pastaj kundër Damianit, pastaj kundër meje.
Kundër meje mbajti dy muaj, te këta një javë e mbajti.
Dhe, kostot janë, zoti Peka, ja ku i ke.
Kostot janë realisht, gjashtë shtatë herë. Domethënë, ja t'i them shqiptarëve çfarë do të ndodhi.
Janë 2000 e 239 kamera të një lloj teknologjie. I them specialistëve dhe atyre që merren me sigurinë kombëtare, shihni dhe një çikë teknologjinë këtu, se mund të jetë teknologji hostile. Armiqësore. Dhe besoj se, specialistët e sigurisë e kuptojnë shumë mirë çfarë jam duke thënë me teknologji ose shikojeni. Investigojeni. Mund, mund të mos jetë, unë dua të mos jetë kështu se unë nuk e dua infrastrukturën kritike në duar. Po të isha cinik, do të thosha një moment zoti Peka, më mirë në duart e kompanive arabe sesa në duart e kriminelëve siç janë sot. Me TIMS-in, sa janë futur në duart e TIMS?
Çfarë ka bërë SPAK-u? Unë qesh kur tha do ta çoj në SPAK. Çfarë do të çosh në SPAK o derbardhë. Në SPAK merret e gropose edhe merren me pllaka. Çfarë do të çosh o derbardhë.
Tashi, tashi kostot janë 5000 gati, 5000 ë kamera të shtyllëzuara, dhe 3816 kamera trupi. Kamerat e trupit, me atë shtesë që i është bërë, pra, këtu dalin, që ta dinë shqiptarët, kamerat të përfshira me sistemin, 15.723 dollarë kamer...
Çim Peka: Kamera e trupit 15.000 dollarë?
Arben Ahmetaj: Po more, të të të asocijuara me, më fal, të asocijuara me sistemin. Një çmenduri. Pra shqiptarët paguajnë për këtë 15.723 dollarë për një kamerë trupi. Çmenduri. Një çmenduri. Dhe ka dy elementë të tjerë këtu. E mbani mend që policia dikur pati kamera trupi?
Arben Ahmetaj: Një numër shumë të madh? 5.7 milionë euro kushtoi atëherë. Në kohët e Tahirit. 5.7 milionë euro. Tani është gjysma e fondit që u shkon vetëm me shtesë, vetëm për kamera ë trupi. Dhe mos harroni që ka dhënë 70 milionë dollarë Banka Botërore për monitorimin e trafikut. Dhe mos harroni që çdo, që çdo bashki ka investuar tek Smart Safe Cities. Për çfarë e bën këtë projekt? Për veten e vet. Për çfarë? Për çfarë? Kujt do t'ia japi? Ku shkojnë, ku shkojnë kompanitë? Dhe e mori, e hoqi zëvendësministrin, e dhunoi, se kështu i përdor dhe mirë ja i bën. Mua më ka ardhur anash, s'më ka përdorur ndonjëherë kështu për këto.
S'kam qenë ndonjëherë depozitë e tij. Po sigurisht që mua më nxorën pritë dhe pushkën e kishte Altini. Gjithsesi, edhe shkon Xhemali firmos. Se nuk pranoi Albana. Se sigurisht që me këtë shkon në burg nesër. Ky ikën, se ky është i paprekshëm.
Çim Peka: Kush ka firmosur për këtë tani?
Arben Ahmetaj: Xhemal Qefalia që e emëroi zëvendësministër.
Çim Peka: Zëvendësministër, po.
Arben Ahmetaj: Ai e kam përshtypjen.
Arben Ahmetaj: Ta. Shiko një çikë këtë se është e bukur kjo. Policia vëzhgon gjithçka. Është një 18 maj 2022. Shikoni një çikë. 800.000 euro, ë? 800.000 euro për jetën që lidh sistemet e kamerave në biznes. Për çfarë i harxhon këto para nga buxheti i shtetit ky prapë e prapë e prapë e prapë e prapë? Ë?
Apo bën Belinda, aq i dilte me gjithë sistemin, 52.000 euro një kamerë tek monitorimi i rrugëve.
Çim Peka: 52.000 euro një kamerë?
Arben Ahmetaj: E 200. Një kamerë duke përfshirë sistemin. 52.000 për një kamerë paguajnë shqiptarët. 52.000 në njërën anë, 15.000 për një kamerë trupi në anën tjetër. Ore e kam thënë te AKSHI, janë shtatëfish kostot. Po pse s'i investigoni? A i kërkova shqiptarëve unë t'i investigojnë?
Tek Gaxho. Unë e kam bërë një investigim tek Gaxho, te Gaxheli. Gaxheli i madh. E kam bërë. Do ta shikosh? Po.
Arben Ahmetaj: Janë kosto që lëvizin me shtatëfish. Shikoje një çikë këtu. Okej. Ja ku e ke. Këtë mi ka dhënë Gaxho ë? Jo Gaxhoja vetë se Gaxhoja vetë vret veten para se të më japi mua këto se Gaxhoja zgjohet edhe fle me frikë nga kreu i organizatës.
Por, këtu ke, ka marrë në sistemin doganor, në 10 vitet e fundit, janë, janë importuar, zoti Peka, 50 milionë euro sisteme të ngjashme me një sasi 1 milion pajisje dhe sisteme sigurie. Që ndërkohë që Edi Rama po ble rreth 800 pajisje për 140 milionë dollarë. Pra, janë fakte. Domethënë nuk janë sajesa, janë nga sistemi doganor. Ja ku e ke. Ja ku e ke. Në 10 vitet e fundit, janë 1 milion, pra janë 1 milion pajisje dhe sisteme sigurie të cilat kanë kushtuar te 50 milionë euro. Dhe kur ky del e thotë që është bërë një punë spektakolare./Syri.net
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kompania që ka marrë supervizimin e tunelit të Llogarasë ka paguar hotelet e kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Në një intervistë për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Ahmetaj tha se "Hill International’ ka bërë pagesat e personave më sipër gjatë një aktiviteti në Greqi.
"Ah, një gjë shumë interesante për tunelin e vogël. Është në raport me 324 apartamentet, avionët, mjetet lundruese. Premtova që s'i referohem Altinit. Herë e fundit sot. Po I kërkoj të falur madje. Nëse do ta përmend ndonjëherë në një raport publik, në raport me çështjen time, sigurisht që do ruaj respektin si prokuror.
Shikoni një çikë këto, këto janë pagesat që ka bërë për Delinën, ’Hill International’. Ka bërë për Delinën, Delina tani ka marrë rolin e Belindës, të gjithë kompanitë shkojnë te Delina, arsyet ja kam thënë njëherë kryeministrit kur ishte kryeministër në zyrë.
Pagesa në një aktivitet në Greqi. Belinda, Rama, Delina. Të paktën këta kam unë këtu. Dhe diskutimet për supervizionin. Hill International ka marrë supervizionin për tunelin. Pra ky është supervizori i tunelit, që ka paguar për hotelet e këtyre. Tani zoti Dumani, me të njëjtin argument duhet dhe Delinën. Belindën po e po, se ka dhënë. Po siç ka tentuar të më akuzojë mua, Delina ka bërë rialokime. I bie se ça më thua mua ti, ti ke bërë rialokime, ti ke fjetur në një hotel me gruan edhe ke bërë dhe rialokime.
Pra, sipas këtij standarti zoti Dumani, ti dhe Delinën duhet ta çosh në ndjekje penale për korrupsion, apo jo? Me këtë.Ka paguar për kryeministrin dhe ka marrë dhe tender ky. Ka paguar për kryeministrin, ka paguar për Delinën dhe për Belindën. I ke këtu. Dakord? Merre. Po rrimë tek infrastruktura kritike", tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar detaje se çfarë po ndodh me portin e Porto Romanos që vë në rrezik sigurinë kombëtare.
Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka vënë në dispozicion faktet që tregojnë se tenderi për ndërtimin e kësaj infrastrukture kritike për një vend anëtar të NATO-s, është fituar nga një kompani me lidhje të dyshimta me interesa ruse të sanksionuara.
Ahmetaj tregon se në qendër të skandalit qëndron kompania fituese e tenderit, “Arkídon Construction Company Limited”, e regjistruar në Qipro në vitin 2017. Kjo kompani ishte e vetmja në garë pasi oferta të tjera nga kompani të mëdha perëndimore, përfshirë ato holandeze dhe franceze, u skualifikuan në rrethana të paqarta.
"Unë kam bërë një investigim. Kam bërë një investigim në raport me kush qëndron mbrapa. Dhe shqiptarët duhet ta dinë, zoti Peka. Që jemi duke folur për një aset kombëtar që është infrastrukturë kritike. Porti është infrastrukturë kritike e vendit. Dhe diferenca nga infrastruktura me infrastrukturën kritike, jemi duke folur për një infrastrukturë si puna e aortës. Jemi duke folur për Porto Romanon, që praktikisht do të duhet të kthehet në në një pompë ekonomike të Shqipërisë.
Pra, këta kanë përfunduar në vlerësim me një ofertë. Edhe akoma s'është dhënë oferta financiare. Dhe ai që ka fituar të drejtën për të qenë i vetëm është quhet, ‘Arkidon’
Pra, jemi në ‘Arkidon Construction Company Limited’. I ftoj gazetarët investigativë t'i investigojnë çfarë është Arkidon. Dhe të pyesin Jonaidin e Belindës dhe të Taulantit, pse me çfarë arsyesh idiote e skualifikuan dy nga kompanitë më të mëdha në botë. Njëra holandeze, dakord kinezen se është infrastrukturë kritike edhe ne duam që infrastruktura kritike të jetë në dorë të të kompanive aleate, brenda NATO-s. Kjo është logjika. Gjithë infrastruktura kritike duhet të jetë, duhet të hapet në konkurencë të lirë brenda NATO-s.
Ti ke logjikë, s'ke nevojë të ikësh me tender sekret. Dil thuaj: Unë do hap një prokurim për infrastrukturë kritike dhe kanë të drejtë të marrin pjesë vetëm kompanitë e vendeve anëtare të NATO-s. Punto. Nuk e bën.
Dhe i ka përjashtuar dhe francezen edhe Vinçin edhe hollandezën që ishte në grup me me Vinçin. Dhe ja ka dhënë Arkidonit. Tani çfarë rezulton? Po të shikosh këto linqet, që unë do t'i jap të gjitha që juve t'i investigoni, të lutem, janë një, dy, tre, katër, edhe pesë, që unë do t'i kaloj një nga një. Praktikisht ty të del drejtpërsëdrejtë për shembull, influenca e drejtpërdrejtë ruse. Është influenca e drejtpërdrejtë ruse në një infrastrukturë kritike. Që kreu i organizatës do të bëjë atë lojën që ngre dolli në darkë, që do të lozi një këmbë andej, një këmbë këtej se lojtar i madh, ke parasysh. Nuk diskutohet. Dhe del një kompani interesante këtu që është ‘Kaymanko Service Limited’. Po të futeni aty është një formë sekretarie që të lidh me ‘Lukoil Securities Limited’ e cila është pronë e ‘Lukoil OAO’, që është e sanksionuar.
Dhe aty mund të shohësh dhe një investigim që do gjithsej dy orë, tre orë ta bësh. Pra, aty del dhe një lidhje që ka të bëjë me një qytetar rus Albert Avdolyan. Dhe po të shohësh, të lidhur me ‘Kaymano Services’, është edhe ‘Yota Group në Qipro’, që janë të lidhura me interesat e ruse që unë ju referova më lart. Kam printuar për të parë vetëm këtë,
Por unë do të të jap gjithë dosjen. Pra, jemi duke folur për një proces fallco, ku kanë anuluar, janë përjashtuar kompani të vendeve anëtare të NATO-s dhe ka ardhur puna te një kompani Arkidon, e themeluar në 2017-ën në Qipro.
E megjithatë kreu i organizatës ka ngulur këmbë së fundmi që të procesohet me këtë kompani. Pse? Se unë e thashë pak më parë, turpin ai e kalon përtej turpit. Fajin e kalon përtej fajit. Në mënyrë që shqiptarët të lodhen dhe t'ju humbasi shpresa dhe besimi. Shikojeni në çdo gjë.
Merr një turp, dyfishon turpin. Tallet me shqiptarët. Ka një faj, dyfishon fajin. Ka një gabim, dyfishon gabimin. Është ndryshe nga çdo lloj mendje demokratike në botë. Sigurisht që ka qenë shumë i zoti për ta fshehur. Me i thënë robit bravo i qoftë se ke mashtruar dynjanë, nuk e them dot. Po që na ka mashtruar, bravo i qoftë, nuk diskutohet. Pra, jemi duke folur për një aferë të pastër proceduriale, financiare dhe infrastrukturë kritike në duar të të tretëve. Rrezik për arbitrazh dhe rrezik financiar pa tavan. Dakord? Po kush do merret me këtë?," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar qeverinë se po dorëzon pasuri publike në duart e privatëve përmes projektit të Porto Romanos. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se kompania “Lidl” ka marrë një koncesion për një terminal doganor me ekskluzivitet 35-vjeçar me të drejtë rinovimi për 35 të tjerë edhe pse porti i ri ende nuk është ndërtuar.
"Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s'është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t'i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik.
Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t'i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë. Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t'i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.
I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj zbulon detaje që sipas tij janë skandaloze për Porto Romanon, jo vetëm nga ana proceduriale por dhe financiare dhe juridike. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj paralajmëron se Shqipëria rrezikohet të mbetet pa port dhe të përballet me një rrezik real arbitrazhi.
Sipas Ahmetajt, kompania e Alabarit që po zhvillon projektin, ka kërkuar lirimin e “Portës 4”, një lëvizje që do të paralizonte funksionimin e portit ekzistues. Refuzimi i qeverisë mund ta çojë vendin në një gjyq ndërkombëtar me pasoja të rënda financiare dhe me mundësinë që Shqipëria të mbetet pa një port funksional.
"Është shumë e rrezikshme dhe tregon sic e kam të vërtetuar që projekti ka mangësi të theksuara dhe të verifikuara nga një MEMO që sot ekziston në portin e Durrësit e firmosur nga Kreshniku, drejtori i Portit dhe specialistët ku vërehen të gjithë mangësitë në projekt. Megjithatë atij I është kërkuar të bëhen pagesat. Një nga problemet. E dyta: Projektuesi, që është një kompani holandeze është bërë dhe menaxhuesi i projektit ‘Royal Haskoni’.
Në cilin vend të botës keni parë që detyra funksionale që i takojnë administratës ti jepet projektuesit dhe menaxherit të projektit? Këta ia kanë dhënë dhe i kanë paguar gati 13 milionë euro. Përpos të tjerave ka konflikt interesi me punonjës të ‘ARKONS’, kompani shqiptare që ka qenë dhe tek projektimi pastaj punonjës janë dhe tek menaxhimi i projektit, pra kontratë projektimi dhe kontratë menaxhimi projekti.
Çdo të thotë menaxhimi i projektit? Jua them shqiptarëve. Këta do të vendosnin kush do të jetë fituesi, aksesojnë sistemin, bëjnë vlerësimin. Pra. detyrën e shtetit ia kalojnë një private. Shkelje e drejtëpërdrejtë proceduriale e ligjit të Prokurimeve.
E dyta që është shumë e rëndësishme. Shqiptarët nuk e dinë, porti është me dy faza, një tani e një në 2060. Në kontratë, në plan. Dhe praktikisht porti që ndoshta (se do të them një pikë të pestë në fund) do ta ndërtojmë, se ekspertët mendojnë se është ranore e vështirë të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s'jam specialist, ju referova, dikujt tjetër ka kosto të madhe, prurjet janë të mëdha, pavarësisht 14 metrave thellësi ata mbushen shpejt për shkak se është ranore është e vështirë që të ndërtohet, por nuk po hyj kësaj se këtu s'jam specialist.
Praktikisht në raport me portin e Vlorës sot, jemi duke folur për portin sot ekzistues. Ka 4 terminale, me gjatësi kalatash 2 mijë metra linear. Për të mos thënë pastaj, porti i Durrësit e ka 1.5 milionë pasagjerë përpunimin, maksimumi i portit të ri do jetë 1 milion pasagjerë. Jemi duke folur për një rrezik përtej financiarit. Jemi duke folur për një rrezik që Shqipëria të ngelet pa Port.
Sepse Dubai Durrës Port, Alabari dërgon letra zyrtare, kërkon lirimin e portës katër sot, por nëse lirohet porta 4 s'ka më port Shqipëria. E nesër del Muhamet Alabarit i lind e drejta të vejë në arbitrazh na varrosi. Sepse sipas kontratës që ka, ne nuk po i lirojmë hapësirat. Unë kam pasur qëndrim komplet tjetër për strukturën e asaj pjese. Por kjo është e vërteta," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se dosja e portit të Durrësi është shumë e madhe. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se është ofruar një kontratë FIDIC. Ai tha se kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Ahmetaj tha se ajo nis me një fond limit, por më vonë financohet.
"Sa i takon portit të Durrësit dosja është shumë e madhe. Janë të treja proceduriale, financiare dhe juridike. Po flas për Porto Romanon. Për ta shpjeguar për qytetarët është ofruar një kontratë FIDIC. Kontrata FIDIC është një lloj kontrate që nuk ka tavan. Pra vërtet nis me një fond limit, por duke ecur e duke dalë punë, duke ecur e duke dalë punë e duke u financuar," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mediat që e mbështesin shpërblehen financiarisht, ndërsa kundërshtarët goditen. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se kreu i qeverisë i ka falur Karlo Bolinos një tokë, pasi shteti e kishte shpronësuar më parë me 2.9 milionë euro.
Sipas tij, ky është një shembull i qartë i trajtimit preferencial ndaj mediave apo pronarëve që i shërbejnë pushtetit.
“Ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë. Dhe për t’i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos. Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon.
Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo?," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj hedh akuza të drejtpërdrejta mbi procesin e dhënies së koncesionit për aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar tenderin si një aferë të pastër korruptive. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj pohon se e ka kundërshtuar projektin që në fillim, bashkë me Damian Gjiknurin.
Sipas tij, koncesioni është ndarë në një zyrë qeveritare dhe se ka pasur një pagesë prej rreth 3 milionë eurosh, e cila nuk figuron zyrtarisht. Ahmetaj shprehet se këto pretendime i janë komunikuar edhe atij dhe se, nëse janë bërë përmes bankave jashtë vendit, duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.
Pjesë nga Intervista:
Çim Peka: Po. Dhe investimi ishte në territorin e Vlorës.
Arben Ahmetaj: Edhe, edhe çfarë se isha atje? Ç'punë kam unë me procedurën? Unë kur kam pasur punë dikur për të thënë fjalën time, unë do shkoja edhe ke inaugurimi i përfundimit të punimeve nëse, nëse, nëse drejtësia do vihet në vend ore. Patjetër. Pavarësisht se sot tashmë Plaçkitësja i ka shpërndarë ato duty-free-të aty, që pa u inauguruar. E dinë të gjithë. Tashi, çfarë tha Behgjeti? Behgjeti tha që në zyrë të saj u nda koncesioni. Ë? E tha publikisht. Po. Foli dhe për një 3 milionësh, që nuk rezulton zyrtarisht. Duhet të jenë parë. Ato ma tha dhe mua. Duhet të jenë parë.
Çim Peka: Ato ma konfirmoi dhe tha e kam bërë nëpërmjet bankës në Turqi. Mirë o mirë, punët e tija nuk, se kam me Behgjetin unë. Se thamë, se kam me Behgjetin unë. E kam me procedurën. Ç'punë kam unë me Behgjetin? S'duhej dhënë ashtu aeroporti. E di çfarë na thoshte Rama mua dhe Damianit, talleshim me neve. Për ai s'tallej se në punën time unë jam ë, i zoti i vetes. Edhe, edhe Damiani në punën e vet i zoti i vetes, vetë. Më i bën kjo mua. I thamë për Air Albania. Ore nuk funksionon. Kështu. Fatkeqësisht nuk funksionoi. I thamë për, ja e fundit pastaj të shkosh te ata që të financojnë, këta të reklamave. Ata që të financojnë me reklama thashë.
Çim Peka: Ata që bëjnë marketing për vete. Dhe financojnë biznesin e tyre.
Arben Ahmetaj: Tërhiqem. Ata që financojnë biznesin e tyre dhe që të furnizojnë me reklama, tërhiqem, të kërkoj ndjesë për për fjalëshin e gabuar. Po më, kemi ngulur këmbë me Damianin, jo nuk bëhet kështu. Dhe duhet të fillojë, e ka letra. Ka letra. Dhe duhet të fillojë nga një projekt i vogël për t'u testuar. Pse? Se aq është qielli i Shqipërisë, do ta shikoni. Aq është qielli i Shqipërisë. Nuk dua unë të flas se çfarë do ndodhë me aeroportin e Vlorës, se nuk dua të marr përsipër gjëra që nuk jam profesionist. Por sigurisht që qielli është xha i alokuar në një aeroport tjetër, i gjithi pothuajse. Nejse. Vijmë te Porto Romano. Porto Romano, po më fal, tani do shkojmë në publicitet pastaj, dakord. Pastaj do vijmë tek të gjitha. Sepse të gjitha këto dosje që ju do i sqaroni çfarë janë. Po po. Patjetër.

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se, shqiptarët ende nuk kanë parë skemën ‘5 ER’ që ka zhvatur shqiptarët. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi është koordinatori i korrupsionit në qeverinë Rama.
"Patjetër mo, e pranoi. Po i ke SMS që ka, jepja këtij, jepja atij, bëja këtij, bëja atij, domethënë. Tashi, do ndalojë së drejtuari më Altin Dumanit? Nuk ke drejtoje më Altin Dumanit. Altin Dumani, dëmin që ka ndodhur në orën e tij, është diku ke 14-15 miliardë. Dakord? Tashi do shohim çfarë do ndodhi. Po për turp tuaj vazhdoni merreni me mua ore, merreni me Kelis. Po. Se çfarë do merrni më? Po, po, siç i thotë edhe ajo zonja do të çojë te vendi i, më falni shqiptarët. Pra, po AKSHI-i? AKSHI-i është maja e ajsbergut. Maja e ajsbergut. Po çfarë ajsbergu ka krijuar kjo qeveri, ky kryeministër? Se për çdo dosje është maja e ajsbergut.
Unë nis me variantin 5D. Po. Vazhdoj me variantin 5D. Jeni duke parë variantin 5 ER. Është varianti 5 ER i plaçkitjes së Shqipërisë. Dhe njëherë i ftoj qytetarët, marrin hartën e Shqipërisë, ta shohin ku ka ngelur pa u dhënë kujt do ky. Dhe çfarë bëjnë ca oligarkë e media? E di çfarë i thonë apo jo? Më falni shqiptarët, i kërkoj të falur pafund. I thotë, i thonë, ej, po çfarë? Varja mo i thonë këtij, një nga, një grup i këtyre nga 15-16. Shqiptarët, më falin shqiptarët, më falni zonja. Shqiptarët janë, popull bën qejf. A varja më Amerikës. Varja më Amerikës, ec përpara. Pse? Se këta i quan kongresi enablers. Enablers janë këta operatorët, aksionerët që grabisin Shqipërinë. Dhe këta sigurisht që duan të vazhdojnë të grabisin, ama po vjen historia që do merremi, do merren institucionet, po pastrohen. Me enablers, me aksionerët, me aksionerët, e 15-16 me kokrra janë. I ke aty," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se ekoparkun e ka bërë Edi Rama. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se rasti me McGonigalit është alarmant. Sipas tij është korruptimi i një agjenti special të shërbimeve dhe se janë mbështetur oligarkë rus.
"Vijmë te Ekoparku. Ore, a e dini që ja kanë ngjitur Terit Ekoparkun. Ekoparkun është bërë dy vjet pasi kishte ikur Teri. Po, ja kanë ngjitur, ja kanë ngjitur Terit dhe Terin e kërcënojnë. Tani thonë, shiko se ne të kthejmë prapë në burg ty. Që të mos, që ta mos e shqepi Teri. Vetëm të mbajë në kurriz, ekoparkun e ka bërë Edi Rama. Ka letër publike që e nxorrëm, letër publike që urdhëron që urdhëron bërjen e prokurimit të drejtpërdrejtë. Fëmija e zonjës së tij ka bërë projektin, është paguar nga inceneratorët.
Tash, po ta bënte fëmija im, o imagjinoje njëherë, ja të lutem zoti Dumani. Sille njëherë në atë mendjen tënde ë ë të emocionuar negativisht ndaj meje. Siç e thua dhe vetë, e kam, e kam personale. Po ta kishte bërë këtë gjë Livia ose Kejsi, çfarë do kishe bërë ti? Ti do kishe dalë siç ke qejf të dalësh në parlament dhe të thuash, ky për ne është në kërkim ndërkombëtar. E shikon dhe Pentito. Pentito duhet të bëhesh ti.
Dumani, pentito duhet të bëhesh ti, duhet t'i dalësh shqiptarëve dhe t'i thuash, më fal që unë kam dëgjuar ë kam ndjekur urdhrat e kreut të organizatës dhe kam shkelur ligjin. Unë shkel të drejtat e një njeriu. Unë kam kërcënuar edhe të pyetur. E thuash këtë një ditë, se ky dëm që i ke bërë ti demokracisë dhe drejtësisë, diku këtu dhe këtu, familjari edhe ti, besoj të ri.
Do lajë ndaj meje. Leje ndaj meje, harroje ndaj meje, ndaj meje e paske personale. Nuk e di pse ë të ka ardhur ky afsh emocional kundër meje, se, se kam idenë, po nuk e di. Pra, pse u bë ekoparku me pa tender? Pse u bë? Pse s'u bë rindërtimi më pa tender? Ore rindërtimi ishte emergjencë. Emergjencë, i shikoje njerëzit nëpër çadra, ishte emergjencë. Nuk e bëmë rindërtimin. Pse u bë Ekoparku?
Në duart, në çfarë duar shkuan? Pse ja ngjisin Terit? Pse e kërcënojnë Terin që ta kthejmë prapë në burg, ndërkohë që ka mbaruar ditët e veta se çfarë bëri? Cila është arsyeja? Cila është arsyeja? Që mos flasi. Që mos flasi për këtë. Ku është personi që ka firmosur? Ja, ja u jap një një një hint ë gazetarëve investigativë. Personi që ka firmosur zëvendësi i Alqi Bllakos. S'ka firmosur Alqi. Alqi vetëm budalla është. S'ka firmosur. Ku është sot? Kaq. E lashë, investigojeni. Çfarë ka thënë? Ku ka folur ky që ka firmosur për ekoparkun? Para nja 20 ditësh. Kaq. Zoti Peka se s'jam unë as Ansa as 007. Okej. Rasti me McGonigalit është alarmant. Është korruptimi i një agjenti special të shërbimeve të partnerit kryesor tonit, partnerit strategjik, Shtetet e Bashkuara. Janë mbështetur oligarkë rus. Po do të përdorësh dhe një standard që ke përdorur të herët e tjera? Darka 10.000 dollarëshe," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është viktimë të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj deklaroi hapur se Rama ka qenë ai që e ka çuar Veliajn drejt burgut, jo për drejtësi, por për spektakël dhe llogari politike.
"Nuk ka përfunduar, po e quaj. Dakord. Dhe ja dhanë njerëzve. Ky e degjeneroi Erion Velinë, u tall me familjen e Erion Velisë, u tall, u tall. I bënte edhe i bënte edhe statuset e Facebook-ut në mënyrë që të armiqësonte individualisht me prokurorët që prokurorët s'duhet të binin në atë kurth të kreut të organizatës.
Se në finale Erion Veliaj ka prezumim pafajësie, ka në fund. Ka prezumim pafajësie. Nuk vete ti e shikon me inat Erion Velinë se të ka thënë ty Edi Rama. Degjeneruar. Edhe e la në zyrë për t'u arrestuar.
Dhe sa herë që Erioni jep ndonjë mesazh, i lirojnë asetet, vëllai i Erionit merr një 4 milionësh të ri nga One. Dikush tjetër merr një tender nga burgu, dikush tjetër merr një pulë. Po e ka këtë zakon ky se e ka këtë merak. Kush ka arritur të flasë nga ata? Sigurisht asnjë s'ka arritur. Unë po të isha brenda s'do isha gjallë. Unë s'kam qenë ndonjëherë depozita e tij. Nuk kam qenë. Unë në finale, me gjithë gabimet që mund të kem bërë unë në jetën time, unë e kam respektuar shtetin," tha Ahmetaj/Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të reja të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij, duke pretenduar se nga buxheti i shtetit janë vjedhur 14 miliardë dollarë gjatë viteve të fundit. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se siguria kombëtare është dorëzuar në duart e krimit të organizuar dhe se drejtësia, sipas tij, po mbyll sytë për aferat më të mëdha financiare në vend.
Ahmetaj akuzoi gjithashtu kreun e SPAK-ut Altin Dumanin për mosveprim dhe për mbrojtje të “bosëve politikë”, duke theksuar se korrupsioni është rritur dhe se tenderat publikë po kontrollohen nga qeveria për interesa private.
"Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek e tek. Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë. Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s'u fut te tuneli?
Pse tuneli u la muajin e fundit? Pse nuk hetohet përtej? Pse nuk ndiqet paraja? Të ndiqet paraja dhe te AKSHI-i, dhe te rrugët, dhe te nënkontraktorët. Lojërat. Po unë siç e di dhe më vjen informacion përditë. Pse nuk u fut? Cila është arsyeja që Altin Dumani nuk u fut te tuneli? Cila është arsyeja?
Pse nuk u fut tek AKSHI-i? Cila është arsyeja? Pse e mori dosjen time me dhunë? Kujt i kishte premtuar çfarë? Do bëhej shefi i SPAK-ut me zemrën time dhe mëlçinë time? Okay, ja u bëre. Kush është rezultati? Çdo burrë në finale mendon për trashëgiminë, jo thjesht për trashëgiminë familjare, por dhe atë që lë mbrapa. Çfarë lë mbrapa? 14 miliardë dëme ka lënë Altin Dumani prapa," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar biznesmenët para se të fitonin tenderat nga Belinda Balluku, për t’i kërkuar Altin Dumanit të marrë të pandehur kryeministrin.
“Kush je ti? Kush je ti që merresh me konkurencën? Që cakton ku do shkojnë paratë e shqiptarëve. Ti cakto buxhetin e shtëpisë tënde, ky është buxheti i shqiptarëve. Pse nuk e merr Altin Dumani të pandehur atë?” pyeti Ahmetaj.
Kryeministri Rama përmendet në bisedat mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi si personi që kishte dhënë porosi për të ndarë tenderat mes biznesmenëve. Ndërkohë sipas Ahmetajt, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve ndahen rregullisht me porosi të kryeministrit mes 15 biznesmenëve të lidhur me të.
“Kam një sfidë për shqiptarët, për ju gazetarët. Merrni hartën e Shqipërisë dhe gjeni një projekt që është jashtë 15 oligarkëve dhe gjeni një gjë që e ka dhënë ky jashtë interesit të vet. Merr jugun, dhënë atij atij atij, merr Shqipërinë e mesme. Të gjitha me ligjin e investimeve strategjike. Merreni dhe çojeni në Gjykatën Kushtetuese, u bë për 5 vjet. Por ky e përdor për të çuar prona shtetërore aty ku i do qejfi këtij, pa tender, pa garë. Ky është frymëzimi që thotë ndonjë në Bruksel, që “Shqipëria është frymëzim?” u shpreh Ahmetaj.

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se e gjithë Shqipëria u është dhënë vetëm 15 oligarkëve. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se raportet e OSBE/ODIHR-it, kanë bërë një e vizatim të detajuar të krimit të organizuar në zgjedhjet e Shqipërisë.
Ahmetaj tha se në raport flitet për influencën e krimit të organizuar në zgjedhje, në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. Në fund, ai tha se media nuk tregon të vërtetën, por i bien violinës sipas 'partiturës' së kreut të organizatës.
"Tashi, po, të bëj një pyetje shqiptarëve. A doli raporti i OSBE/ODIHR-it? A e di çfarë ka bërë raporti i OSBE/ODIHR-it, zoti Peka? Janë tre raporte. Këto tre raporte kanë bërë një e vizatim të detajuar të krimit të organizuar në zgjedhjet e Shqipërisë. Është hera e parë, i kam këtu të cituara. Dikur ka pasur probleme me shitblerjen , në historikun e zgjedhjeve, për turpin tonë, nuk e kopjuam njëherë Kosovën, me atë shembull që bëri herën e fundit. Patjetër që kemi pasur probleme, po kurrë nuk është faktuuar, vizatuar influenca e krimit të organizuar në zgjedhje. Në raport, flitet drejtpërsëdrejti për influencën e këtij të fundit në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. E para. Është hera e parë.
Fillojmë debatojmë, është raporti më i mirë, është raporti më i keq, është raport shumë i keq, është më i keq. Nga të gjitha historitë e zgjedhjeve në Shqipëri. Por nuk është ky debati. Ore të ka dalë një fenomen i ri këtu zyrtarisht, ta ka vizatuar raporti i OSBE/ODIHR-it, ta ka vizatuar raporti i Departamentit të Shtetit, ta ka vizatuar raporti i Progresit. E dyta, përqendrimi në funksion të zgjedhjeve i administratës kryesisht në Tiranë dhe në Fier. I duket njeriut çudi kjo? Jo. Nuk i duket njeriut çudi. Dhe ka bërë dhe skemën e skenarin, komplet skanerin e mediave të Shqipërisë, ku flet dhe për influencë të qeverisë deri në dhënie, akordim të investitorëve strategjikë.
Çfarë do presësh ti nga ato media? Ti do presësh të vërtetën? Jo. Do i bien violinës sipas partiturës së kreut të organizatës. Madje dhe vetë ankohen thonë s'jemi më televizione, jemi bërë si Radio Televizioni Shqiptar në kohën e Enverit. Dhe ka një fusnotë që asnjë nga ju s'e ka lexuar ndoshta, ndjesë. I referohet dhe agjencive të shpërndarjes së reklamave si të politizuara. Cila agjencia? Agjencia e vëllait të Erion Veliajt. Agjencia e vëllait të Erion Veliajt. Po, që i shpërndan të politizuara reklamat. Shikoni më çfarë ka bërë," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Edi Ramën se ka përdorur mediat që kontrollon me qëllim që të shtrembërojë mesazhin e ardhur nga presidenti Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në lidhje me luftën ndaj karteleve të drogës. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se Edi Rama nuk e hapi gojën për të komentuar këto mesazhe, por përdori mediat.
"Një parti normale, një kryeministër normal, kur ty të vjen një mesazh nga presidenti amerikan, kur ty të vjen një mesazh nga sekretari i Departamentit të Shtetit Rubio, ku të flet për bashkëpunimin dhe luftën kundër karteleve, narkoterrorizmit dhe narkotrafikut, ore si ka mundësi që s'ke thënë gjysmë fjale? Ore si ka mundësi që s'ke dalë dhe t'i kapësh, të thuash ti si kryeministër. Po ky sillet, ti sillet si kreu i organizatës kriminale. Po se i tillë je. Ti nuk del të thuash, po, ky grup një, ky grup dy, ky grup tre, ky grup katër me emra, kush ka injektuar në gjakun e Shqipërisë drogën. Po. Po pse s'ke dalë ti?
Dhe ka media që tuistin, fjala shqip është e shpërdredhin mesazhin zyrtar të presidentit Trump edhe të sekretarit Rubio. Shkruajnë, nxjerrin pjesën e parë të mesazhit, bashkëpunimi ndër vite dhe zhdukin paragrafin për narkoterrorizmin dhe narkotrafikun. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë. Po një parti normale tani se, një grup normal.
Hera e parë që ka një mesazh të tillë, dhe hera e parë që mediat shqiptare të mëdha dhe të vogla, një pjesë e tyre, e shtrembërojnë mesazhin kur e nxjerrin. Këtë po them. Presidenti Trump flet për luftë kundër narkotrafikut dhe narkoterrorizmit. E njëjta gjë dhe sekretari Rubio. Kreu i organizatës zero. Nuk flet për këtë. Disa media i marrin këto mesazhe, nxjerrin paragrafin e parë të bashkëpunimit, kurse paragrafin e luftës kundër narkoterrorizmit dhe narkotrafikut e zhdukin. Ça është kjo logjikë mediatiko-politike," tha Ahmetaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe Partisë Socialiste, duke deklaruar se pushteti aktual përfaqëson në thelb ish-Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se qeveria është e kontaminuar nga sjelljet dhe praktikat e një njeriu të vetëm, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
"Se është futur shumë thellë. Ky njeri nuk ka ardhur, dhe këtu ia ka dalë t'i gënjejë të gjithë, përveç shpurës së vet të ish-Bashkisë së Tiranës. Po ta shohësh sot, qeveria është ish-bashkia e Tiranës dikur, të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një, të gjithë.
Ku është Partia Socialiste? S'ekziston Partia Socialiste. Çfarë lidhje ka Piro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me Partinë Socialiste? Ka qenë te tenderat e ANTA-s, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër?
Çfarë ka ndodhur me parlamentin, një nga shtyllat e shtetit? Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën e të majtës, e Partisë Socialiste. Mua më vjen keq se është socialisti kokëulur dhe është kupola e Partisë Socialiste. Ka një grup që janë rrogëtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje. Kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendosur të heshtin. Ka dhe një grup, jo të vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga solare, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra unë fola për Partinë Socialiste. Fatkeqësisht ka vdekur dhe ata dy-tre njerëz normal, përtej çdo lloj afere. Ke dëgjuar njeri ti të dali dhe të flasë? Ore do ishte normale," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se katër persona janë depozitat e Edi Ramës ndër vite. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se këta janë Balluku, Veliaj, AKSH-i, Manastirliu. Sipas Ahmetajt këta janë depozitat e Ramës, me të cilat ai është sjellë ndryshe, nga është sjellë me të.
"Po ja ta them pse. Edi Rama, kreu i organizatës, ka katër depozita, të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitsen, AKSH-i, kopshti privat i tij, dhe 7-8 vitet e fundit, shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër, siç e diskutuam. Edhe për thagmën e tokave. Ju e dini, unë jua tregova, sot në emailin tim 1000 Nest Angoni dërgojnë denoncime," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICRA- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar falje ish-ministrit Ditmir Bushati, që nuk e ka dëgjuar fjalën e tij. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se Bushati i ka thënë dikur se Rama ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar.
Ndërsa shtoi, se Rama ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve. Ahmetaj tha se paraja e drogës ka larguar dhe e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Në fund, ai tha se Shqipëria e frikës dhe Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës,
"Edhe një herë më fal. 100%. Tashi do përmend ish-kolegun. Unë haja drekë në zyrë, që ta dish, në tryezë të punës haja drekë. E dinë të gjithë ata që kanë punuar me mua. Edhe më vjen, i kërkoj ndjesë mikut tim me Ditmirin Bushatin, kam një histori të gjatë, në fakt, edhe prezentimin e parë në Partinë Socialiste, praktikisht e kemi gati rrugëtim të përbashkët. Mendoj që i kam bërë mirë Partisë Socialiste, po siç i erdhën punët Ditmirit që dhe ai kaloi në genocid, ndoshta i kam bërë keq, e kam prezantuar jo me Partinë Socialiste, po me Edi Ramën. Dhe më thotë, është gjallë Ditmiri, nuk e di ku është tashmë. Thotë, epo, u bëre zv/kryeministër u forcove. I thashë, ore djalë, unë e di çfarë po ndodh me mua.
Unë jam në lojë shtesë, po unë këtu nuk jam për kreun e organizatës. Unë u bëra, hyra nga e para sërish në qeveri për qytetarët që ishin në rrugë. Unë e di çfarë rruge kam. Unë e di çfarë po ndodh. Dhe ma ka kujtuar në Shqipëri kur ika nga zëvendëskryeministër. Dhe e dyta i kërkoj të falur. Unë dy të falura kam përpara shqiptarëve, kam shumë, në raport me gjithë gjënë. Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? I thashë, u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën time të vogël aty, ministër Shteti, e ka thënë, të lutem, bëje se po falimentojmë, merru edhe me pandeminë. Po, le t'i mohojë sa të dojë.
Te zyra e vogël. Dhe i kërkoj të falur Ditmirin se më tha, ky ja ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Kam qenë naiv unë. A kam pranuar? Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Sigurisht. Por, ndër vite pastaj, 20, 21, 22, 23, 24, 25, nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve.
Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Kur ju thoni s'ka njerëz, paraja e drogës është nëna e të gjithë të këqijave në atë vend. Që nga deformimi i ekonomisë, që nga deformimi social, që nga deformimi kulturor, që nga deformimi politik, ë, që nga emigracioni. A e di, ka ardhur koha aty që të dëgjosh, është jashtë mode që të mos të kesh ndonjë në krah, ndonjë kartel droge ose mos të merresh me drogë, për ta ndisur vendin, sepse kjo, kjo është Shqipëria e gjithë neve? Jo mo, nuk është kjo Shqipëria ime. Kjo Shqipëri i përket Edi Ramës. Shqipëria e frikës, Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës," tha Ahmetaj./Dosja.al

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është i gatshëm të kthehet në Shqipëri kur Edi Rama mos të jetë më kryeministër. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se “paraja e drogës” është arsyeja e të gjitha të këqijave në Shqipëri.
"Kur drejtësia të çlirohet nga kthetrat e kreut të organizatës. Kur drejtësia të kishte një lloj, në kuptim të respektit të figurës, këtë e them si dhe burri i burrit, po dhe burri i zonjave, një Altin Duman tjetër, jo në kuptimin fizik, në kuptimin e mentalitetit. Ore nuk është kamxhiku, nuk është dhuna. Nuk është dhuna, është humbur në atë vend mundësia që drejtësia të ketë fytyrë humane. Po more kur të jetë e çliruar nga kjo, do vija dhe do përballesha me drejtësinë, dhe me atë, me kreun e organizatës, që ka punuar për të më zeruar gjithë jetën time dhe për të më çuar në burg," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka ndërtuar një shtet privat të kontrolluar nga “kartelët e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar”. Në intervistën e tij të katërt në “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj tregoi një episod nga koha kur u kthye në qeveri si zëvendëskryeministër, mes pandemisë dhe krizave ekonomike.
Pjesë nga biseda:
Arben Ahmetaj: Jo, jo ish-kolegu im. Një person i tretë
Çim Peka: Ka SMS me kryeministrin, i shkruan pse e bëre zëvendëskryeministër?
Arben Ahmetaj: Një nga këta që del tek lotet, T V V K K B B L L? Po. Po.
Çim Peka: I shkruan kryeministrit pse e bëre zëvendëskryeministër?
Arben Ahmetaj: Ti na the që do ta shkrije, pse e bëre…
Çim Peka: Dhe përgjigja e kryeministrit?
Arben Ahmetaj: Dardha e ka bishtin mbrapa. Po nuk ka rëndësi më.

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se skandalet që kanë shpërthyer ditët e fundit nga apartamentet e zbuluara te kontratat e AKSHI-t dhe dosjet e tjera në SPAK janë vetëm “maja e ajsbergut” të makinerisë kriminale të ngritur nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se qeveria ka ngritur një sistem plaçkitjeje të organizuar, ku pasuritë e zyrtarëve rriten ndërsa ndaj tij dhe familjes së tij po zhvillohet një fushatë ndëshkimore politike.
"Të lutem, mos më, mos më largo. Ja një dokument. Ja dokumenti zyrtar nga pronari dhe nga pronari dhe ndërtuesi, që vileta në Lalëz që ka marrë familja e Eriolës, Klodian Zoto, në punë të vet nuk ka paguar asnjë cent, s'ka qenë kurrë pronar. Ja ku është. Tashi, sajohen lloj-lloj, shkon, takon zonja Mercenarin, Mercenari vetë e bën denoncimin, Altini i thotë bëje shpejt, s'ka problem se unë nuk të pyes, nuk të marr në pyetje, ku i gjete ti ato, ku i gjete ti këto, mjafton ta fusim këtë në burg. Se e ka personale me mua. Personale le ta mbajë, nuk i takon se është kontribut kundër demokracisë dhe kundër të drejtës, kundër prezumimit të pafajësisë. Kundër barrës së provës.
Tjetra, në raportin e Nixon Peabody, shkruhet qartë që rialokimet. Një nga akuzat, të nderuar qytetarë, është që unë kam bërë rialokime. Ministri i financave bënte, bën diku te 2500, 3000 rialokime në vit. Dhe i bën gjithmonë me kërkesë të ministrave të tjerë. Dhe i bën për kontrata tashmë të dhëna. Nëse i bën për të reja, e sjell si zë, nuk e sjell si kontratë, si zë investimi potencial. Altin Dumani me mendjen e Besmirit, këtë e quan korrupsion. Nuk i kam bërë, janë kontrata të dhëna edhe sikur të kenë qenë. Ose janë të reja dhe s'kanë të bëjnë me mua dhe nuk e bëj unë. Unë nuk jam autoritet kontraktor. Tentojnë të akuzojnë për asete private, zoti Peka.
Ta dinë shqiptarët se kanë dëgjuar 324 apartamente të plaçkitësesh (Ballukut), është maja e ajsbergut. Është maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i edhe ajo që po dëgjojmë për plaçkitëshen, është maja e ajsbergut. Akuzojnë për asete private, i dashur. Asete private të vëna përpara se unë të bëhesha ministër. Po ja bëj një sfidë, ja kam bërë unë Altin Dumanit. Po ja bëj kreut të ri të SPAK-ut," tha Ahmetaj.

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është kërcënuar me jetë përmes mesazheve telefonike që vinin nga numra të huaj, konkretisht nga Venezuela. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se kërcënimet kanë ndodhur në muajin tetor dhe sipas tij nuk janë rastësore, por lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet politike dhe hetimore në Shqipëri.
Ahmetaj theksoi se mesazhet përmbanin kërcënime serioze me vdekje dhe se çështja është referuar pranë autoriteteve përkatëse jashtë vendit.
"Urdhëro! Një nga tre mesazhet, në tetor. Të lutem a po e ndjekni? Ky është numër, kam përshtypjen o nga Mainmari, o Venezuela. Pra, o nga Burma e dikurshme ose nga Venezuela. Kërcënim me vdekje. Praktikisht këto mesazhe sot, të treja, janë me autoritetet jo vetëm zviceriane. Jo vetëm zviceriane. Praktikisht, informacioni akoma informal, më vjen që nuk janë numra të thjeshtë. Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t'u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri? Nuk e di. Po fakti është që ky është një kërcënim i ri dhe në Shqipëri vazhdon genocidi. Unë lutem që të mos, lutem që të jetë koincidencë. Lutem që të jetë, të jetë koincidencë sepse në qoftë se s'do ishte koincidencë, besoj që një pusetë e re do hapet në raport me të gjithë njerëzit e përfshirë që kërcënojnë mua dhe familjen time. Po të them një gjë zoti Peka, se ë, sigurisht që unë jam futur në një psikozë, bindje që në pikën që unë jam, në padrejtësinë që më është bërë, për mua, e drejta ka shumë vlerë. Madje, jeta ime s'ka vlerë as sa gjysma e të vërtetës më, në raport me daljen e të vërtetës dhe në raport me sigurinë e familjes time. Në këtë psikozë jam. Dhe po ta them ty dhe po ja them dhe shqiptarëve," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pronat e Veliajt janë liruar indirekt nga sekuestrimi. Gjatë një interviste për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se GJKKO po i mohon të drejtën e bukës fëmijëve të tij, pasi nuk liron pronat e tij. Ahmetaj tha se pronat e tij të cilat janë vënë para vitit 2004 dhe 2007, janë të sekuestruara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
"Domethënë, fëmijët e mi. Ndërkohë, GJKKO-ja, s'dua t'ia zë emrin gjyqtarit, në respekt të tij në fakt, pavarësisht se nuk e meriton respektin, i ka mohuar bukën Kejsit dhe Keilit. Ka vendim gjykate për bukën e Kejsit dhe të Keilit. Ja ka mohuar. Pronat e mia nuk lirohen. A u liruan pardje pronat e Erion Velisë indirekte? Po! Dhe jemi duke folur për miliona miliona euro.
Pronat e mia, të vëna përpara 2004-ës, e përpara 2007-ës, të sekuestruara me vendim Gjykate Kushtetuese, dhe ndërkohë gjyqtari del 5 minuta të shtunën dhe thotë, të më falin shqiptarët se e kanë zakon, nuk më rruhet, thonë. Edhe te SPAK-u e përdorin, edhe te GJKKO-ja. Nuk na ruhet. Pse? Se siç e thotë edhe zoti Dumani, e kam personale thotë ai, i kam bërë karshillëk kryeministrit. Unë i kam, paskam bërë karshillëk kryeministrit. Unë do t'i bëja çdo lloj kryeministri që sillet kështu me Shqipërinë, sikur ta ketë plaçkë. Çdo lloj," tha Ahmetaj./Dosja.al

ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se të dhënat personale të shqiptarëve janë dorëzuar te krimi i organizuar.
Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale. Ahmetaj tha se kuploa e policisë është e përfshirë dhe se të dhënat personale janë përdorur gjatë zgjedhjeve.
"Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH-in. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të tatimit të vlerës së shtuar, në dorë të privateve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale.
E dini zoti Peka çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri, përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka? Ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Kupola e policisë është e përfshirë, kupola e policisë, nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo, a janë futur duart në TIMS? Po mo, a një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po, a janë përdorur këto të dhëna personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar sot se është tentuar rrëmbimi i fëmijës së tij, 1 vjeç e gjysëm. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër tij dhe kundër familjes së tij. Ahmetaj tha se ka dyshime se ndaj tij është bërë një plan për ta eleminuar fizikisht.
"Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t'u eliminuar fizikisht," tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar ka pasur një tentavivë rrëmbimi dhe eleminim fizik ngaj tij. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se kjo është një bisedë e bërë nga organizata kriminale.
Ai tha se fëmija i tij ka qenë nën kërcënim për rrëmbim. Në lidhje me këtë, ai tha se ka kërkuar të shoh kamerat tek liqeni artificial, por policia nuk ja la dhënë.
"Po po, e kam thënë. Po mirë, një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m'i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t'i më jepte për t'i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër. Do vazhdojmë.
Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s'janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale", tha Ahmetaj./Dosja.al
ZVICËR- Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka treguar sot se struktura kriminale në qeverinë shqiptarë kryesohet nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për emisionin "Cim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka deklaruar se në këtë strukturë kriminale janë pjesë Erion Veliaj, Belinda Balluku si dhe një person i katër, që sipas Ahmetajt e ka zyrën te kryeministria.
"Në raport me, mua dhe me familjen dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra ashtu siç ka ndryshuar edhe në realitetin shqiptar, në ë, qarkun e një viti. Ë, ka vazhduar genocidi i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes time. Unë jua kam shpjeguar dhe juve ë, jashtë kamerave, po edhe ë, përpara kamerave, kamerave e kam thënë, që, ë, mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në ë, 30 vite. Praktikisht, e kam thënë në vitin 23 në shkurt, që ka një strukturë, ë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite, është vërtetuar që është një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, nga instrumentat e tij, që nga Plaçkitja, Erioni, apo dhe persona shumë afër, në të njëjtën godinë në zyrës së kryeministrit, që do t'i kthehemi. Po. Dhe një person, nivel i lartë administrativ, afër zyrës së kryeministrit, në të njëjtën godinë me zyrën e tij. Do t'i vijmë më pas edhe me emër. Pra, që të mos këputemi," tha Ahmetaj./Dosja.al