LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta shi, Rama: Po monitorojmë situatën

•Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. •Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. •Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. • Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë. Automjetet e tonazhit të ulët një pjesë e tyre zgjedhin rrugë alternative. •Në Tiranë, reshjet intensive të shiut brendsa pak minutash kanë sjellë bllokim të disa lagjeve . Problematike paraqitet situata në zonën e Don Boskos dhe në disa rrugë, ku prezenca e ujit është më e lartë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve apo kalimin e këmbësorëve.• Në Durrës Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se për shkak të motit të keq në zonat Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë-Krujë ka problem me energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë. Erërat e forta që kanë fryrë gjatë natës kanë rrënuar një pjesë të dekorit të vitit të ri në qënder të qytetit të Durrësit. • Në Lezhë është 570 ha tokë të përmbytur. •Në njësinë administrative Milot, problem ka pasur aty ku autostrada segment i rrugës së Kombit, bashkohet me zonën e Milotit, ujrat e të cilit kanë vërshuar në afërsi të dy banesave. •Niveli i lumit Mat, ka shtim të prurjeve por jo deri në pikën e rrezikut. •Në Bashkinë Mirditë ka patur sasi të mëdha shiu dhe breshëri në disa zona.•Në Elbasan përroi i Xibrakës ka dalë nga shtrati duke bllokuar një segment të rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është bllokuar. Një përrua malor në Gjinar të Elbasanit ka dalë nga shtrati duke përmbytur një rrugë automobilistike. •Në Vlorë fshatra të lumit të Vlorës, Selenicës, Radhimë-Orikum dhe linja kryesore e bregut zona e Himarës kanë mbetur pa energj elektrike. Ura e Vanës në Delvinë e cila është dëmtuar që në nëntor, nga reshjet e një dite më parë ka pësuar rënie të bazamentit. •Në Kukës aksi rrugor Kukës-Shishtavec është bllokuar si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor. •Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pëmbytjet nga moti i keq në vend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se po kryen monitorime në disa zona të veriut. •Ndërsa Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalistikat rrugore.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Tirana përmbytet në vetëm pak minuta shi, pamje shqetësuese në Don Bosko

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Don Bosko

TIRANË- Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që rrugët e lagjet e kryqytetit të mbulohen nga uji. Siç shihet edhe nga videot e mëposhtme rrugët ku qarkullojnë makinat kanë prezencë të lartë të ujit, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe trafik të rënduar. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Shqetësuese paraqitet situata edhe në zonën e Don Boskos, ku kalimi më këmbë i qytetarëve duke parë këto pamje, duket se është i pamundur. Poashtu edhe qarkullimi i automjeteve është i vështirë në këtë zonë, ku si pasojë e reshjeve të shiut, rrugicat janë përmbytur. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Kjo është panorama që shoqëron kryeqytetin kur kushtet atomosferike përkeqësohen dhe zona të ndryshme rrethohen nga uji, pasi kanalizimet nuk funksionojnë. Siç duket pastrimi i tyre vijon të neglizhohet nga ana e Bashkisë dhe qytetarët përballen me këtë situatë pothuajse çdo vit.

3 VITE ME PARE

Del nga shtrati përroi i Xibrakës, bllokohet segmenti i rrugës Librazhd-Elbasan

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Librazhd-Elbasan

ELBASAN- Përroi i Xibrakës ka dalë nga shtrati duke sjellë problematika në akse rrugore. Si pasojë e prurjeve të mëdha, një segment i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është bllokuar. Ndërkohë mësohet se edhe një përrua malor në Gjinar të Elbasanit ka dalë nga shtrati duke përmbytur një rrugë automobilistike.

Nuk dihet ende nëse ka ndërhyrje nga emergjencat civile për zhbllokimin e rrugës, i cili si pasojë e prezencës së lartë të ujit, mund të jetë një buri aksidentesh, për automjetet që kanë planifikuar të kalojnë përmes këtij aksi. 

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përmbytjet nga moti i keq në vend, 'zgjohet' Rama: Po monitorojmë situatën në veri

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pëmbytjet nga moti i keq në vend. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se po kryen monitorime në disa zona të veriut. 

"Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut
Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve", shkruan Rama.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Tirana rrethohet nga uji, banorët ngelen me çadër në dorë në 'qoshet' e lagjes

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta

TIRANË- Një lagje e kryeqytetit të Tiranës është rrethuar nga uji, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme të cilat kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm. Siç shihet edhe në video, rrugicat e kësaj lagjeje kanë prezencë të lartë të ujit, duke e bërë kështu të pakalueshme nga këmbësorët dhe banorët.


Duket se në këto situata në Tiranë bëjnë punë vetëm mjetet lundruese. Kjo është panorama që shoqëron kryeqytetin kur kushtet atomosferike përkeqësohen dhe zona të ndryshme rrethohen nga uji, pasi kanalizimet nuk funksionojnë. Siç duket pastrimi i tyre vijon të neglizhohet nga ana e Bashkisë dhe qytetarët përballen me këtë situatë pothuajse çdo vit./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Situata e motit në Vlorë/ Disa fshatra ngelen pa energji elektrike, dëmtohet Ura e Vanës

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Përmbytjet në Vlorë

VLORË- Disa fshatra në qytetin bregdetar të Vlorës kanë hasur probleme me energjinë elektrike gjatë ditës së sotme si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. Pa energji elektrike kanë mbetur, fshatra të lumit të Vlorës, Selenicës, Radhimë-Orikum dhe linja kryesore e bregut zona e Himarës.

Mësoohet se pas disa orësh në disa prej zonave energjia elektrike është riparuar. Nga ana tjetër Ura e Vanës në Delvinë e cila është dëmtuar që në nëntor, nga reshjet e një dite më parë ka pësuar rënie të bazamentit.

Sakaq, lundrimi detar është rikthyer në punë për linjën e tragetit Vlorë-Brindisi, kjo pas 3 ditëve pezullim. Ndërsa mësohet se lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat vazhdon të jetë i pezulluar./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Durrës/ Disa zona ngelen pa drita, Ujësjellësi: Gjatë ditës do të keni probleme edhe në furnizimin me ujë

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Ujësjellës kanalizime rajoni Durrës

DURRËS- Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se për shkak të motit të keq disa zona në këtë qark kanë mbetur pa energjie elektrike e për rrjedhojë, gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë. Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se ndërprerja e energjisë elektrike është bërë konkretisht në zonat Fushë Kuqe, Fushë Milot dhe Fushë-Krujë. 

NJOFTIMI I UJËSJELLËSIT:

Për shkak të motit të keq në veri të vendit ka pas stakime të paparalajmëruara të energjisë elektrike në stacionet e pompimit në Fushe Kuqe, Fushë Milot dhe atë të Fushë-Krujës. Kjo situatë ka sjellë defekte në linjën kryesore të furnizimit me ujë dhe për shkak të presionit të ulët në rrjet kanë pasur probleme të furnizimit më ujë zonat me të larta si dhe pikat fundore të qytetit dhe njësive administrative në gjithë zonën e shërbimit.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë.Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq/ Policia Rrugore zbarkon në akset më problematike, apeli ndaj shoferëve: Mos udhëtoni me shpejtësi, respektoni sinjalistikat

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Policia Rrugore

TIRANË - Policia Rrugore po monitoron me radarë, disa akse rrugore për qarkullimin e automjeteve dhe shmangien e mosrespektimit të sinjalisitkave nga shoferët. Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, rreziku për aksidentet rrugore është më i lartë. E për këtë arsye, përmes një njofitmi për shtyp, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. 

"Për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq", njofton policia. 

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq/ Rrëshqitje inertesh në aksin Kukës-Shishtavec, rruga bëhet e pakalueshme

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Rruga Kukës-Shishtavec

KUKËS– Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa probleme në qarkun Kukës. Mësohet se aksi rrugor Kukës-Shishtavec është bllokuar si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor, duke shkaktuar bllokim të automjete që kalojnë përmes këtij aksi. Mësohet se masivet me gurë dëmtuan edhe trupin e rrugës. 

Bllokimi i rrugës ka zgjatur pothuajse disa orë mëngjesin e sotëm, ndërsa aktualisht kompania sipërmarrëse me mjete e makineri po punon për largimin e tyre dhe rivendosjen e qarkullimit të mjeteve.

Deri më tani nuk raportohen të ketë ndodhur ndonjë aksident rrugor në këtë aks. Masive me inerte kanë dëmtuar edhe disa akse te tjera drejt Peshkopisë por është rrugë rurale në njësinë administrative Malzi, Surroj, por edhe të tjera në bashkinë e Tropojës.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti/ Përmbyten dy banesa në Kurbin, kuotat e lumit në Lezhë në nivel normal

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Lezhë

LEZHË- Situata e motit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë deri më tani paraqitet pa probleme. Emergjencat Civile bëjnë me dije se kuotat e lumenjëve në Lezhë aktualisht janë në nivel normal. Në Kurbin, probleme deri më tani ka patur etëm në NJësinë Administrative Milot, aty ku ku autostrada segment i rrugës se Kombit, bashkohet me zonën e Milotit, ujërat e të cilit kane vërshuar në afërsi të dy banesave. Gjithashtu njoftohet se në qarkun Miridtë, situata e motit dhe reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm nuk ak shkaktuar probleme. Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshem. Lumi Gjadër e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani.

NJOFTIMI I PLOTË:

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 17.12.2022, ORA 08:30
Ne qarkun Lezhë ka pasur rreth 40 mm reshje. ( në territorin e bashkisë Kurbin për një orë e 30 minuta ka renë 60 mm shi)
Kuota lumit Drin 1.1 m nga +2.0 m kuota kritike Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.2m, ka rreth 500 ha te përmbytura. Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.2 m ka rreth 20 ha te përmbytura ne këneten Tresh-Spiten.

Në Bashkinë Kurbin:
Hidrovori Shllinza – 1,05 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 50 ha toka të përmbytura. Qe prej mëngjesit te sotëm, duke filluar prej orës 6, reshje intesive kanë përfshirë gjithë territorin e Kurbinit. Nga informacionet e marra nga strukturat tona ne terren, probleme deri me tani, ka pasur vetëm ne NJ/A/Milot, aty ku autostrada segment i rrugës se Kombit, bashkohet me zonen e Milotit, ujrat e te cilit kane vërshuar ne afërsi te dy banesave. Jemi ne monitorim te situatës dhe gatishmëri për ndërhyrje. Niveli i lumit Mat, ka shtim te prurjeve por jo deri ne piken e rrezikut. Ne Mamurras nuk relatohen deri me tani problematika.

Në Bashkinë Mirditë.
Në bashkinë Mirditë nuk raportojne probleme. Ne disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të perkoheshme, por që defektet janë riparuar në kohë rekord. Ka pasur sasi te mëdha shiu dhe breshëri ne disa zona. Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshem. Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Pra si qark deri tani raportohen 570 ha tokë të përmbytur. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë. Probleme të furnizimit me energji elektrike nuk raportohen.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO/ Prishen dekoret e festave në Durrës, shkak era e fortë dhe reshjet e dendura të shiut

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Moti

DURRËS- Dita e sotme është përfshirë nga reshje të dendura të shiut në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar problematike. Mëngjesin e sotëm, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në në nënkalimin e Fushë-Mamurrasit, pjesë e autostradës Milot-Thumanë, duke e bërë të pakalueshmë këtë rrugë. Automjetet e ulëta kanë zgjedhur rrugë alternative për të kaluar.

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
prishen dekoret e festave nga era e fortë dhe reshjet

Sakaq në Durrës erërat e forta agjatë natës dhe reshjet e shiut mëngjesin e sotëm kanë bërë që dekoret festive të rrëzohen.  Mësohet se moti i keq ka risjellë përmbytje të tokave në një nga zonat më të prekura, në Shkodër ku raportohet se mijëra sipërfaqe toke ndodhen nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohen 7 familje

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Permbytje

KUKËS- Reshjet e shiut shoqëruar me erë kanë shkaktuar një mori problemesh, e një prej tyre është rrëshqitja e dherave. Ujërat kanë vërshuar në rrugët e njësive administrative në Shtiqën e Bicaj si dhe kanë dalë në sipërfaqe të rrugëve.

Ndërkohë 7 shtëpi të lagjes Kënetë, 5 km larg qytetit të Kukësit janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në rrugë dhe dëmtimit të trasesë së rrugës nga vërshimi i ujërave duke krijuar kanale. Nga mungesa e kolektorëve ujërat e aeroportit të Kukësit kanë shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave bujqësore në fushën e Shtiqnit.

3 VITE ME PARE

Moti i keq, bllokohet nga uji nënkalimi i Fushë Mamurrasit, i pakalueshëm për mjetet e vogla

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Makina ne uje

KURBIN-Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në territorin shqiptar. Reshjet që kanë përfshirë zonën e Kurbinit dhe atë të Krujës, kanë bërë që të bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë.

Një pjesë e automjeteve të tonazhit të ulët po zgjedhin rrugë alternativë, ndërsa disa automjete janë bllokuar nga prezenca e ujit. Nënkalimi në Fushë-Mamurras mbetet sërish problematik, nga bllokimi i zgarave dhe depërtimin e ujit.

Në bashkinë e Mirditës nuk raportohet për probleme, por në disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të përkohshme. Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike. Furnizimi me energji është i vazhdueshëm. Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani. Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, 3020 ha tokë të përmbytur në Shkodër, 155 banesa nën prezencën e ujit

Durrësi mbetet pa drita/ Tirana e Shkodra përmbyten në pak minuta
Permbytje

SHKODËR- Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në zonën e Shkodrës. Gjatë natës dhe mëngjesin e ditës së sotme, rrebeshet në Shkodër kanë vazhduar pa ndërprerje duke bërë që prurjet e lumenjve të rriten.

Bashkia e Shkodrës, ka bërë një bilanc së fundmi ku njoftohet se janë 3020 ha tokë të përmbytura. Po ashtu në këtë zonë janë me prezencë të ujit 155 banesa, prej të cilave në dy banesa uji ka depërtuar brenda.

NJOFTIMI:

Situata ne Bashkinë Shkodër nga raportimet e deri tanishme ora 08.00 është si me poshtë:
1.Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me orën 17.00)7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me oren 17.00) 8.70 m kuota max
-Bashkia Shkodër tokë e përmbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me orën 17.00 të ditës se premte. Banesa me prezence uji oborre e stalla në total 155 e pa ndryshuar me orën 17.00, nga te cilat 2 me prezencë uji brenda në banesë në fshatin Obot.
-Nj.A. Ana Malit ka përmbytur në një sipërfaqe prej 1350 Ha.
-Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërise së lartë ushtarake ( 4 mjete të larta , 2 varka e 15 efektiv të FA)
-Ujsjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.
-Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence të lartë uji në oborre.

-Në Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.6 m. Sipërfaqe tokë e përbytur 800 Ha, banesa me prezencë uji 20.
Të dislokuara 2 mjete, 1 varkë dhe 11 efektiv të FA.
-Bërdicë 450 Ha, Rrethina e Livadhe 20 Ha e 5 banesa,

-Velipojë 400Ha, nuk ka energji elektrike në të gjithë njësinë.
Ka gërryerje të Lumit Kir në afërsi të fshatit Hot i Ri
Në Bahçallëk 1 mjet ushtrie , 6 efektivë të FA.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë