LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të armatosurit pas 6 orësh, sfiduan RENEA-n me britma “Allahu Ekber”! Dyshohet se kanë qenë më parë në Siri (EMRAT)

• Një banesë e pabanuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit u rrethua nga policia dhe RENEA, që prej mëngjesit të ditës së sotme. • Operacioni antiterror erdhi, pasi brenda saj fshiheshin dy persona të armatosur, të cilët u dorëzuan pas negociatave me familjarët. Shtëpia ku "u ngujuan" dy të armatosurit është në pronësi të Mehill Cumraku (Jaku). • Dy personat që ndodheshin brenda në banesë u identifikuan si, Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. • Të dy ata mendohet se qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji. • Forcat e policisë përdorën megafon për t'i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku i tha fillimisht policisë se ai nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin. • Ndërsa, personi tjetër i armatosur Hamza Uka, ish- punonjës ushtarak, prej kohësh ishte në vëzhgim nga Antiterrori.

10 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

DETAJE nga ngjarja në Orosh/ Hamza Uka u vetëdorëzua i plagosur, RENEA s'ka shtënë drejt banesës (FOTO)

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
pamje nga vendngjarja

OROSH- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Orosh, ku u vetëdorëzuan Julian Çumaraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur që prej mëngjesit. Bëhet me dije se Arben Uka, i njohur si Hamza Uka, njëri prej të armatosurve që iu dorëzuan policisë mbrëmjen e sotme rezulton të jetë i plagosur.

Por, ende nuk është e qartë se si është plagosur pasi policia dhe RENEA nuk kanë shtënë drejt banesës ku po fshiheshin prej muajsh Hamaza Uka dhe Julian Cumraku. Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh.

Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Merr fund operacioni antiterror në Orosh/ Dy armatosurit vetëdorëzohen pas 6 orësh në Fushë-Arrëz

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
pamje nga vendngjarja

OROSH- Julian Çumaraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur që prej mëngjesit që qëndruan të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, janë vetëdorëzuar pas disa orësh negociatash. Fillimisht, forcat e rendit tentuan kontaktin përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve, duke arritur t’i bindin që të dalin paqësisht nga objekti ku ishin strehuar.

Arben Uka dhe Julian Çumraku thuhet se kanë qenë më parë në Siri dhe i përkasin organizatave terroriste. Arben Uka i njohur edhe si Hamza Uka sipas informacionëve ka qenë edhe Komando në Ushtrinë shqiptare.

Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

“Maratona” e rrethimit të banesës në Orosh vijon/ Dy të izoluarit refuzojnë të dorëzohen! Pas vëllait, Policia dërgon për negociata motrën e njërit prej tyre

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
pamje nga vendngjarja

OROSH- Vijon prej shumë orësh rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë. Bëhet me dije se pas vëllait, policia ka dërguar për negociatat motrën e njërit prej të izoluarve, pasi ata refuzojnë të dorëzohen.

Julian Cumraku dhe Arben Uka kanë refuzuar të dorëzohen në polici dhe kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri. Madje njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber””. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda banesës dyshohet se është nip i tij, i identifikuari si Julian Cumraku, 24 vjec.

Ndërkohë, banesa e rrethuar nga Policia është në pronësi të Mhill Jakut. Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh.

Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Të dy ketë persona dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe dyshohet si pjesë e grupeve terroriste./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh Orosh? Dy personat e armatosur vijojnë të 'ngujuar' në banesë, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
pamje nga vendngjarja

OROSH- Prej më shumë se pesë orësh vijon rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë. Bëhet me dije se policia ka marrë vëllanë e një prej tyre, Julian Cumrakut, për t’i bërë thirrje dhe për ta bindur atë të dorëzohet.

Brenda në banesë ndodhen dy persona të kërkua, Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Të dy ketë persona dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe dyshohet si pjesë e grupeve terroriste./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Aksioni në Orosh/ Identifikohet edhe personi tjetër i armatosur, sfidojnë RENEA-n me britma “Allahu Ekber”! Dyshohet se kanë qenë më parë në Siri (EMRAT)

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
pamje nga vendngjarja

OROSH- RENEA dhe Policia kanë identifikuar edhe personin e dytë, i cili ndodhet i armatosur në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Ai është Arben Uka, person i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.

Uka ndodhet së bashku me 24-vjeçarin Julian Cumraku. Ky i fundit, nuk ka pranuar të dorëzohet dhe i ka bërë thirrje policisë dhe forcave RENEA se do të qëllojë në rast se ata nuk largohen. Gjithashtu sipas informacioneve paraprake të dy personat kanë qenë më parë në Siri. Po ashtu 24-vjeçari i izoluar në banesë bën thirrje “Allahu Ekber”.

Prej mëngjesit të sotëm, plicia ka nisur aksionin në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar banesa e braktisur prej kohësh. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi brenda banesës ndodhen dy personat e armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

RENEA dhe dhjetëra forca policie në vendngjarje/ Dalin PAMJET e banesës në Orosh ku fshihen dy persona me rrezikshmëri

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
pamje nga vendngjarja

OROSH- Janë publikuar pamjet nga banesa në Orosh, e cila është rrethuar prej orëve të paradites nga policia e Pukës dhe Forcat RENEA, pasi dyshohet se në të janë fshehur dy persona me rrezikshmëri të lartë.

Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, ku një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku.24-vjeçari dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste.

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të

Ndërsa personi tjetër ende nuk është identifikuar. Gjithashtu ende nuk është bërë ndërhyrja për arrestimin e dy personave./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA/ Identifikohet një nga personat e armatosur, 24-vjeçari kërcënon se do qëllojë (EMRI)

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
foto ilustruese

FUSHË-ARRËZ- Një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit është identifikuar. Bëhet me dije se 24-vjeçari Julian Cumraku, ka kërcënuar se do qëllojë me armë. Siç raportohet, i riu i cili është izoluar në banesë bën thirrje “Allahu Ekber”.

Policia prej mëngjesit të sotëm ka nisur aksionin në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Forcat RENEA zbarkojnë në Orosh! Dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen, fshihen nga blutë prej 1 muaji në një shtëpi, njëri prej tyre nipi i pronarit të banesës (EMRI)

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
Foto ilustruese

SHKODRA- Forca të shumta të RENEA-s kanë mbërritur në fshatin Orosh në Pukë, pas urdhrit për të ndihmuar policinë e Shkodrës në një operacion të koduar që ka nisur që prej mëngjesit. Policia ka rrethuar një banesë të pabanuar, ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët sipas burimeve qëndrojnë aty prej më shumë se një muaji.

Banesa në fjalë rezulton në pronësi të Mehill Jakut, ndërsa njëri nga të dyshuarit është nipi i tij.

Deri më tani identiteti i plotë i të dyshuarve nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet kanë kryer disa thirrje publike për dorëzim. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë reagim nga objektivat. Forcat e RENEA-s vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje.

7 MUAJ ME PARE

RENEA u nis urgjentisht nga Tirana drejt Pukës! DETAJE nga operacioni: Pritet arrestimi i dy personave të armatosur në fshatin Orosh, janë fshehur në...

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
Foto ilustruese

PUKA- Dy persona të armatosur janë  futur dhe po qëndrojnë në një shtëpi të pabanuar në fshatin Orosh. Policia lokale po vepron në vendngjarje, ndërsa RENEA është nisur menjëherë nga Tirana drejt Pukës për të ofruar mbështetje.

Sakaq mësohet se personat e armatosur janë fshehur prej dy muajsh dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për dorëzim.

7 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh në Pukë? Rrethohet një banesë nga polica, RENEA niset urgjentisht nga Tirana

Operacioni antiterror në Pukë/ Vetëdorëzohen dy të
RENEA

PUKË- Një aksion i policisë është ndërmarrë ditën e sotme në Pukë. Kjo për shkak se dyshohet se një person i shpallur në kërkim është lokalizuar në një banesë. 

Mësohet se personi i shumëkërkuar është subjekt i antiterrorit, por emri i tij ende nuk dihet se cili është. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, nga Tirana drejt Pukës janë nisur forcat RENEA.

Po ashtu janë nisur dhe forcat e anti-terrorit nga Shkodra. Pritet që Policia të dalë më një njoftim zyrtar për ngjarjen./Dosja.al

renea fushe arrez

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet