LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i domosdoshëm! BE: Tregon përkushtimin e Kosovës (REAGIMET)

• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lajmëroi sot se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. • Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill. • Kurti ka thënë se, ndonëse Qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi - të cilin e ka cilësuar "të çuditshëm" e "të padrejtë" - ajo nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. • Ky vendim është përshëndetur edhe nga i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikane në Kosovë, Jeffrey Hovenier. • Në reagimet e tyre ata shprehen se ky ishte një hap i vështirë për Kosovën, por i domosdoshëm. • Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar gjithashtu pas këtij vendimi, ku shkruan se sot është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.• Szunyog shprehet se vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës. • Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur vendimi, ku tha se e inkurajon Kosovën që të vazhdojë të punojë me aleatët për të dëshmuar veten si një partnere e besueshme e komunitetit euro-atlantik.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vendimi i qeverisë për çështjen e Manastirit të Deçanit/ Hovenier: Ishte një hap i domosdoshëm

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i
jeffrey hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur para në regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në "X", ai shkruan se vendimi i sotëm demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe i falënderojmë liderët kosovarë për ta çuar këtë çështje përpara”, shkroi Hovenier.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që të procedojë tutje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit.

2 VITE ME PARE

"Republika e Kosovës një partner i veçantë Euro-Atlantik"/ Rama: Mbështesë qeverinë për vendimin e Manastirit të Deçanit

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë të punojë me aleatët për të dëshmuar veten si një partnere e besueshme e komunitetit euro-atlantik.

STATUSI I RAMËS: 

Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik.

2 VITE ME PARE

Vendimi i Kurtit për regjistrimin e pronave të Manastrit të Deçanit, Szunyog: Një hap i mirëpritur, tregon përkushtimin e Kosovës

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i
Tomas Szunyog

KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit. Szunyog përmes një reagimi në llogarinë e tij në "X" shkruan se sot është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ai më tej shkruan se pritjes së gjatë për implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit u bë realitet. Szunyog shkruan se vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës.

“Pas një pritje të gjatë, implementimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për rastin e tokave të Manastirit të Deçanit u bë realitet më në fund. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

2 VITE ME PARE

Toka rreth Manastirit të Deçanit kusht për anëtarësim e Kosovës në KE?

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i
Manastiri i Deçanit

KOSOVË- A është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon bartjen në pronësi të 24 hektarëve tokë manastirit të Deçanit, kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës? Asambleja mbahet në fund të prillit.

Çështja e mos zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, përkatësisht bartjen e 24 hektarëve  tokë manastirit, është rikthyer në një debat në Kosovë, pak para votimit të mundshëm në muajin prill për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës. Më 4 mars, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI) publikoi një raport, në të cilin vlerësohet se kontesti pronësor ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Manastirit të Deçanit është një nga pengesat kryesore për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndonëse nga Këshilli i Evropës nuk është thënë zyrtarisht që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të jetë kusht për anëtarësimin, kjo po përmendet edhe nga ambasadorët e vendeve të Quintit, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde, në një intervistë për emisionin, ‘Kallxo Përnime', ka thënë se "pa respektuar vendimet e Gjykatës, Kosova vështirë e ka të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”.

"Kosova është shtet demokratik dhe në një shtet demokratik ju keni një garantues të Kushtetutës e që është Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykatë ka marrë një vendim të plotfuqishëm dhe nëse doni të bëheni anëtarë të KE, vendimet duhet të respektohen”, thotë ambasadori Rohde. Sipas tij, "koha ka ardhur që të keni një situatë ku të gjitha palët - Prishtina, Deçani dhe Strasburgu - do jenë fitues. Bëni këtë e pastaj mund të merrni numër të konsiderueshëm të votave për t`u bërë anëtar i KE”.

Pritjet e kishës dhe qëndrimet e qeverisë

Kisha Ortodokse Serbe nga Dioqeza e Rashkës-Prizrenit, ka deklaruar se ata presin zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.  "Presim që institucionet e Kosovës, më në fund, ta kryejnë punën e tyre në përputhje me ligjin, ta regjistrojnë tokën tonë në kadastër dhe t'i lëshojnë manastirit një vërtetim pronësie, në përputhje me vendimin e Gjykatës. Besojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, thonë nga Kisha Ortodokse Serbe.

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar së fundi rreth kësaj çështje, ndonëse dy vite më parë, vet kryeministri i KosovësAlbin Kurti, kishte deklaruar se "Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj ka bërë shumë shkelje procedurale”. "Nuk është Manastiri i Deçanit palë në çështje, është Kisha Ortodokse dhe gabimisht është pranuar, nuk mund të na përfaqësojë neve AKM (Agjencia e Kosovës për Mirëbesim) e UNMIK-u pas shpalljes së pavarësisë, por është dashur AKP (Agjencia e Kosovës për Privatizim). Kjo shkelje është bërë, ka shkelje të panumërta, por qeveria e Kosovës i përmbahet drejtësisë”, pati thënë kryeministri Kurti, duke rikujtuar se qeveria dhe gjykatat janë pushtete të ndara.

Surroi: Vendimi duhet të zbatohet menjëherë

Publicisti kosovar, Veton Surroi, që njëherësh është këshilltar i jashtëm i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, shkroi më 6 mars në platformën X se "vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit duhet të zbatohet menjëherë si detyrim i shtetit ligjor, shenjë e ndjeshmërisë kulturore e fetare dhe gatishmërisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Komuna kundër

Vendimi i gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyron institucionet e Kosovës në këtë rast edhe komunën e Deçanit, që 24 hektarë tokë t'i barten manastirit. Por, drejtuesit e komunës së Deçanit, refuzojnë ta zbatojnë atë  dhe nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, pronat përreth manastirit janë të dy ndërmarrjeve publike, ndërsa Gjykata e ka fuqizuar një marrëveshje të vitit 1997, në kohën e Millosheviqit, kur administrata serbe i kishte kaluar në pronësi të manastirit ato toka. Komuna e Deçanit udhëhiqet nga AAK, partia e ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri” dega në Deçan, kanë kërkuar  nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit që mos e zbatojnë këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari Shkodran Imeraj tha në një konferencë për shtyp se "aktgjykimi i Gjykatës Supreme dhe më pas i Kushtetueses bazën e kanë në vendime të masave të dhunshme të regjimit të Millosheviqit”.

"Tokat të cilat në vitin 1993 dhe 1997 me vendime të ndara të autoriteteve të regjimit të Millosheviqit iu dhuruan Manastirit të Deçanit dhe së këndejmi Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktgjykimin e saj të datës 20.05.2016 i shpall rest juridicata aktgjykimet e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Aktgjykime që bazën e kanë në vendime të masave të dhunshme dhe kësisoj vendimi i Kushtetueses i ka vulosur si valide dhe të tjetërsueshme në Kosovë, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të regjimit të Millosheviqit”, tha Imeraj.Sidoqoftë, Kosova tashmë ka kohë që ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në fund të muajit prill pritet një vendim. 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përgatit një siç thuhet "opinion statutor”, për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sipas procedurës, vendimin përfundimtar e merr Komiteti i Ministrave, i cili përbëhet nga shtetet anëtare, përkatësisht përfaqësuesit e tyre të përhershëm diplomatik në Strasburg. Serbia, që është anëtare e Këshillit të Evropës por, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka paralajmëruar se do të përpiqet ta pengojë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut, është pajtuar që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Marrë nga DW

2 VITE ME PARE

Escobar në Kosovë: Vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit, i vështirë, por i domosdoshëm

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i
Gabriel Escobar

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm. Ai tha se me Osmanin kanë diskutuar edhe për çështjen e sigurisë dhe shtoi se SHBA mbetet e shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit. 

Escobar tha se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur marrëveshje historike.

“Vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm i vështirë, dhe falënderoj institucionet për këtë hap. Jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit dhe ftojmë Serbinë që të gjithë ata që janë përgjegjës ti vënë para drejtësisë e të marrin dënimin e merituar. Kemi shumë për të diskutuar për sfidat, përfshirë edhe vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, për të gjetur mënyra për të ecur para me dialogun. Ftojmë Serbinë të vazhdojë me zbatimin. Nuk duhet vetëm përpjekja unilaterale e Kosovës dhe marrja e vendimeve të zorshme e të vështira nga ajo, që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, ka thënë Escobar.

Escobar pas takimit me presidenten Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare në Kosovë.

2 VITE ME PARE

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit

Regjistrimi i pronave të Manastirit të Deçanit, SHBA: Hap i
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Kurti ka thënë se, ndonëse Qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi - të cilin e ka cilësuar "të çuditshëm" e "të padrejtë" - ajo nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Qeverisë ndaj "këtij vendimi të dëmshëm asnjehere", por se, në anën tjetër, nuk ka dyshim se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës "do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe një hap gjigant për republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane, që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian për Kosovën e pavarur".

Më herët, këtë muaj, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Qeveria e Kosovës priste që pushteti lokal në Deçan - komunë në pjesën perëndimore të vendit - ta zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim. Kjo komunë udhëhiqet nga zyrtarë të partisë opozitare të Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë më 6 mars, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se deklaratat e tij për këtë çështje janë publike dhe se nuk dëshiron të shtojë asgjë më shumë. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Qeveria e Kosovës do të kërkonte zbatimin e vendimit, ai ka thënë se nuk besonte që Qeveria do ta kërkonte një gjë të tillë.

Çfarë kontestohet?


Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë që Manastirit të Deçanit t’ia regjistrojnë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse konsiderojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk ka qenë kurrë e Manastirit.

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese ka “legalizuar” një vendim të vitit 1997 të ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, me të cilin ajo pronë iu dhurua Manastirit të Deçanit.

Deri më tash, këtë qëndrim të pushtetit vendor e përkrahën edhe zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilët ky vendim i Gjykatës Kushtetuese “bazohet në politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë të viteve ‘90”.

Por, nga Manastiri i Deçanit thonë se një qëndrim i tillë i zyrtarëve kosovarë kërcënon sigurinë e Manastirit”, sepse publikut i prezantohet “sikurse vetë Manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata shpjegojnë se në vitin 1997 atyre iu kthyen 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, e cila u ishte marrë nga pushteti komunist i Jugosllavisë, në vitin 1946. Ata, po ashtu, kujtojnë se “në kohën e Milloshevqit”, nga viti 1991 deri më 1999, janë sjellë mijëra gjykime ligjore për mosmarrëveshje të ndryshme dhe pyeten nëse të gjitha ato do të anulohen.

Marrë nga REL

manastiri i decanit qeveria e kosoves albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet