LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi tarracë, Policia tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën

• Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi mëngjesin e sotëm në zonën e Skelës, për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje.  •Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa. •Tatiana dhe e bija, janë nxjerrë forcërisht nga policia, për t`i hapur rrugë shembjes së godinës. • E moshuara nuk ka pranuar vlerën e dhënë për shpronësim, dhe ka hipur në tarracën e ndërtesës dy katëshe prej ku u shpreh se do të kundërshtojë me çdo kusht shembjen. • Tatiana shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh, dhe në 2017 e ka kaluar në emrin e saj me vendim gjyqësori dhe me hipotekë të rregullt. • Ajo ngriti akuza se njerëz me lidhje politike i kanë tjetërsuar pronën, pasi është dhënë leja e ndërtimit për pallat shumë katësh.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Lot dhe britma, momenti kur policia e Vlorës tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën, fqinji: Kafshë! (VIDEO)

Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi
foto nga vendngjarja

VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi paraditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, për të shembur një godinë dy-katëshe. Një prej familjeve që jetonin në ndërtesën dy katëshe, kanë shpërthyer në britma. Tatiana Hoxhaj që jeton bashkë me vajzën e saj nuk dilnin nga banesa, pasi nuk e pranojnë vlerën që i është dhënë.

Së bashku me vajzën e saj hipën në tarracën e pallatit, duke kundërshtuar të dilnin nga banesa. Pamjet në fjalë tregojnë forca të shumta policie që rrethojnë godinën, dhe marrin vajzën e Tatianës për ta futur në makinë. Ajo kundërshton me forcë uniformat blu, e ndërsa e tërheqin zvarrë për ta futur brenda mjetit.


Ndonëse kundërshton me të gjithë forcën e saj, nuk ia del dot mbanë.


Në një tjetër video dëgjohet një fqinj i tyre teksa i drejtohet policisë: Kafshët e m**it.


Tatiana shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh, dhe në 2017 e ka kaluar në emrin saj me vendim gjyqësori dhe me hipotekë të rregullt.

3 VITE ME PARE

IMT shemb pallatin në Vlorë/ Pronarja e banesës: Jam me dokumente të rregullta, njerëz të politikës më morën pronën (VIDEO)

Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi
Tatiana Hoxhaj

VLORË- Tatiana Hoxhaj e cila jeton në një objekt dy katësh që pritet të shembet nga IMT Vlorë, ka treguar për 'Syri tv' se banesa e saj është me dokumente të rregullta, dhe se është në emrin e saj prej vitit 2017. Ajo kundërshton shembjen e banesës së saj të cilën e ka blerë para 30 viteve, ndërsa rrëfen peripecitë gjatë viteve.

“Këtë apartament e kam blerë para 30 vitesh nga Natasi Hudhra, nga familja e tij, ata e kishin me hipotekë, me dokumenta të rregullta. Dhe unë e kam patur me dokumente të rregullta. Në 2017, kjo banesë ka kaluar në emrin tim. Unë jam pensioniste dhe këtë banesë e kam me vendim gjyqësor dhe hipotekë të rregullt.

Në 2010, Fatmir Hanxhari dhe Çobo SHPK kanë marrë dy leje ndërtimi nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, që kanë fshirë gjithë këtë hapsitë të lirë. Çobo në 2014 prishi ¼ e pallatit, u dha banorëve nga dy hyrje, prishjen dhe të gjitha veprimet i bëri pa asnjë leje dhe unë i kam dokumente origjinale që vërteton këtë gjë.

Unë nuk fitova në atë kohë, sepse më hoqën nga puna. E pezullova me raport mjekësor. Në ditët e sotme, në datën 23.09.2022 unë kam marë një mendim nga një punonjëse e urbanistikës Vlorë, që këtu do bëhet diçka. Që atë ditë kam vajtur në Bashki.

Jurgen Çollaku, drejtor i urbanistikës më tha që nuk e kemi të qartë, por interesohu tek Hanxhari që të marrësh hyrje dhe do ti themi edhe ne. Që në datën 15 dhe para shumë muajsh e kishin vulosur, në Këshillin Bashkiak projektin e lëvrimit të rrugës midis pallateve. Mua më thanë pasi kishin bërë të gjithë këto veprime. Kjo është vjedhje e hapur. Dhe në bazë të kësaj, projekti ka dalë VKM nga Këshilli i Ministrave që ka shumë shkelje ligjore”, tha ajo.

Policia e Vlorës nxori me forcë nga banesa e tyre disa banorë të një pallati dy katësh në zonën e Skelës, i cili do të shembet për t`u ndërtuar më pas një pallat shumë katësh. Në këtë pallat jetojnë 7 familje, shumica e të cilave janë shpronësuar, ndërsa vetëm familja e Tatiana Hoxhaj nuk është shpronësuar. E moshuara, së bashku me vajzën, këtë të enjte kanë hipur në tarracën e pallatit, duke refuzuar shembjen e tij, pasi nuk janë dëmshpërblyer. Ajo tregoi kalvarin e shpronësimeve, ku apartamenti në pronësi të saj nuk ka përfituar, ndonëse disponon dokumenta dhe certifikatë pronësie të tij.

3 VITE ME PARE

VIDEO-IMT do u shembë banesën, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracë, thirrjet: Allah na merr hakun (Policia i ndalon)

Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi
Nena dhe vajza

VLORË- Panoramë e trishtë është ajo që ndodhi sot në Vlorë, aty ku do shembet një objekt 2-katësh nga IMT. Pronarët kanë bërë rezistencë, për të mos lejuar shembjen e pronës së tyre. Sipas bashkisë banesa dykatëshe do të prishet me pretendimin se aty do kalojë një rrugë.

Dy prej familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë janë shprehur kundër prishjes pa marrë një firmë nga bashkia se do të dëmshpërblehen dhe do të kenë një banesë të re. Ndërkohë forcat e policisë kanë rrethuar banesën dhe pritet që më pas forcat e IMT ta prishin atë.

Për të kundërshtuar prishjen, nënë e bijë bënë rezidencë duke qëndruar për pak kohë sipër tarracës. Tatiana Hoxhaj që jetonte bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk pranon vlerën që i është dhënë, rreth 37 milion lekë të vjetra.

Mirë, janë tërhequr me forcë nga Policia, për t'i futur në furgon. Në videon e 'Dosja.a', ato dëgjohen duke bërë thirrjet: Allah na merr hak!

Në këtë godinë jetonin 7 familje, 6 prej të cilave u larguan duke pranuar vlerën e shpronësimit./Dosja.al

Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi

inspektoriati i mbrojtjes së territorit tatiana hoxhaj vlore

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen