LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Reforma Territoriale/ Hoti: Ka dhënë rezultat, opozita: Po braktiset fshati! Minoritetet: Pusteci të emërtohet 'Prespë'

• Komisioni i Posaçëm për Reformen Territoriale është mbledhur ditën e sotme për të zhvilluar një seancë dëgjimore me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen. • Në Komision i pari foli Enea Hoti, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, i cili u shpreh se Reforma e miratuar në vitin 2015 ka dhënë rezultate pozitive pasi Bashkitë kanë ulur borxhet dhe kanë rritur investimet. • Por kjo hasi kundërshtinë e opozitës pasi deputetja demokrate, Dhurata Çupi u shpreh se është braktisur fshati pasi investimet janë përqëndruar vetëm në qytet • Deputeti Xhelal Mziu u shpreh se kjo reformë nuk ka dhënë rezultat pasi borxhet e bashkive janë rritur. • Ai përmendi ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve që sipas tij janë në borxhe me OSHE-në (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike), por kjo u mohua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendoren, në debast u përfshi dhe kryetarja e Komisionit, Anila Denaj, e cila i kujtoi deputetit demokrat të mos ndërpresë të tjerët • Deputetja Orjola Pampuri vuri theksin tek braktisja e fshatit nga mungesa e investimeve ndërkohë Hoti iu përgjigj me ironi duke i kujtuar 10 km rrugë që sipas tij kishte ndërtuar qeveria Berisha dhe sërish nuk e kishte evidentuar largimin. • Dy përfaqësuesit e minoritetit maqedonas në Shqipëri kërkuan nga Kuvendi qe Pusteci të emërtohet Bashkia Prespë për shkak se aty ndodhet dhe Parku Kombëtr i Prespës. • Po ashtu kërkuan që Golloborda të bëhet bashki sepse vetëm kështu mund të ndihmohet në zhvillimin e zonës. • Komisioni mbyll punimet për ditën e sotme. • Seanca e radhës do mbahet nesër në orën 12.

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Reforma Territoriale/ Minoriteti maqedonas: Pusteci të emërtohet Bashkia Prespë, Golloborda të bëhet Bashki

Reforma Territoriale/ Hoti: Ka dhënë rezultat, opozita: Po braktiset
Vasil Sterjovski dhe Edmond Osmani

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen. Në Komision folën dhe dy përfaqësues të Komunitetit Maqedonas në Pustec dhe Gollobordë.

Vasil Sterjovski, Kryetar i Shoqatës SONSE, u shpreh se emri i Bashkisë Pustec duhet të ndryshojë dhe të quhet Bashkia e Prespës pasi aty ndodhet dhe Parku Kombëtar. Ndërkohë nga ana tjetër Edmond Osmani nën kryetar i Shoqatës MOS, kërkoi mbështetjen e deputetëve që Golloborda tëbëhet bashki pasi do i ndihmonte në zhvillimin e marëdhënieve tregtare.

DISKUTIMI NË KOMISION:

Vasil Sterjovski: Respektimi i të drejtave themelore të minoriteve është shembull i demokracisë për një vend. Kerkojmë të merni parasysh të drejtat e minoritetit maqedonas që Bashkia Pustec të mbetet sërish bashki, Pusteci njihet si zona e Prespës, këtu është dhe Parku Kombëtar i Prespës dhe ka qenë që kërkesë që në 2012.që onkretisht bashkia e re të quhet Bashkia e Prespës, por Kuvendi nuk e miratoi atëherë.

Edmond Osmani: Golloborda përbëhet nga 25 fshatra, është një zonë 55 km me Bulqizën por nuk llogaritën km ato pasi duhen 3 orë të mbërrish. Jemi larg zonave për tregti për prodhimin për ta shitur në Bulqizë dhe Librazhd. Keni shansin të na ndihmoni të bëni një bashki për zonën e Gollobordës.

Dhurata Çupi: Unë kam qenë relatore dikur për pakicat kombëtare dhe e njoh mirë këtë ligj prandaj dhe ju thirrëm, që në final kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

4 VITE ME PARE

Referoma Territoriale/ Pampuri: Po braktiset fshati, Hoti: Qeveria Berisha bëri 10 km rrugë e prap se ndaloi dot

Reforma Territoriale/ Hoti: Ka dhënë rezultat, opozita: Po braktiset
Orjola Pampuri

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen. Deputetja demokrate, Orjola Pampuri u shpreh se në vendin tonë mungon autonomia vendorfe dhe se ka një përqëndrim të investimeve vetëm në qytete ndërkohë që fshati po braktiset. Nga ana tjetët Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore iu përgjigj me ironi duke i përmendur 10 km rrugë të shtruara nga ana e Sali Berishes gjatë kohës që ishte kryeministër.

Orjola Pampuri: Në vendin tonë nuk e kemi autonominë dhe decentralizimin për të cilin flitet shpesh në krahasim me vendet e rajonit, qeveria i jep vetëm 1% të GDP-së. Pjesa me e madhe shkojnë në qendrat e qyteteve, po shikojmë një braktisje të fshatit dhe një mungesë subvencionimi nga ana e qeverisë.

Enea Hoti: Qeveria ka bërë 10 km rrugë rurale dhe fshati është braktisur prap. Lëvizja e popullsisë nga zonat rrurale drejt urbane do të vazhdojë. Është një trend  global në të gjithë vendet e botës. Mbas Reformes Territoriake pushteti vendor kishte një ministër. Paratë që qeveria i jep qeverisjes vendore nuk është 1% e GDP se sot në fakt është 1.8%. Nuk ka një model që një bashki e madhe është e sukseshme dhe një e vogël jo. Kemi shembuj nga Bashkia Lezhë dhe nga Bashkia Has që është një bashki e vogël por ka një nismë të mirë për zjarrëfiksit vullnetarë që ka disa bashki që duan ta implementojnë. Krijimi i Fondit Social financon shërbime në nivel bashkie, patjetër që finacimi me shtimin e shërbimeve sociale përputhen por në dijeni time Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatit një strategji të re për shtimin e finacimit për shërbimet decentralizuese

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

4 VITE ME PARE

Debatet për Reformen Territoriale/ Mziu-Hotit: Ka qenë e njëanshme, ujësjellësit me borxhe, Denaj: Mos ndërhy

Reforma Territoriale/ Hoti: Ka dhënë rezultat, opozita: Po braktiset
Enea Hoti

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen. Mbledhja u përfshi nga debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Enea Hoti. Deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se janë ritur tarifat por ajo që ka mbetur vendnumëro janë të ardhurat, ndërkohë Hoti iu përgjigj se numri i Këshillave Bashkiak është ulur në 1600 nga 6000 që kanë qenë para vitit 2015. Ne debat u përfshi dhe kryetarja e Komisionit e cila i bëri vëretje deputetit demokrat Xhelal Mziu që mos ti ndërpriste të tjerët ashtu siç ata nuk e ndërprenë atë gjatë fjalës së tij.

DEBATI I ZHVILLUAR NË KOMISION:

Xhelal Mziu: Një tjetër kauzë ka qenë taksa e pronës dhe kadastra. Janë rritur tarifat por ajo që ka mbetur vendnumëro janë të ardhurat. Pra me pak fjalë përse nuk u arrit objekti prej 0.8%, dhe që kadastra vendore të jetë pjesë e pushtetit vendor. Edhe në aspektin e investimeve unë ju sfidoj, do j’ua jap me shifrra të emëtuara nga Ministria e Financave, nga 6 bashkitë më të mëdha që janë marrë kanë më shumë se 53% të buxhetit që shkon për fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, është absurditet. Shkodra dhe Kamza kanë një përqindje shumë të vogël që shkon në 18% ndërsa bashkitë e drejtuara nga të majtët kanë marrë më shumë mbështëtje. Nga 56 ujësjellësa që kemi 54 janë me borxhe, shumica prej tyre nuk paguajnë dot pagat dhe jo më të bëjnë investime. Borxhet e bashkive janë më të larta se në vitin 2015, a e konsideroni borxh ju se ujësjellsat janë në pronësi të bashkisë dhe bashkia merret në total. Refrorma Territoriale është bërë në mënyrë të njëanshme, a mendoni se duhet të ketë një ndareje të re gjeografike, Lezha ka 2 herë më pak njësi se Gjirokastra dhe pse është më e madhe.

Baftjar Zeqaj: Po dëgjojhmë vetëm e ka fajin reforma por gjithsesi do i dëgjojmë të gjithë se prandaj jam këtu. Ju ( I drejtoret Enea Hotit) po merreni me decentalizimin por ndërkohë deri në shtator do të merremi dhe ne, si mendoni a i kemi parcelat e ndara apo punojmë bashkë.

Ene Hoti: Do bëj një koment që ti përgjigjem zonjës Çupit dhe zotit Mziut. Përgjegjësitë e Këshillave Bashkiat, kur u miratua reforma mandati ka qenë pak i limituar. Nga 6000 janë reduktuar në 1600 dhe nuk është detyrë e Komisionit por e politikës sesi do të përfaqësohen Këshillat. Do ishte më mirë të kishim një përfaqësim me lista të hapura dhe për Këshillin Bashkiak ose dhe mazhoratar. Niveli i Qarkut nuk u prek dhe nëse ka një mangësi e referomës është kjo. Kuvendi ka vendosur që bashkitë të krijojë zyrat e diaspoores dhe integrimit europian kjo është referuar dhe tek rritja e numrit të punonjësve. Pyetjes së zotit Mziut a janë kryer 80 milion euro, padyshim që jo vetëm janë kursyer por janë superuar 80 milion euro

(Ndërhyn Mziu. nuk kuptohet pasi flet pa mikrofon)

Anila Denaj -Mziut: Siç të dëgjuam deri në fund do na dëgjosh deri në fund

Ene Hoti: Ka bashki që kanë dështuar në mbledhjen e të ardhurave por kjo nuk i atribohet reformes po ka të bëjë dhe me drejtimin e kryetarëve të bashkive, një performancë individuale e kryetarëve të basshkive që ne nuk i monitorjmë dot. Keni të drejtë për reformen e ujit, ka shumë ndërmmarrje me shumë borxhe si ndaj OSHE dhe nën kontraktorëve.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

4 VITE ME PARE

Reforma Territoriale/ Hoti: Është ulur borxhi i bashkive, Çupi: Ka dështuar, investimet vetëm në qendrat e qyteteve

Reforma Territoriale/ Hoti: Ka dhënë rezultat, opozita: Po braktiset
Dhurata Çupi dhe Anila Denaj

TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale po zhvillon diksutime në Kuvend me përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë që kanë lidhje me çështjen.

Ene Hoti, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore duke folur në Komison u shpreh se Reforma Territoriale ka pasur një rezultat pozitiv pasi janë ulur me 50% borxhet e bashkive. Ndërkohë nga ana e Prtisë Demokratike, Dhurata Çupi u shpreh se kjo reformë ka dështuar pasi sipas saj ka pasur përqëndrim të investimeve vetëm në qendrat e qyteteve dhe fshatrat janë braktisur.

PJESË NGA DEBATI:

Enea Hoti: Rritja e administratës së bashkive nga 2021 është rreth 7 %. Kjo është e kuptueshme sepse që pas ndarjes së reformes, punonjësit e kopshteve dhe shkollave i kaluan pushtetit vendor nga ai qëndror. Janë rritur dhe numri i edukatërove në qoftë se ne kemi pasur rreth 1600 sot kemi më shumë se 5000 edukatore dhe 200 shkolla më shumë. Dhe zjarrfikësit i kanë kaluar pushtetit vendor dhe që paguhen nga qeverisja vendore, kemi rreth 500 zjarrfikës më shumë. Një element që do doja ta përmendja këtu është efiçenca fiskale e Bashkivem borxgi qqë kishibn dikur bashkitë janë ulur me 50% nga 12.7 miliard është rreth 6 miliard dhe kjo tregon që ka një efiçencë në punën e bashkive. Të dhënat më të sakta i ka dhe Ministria e Financave që do bijnë të flasin më pak. Në 2015 u decentralizua menaxhimi i kanaleve ujitëse dhe nga 120 mijë ha toka të ujitur në 2013 në rreth 220 mijë sot që janë kryer me ndihmën e bashkive.

Dhurata Çupi: Kjo reformë duhet të rishikohet dhe e them me shumë keqardhje se asnjë nuk ka thënë se kjo reformë shkon mirë dhe jo thjesht për të bërë politikë. 19,400 ka qenë numri i administratës së bashkive ndërsa sot është 38,600 për të mos llagaritur 3000 kontrata aftshkurtra të bëra para fushatës zgjedhore. Ju thoni se ka pasur shtim të administratës dhe rritje të shërbimeve. Ju keni thënë se për efekt të bashkimit, burimet njerëzore do të uleshin dhe borxhi duhet të ishte ulur. Ne sot kemi pqrqëndriumin më të madh ndaj bashkive, si kontrolli i bregdetit, arsimit parashkololor, ujitjers kullimit etj që i keni deleguar vetëm numrin e punonjësve dhe pagat por bashkitë nuk i zhvillojnë asnjë nga këto kopetenca. Sot nuk kemi asnjë pronë të regjistruar në emër të bashkive që nga viti 2015. Duhet të bëjmë çmos ti japim më shumë autoritet këshilklave të fshatit. Sot investohet vetëm në qendrat e qyteteve, fshatrat nuk kanë as transport publik, as pastrimin publik dhe as ndriçim sepse po nuk çove rrugën nuk kanë ku kalojnë makinat. A ka pas decentalizim të shtuar?

Ene Hoti: Ju kishit opione dhe jo pyetje. Në opionin tim nëse themi që një reformë ka dështuar ose jo duhet t’u referohemi disa parametrave, sot borxhi publik është përgjysmuar, qeveria qëndrore e ka rritur borxhin publik edhe për shkak të pandemisë ndërsa bashkitë e kanë ulur. Funksionet e mëparsdhme të punonjësve të bashive kanë qenë më shumë mbështetëse ndërsa sot ka më shumë mësues, zjarrëfikës dhe punonjës që kryejnë shërbime. Përsa i përket të ardhurave një nga synimet e Reformës ka qenë ulja e shpenzimeve. Me Kushtetutë dhe ligj vija bregdetare është përgjegjësi e qeverisë qëndrore dhe kurrë se ka pasur pushteti vendor këtë përgjegjësi. Reforma territoriale ka të bëjë me numrin e njësive.

(Ndërhyn Çupi)

Dhurata Çupi: Asgjë nuk keni bërë.

Enea Hoti: Unë gjykoj që të themi që një reformë ka dështuar nuk është korrekte se duhet t’u referohemi disa indikatorëve që në mendim tim janë shumë pozitive.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

reforma territoriale 2022 anila denaj dhurata cupi enea hoti xhelal mziu oriola pampuri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet