LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me ‘të kuqe’, Varhelyi: Ecni me reformat

• Komisioni Europian është mbledhur ditën e sotme ku po diskutohet progres-raporti i përgatitur për Ballkanin Perëndimor. • Në fjalën e tij Komisioneri për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi tha se Shqipëria ka mbajtur 100% linjën e Bashkimit Europian për çështje të ndryshme, sidomos për luftën në Ukrainë. Ndërkohë në progres raport theksohet se vendi ynë duhet të eci më shpejt me reformat teksa ka rënditur dhe pikat e "kuqe" të problemeve. Ndër to dhe më kryesoret sipas KE-së janë liria e medias, lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe marrëdhënia mes qeverisë dhe parlamentit ku thuhet se kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në 4 interpelancat e thirrura. Ndërkohë një pikë tjetër është dhe ligji për "Pasaportat e Arta" • Sa i përket Kosovës, Varhelyi tha se vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë punë dhe progres në zbatimin e reformave. Gjithashtu Komisioni Europian propozon që Kosovës ti liberalizohen vizat pasi sipas KE-së i ka përmbushur kushtet.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Raporti i KE/ Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres! Prishtina dhe Beogradi të vijojnë me dialogun! Turqia të mos kërcënojë Greqinë

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim i BE-së duke folur në një konferencë për mediat nga Brukseli pas paraqitjes së progres-raportit për Ballkanin Perëndimor u shpreh se vendi ynë dhe Maqerdonia e Veriut kanë bërë progres sa i përket rrugës drejt anëtarësimit në Union.

Ai u shpreh se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveriatre për të dy vendet është një gur kilometrik i rëndëshëm në rrugën e anëtarësimit. Sa i përket investimeve Komisioneri për Zgjerim tha se në Ballkanin Perëndimor janë investuar 3.4 milard euro nga BE teksa shtoi se Unioni do t'i mbështesë vendet në përballimin e krizës energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Oliver Varhelyi: Prej vitesh po investojmë në Ballkanin Perëndimor. Jemi të vendosuur në prespektivën e Ballkanit Perëndimor. Sot po flasim për Ballkani Perëndimor dhe Turqisnë. Raportet tona sa i përket zgjerimit, guidës dhe pikave se ku duhet të shkojnë më shpejt dhe ku duhet bërë progres. Kemi bërë shumë në këtë progres-raport që të inkurajojmë Ballkanin Perëndimor. 3.4 miliard euro filluam ti bëninm investime në Ballkaknin Perëndimor që ulin problemet në rajon. Kriza energjetike vjen nga lufta në Ukrainë prandaj ne po mbështesim miqtë tani. Më lejoni tu jap një pasqyre të shkurtër për vende të ndryshme.   U vendos një gur kilometrik me Konferebncën e Parë Ndërqeveritare. RMV ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit dhe të drejtat themelore. Shqipëria ka vijuar të bëjë progres sa i përket reformacve, si reforma në drejtësi dhe avancimi i procesit të veting-ut, ka bërë përpjekje sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar.

Sa i përket Koosvës dhe Serbisë, Varhelyi tha se dialogu duhet të vazhdojw teksa kërkoi angazhim maksimal nga liderët e dy vendeve. Ai shtoi se Serbia duhet të ndjekë politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Moskës.

Oliver Varhelyi: Kosova ka bërë hapa për shtetin e së drejtës dhe Komisioni i qëndron asaj të thënë në 2018-tes, kemi propozuar liberalizimin e vizave. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është urgjente. Ne do ta mbështesim këtë proces por duhet angazhim nga Prishtina dhe Beogradi. Serbia duhet të ndjekë linjën e politikës së jashtme të Bashkimit Europian sa i përket sanksioneve ndaj Moskës.

Ndërkohë Varhelyi shtoi se Turqia duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të mos kërcënojë një vend anëtar të BE-së.

Oliver Varhelyi: Tensionet me bnjë vend anëtar u riktthyen sërish dhe ne shfqem shqetësime. Turqia duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar. Turqia është një vend i rëndësishëm kandidat.

3 VITE ME PARE

KE i kërkon Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë! Varhelyi: Të jetë më serioze

 

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioni Europian ka kërkuar sot përmes prezantimit të raportit të Serbisë se ajo duhet të bëhet palë me politikat europiane si nëj partner serioz duke vendosur kështu edhe sanksione ndaj Rusisë.

Gjatë prezantimit të progres-raportit Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi tha se Serbia duhet të tregohet më serioze në raportin e saju me BE-në.

"Serbia duhet të tregohet një partner serioz i BE, të ndajë të njëjtat ccështje sigurie me ne. Sa i takon statusit gjeopolitik është e qartë se Serbia duhet të bashkohet me politikën e jashtme të BE dhe të vendosi sanksione ndaj Rusisë," tha Varheley.

3 VITE ME PARE

Progres-raporti i KE/ Varhelyi: Po bashkëpunojmë me qeverinë e Kosovës në realizimin e reformave! Fokus vetting-u

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, thekson rëndësinë e procesit të vetting-ut në Kosovë, ndërsa shprehu gatishmërinë e unionit për të ndihmuar qeverinë:

“Për vetting-un në Kosovë, jemi duke punuar me qeverinë, mendojmë se është një çështje serioze për të forcuar integritetin. Mendojmë që duhet të inkurajojmë qeverinë të implementojë reforma, po diskutojmë për vetting-un. Jemi të angazhuar në reformat që duhet të zhvillohen në Kosovë”.

Teksa foli për vendet e rajonit që vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së, komisioneri tha “duam që të jeni në anën tonë. Ju duam tani në BE”.

3 VITE ME PARE

Varhelyi prezanton progres-raportin për Kosovën: Ka disa përparime por i duhet shumë punë me reformat

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Varhelyi

FRANCË- Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë punë dhe progres në zbatimin e reformave. Kosova, po ashtu, vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në raport theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Gjatë fjalimit, edhe Varhelyi tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporti kujton se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmend edhe takimin më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve./REL/

3 VITE ME PARE

Progres-raporti i KE, Varhelyi: Rekomandojmë statusin e vendit kandidat për Bosnje Hercegovinën

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Varhelyi

FRANCË- Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, gjatë fjalës së tij tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së dhe një përmbledhje të progres-raporteve për secilin vend.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.

3 VITE ME PARE

RAPORTI ZYRTAR/ KE i mbyll derën Shqipërisë: Korrupsion, pasaportat e arta në shkelje me BE

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Foto ilustruese

BRUKSEL- Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë ngre disa shqetësime kyçe në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE dhe përmbushjen e objektivave të vendosura. Në raport ngrihet shqetësimi për parlamentin, ndërsa thuhet se kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në 4 interpelancat e thirrura. BE gjithashtu thekson se konsultimet publike janë fiktive ndërsa Autoriteti i Konkurrencës u zgjodh duke shmangur dëgjesën. Problem është edhe përdorimi i parave publike si në rastin e Bashkisë Durrës, ku u përdorën fondet e Tërmetit, ndërsa flitet edhe një bashkëpunim të gjerë mes qeverisë dhe opozitës. 

Pikat kryesore të progres-raportit të BE. 

Shqipëria Shqetësimet e ngritura nga BE:

Parlamenti:

1.     Mbikqyrja parlamentare mbetet e kufizuar.

2.     Kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga katër interpelancat e thirrura me të.

3.     Konsultimet publike dhe me shoqërinë civile mbeten të natyrës formale. Shoqëria civile vazhdon të jetë e varur më së shumti nga mbështetja e donatorëve.

4.     Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës u zgjodh duke shmangur dëgjesën me kandidatin.

Zgjedhjet

1.     Keqpërdorimi i burimeve shtetërore vazhdon të jetë problem, sikurse ishte rasti i bashkisë së Durrësit për zgjedhjet e pjesshme të marsit, dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

2.     Vëmendje duhet ti kushtohet financimit të fushatave politike on-line dhe nga palë të treta.

Qeverisja:

1.     Axhenda e reformave duhet të avancojë në bashkëpunim me opozitën dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.

2.     Krijimi i disa agjencive qeveritare rreth Kryeministrisë, pa një kuadër gjithëpërfshirës drejtues dhe pa vëmendje sistematike ndaj linjave të mbikqyrjes dhe raportimit, ngre pikëpyetje në lidhje me standardet e administratës publike. Ka përkeqësuar në ndarjen e detyrave që i besohen personelit të punësuar sipas Kodit të Punës, në vend të nëpunësve civilë.

3.     Vendosja e menjëhershme të të gjitha shërbimeve online ngre pyetje në lidhje me cilësinë dhe aksesin e shërbimeve.

4.     Rekrutimi sipas ligjit të shërbimit civil mbetet për t'u zbatuar, veçanërisht për pozitat e nivelit të lartë.

5.     Mbetet për t'u miratuar një strategji e re decentralizimi përtej vitit 2022 dhe konsultimi në nivel lokal do të jetë thelbësor.

6.     Njesitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik. Aksesi i njesive vendore në fondet e BE vazhdon të jetë problematik për shkak të ndryshimeve të shpeshta të administratës dhe procedurave komplekse.

7.     Kërkohet krijimi i një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile, dhe përfshirja e tyre në procese konsultimi kuptimplote.

Të drejtat themelore:

1.     Nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes. Cënim i pavarësisë së medias, frikësimi i gazetarëve, mungesa e aksesit në institucionet qeveritare, mungesa e transparencës. Të sigurohet pavarësia e RTSH.

2.     Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur.

3.     Në gjykatën e të drejtave të njeriut, në qershor 2022 rezultojnë 400 cështje të ngritura kundër Shqipërisë, që lidhen me keqtrajtimin, zvarritjen e procedurave gjyqësore, moszbatimin e vendimeve gjyqësore dhe të drejtat pronësore.

4.     Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i skemës se pasaportave të arta, pasi përbën rrezik për sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin nga krimi i organizuar dhe eshte i papajtueshëm me legjislacionin e BE-së.

5.     Adresimi i dhunës në familje dhe me bazë gjinore vazhdon të vuajë nga mungesa e zbatimit të parashikimeve ligjore.

6.     Vlerësimi i nivelit të zbatimit të legjislacionit, politikave dhe strategjive që lidhen me të drejtat e njeriut vazhdon të jetë problematik, për shkak se mungojnë të dhënat e një monitorimi tërësor.

7.     Sa i përket migracionit, nuk është bërë përparim në procedurën e azilit dhe zbatimin e procedurave të kthimit në përputhje me kuadrin ligjor. Politika e Shqipërisë për vizat duhet të përafrohet me atë të BE-së.

8.     Numri i shtetasve shqiptarë që paraqesin kërkesa për azil në shtetet anëtare të BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021.

9.     Fenomeni i të miturve të pashoqëruar vazhdon të jetë shqetësim.

10. Komisioni po monitoron nga afër në kuadër të mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, dhe të mekanizmit të pezullimit të vizave (pas kërkesës së Holandës).

Lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave

1.     Korrupsioni mbetet një fushë që përbën shqetësim serioz.

2.     Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave.

3.     Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Lufta kundër krimit të organizuar

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të Policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA.

Përgjigja ndaj rrjeteve të krimit të organizuar duhet të jetë më proaktive dhe sistematike.

Nuk ka qasje strategjike dhe sistematike për identifikimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale jashtë vendit dhe ato “të paarritshme”.

Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine, tranziti dhe destinacioni i trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe të bazuar në paranë kesh. Krimi gjeneron sasi të madhe parash përmes trafikut të drogës, evazionit fiscal, kontrabandimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare për drogat dhe as observator kombëtar për drogat.

Trafikimi i drogës vazhdon të jetë forma më e përhapur e krimit të rëndë.

Gjyqësori

1.     Gjyqësori vuan nga procedurat e gjata, shkalla e ulët e gjykimit perfundimtar, dhe numri i madh i çështjeve të mbartura.

2.     Ndërsa gjyqtarët e prokurorët kanë pagesat më të larta, duhet të adresohet me përparësi mungesa e transparencës për promovimin e prokurorëve.

3.     Mesatarja europiane e gjyqtarëve dhe prokurorëve për 100.000 banorë është 21 gjyqtarë, dhe 12 prokurorë. Përpara nisjes së reformës, Shqipëria kishte 10.8 gjyqtarë dhe 10.5 prokurorë për 100.000 banorë.

4.     Institucionet e reja duhet të mbështeten me burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, dhe të sigurohet pavarësia e tyre.

Ekonomia

1.     Shpenzimet për investime mbeten të dobëta.

2.     Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

3.     Inflacioni u rrit mbi objektivin.

4.     Ekonomia informale vazhdon të jetë pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik.

5.     Konsultimi publik mbetet i dobët.

6.     Njohuritë sipërmarrëse dhe teknologjike mbeten të ulëta, me nevoja të paplotësuara për investime në kapitalin njerëzor dhe fizik, boshllëqe në aftësim dhe arsim, si dhe shpenzime të ulëta për kërkim dhe zhvillim.

7.     BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht,

8.     Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve.

9.     Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit është e kufizuar./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Raporti i KE për Shqipërinë, Varhelyi: Është bërë progres, 100% në linjë me BE për sulmin rus

KE rekomandime për Bosnjën e Kosovën, Shqipëria me
Oliver Varhelyi

FRANCË- Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë një përmbledhje të progres-raportit të Komisionit Europian për këtë vit për Shqipërinë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Shqipëria ka shfaqur një vendosmëri për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Po ashtu, ai tha se vendi ynë ka mbajtur 100% linjën e Bashkimit Europian për çështje të ndryshme, sidomos për luftën në Ukrainë. Ndër të tjera, Varhelyi theksoi se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë për reformën në drejtësi, për fjalën e lirë, pronën si dhe duhet të ngrejë një administratë për të vijuar më tej axhendën e KE-së. 

'Raportet janë faktuale dhe të ndershme, të pastra dhe të qarta. Kriza energjitike është një sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian. Bashkimi Europian ka ftuar Ballkanin Perëndimor që ti bashkohet platformës për gazin. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë bashkuar. Ky plan do të ndihmojë që të ulet ndikimi nga gazi rus. 

Plani vjen me 9 mld euro, fondi është drejt rrugës së tij, në vitet e fundit ne kemi dhënë 1.2 mld euro në grante, kemi financuar projektet. Ne do të ndihmojmë partnerët tanë, që vitin e ardhshëm të bëhen disa projekte, 1 në Shqipëri dhe tre në Maqedoni. Fondet u dhanë dhe për projektin transballkanik. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor i këshillojmë që të ecim më shpejt. 

Shqipëria, është vendi i dytë me të cilin hapim negociata këtë vit. Ka bërë progres dhe ka dhënë rezultate. Vettingu është shembull i mirë, vendi ka shfaqur një vendosmëri për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për pushtimin rus të Ukrainës. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje të rëndësishme si dhe një administratë për të vijuar axhendën e KE.'- tha Varhelyi. 

 

progres-raporti per ballkanin perendimor komisioni europian oliver varhelyi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet