Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Mark Rutte. • Gjatë një dalje të shkurtër për mediat, Rutte ka theksuar se Shqipëria është një aleat i fortë i NATO-së. • Ndërkohë që ka shtuar se aleanca e di që mund të mbështetet te vendi jonë si dhe e asasjellta e saj. • Nga ana e tij Rama ka deklaruar se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për të bërë të mundur ndërtimin e portit ushtarak të Porto Romanos. • Në fund, Rama theksoi se vendi ynë është në gatishmëri për të bërë gjithmonë më të mirën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
2 artikuj për këtë temë.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për të bërë të mundur ndërtimin e portit ushtarak të Porto Romanos. Gjatë takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte, Rama theksoi se vendi ynë është në gatishmëri për të bërë gjithmonë më të mirën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano. Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të biseduar së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së,” tha Rama.
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka pritur në takim ditën e sotme kryeministrin shqiptar Edi Rama. Gjatë një dalje të shkurtër për mediat, Rutte ka theksuar se Shqipëria është një aleat i fortë t NATO-së. Ndërkohë që ka shtuar se aleanca e di që mund të mbështetet te vendi jonë si dhe e asasjellta e saj.
"Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë Rama, kryeministrinë Shqipërisë që na viziton. Shqipëria është një aleate e palëkundur, do të arrijë 2 përqindëshin e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale përfshirë edhe përmes ndërmarrjeve shtetërore që është e rëndësishme sepse na duhet një bazë e fortë industriale në mbarë NATO-n.
Ju po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë për të. Po merrni pjesë në forcat atlantike në Letoni, merrni pjesë në KFOR. Ju jeni shumë i gjatë por megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i yni dhe Shqipëria po bën kaq shumë. Dua t’ju falënderoj që jeni aleat kaq i patundur. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë tek NATO. Faleminderit për vizitën dhe që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që po bëni për NATO-n," tha Rutte.