LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat. SHBA&BE: Krimi e korrupsioni ju lënë pa integrim

Qeveria do të ngrejë një strukturë të posaçme me ekspertë të jashtëm që do të merren me tenderat. Këtë lajm e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama, i cili në konferencën e parë për Antikorrupsionin tha se një nga problemet e theksuara me të cilat përballet vendi ynë janë tenderat jo transparente e në shkelje të ligjit. E pranishme ishte edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila tha se tashmë ka ardhur momenti që Shqipëria të vendosë se kush do ta udhëheqë vendin, korrupsioni apo ligji. Kim bëri thirrje që të avancohet me reformat në drejtësi që Shqipëria të jetë një aleate e SHBA-ve në luftën kundër korrupsionit dhe jo një problem për të. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se nga viti 2016-2022 ka dhënë për sistemet e reja të drejtësisë 114 mld lekë. Ai tha se shumë shpejt do të bëhen edhe 28 kallëzime penale në prokurori e mbi 100 masa administrative. Përfaqësues të tjerë të lartë, Steven Blockman e Michela Matuela bënë thirrje që të avancohet me reformat në drejtësi e që qeveria ta kishte fokusin tek familjet, biznesi i vogël e tek ata që nuk kanë mundësi aksesi online.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Manja paralajmëron: Shumë shpejt do kemi 28 kallëzime në prokurori

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar të tjera arrestime në radhët e administratës. Në konferencën anti-korrupsion, Manja bëri bilancin nga viti 2016, por tha se kallëzimet nuk kanë ndalur. Ai u shpreh se shumë shpejt do të ketë mbi 100 masa administrative dhe 28 kallëzime penale në prokurori e në SPAK.

"Në tetor të vitit 2021 falë vullnetit politik dhe mbështetjes nga qeveria u krijua drejtoria AntiKorrupsioni, në këto drejtori janë administruar mbi 1 mijë ankesa, 493 nga këto denoncime e ankesa janë shqyrtuar, ndërsa 842 të tjera janë ende në proces. Nëse më duhet të ndaj suksesin e kësaj strukture, mjafton të them që janë 20 kallëzime për nënpunës që janë denoncuar edhe nga ne në SPAK, janë 79 masa administrative të marra në dhjetëra institucione publike, nga të cilat 20 kanë qenë edhe largime të menjëhershme nga puna. Kemi 22 raporte në dorë dhe shumë shpejt do të kemi mbi 100 masa administrative e 28 kallëzime penale në prokurori e në SPAK,"- tha Manja ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Kim: Zgjidhni, kush do ta vendosë të ardhmen tuaj, krimi e oligarkët apo njerëzit normalë?

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të shoejtojë reformat. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Kim tha se ka ardhur koha që Shqipëria të vendosë për veten e saj. Ambasadorja shtoi më tej se qeveria duhet të pyesë veten nëse vendin do ta drejtojnë oligarkët apo njerëzit normal dhe ligji. 

"Jeni në një moment kritik të historisë tuaj, duhet të vendosni se në cilën rrugë doni të shkoni, kush do ta vendosë rrugën tuaj, krimi i organizuar, oligarkët apo njerëzit normal, ju duhet të vendosni, a do të jetë rasti që të gjithë duhet të luftojnë, ku fëmija juaj është aq i lirqë dhe aq i aftë e ka mundësi të barabarta sa fëmija tjetër. Besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur,"- tha Kim ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Blockman: Ngadalësimi i reformave e mban Shqipërinë jashtë BE

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Steven Blockman

TIRANË- Zyrtari Steven Blockmans, Drejtor i Kërkimeve në CEPS, instituti i mendimit me bazë në Bruksel i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të nxitojë me reformat. I pranishëm në konferencën antikorrupsion, Blockman tha se hapi i ngadaltë me të cilin ecën vendin ynë në këtë aspekt, po e lë jashtë Bashkimit Evropian. 

"Faleminderit shumë për ftesën dhe ndjesë që nuk pata mundësi të jem aty fizikisht. Do të doja ta nisja me reformat. Është një hap i ngadaltë i reformave që sjell vonesa për anëtarësimin e vendit në BE. Kjo është arsyeja sepse në një farë mënyre zmbrapset procesi i anëtarësimit. Duket ndoshta sikundër intuitive sepse gjyqtarët, akademikët dhe politikanët e lartë kanë pranuar edhe pasojat e pamarra parasysh të kësaj reforme, një paralizë që mund t’i hapë derën korrupsionit. Duhet të ishte marrë parasysh që do të përballeshim me një numër të vogël prokurorësh. Në Shqipëri, mungesa e stafit dhe mbështetja financiare ishin nga çështjet më të para e baza e të gjithave,"- tha Blockmans. 

3 VITE ME PARE

Bushka me kritika: SPAK të intensifikojë punën, gjykatat të japin vendime më të shpejta e më të sakta

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Klotilda Bushka

TIRANË- Socialistja Klotilda Bushka nuk i ak kursyer kritikat nda institucioneve të drejtësisë. E pranishme në konferencën për antikorrupsion, Bushka tha se SPAK ka bërë një punë të mirë, por që duhet të shpejtojë me dosjet që ka në shqyrtim. Të njëjtën gjë tha dhe për gjykatat. Ajo tha se qytetarët nuk mund të presin dhe se vendimet e gjykatave duhet të jenë të shpejta e të sakta. 

"Kemi një sistem drejtësie që po lufton, një sistem që po funksionon në bazë të një kuadri ligjor që erdhi si një përgjegjësi kushtetuese e institucionale. Pa aktet nënligjore që i dhanë udhë punës së organeve në drejtësi do të ishte e pamundur, ndaj e ndjej si detyrim që t’i falenderoj bashkë me BE e SHBA. Do të ndalem pak tek roli i Kuvendit. Në infrastrukturën e re Kuvendi nuk ka më rolin që ka pasur më parë, tashmë pavarësia e institucioneve lejon që shumë të zgjidhen nga vetë ata. Ju keni qenë dëshmitarë se si janë emëruar anëtarët e institucioneve të drejtësisë. Gur themeli është pavarësia dhe funksionon vërtetë. Por nuk ka funkionim nuk ecën pa llogaridhënie. Nuk duhet të ndërhyjmë, por duhet të kuptojmë se si po funksionojnë ata në lidhje me shërbimet që u jeoen qytetarëve. Nuk kemi kohë të humbim, qytetarët duhet të marrin rezultate nga reforma në drejtësi. E vlerësoj punën e SPAK, por që punët duhet të intensifikohen, vendimet nga gjykatat duhet të jeon më shpejt dhe me më shumë cilësi,"- tha ajo ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Matuela: Qeveria të ketë në vëmendje biznesin e vogël e familjet, jo të gjithë kanë akses online

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Michela Matuela

TIRANË- Zyrtarja e lartë evropiane Michela Matuela për Ballkanin Perëndimor i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që ta vërë theksin e reformave tek familjet, biznesi i vogël dhe tek ata që nuk mund të kenë akses online. E pranishme në konferencën antikorrupsion, Matuela tha se Shqipëria ka dhënë një kontribut të madh për Ukrainën, duke qenë edhe anëtare e Këshillit të Sigurimit. Por, ajo shtoi se ka ardhur koha që në vendin tonë, mosndëshkimi të mos ekzistojë më. 

"Pikërisht ne e dimë se çfarë ka ndodhur më 24 shkurt dhe më lejoni ta falenderoj Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Ne po flasim për vlerat e përbashkëta që Shqipëria ka me BE-në. kjo nuk do të thotë që të gjitha sfidat e problemet nuk do të egzistojnë më, sepse ndryshe ndryshe Shqipëria do të ishte pjesë e BE-së, këtë e ka thënë edhe vetë kryeministri. Ideja është që Shqipëria duhet të përshpejtojë me reformat, janë ende përparësi në agjendën tonë, janë mjete shumë të rëndësishme. Metodologjia flet pikërisht për këtë çështje, vlerëson punën që është bërë dhe që po bëhet. Procesi ky është dhe Shqipëria ka marrë masta që të zbatojë një reform në drejtësi, është bërë shumë punë dhe do ta vendosë Shqipërinë në hartën e atyre që janë gati për të ndërmarrë reforma kurajoze. Një ndryshim që do të thotë se askush nuk do të gëzojë me mosndëshkimin. Të gjitha organet apo puna që ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bën që Shqipëria të ecë para e të çlirohet nga ata që nuk duan që Reforma në drejtësi të japë rezultate. Kemi edhe konfiskimin e aseteve kriminale. Ky ka qenë një dimension shumë i rëndësishëm. Individët e cënueshëm si familjet e biznesi i vogël duhet të mbeten në qendër të vëmendjes së qeverisë, sidomos ata që nuk kanë akses në shërbimet online, ky duhet të jetë një objektiv i juaj,"- tha Matuela ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Kim: Korrupsion kemi edhe ne, por ligji të ndëshkon e shoqëria të bën të kesh turp

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim tha se Shqipëria duhet ta luftojë korrupsionin. E pranishme në konferencën Antikorrupsion, Kim tha se korrupsioni ekziston kudo, por që duhet luftuar. Ajo solli shembullin e vetë SHBA-ve ku tha se atje edhe shoqëria të paragjykon kur je i korruptuar. 

"Vetëm ju mund ta bëni, SHBA-të si miq e partnerë do të jenë me ju në çdo hp të rrugës, ne do të jemi me ju për t'ju shtyrë, ndonjëherë do të lodheni e nuk do të doni të vazhdoni, ndodnjëherë do të lodhemi ne, por për këtë arsye janë miqtë. Ju jeni në prag të BE-së, ju jeni anëtar i NATO-s, ju do të jeni një ditë anëtar i BE-së, vendet e tjera kanë parë drejt Shqipërisë për avancimin në drejtësi, që nga 1 janari ju jeni pjesë e Këshillimit të Sigurimit, jeni lider me ne dhe vendosni për çështje që kanë rëndësi për të gjithë botën, ambasadori juaj është një yll, kryeministrit tuaj i kërkohet që të flasë sepse mendimi i Shqipërisë ka vlerë. Por nuk mund të ndodhë kjo nëse korrupsioni shihet se diçka e zakonshme. Jo sepse të tjerët nuk kanë korrupsion, por kemi edhe ligje. Ne kemi edhe një shoqëri që e bën të turpërueshmë që të jesh i korruptuar, të turpërueshme që një zyrtar të kërkojë ryshfet, nëse dikush shkel ligjin, duhet të paguajë për të. Një vend si Shqipëria duhet të ketë mundësi të barabrta, nuk mendoj se po kërkohen privilegje, ajo që po kërkoni për fëmijët tuaj është që të kenë të njëjtat mundësi si çdo fëmijë të vendit tjetër. Le t’i japim fund korrupsionit e të kërkojmë hap pas hapi se si ta ngremë njëri-tjetrin. Shqipëria duhet të ecë përpara dhe ne bashkë me ju,"- tha Kim ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Lufta ndaj korrupsionit, Yuri Kim: S'ka lidhje me dëshirën për të shkuar në parajsë

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.

TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur në Konferencën për luftën anti-korrupsion. Në fjalën e saj, ambasadorja u shpreh se në fakt vetëm qytetarët shqiptarë mund të luftojnë fenomenin për të ecur para në integrimin e vendit. Ajo shtoi se pas rënies së korrupsionit, Yuri Kim lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duhet që të kishin prioritet, duke bërë edhe batuta në fjalimin e saj para të gjithë të pranishmëve. 

"Qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit, nga përvoja jonë është ajo për të cilën ne flasim, jo sepse nuk kemi korrupsion. E kemi përjetuar se çdo të thotë. Kështu që do të doja t'ju thoja. Ju si qytetarë të Shqipërisë duhet që të themi mjaft me korrupsionin. Për të dhënë që Shqipëria mund të jetë më e fortë. Festuam Shqipërinë e lirë të një demokracie që hoqi qafe komunizimin dhe korrupsionin. Kështu që tani, ia ku jemi 31 apo 32 vite rënia e korruposini. Për të pasur lidhje të veçanta, duhet të bëni, merrni një favor. Por kësaj duhet që t'i jepet fund. Nuk ka të bëjë me ndjekjen e 10 urdhëratrave apo çdo kodi etik. Nuk ka lidhje me dëshirën për të shkuar në parajsë. Unë do të doja që të gjithë të shkonit në parajsë. Edhe unë të shkoja në qiell, por nuk është kjo. ne duam që miqtë tanë të jenë të fortë, pavarur, të pasur. E kam thënë edhe më parë. Ne duam që Shqipëria të jetë partner dhe jo problem. Ju duhet ta udhëhiqni luftën. Takoj njerëzit që më thonë vetëm ju e bëni, por në fakt vetëm JU do e bëni. Ne do jemi me ju në çdo hap të rrugës. Ndonjëherë do t'ju shtyjmë. Ndonjëherë do të lodheni. Ky është çasti i historisë kur mund të mund të ngriheni në një nivel tjetër,"-tha ajo ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Bilali: Digjitalizimi u kurseu qytetarëve 687 mijë kilometër rrugë, 48 mijë litra karburant dhe 1145 ditë pune

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Edona Bilali

Edona Bilali: Perceptimi nuk është realiteti, në një rast studimor, pesë njerëzve u kërkohet që të prekin një elefant dhe të tregojnë se çfarë përshtypje u la. Ato nuk e dinë se çfarë është elefanti dhe mund të prekin vetëm një pjesë të tij, kështu, çdonjëri prej tyre prekin pjesë të ndryshme. Dikush prek bishtin, diksuh veshin, këmbën, etj. Në fund të gjithë bëjnë përkufizimin dhe asnjëri nuk e gjen që bëhet fjalë për elefant. Kjo sepse kanë informacion të kufizuar. Kështu që sot gjithësecili ka një përceptim të vetin bazuar në informacionin që ka. Korruopsion në Shqipëri ka, në disa hallka, ajo që kemi zgjedhur të bëjmë është ta luftojmë atë. Kështu që prezantojmë para jush atë çfarë është bërë dhe çfarë ka për tu bërë. Në këtë mandate ne kemi digjitalizimin. Pak vite më parë ishin të paktë ata që e besonin revolucionin digjital që përflitej pej kohësh, shumë ishin skeptikë, përfshirë edhe mua. Në vitet e fundit jemi përqëndruar në platformën digjitale. Raporti kombëtar i Antikorrupsionit do të bëhet çdo vit duke bërë që publiku të ketë një informacion transparent me punën që është bërë, ky raport konsiston në tregimin e transformimit të vendit, lehtësimin e biznesit që më herët kryenin procedura manual. Tashmë është vetë biznesi që bën çdo veprim nga zyra e tij apo nga e-albania. Sistemi doganor ka pasur gjithashtu përparime, kemi future 4 shërbime të tjera online. Për prokurorimin public, ky sistemi funksion vetëm përmes sistemit SPE, dhe si hallkë e fundit kemi digjitalizuar edhe ankesat. Është funksional tërësisht duke nisur nga tetori i vitit të kaluar. Suksesi në transformimin digjital i takon edhe Drejtorisë së Shërbimit Rrugor. Dikur nuk mbaroje dot punë pa para nën dorë, kjo kujtesë na shërben për të parë që digjitalizimi është e vetmja rrugë. U kemi kursyer shqiptarëve 16.2 milionë euro, 687 mijë kilometër rrugë, 48 mijë litra karburant dhe 1145 ditë pune. Kush nuk do me pa vazhdon të përshkruaj bishtin e veshin e elefantit.

Vijon….

3 VITE ME PARE

Proceset e tenderimit/ Rama: Do bëhen me ekspertizë të jashtme, pse jo dhe kompani të huaja

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të krijohet një strukturë e re, me ekspertizë të jashtme dhe profesionale për të shmangur tenderat me probleme. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Konferencës së Parë Kombëtarë të Anti-Korrupsionit, Rama tha se kështu do të çlirohet administrata dhe se procesi i tenderimit do të jetë më transparentë.

Revolucioni dixhital- Sot nuk ka më nevojë të shkosh në asnjë zyrë. Përveçse kur të martohesh ku duhet të paraqitesh me bashkëvuajtësen. Sot të gjithë transaksionet janë online dhe në kohë reale. Si fiksalizimi. Nuk është aspak e rastit që në të gjitha raportet e vlerësimeve, Shqipëria hyn në grupin e vendve më të zhvilluara. Po ashtu, edhe sektori privat që të ngrihet në nivelin e shtetit dhe të sektorit publik.

Tenderat- është transformim i paimagjinueshëm nëse nisemi nga ky ka nisur kjo punë. është vetëm raport faktik. Flitet qartë sesi kemi lëvizur në këtë aspekt. Nëse do të thoshim që tenderat në Shqipëri kanë arritur nivelin që meritojnë të gjithë, duhet të ishim sot në këmbë për t'u bërë pjesë e BE, por nuk jemi akoma aty. Do përfshihet ekspertiza e jashtme, në mënyrë që administrata të bëjë administratën. Tenderimin ta bëjnë strukturat me ekspertizë të jashtme, pse jo dhe kompani të huaja.

Me tendera kemi probleme se nëse do thonim që janë transparente dhe niveli i drejtësisë që meritojnë të gjithë ne duhet të ishim jo kandidat për BE, por në këmbë për t’u bërë anëtarë të BE, po përgatisim një fazë tjetër për të çliruar administratën nga pesha e madhe e këtij procesi, të kontraktimit përmes fondeve në tendera, për të përfshirë ekspertizë të jashtme dhe pse jo kompani ndërkombëtare, që administrata të bëj administratën, ministritë ministrinë, tenderimin ta bëjnë struktura me një pavarësi dhe profesionalizëm, se problem nuk është vetëm korrupsioni, apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por është edhe paaftësia për të ndërtuar procese profesionale

Një nga problemet tona nuk është korrupsioni. Apo përzjera e devijimit të ligjit, por edhe paaftësia për sisteme të drejta. Nuk dua të zgjatem më tutje se është një konferencë e gjatë. Por dua ta mbyll me platformën e bashkëqeverisjes që i ka dhënë njerëzve një sistem të rëndësishëm. Se të gjitha shërbimet janë online.

3 VITE ME PARE

Mësuesit, mjekët e policët, Rama: Dilnin nga mitingjet me letra bakalli, zgjidheshin sipas krahinës

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar mënyrën se si punësohen mjekët, mësuesit e efektivët e policisë sot, me atë që bëhej gjatë qeverisjes nga Sali Berisha. Në konferencën për Antikorrupsionin, Rama tha se infermierët e mësuesit zgjidheshin me tesera partie, ndërsa efektivët dilnin nga mitingjet. Sipas kryeministrit, rekomandimet dërgohedhin nga deputetët me letra bakalli dhe policët zgjidheshin bazuar në vendin ku kishin lindur. 

"Prisnin me vite e vite në radhë për t’ju hapur dera e rekrutimit në punë. Çuditërisht platforma e rekrutimit të mësuesve tregoi se ata që ishin në radhë në pritje merrnin më shumë pikë se të tjerët. Marrim infermierët, ishte e pamunduar të bëheshe pa një teser partie, i gjithë sistemi i rekrutimit të infermiereve kthehej në një sistem partiak, të gjitha infermieret dhe ata pak djem që janë sot rekrutohen përmes sistemit digjital. Rekrutimi i punonjësit të policisë bëhej me letra bakalli që deputetët ia dorëzonin ministrit të brendshëm dhe niveli i trupës së policisë përcaktohej nga paratë që dilnin nga deputetët e zonave për vite e vitë të tëra. Nuk futesh dot pa kaluar nga Akademia, nuk kishte Akademi atëherë, bëheshin kurse dhe futej kush kishte partinë, kush paguante para apo kush kishte lidhje farefisnore apo krahinore. Shikoni numrin e vajzave që janë sot, kishte shumë pak vajza në policinë e shtetit, sepse rekomandimet bëheshin nga mitingjet tek tryeza e ministrit. Në mitingje shumica ishin djem,"- tha Rama ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

S'rri dot pa e përmendur! Tahiri dhe Habilajt, Rama: Drejtësia ndan kushërinjtë, tregon cili është i pafajshëm e cili jo

 

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme gjatë Konferencës Kombëtare për Korrupsionin është ndalur te reforma në sistemin e drejtësisë dhe ndëshkimi i figurave të njohura politika. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe rastin e dënimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe pse u kursue që të përmendte emrin. Kryeministri tha se askush në këtë vend disa vite më parë vetëm pak pas reformës në drejtësi që askush nuk do të ndihej i paprekshëm.

"Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia, figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte në këtë vend se do të vinte dita vetëm pak vite më par nga fillimi i reformës në drejtësi që askush nuk do të ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar tek misioni i saj për të bërë drejtësi? Unë nuk besoj se dikush në këtë sallë deri para pak vitesh do ti përgjigjej pozitivisht. A e beson se pas pak vitesh do të ndodhë kështu? Dhe jo anëtarë qeverie dhe kryebashkiakë apo deputetë të opozitës, por të partisë në pushtet. Kemi pasur ne dikur anëtarë qeverie që pushtatoheshin por ishte sistem tjetër. Është moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive.

Është moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive. Është një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë që është ende në hapat e para që në këtë vend ku të jgithë jemi kushërinj të kemi një drejtësi të pavarur që ndan kushëririn e ndershëm nga ai fajshëm. Ndan të ndershmin nga i pasuri. S'ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga pushteti në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj,"-tha ai ndër të tjera.

Edhe pse nuk e ka përmedur me emër, lihet të kuptohet që e ka fjalën për Tahirin, i cili fillimisht u akuzua se kishte ndihmuar kushërinjtë e tij në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali. Bëhej fjalë për atë që më pas për të ashtuquajturin “Grupi Habilaj”.

3 VITE ME PARE

Konferencë për Antikorrupsionin, Rama: Kujt ia merrte mendja se rangu i lartë do kapej nga drejtësia

Rama: Strukturë me ekspertë të huaj për tenderat.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e drejtuar prej tij dhe njësisitë e ngritura kanë bërë që korrupsioni të minimizohet, pasi sipas tij, zhdukjen totale nuk e ka arritur asnjë vend i botës. Referuar arrestimeve që janë bërë kryesisht në radhët e Partisë Socialiste, Rama tha se askujt nuk ia merrte mendja që drejtësia mund të hetonte vetë qeverinë e ata që kishin pushtetin. Sipas kryeministrit, zhdukja e kontaktit fizik me ofrimin e shërbimeve online, ka bërë që edhe në administratat publike të ketë më parë të korruptuar. 

"Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për praninë tuaj, sidomos miqve të ftuar që na shoqërojnë në këtë përpjekje si partner në një rrurgë të vështirë. Dua të falenderoj Milvën dhe Edonën sepse së bashku kanë koordinuar të gjithë punën për raportin e parë kombëtar vjetor të Antokorrupsionit që synon të pasqyrojë rezultet dhe problematikat në këtë betejë përgjatë gjithë frontit e marrëdhënies me qytetarët. Nga ana tjetër të ndajë problematikat me të gjithë drejtuesit por edhe me përfaqësuesit e drejtorivë apo zyrave të caktuara të shërbimeve publike. E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit të antikorrupsionit me këtë konferencë sepse është shumë e rëndësishme të ndajmë me publikun këtë sfidë që asnjëherë nuk mbaron sepse në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht por, ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të. Ka qenë vetëm para oak vitesh koha kur të gjitha shërbimet për qytetarin jepeshin me kontakt të drejtpërdrejtë. Qytetarët duhet të qëndronin në radhë shumë të gjata që tu jepej mundësia që të merrnin shërbimin, 300 mijë kontakte fizike kishte, dhe nga këto kishte mungesë transparence, mungesë cilësie shërbimi. Nga ana tjetër, për të kaluar në zemrën e sistemit, sistemi ishte i kapur nga kanceri e ishte kalbur e transformuar. Si kudo e në çdo vend e fushë kishte njerëz të zotë e të ndershëm, por tërësia e sistemit e bënte të pamundur që të promovoheshin të ndershmit. Ne u fokusuam në dy drejtime, në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe në atë të shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë dhe nuk dua të zgjatem shumë. Pavarësisht rezervave që mund të kemi apo simpative në aspektin politik, kush e mendonte pak vite më parë se drejtësia në këtë vend do të ndëshkonte njerëz të rangut të lartë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama konferenca anti-korrupsion

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë