LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë/ Takime me krerët e shtetit, Kryeministri: Osmani u kërcënua se nuk lejoi prokurorët t’i dhunonin zyrën! UÇK s’ka lidhje me terrorin

 • Një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në Prishtinë, ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit dhe ishte i pranishëm edhe në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. • Gjatë fjalës së tij në promovimin e librit, Rama tha se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK, teksa shtoi se ish-krerët e UCK, u armatosën kundër një politike shfarosëse. • Kryeministri gjithashtu deklaroi se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidencës. • Sipas tij, këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidencës, por Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë. • Më tej, Rama kritikoi ashpër veprimet e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si instrumente të një gjykate politike dhe jo thjesht si gabime individuale. • Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një mobilizim popullor dhe u shpreh se indiferenca e Perëndimit ndaj kësaj situate përbën një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare dhe rrezikon të krijojë padrejtësi të mëtejshme. • Në fund, Rama ka bërë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK, në Hagë. • Ai nënvizoi se pretenca e Prokuroria nuk qëndron në asnjë rast, ndërsa theksoi se për çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës, atëherë me qëndrimin e dhënë do të duhet të ketë edhe arrestime të tjera. • Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”. • Gjithashtu ajo theksoi rëndësinë historike të lirisë së Kosovës dhe sakrificën e brezave që udhëhoqën luftën çlirimtare. • Ndër të tjera, Osmani u shpreh Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore.

8 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

"Nuk kanë lidhje udhëheqësit e UÇK me terrorin"/ Rama: Të vetmit të burgosur në Hagë janë dënuar për përdhunime, spastrime e krime çnjerëzore

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se të vetmit të burgosur në Hagë janë dënuar për përdhunime, spastrime e krime çnjerëzore. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk kanë lidhje udhëheqësit e UÇK me terrorin

Rama tha sipas prokurorëve, ata do t’i bashkohen të dënuarve serbe për krime çnjerëzore. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime dhe vrasje.

“Para se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë, mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së. Për hir të vërtetës e pata vështirë që të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund se përballë një situate të tillë, fjalët nuk janë të lehta për tu gjetur. Ndër disa mendime që besoj vlejnë të ndahen me ju. I pari ishte mendimi se kush është sot të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot të dënuar nga ajo gjykatë, janë Radovan Karadzic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë terrori dhe spastrimi, Radko Maldic, i cili u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë s shfarosjes dhe autori i damkosur botërisht i masakrës së 8 mijë njerëzve të pafajshëm.

Të tjerë me burgim të përjetshëm për terronin e spajperit që shëndestruan fëmijë e gra si të ishte një safari njerëzor. Dikush që lidhte njerëz të gjatë dhe i hidhte në lumë duke parë me kënaqësi sesi përpërliteshin dhe mbyteshin. Dhe 3 autorë të tjerë përdhunimesh, vrasjesh, krimesh nga më makabret.

Sipas kërkesës së prokurorisë të tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do tu shtohen dhe 4 të tjerë, në anën tjetër të barrikadës. Ndërkohë që prokuroria nuk pati, përvojë në asnjë të ngjashëm se nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shenjëstrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë”, tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"45 vjet, varrosje për së gjalli nuk ka"/ Rama: Prokurori idiotësh, me instrumente politike si gjykatat serbe

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në promovimin e librit “Kur heshtja flet”, kritikoi veprimet e Prokurorisë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rama i cilësoi këto veprime si instrumente të një gjykate politike dhe jo thjesht si gabime individuale.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë një mobilizim popullor, teksa shtoi se indiferenca e Perëndimit ndaj kësaj situate përbën një katastrofë për drejtësinë ndërkombëtare dhe rrezikon të krijojë padrejtësi të mëtejshme.

"Mund të përdorim të gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhësh shqipe për të nxjerrë dufin legjitim daj një prokurorie idiotësh, por ata nuk janë thjesht idiotë, janë instrumenta të një gjykate që është edhe më politike se gjykatat e Serbisë, në raport me Kosovën, me ligjet e kohës kur ka ndodhur lufta. Dhe nëse UÇK nuk do e fitonte luftën në gjykatat e asaj Serbie dënimet e kërkuara nga prokurorët do ishin të pamundura sepse me ligjet e asaj Serbie nuk ka, 45 vjet, varrosje për së gjalli nuk ka.

Pra drejtësia ndërkombëtare e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre ndjekin me indiferencë gjithë këtë katastrofë, faktikisht bën që ne sot të ngrejmë një pikëpyetje për veten tonë se cfarë mund dhe duhet të bëjmë. Nuk e kam përgjigjen për këtë por jam i sigurtë që duhet të bëjmë dicka. Është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare. Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke njohur kosovën kaloi tesitn e humanizmit të vet, por nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli të 4 personave, ky mbetet një problem shumë i madh.

Është pengmarrje për arsye politike të atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot. Dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën clirimtare të një ushtrie që në fakt ka qenë një mobilizim popullor, ku ata që janë trajtuar si komandant kanë qenë udhëheqës shpirtëror, moral të këtij mobilizimi," tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama në Prishtinë : Nëse 4 liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Clinton, Tony Blair e Javier Solana

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se nëse ish-udhëheqësit e UÇK-së dënohen ashtu siç thotë edhe Prokuroria, sipas të njëjtës logjikë, duhen arrestuar edhe figurat perëndimore që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s për të çliruar Kosovën. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se nëse Perëndimi nuk e kalon këtë “test”, duke mos lejuar, sipas tij, “varrosjen për së gjalli të katër njerëzve të pafajshëm”, atëherë kjo do të përbënte një problem të madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë besueshmërinë e vendeve perëndimore.

"Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke e njohur Kosovën kaloi testin e humanizmit të vet. Nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli duke lënduar si skam ë keq popullin dhe Kosovën, ky është një problem shumë i madh.

Nuk di të them më shumë por kjo është pengmarrje për arsye politike, jo të perëndimit si i tërë, por i forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjëra që nuk barazohen dot, dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtare të një ushtrie që emrin e kishte ushtri por në fakt ishte mobilizim popullor ku ata të cilët u trajtuan në gjyq si komandantë ishin udhëheqësit shpirtëror dhe moralë të këtij mobilizimi.

Ka diçka edhe më të rëndë, sepse nëse për Perëndimin, Thaçi Veseli, Karasniqi dhe Selimi duhet të varrosen së gjalli për luftën e për çka ndodhur gjatë saj, duhet të vijojnë arrestimet, të arrestohet Bill Clinton, Havier Solana, Toni Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që i dhanë dritën jeshil bombardime dhe duhet të ndodhë ajo që ka predikuar Millosheviçi, që bashkë me zviceranin mos gjetshin prehje atje ku janë. Kjo ehte e pa imagjinueshme. Ajo që po ndodh është shumë e rëndë," tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Duan të na deformojnë historinë"/ Vjosa Osmani: UÇK, ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”. Duke folur në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala në Kosovë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, Osmani theksoi rëndësinë historike të lirisë së Kosovës dhe sakrificën e brezave që udhëhoqën luftën çlirimtare. Në fund, Osmani u shpreh Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore.

"Në ditët më të errëta patëm bij dhe bija që luftuan për liri dhe treguan se ajo kishte vlerë edhe më shumë se vetë jeta. UÇK është ideali më I fuqishëm I ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Për ta mbrojtur të vërtetën duhet ta shkruajmë atë. Ndaj falenderoj autorin e librit “Kur Heshtja flet” që na tregoi se e vërteta jo gjithmonë flet me zë të lartë. Ai sjell të vërtetën e asaj që po ndodh në Hagë, ku kthen heshtjen në zë të fuqishëm. Lufta e UÇK nuk ishte një akt impulsiv, por përgjigje e një realiteti të pa drejtë dhe shtypje popullore. Ishte luftë për dinjitet mbijetesë dhe për të mbrojtur të pa mbrojturit," tha Vjosa Osmani./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet"/ Rama: Prokurorët donin t’i dhunonin zyrën se me demek do gjenin prova për krime kundër njerëzimit

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidencës. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidencës, por Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

"Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës. Kërcënimi I Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, u shpreh Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Rama në promovimin e librit “Kur heshtja flet”: Ish-krerët e UÇK u armatosën kundër një politike shfarosëse! Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, deklaroi se Prokuroria nuk provoi asgjë kundër UÇK. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ish-krerët e UÇK, u armatosën kundër një politike shfarosëse.

Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

“Përballë një situate të tillë fjalët nuk janë të lehta për t’u gjetur. Ndërkohë ndër disa mendime qe besoj vlejnë të ndahen i pari ishte mendimi se kush është sot në të njëjtën godinë që vuan dënim, pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare sot të dënuar nga ajo gjykatë ose më saktë nda drejtësia ndërkombëtare janë Radovan Karaxhiçi që u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë të tërë terrori dhe spastrimit.

Në atë kohë u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë së shfarosjes edhe autori i 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë. U shenjëstruan fëmijë e gra. Njëfarë Milan Rukiç i dënuar në përjetësi për krime që lënë pa fjalë edhe fjalorin e më të keqes dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë…Dhe tre autorë të tjerë përdhunimesh vrasjesh, krimesh nga më makabret.

Tani sipas kërkesës së Prokurorisë së Tribunalit në Hagë këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe 4 të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë lidhje me varrezat masive të njerëzve të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve e grave nga snajper të vendosur aty apo me përdhunime, vrasje e mbytje njerëzish në lumë. Asgjë”, tha Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vizita zyrtare, Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama, Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai u prit në Presidencë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku takimi zyrtar sapo ka filluar. Vizita e kryeministrit Rama zhvillohet me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe aktivitete të tjera zyrtare.


“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë/ Nga takimi me krerët e shtetit, te leksioni me studentët, Rama vizitë zyrtare në Prishtinë

Rama në Prishtinë në prag të 18-vjetorit të
Edi Rama

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Kosovë. Bëhet me dije se gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe më pas me Kryeministrin, Albin Kurti. Gjithashtu Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si dhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vizita e Kryeministrit vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe njëkohësisht protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK. Ndërkohë, policia e Kosovës ka lajmëruar masat që do merret gjatë parakalimit të eskortës së kryeministrit Rama./Dosja.al

 

edi rama vjosa osmani prishtine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet