LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama bën fushatë elektorale në Kamëz, por nuk i del e keqja me Opozitën: Meritojnë që shpartallimi t’ju vijë edhe nga demokratët

• Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz foli rreth transformimit të Kamzës duke thënë se tashmë quhet një qytet. • Më tej Rama tha se administrate është transformuar duke pasur më shumë gra dhe vajza të punësuara sepse vetë kryetari i bashkisë kuptoi rëndësinë e tyre për të drejtuar dhe transformuar Kamzën. • Kryeministri gjithashtu u shpreh se dikur qytetarëve u vinte turp të thonin që jetojn në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë. • Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit u bëri thirrje të pranishmëve që të punojnë për të siguruar sa më shumë vota të sigurta për PS-së. • Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat. • Teksa iu bën thirrje për të votuar Partisë Socialiste, Rama shprehet me bindje se nuk duhet të kenë dyshim se kë parti duhet të zgjedhin më 11 Maj. • Rama gjithashtu iu drejtohet të pranishmëve duke i pyetur nëse do të zgjidhni të shkojnë në BE, apo në gropë me bufin dhe kënetën. • Sipas tij, është e paimagjinueshme sesi vazhdon të ketë dyshime për votën në zgjedhje mes socialistëve dhe kënetës. • Rama tha se më 11 maj, shqiptarët kanë fatin në dorë për të vendosur për historinë e vendit, drejt Perëndimit. • Rama akuzoi opozitën se kërkon vota për hallin e Sali Berishës, duke e cilësuar këtë të fundit si “bufin e kënetës”. • Rama gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për interesat e tyre dhe jo për të shkuar, sipas tij, bashkë me bufin dhe kënetën në gropë. • Ai më tej theksoi se PD më 11 maj, do të marrë humbjen më të madhe që nga ’97.  • Gjatë fjalës së tij Rama u bëri thirrje të gjitha grave që çdo ditë të punojnë për të shtuar radhët e votave të sigurta për Partinë Socialiste, duke përfshirë edhe gratë demokrate, pasi sipas tij, ajo janë më realiste se burrat e trye.  • Më tej Rama tha se nuk e kupton se si mundet një njeri të çohet, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë, ndersa shton se sipas tij, më mirë të rri në shtëpi.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Si mundet një njëri normal të çohet e të votojë…"/ Rama thirrje vajzave në Kamëz: Nëse të thotë hajde në kënetë, thuaji ‘ik e mbytu vetë’

Rama bën fushatë elektorale në Kamëz, por nuk i del e keqja
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë në Kamëz, ka përsëritur sërish thirrjen e tij ndaj vajzave për të dashurit e tyre demokratë, duke i këshilluar të largohen prej tyre. Gjatë fjalës së tij Rama u bëri thirrje të gjitha grave që çdo ditë të punojnë për të shtuar radhët e votave të sigurta për Partinë Socialiste, duke përfshirë edhe gratë demokrate, pasi sipas tij, ajo janë më realiste se burrat e trye.  Më tej Rama tha se nuk e kupton se si mundet një njeri të çohet, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë, ndersa shton se sipas tij, më mirë të rri në shtëpi.

Rama në Kamëz:  Për 11 majin, nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni dhe kuptoni sot por çdo ditë dhe orë duhet të bëni përpjekje për të shtuar radhën e votave të sigurta për PS-në nga gratë. Duhet të punoni dhe bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë sepse kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet, nuk e kanë si burrat.

Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin. Shohin ngjyrën e fanellës, ulen pinë raki dhe bëjnë tifo. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë. Kjo është zgjedhje si do të shkojnë punë t e mira përpara. Në 11 maj kjo është një zgjedhje shumë më e madhe se sa investime do të bëhen….

Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, si i thua ti? Ti e kupton që ai nuk është mirë, i thua hajt se po të marrë nesër dhe të shkoj të mbytet vetë. Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të çohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë. Më mirë të rri në shtëpi apo te kafja dhe të presi sa të jetë diferenca. Si mund të votosh kënetën, nuk e kuptoj. Është mision human t’i ndihmosh akoma ata që janë të verbër që të hapin sytë që nuk mundet kjo punë të shkojë kështu.

1 VITE ME PARE

"Meritojnë që shpartallimi t’ju vijë edhe nga demokratët"/ Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: PD në 11 maj, do të marrë humbjen më të madhe që nga ’97

Rama bën fushatë elektorale në Kamëz, por nuk i del e keqja
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz tha se më 11 maj, shqiptarët kanë fatin në dorë për të vendosur për historinë e vendit, drejt Perëndimit. Rama akuzoi opozitën se kërkon vota për hallin e Sali Berishës, duke e cilësuar këtë të fundit si “bufin e kënetës”.

Rama gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për interesat e tyre dhe jo për të shkuar, sipas tij, bashkë me bufin dhe kënetën në gropë. Ai më tej theksoi se PD më 11 maj, do të marrë humbjen më të madhe që nga ’97. 

"Në 11 maj është koha e duhur dhe vendi i duhur dhe ka vetëm një forcë që bashkon votat, jo për mua as për qeverinë dhe as për një shumicë aritmetike por për një gjë shumë më të madhe, për të bërë një shumicë që të garantojë që nuk merren dot peng negociatat as nga një buf, zhapik apo insekt. Për tu dhënë një mesazh vendeve të BE që po ndjekin zgjedhjet dhe fushatën tonë, janë 90 për qind e shqiptarëve që duan të futen në BE.

Atyre që rrijnë te këneta, cfarë kërkoni atje. Si mund të rrini atje, duke ndenjur atje i ktheni kurrizin historisë që do shkruhet në 11 maj, nuk krijoni kushtet që të rilindë partia juaj ndërkohë që ka shumë kohë që nuk është më alternativë e shqiptarëve. Është vetëm një mbetej që vijon në inerci, nëse nuk merr një ndëshkim nga ata që e mbështesin vetëm do humbin. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97, do të dalin të shpartalluar, por ajo që meritojnë është që shpartallim t’ju vijë edhe nga demokratët," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"E paimagjinueshme si ka ende dyshime..."/ Rama nga Kamza: Do zgjedhim Shqipërinë në BE, apo të shkojnë në gropë me bufin dhe kënetën?

Rama bën fushatë elektorale në Kamëz, por nuk i del e keqja
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Teksa iu bën thirrje për të votuar Partisë Socialiste, ai shprehet me bindje se nuk duhet të kenë dyshim se kë parti duhet të zgjedhin më 11 Maj. Rama gjithashtu iu drejtohet të pranishmëve duke i pyetur nëse do të zgjidhni të shkojnë në BE, apo në gropë me bufin dhe kënetën. Sipas tij, është e paimagjinueshme sesi vazhdon të ketë dyshime për votën  në zgjedhje mes socialistëve dhe kënetës.

"Kjo është një zgjedhje për historinë, na ka sjellë fati në dorë që të vendosim për historinë në 11 maj. Profeti i historisë sonë, i vuri gjoksin perëndimit dhe bëri zgjedhjen për ne që të shohim andej nga rilindasit thonë që dielli lind aty ku perëndon, në Europë. Ne populli, nuk e patëm kurrë mundësinë të bënim zgjedhjen tonë deri në rënien e regjimit të komunizmit. Sa shumë u vonuam nëpër kanale edhe llumë, duke u rendur pas Berihajit.

Bufi I kënetës thoshte që do u marrim paratë dhe do ua japim parpë qytetarëve sepse ne kemi eksperiencë. Është e vërtetë, duke shkuar pas bufit duke i dhënë para Sudes, morën asgjë. Është e trishtë që në 11 maji vendoset ën dyshim të zgjidhet interesi I një populli të tërë apo hallit të bufit. Do zgjedhim Shqipërinë në BE, apo do zgjedhim të shkojnë në gropë me bufin dhe kënetën. E paimagjinueshme si ka ende dyshime dhe sesi ka fushatë," tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Duhet të bashkëpunoni me gratë demokrate?"/ Rama nga Kamza: Objektivi ynë, rritja e forcës së grave në drejtim

Rama bën fushatë elektorale në Kamëz, por nuk i del e keqja
edi rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit u bëri thirrje të pranishmëve që të punojnë për të siguruar sa më shumë vota të sigurta për PS-së. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se duhet punuar me gratë demokrate, pasi sipas tij gratë e kanë më të lehtë të kalojnë nga politika në realitet duke mos qenë tifoze, ndryshe nga burrat.

"Për të ardhur deri këtu kemi bërë një rrugë shumë të madhe. kur ka vetëm burra, dicka mungon, dicka shumë e rëndësishme. Hap pas hapi ne e zgjeruam kufirin e PS, I hapëm dyert grave dhe vajzave, filluam të krijojmë shembull. Deputetja juaj Lindita ishte ndër të parat që hynë në gara dhe morën detyra. PS kishte 12 për qind gra, sot kemi arritur në 40 për qind gra. Është shumë më mirë, por nuk është mjaft.

Të gjitha gratë dhe vajzat nuk duhet të ndalen pa u bërë 50 për qind, madje unë them të jetë 01 plus mbi burrat. Ndaj objektivi ynë është që sot kemi rreth 39 000 gra e vazjza e duhet të jemi 50 001. Për 11 majin, të dashura motra dhe shoqe nuk duhet të mjaftoheni me cfarë shihni, por duhet të bëni cdo përpjekje që të shtoni rradhët e votave të sigurta për PS në rradhë të parë nga gratë. Duhet të bashkëpunoni me gratë demokrate," tha Rama. 

1 VITE ME PARE

 "Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes"/ Rama me gratë dhe vajzat: Transformuam administratën, Rakipi kuptoi forcën e grave

Rama bën fushatë elektorale në Kamëz, por nuk i del e keqja
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e sotme një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Gjatë fjalës së tij Rama tha se nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në kryte të herës. Më tej Rama theksoi se sot jemi një qytet që mund t'i thuash qytet pa pasur frikë. Kryeministri gjithashtu u shpreh se dikur qytetarëve u vinte turp të thonin që jetojn në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë. 

Rama: Nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në kryte të herës. Ka qenë fushata e parë e Rakipit kur ne tentuan  t’i japim Kamzës një shans, por nuk mjaftoi. Në atë kohë për shumë nga vajzat e reja duket e pabesueshme por ishte në vitin 2011. Ishte e pamundur të shkoje në komision sepse ligjin e bënin disa burra të dhunshëm.

Nuk pati më asnjë problem sepse Rakipi vendosi gran në komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat e realitetit ku gratë dhe vajzat ndihen të mbëhstetura jo të lëna vetëm. Jemi në një qytet që mund t;I thuash qytet pa pasur frikë. Dikur i vinte turp dikujt të thoshte jetoj në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë,. Sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes.

zgjedhejt e 11 majit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet