Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Nesër nuk ka asnjë takim mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. • Edhe pse Kryeministria e Kosovës ka bërë me dije se axhenda do të vazhdojë sipas planit, Edi Rama ka provuar të kundërtën. • Sot, në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama anuloi takimin. • Në një konferencë për shtyp, Rama tha se i ka kërkuar Kurtit një takim më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për situatën. • Por nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndaj edhe u shpreh se nuk mund ta vazhdojë takimin nesër si normalisht. • Megjithatë në fund të konferencës së tij tha se pret të marrë lajme gjatë natës, duke nënkuptuar një ndryshim kursi nga kryeministri Albin Kurti. • Po ashtu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri Edi Rama tha se çështja për asociacionin në veri të Kosovës është vendosur nga vetë Kosova dhe Serbia nëpërmjet një marrëveshje të bërë me ndërmjetësimin e BE-së. • Por as Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, sipas Ramës, nuk e duan një gjë të tillë sepse u duhet një "armik i jashtëm" për politikën e brendshme. • Sa i përket draftit të krijuar prej tij, Rama tha se Kosova miminalisht duhej të thonte se do e shohim këtë draft. Ai thotë se në BE e Uashington, ata që e kanë parë këtë draft kanë thënë vetëm fjalë të mira. Gjithashtu krahasoi situatën me atë të Maqedonisë së Veriut që dialogonte me Greqinë. • Sipas kreut të qeverisë shqiptare, nëse marrëveshja e vënë në tryezë për Kosovën refuzohet, një tjetër më e "keqe" do të ofrohet. • Kryeministri Rama u shpreh se në kushtet që ndodhen aktualisht nuk mund të zhvillohet një mbledhje e dy qeverive me Kurtin, pasi do të ishte si teatër dhe këtë gjë nuk e pranon. I pyetur nëse nga ana e Shqipërisë kjo mund të cilësohet si presion, Rama e mohoi duke shtuar se vendi ynë është pjesë e pandashme e botës euroatalntike, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e tyre që e kanë krijuar si shtet. • Madje shtoi se nëse nuk ka asnjë ndryshim, Kosovën e presin sanksione të frikshme dhe të tmerrshme, por nuk ka thënë detaje. • Ndërkohë qeveria e Kosovës me anë të një reagimi ka bërë me dije se ky veptim ishte i njëanshëm nga ana e Ramës dhe se është hera e parë që ndodh një veprim i tillë. • Sipas qeverisë së Kosovës, mbledhja që kërkoi Rama mund të bëhej një ditë tjetër, por nuk mund të anulohej mbledhja e dy qeverive, pasi qytetarët janë ata që dëmtohen më shumë. • Reagime ka pasur edhe nga opozita e Kosovës, të cilët e kanë quajtur këtë një fatkeqësi dhe se sipas tyre kjo ndodhi tani që Kosovës i duhet Shqipëria më shumë se kurrë.
13 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar pas anulimit të takimit të përbashkët në mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë. Me anë të postimi në Facebook, Abdixhiku këtë e ka quajtur lajm të keq për të gjithë shqiptarët. Ai po ashtu ai ka shkruar se Kosova po e vazhdon rrugën e izolimit dhe të vetmisë.
Postimi i Plotë:
Lajmi për anulimin e mbeldhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi. Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë. Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama, i cili anuloi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Po ashtu ai ka shtuar se anulimi i mbledhjes ishte një urdhër i Aleksandër Vuçiç ndaj kryeministrit Edi Rama.
"Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse. Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç. Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon," shkruan Berisha.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi.
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar vendimin e Edi Ramës për mos mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi shkruan se kjo është alarmuese, duke theksuar se Kosova ka nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë.
‘Alarmuese! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!’, shkruan Krasniqi.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi.
KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka komentuar vendimin e Edi Ramës për të anuluar mbledhjen e dy qeverive. Gjatë një deklarate për mediat, Kryeziu ka deklaruar se ky ishte një vendim i njëanshëm nga Rama dhe se kjo është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet papritur. Po ashtu ai ka theksuar se kërkesa e Ramës për mbledhje të veçantë mund të mbahej një ditë tjetër.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, tha Kryeziu.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi.
SERBI- Mediat serbe kanë komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë. Në titull të shkrimit, Alo.rs shkruan se Tirana ka dalë në pension në lidhje me Kosovën dhe tensionet në veri të saj. Po ashtu në shkrim theksohen edhe kritikat që Rama i ka bërë kryeministrit Albin Kurti në lidhje me menaxhimin e situatës.
Shkrimi i Alo.rs:
Është anuluar seanca e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së institucioneve të përkohshme të Prishtinës, e cila është dashur të mbahej nesër në Gjakovë. Sipas tij, kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama njoftoi se ai do të mbajë një konferencë për media në orën 19:30, por nuk dihet nëse ka lidhje me atë vendim. Rama ka thënë së fundi se ka shkruar një draft të planit për formimin e Unionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe se atë draft ia ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, si dhe evropianëve. Presidenti i Këshillit Charles Michel dhe "pala amerikane". Kurti tha sot se para përfaqësuesve ndërkombëtarë ka dorëzuar propozimin e tij prej pesë pikash për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës dhe Metohisë, ndër të cilat është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të krahinës. Kurti tha gjithashtu se Rama në vend që të paraqesë propozim për draft-statutin e Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO), duhet të dalë me një propozim për pakicën shqiptare në Serbi.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës dhe pse është tensionuar situata mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët. Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke dorëzuar një draft-statut për Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por ky veprim e Ramës nuk është pritur mirë as nga Kosova dhe as nga Serbia, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të mos ndërhyjë në çështjen e Asocacionit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të konferencës për mediat i ka dhënë një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në lidhje me marrëveshjen për draft Asosacionin. Rama u shpreh se Kurti po i bën nazë një marrëveshje të mirë, duke shtuar se tjetra nuk do të jetë dhe aq e mirë sa e para. Po ashtu ai ka bërë dhe një krahasim me Maqedoninë e Veriut, të cilët i propozuan që emri të mos ishte i njejtë si jashtë dhe brenda shtetit.
Edi Rama: Banda kriminale ka çdo shtet i botës dhe nuk ka asnjë kompromis, por po flas për kërcënime të natyrë tjetër. Bashkisia euroatlantike është e vendosur që ta mbështesë çmontimin e tyre. I ka identifikuar dhe i ka verifikuar. Identitetet e atyre që kanë marrë pjesë në akte të dhunshme. Patjetër që i kanë dhënë qeverisë së Kosovës mandatin që të veprojnë, por ka një problem. Në dukje shumë të vogël, por që është bërë i madh. Bashkësia ka thënë që të fillojmë me këto hapa dhe pastaj vazhdojmë. Pastaj mund të vazhdojë lufta për kriminelat. Kur ata që janë plagosur drejtpërdrejtë të thonë se të gjithë duhet të vihen para përgjegjësisë, por hapi i parë është ky. Interesi i Kosovës është sa më shumë qetësi, për të marrë marrëveshjen që të çon në njohje. Nëse refuzon marrëveshjen në tavolinë, një tjetër që nuk është e favorshme të pret. Nëse kujtesa nuk më ka lënë, fqinjëve tanë të mirë, Maqedonisë së Veriut i propozuan që emri të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e Albin Kurtit për të bërë një asosacion të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në Serbi. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se deri më tani nuk ka kërkesë nga asnjëra palë për të bërë Asosacion të shqiptarëve në Serbi. Rama u shpreh se ky proces e ka sjell Kosovën deri në këtë gjendje që është, ku i mungon një firmë për të marrë njohjen dhe ulësen në OKB.
Edi Rama: Nuk ka asnjë kerkesë pë të bërë asocacion në Serbi. Kosova është shtet multietnik. Atje përdoren 2 gjuhë. Për natyrën dhe strukturën që ka është vendosur, jo nga unë. Serbia është sjellë zvarrë, për një sërë pikash, është asocacioni që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB. Ky proces e ka sjellë Kosovën sot në këtë pikë, që e ka një firmë larg njohjen dhe ulësen në OKB, ne merremi me të dalë apo jo një i vetëvendosur në një godinë të mbyllur në godinë që nuk del dot. Po i shkohet mbrapa me një pasion të verbër kokrrës së ullinit dhe po derdhet fuçia e vajit. Për ta rimbushur do jetë "painfull".
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ky veprim i tiji për të anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë nuk është një sanksion i Shqipërisë ndaj Kosovës. Gjatë një deklarate për mediat, Rama ka theksuar se drafti i propzuar nga ai ka marrë fjalë të mira nga Franca dhe nga Gjermania. Ndërkohë që nëse dështon takimi i nesërm, Rama shtoi se jeta vazhdon, por shumë keq për Kosovën.
A po e sanksioni ju i pari Kosovën?
Rama: Jo! Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkinë euroatlantike sot të atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e Kosovës së pavarur. Kanë të drejtë të nënqeshur dhe të përqeshur. Do thonë "hë e donit shtet?!". Për çfarë bëhet njëherë. Për një të ngujuar atje që nuk ushtron dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë. Ajo që u bë me zgjedhjet ishte gjëja e duhur, por... Ta shohi njëherë se si duhet, por shihe njëherë. Se mund të jetë kot, por mund të jetë edhe top. Se nuk e kam bërë unë. Ata që e kanë marrë kanë vetëm fjalë të mira.
Çfarë ndodh nëse dështon takimi nesër?
Rama: Asgjë! Jeta vazhdon, por keq për Kosovën dhe aspak mirë për kryeministrin e Kosovës. Ne do vazhdojmë...nuk e kemi vllazërinë politike, por një vllazëri që buron nga gjaku dhe gjuha e njëjtë.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur që të komentojë sanksionet që po përballet Kosova. Por gjatë konferencës për media, Rama theksoi se mbështetja e ndërkombëtarëce nuk do jetë e njejta për qeveritë e Kosovës që do të vijnë më pas. Ndërkohë që i pyetur për thumbin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me draft-statutin për Asosacionin, Rama e quajti atë si një tenativë të Kurtit për të bërë politikë të brendshme. Sipas Ramës, Kurti flet atë që mendon dhe se kjo është ajo që Rama pëlqen te ai.
Rama: Nuk bëj asnjë koment për sanksionet se nuk është çështja se janë masa. Edhe sikur të jenë të përkohshme masat, efekti nuk do të jetë edhe aq i përkohshëm. Besimi dhe mbështetja nuk do të jenë si tani. Do të jenë më të kushtëzuara hap pas hapi. Jo vetëm ndaj Albin Kurtit, por edhe me qeveritë që do të vijnë më pas.
A ka ndikuar ironia e Kurtit për draftin?
Rama: Zero! Së pari, përpjekja ime për t'u takuar me Kurtin nuk ka nisur sot, por ka disa ditë për të folur për këtë situatë. E dyta sepse siç unë them atë që mendoj, edhe ai thotë atë që mendon. Nuk ka surpriza, nuk ka gjëra të panjohura me Albinin, sepse siç më njeh dhe e njoh. Ai beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marrë në konsideratë. Zero sepse ka 2 njerëz që janë të painteresuar për asocacionin dhe në këtë pikë janë bashkë. Janë të interesuar që të mos krijohet; është kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Për mënyrën sesi e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme, u duhet armiku i jashtëm. Pse i çon ushtarët në Kufi me Kosovën? Mendoni se në ëndrrën e tij më kurajoze ai mendon se mund të futet një ushtar serb 1 metër në kufirin e Kosovës. As nuk e imagjinon. Pse i çon? Nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë, por për të ndezur shpirtin nacionalist serb në Serbi. Për ça këndojnë ata Kosova është e jona? Këngë mitingu. Për çfarë i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë? E ka humbur luftën njëherë e mirë. Serbia që nga viti 1999 nuk është më kërcënim. Jo sepse është Albin Kurti por sepse është Amerika. është kjo Amerikë që sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Pse duhet kjo histori konfrontimi permanent? Duhet për konfrontim të brendshëm. Unë nuk prekem. Qëllimin me Albin Kurtin e kemi një. Njohja e plotë, përfundimtare e Kosovës. Edhe nga Serbia, që duhet edhe të kërkojë falje. Ndryshimi mes meje dhe Albinin, është se ai i do në fillim. Nuk kam asnjë problem me çfarë thotë Albini, përkundrazi më pëlqen shumë. Por jam i tmerruar nga ky kurs.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pasi ka anuluar takimin e nesërm me qeverinë e Kosovës ka paralajmëruar për sanksione. Gjatë një konference për mediat, Rama ka theksuar se Kosova me veprimet që po bën po rrezikohet nga sanksione të frikshme. Sipas Ramës, Shqipëria për këtë situatë në Kosovë mendon njësoj si ndërkombëtarët dhe se Kurti duhet që të bëjë hapa pas. Po ashtu shtoi se Kosova nuk po përballet nga asnjë rrezik nga Serbia.
Në kushtet kur i zoti i hallit, Albin Kurti, rrezikon të sanksionohet, nuk e ka problem që të zhvillohet kjo mbledhje pse e vendosni ju; a po agravohen në këtë mënyrë edhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri?
Rama: Halli është i Kosovës por edhe shqiptarëve. Halli nuk është i kryeministrit, por i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve. Nëse ai nuk e ka problem pse e kemi ne? E kemi shumë problem. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shans që Shqipëria të zhvendoset nga boshti për të...nuk e di se çfarë. Për më tepër që ua kam thënë që mendojmë 100% njësoj si aleatët tanë në këtë rast. Ashtu siç edhe u kam thënë se disa prej partnerëve i thoshin Albinit se mos i mbani zgjedhjet në Veri, unë isha me Albinin, sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal. Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim që kështu nuk ishte puna e një teke të Albin Kurtit, por ishte qëndrim parimor. Por sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën sesi po veprohet por jemi 100% kundër mënyrës sesi po veprohet. Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO dhe pozicionin që ne kemi, sot jemi në pikën më të lartë në historinë e saj, nuk e vë dot në diskutim askush e aq më pak një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një aryse e mosarsyes dhe një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj dhe nuk e kupton askush se cila është strategjia këtu dhe cili është interesi i Kosovës që po hyn në një kurs përplasjeje me BE. Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër është Kosova.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri. Gjatë një konference për mediat, Rama u shpreh se i ka kërkuar Kurtit që të takohen nesër me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes dhe për të diskutuar mbi situatën që ndodhet veriu i Kosovës. Por sipas tij, nuk kanë patu dakordësinë për të ndryshuar formatin e takimit ditën e nesërme.
"Kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme. Me keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësinë e kryeministrit Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe më pas veç të diskutohet dhe për këtë por kjo nuk është e mundur. Nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme me realitetin që ndodh sot. Shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama.
PRISHTINË- “Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë,”- kështu deklaron Kryeministria e Kosovës për News24. Reagimi vjen pas lajmeve në mediat kosovare se mbledhja e parashikuar nesër, më 14 qershor në Gjakovë është anuluar.
“Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme,”- deklaron zyra e shtypit e Kryeministrit Kurti për News24.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë. Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë propozimin e tij presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin e Ballkanit të Hapur.
TIRANË- "Të përbashkuar, në Gjakovë,"- por duket se slogani i mbledhjes së dy qeverive, asaj të Prishtinës dhe të Tiranës, është shumë larg realitetit. Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht se kishte hartuar një draft me ekspertë amerikanë për të zgjidhur çështjen e Asocacionit të Komunave Serbe në Veri të Kosovës, sot i erdhi përgjigja nga homologu i tij Albin Kurti. Në në konferencë për mediat sot, Kurti tha se ka besim tek ato që ka propozuar Rama mirëpo sugjeron që këtë draft t'ia dorëzojë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke lënë të kuptohet se nuk ishte dakord me propozimin e bërë nga Rama, që aktualisht është në duart e kancerlarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Këto tensione mes dy kryeministrave mesa duket kanë sjellë edhe anulimin e aktivitetit që është kthyer në traditë tashmë, atë të mbledhjes së dy qeverive. Lajmin e kanë publikuar mediat e Kosovës. Nacionale shkruan se si Kurti, ashtu edhe Rama, të dy do të dalin në një konferencë për shtyp për të njoftuar anulimin e takimit mes tyre.

Në lidhje me këtë temë, gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në pyetjen nëse do të mbahet kjo mbledhje, Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje deri tani. Për "Neës24", zyra e shtypit e kryeministrit Kurti ka bërë me dije se takimi nuk është anuluar, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet që të dalë në një konferencë për shtyp në orën 19.30.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës dhe pse është tensionuar situata mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët. Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke dorëzuar një draft-statut për Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por ky veprim e Ramës nuk është pritur mirë as nga Kosova dhe as nga Serbia, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të mos ndërhyjë në çështjen e Asocacionit.