LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov në drejtim të godinës, mungon gardhi metalik

• Ka përfunduar edhe protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit • Kjo është protesta e 13-të që u zhvillua ndërsa qytetarët kërkuan largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj nga detyra pas dosjes "5D". • Policia ditën e sotme vendosi të mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik hyrjen drejt godinës së Bashkisë. • Efektivët u vendosën vetë në rresht, duke bllokuar në kordon hyrjen e bashkisë së Tiranës. • Me të nisur protesta nuk kanë munguar as hedhjet e lëndëve molotov në drejtim të godinës teksa organizatorët po mbajnë fjalën e tyre. • Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë në protestën para Bashkisë. • Këlliçi gjatë fjalës të tij u shpreh se kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë. • Sipas tij Veliaj ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, si dhe personi që ka shkelur me këmbë dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti gjithashtu ka marrë pjesë në protestë ku i bëri thirrje SPAK-ut që të shqyrtojë dosjet që ka në tavolinë e të çojë para drejtësisë të çdo zyrtari i cili ka abuzuar me detyrën. • Pas një re protestë dhe fjalës së pjesëmarrësve u njoftua se ata do të mblidhen sërish javën tjetër, të premten në orën 11:00 për të vijuar me protestën e tyre.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kalaja: Ne nuk kemi shoqëri civile! Keni parë në ndonjë vend të botës që shoqëria civile ti sulet opozitës?

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjlaës së saj Kalaja u shpreh se në vendin tonë nuk ka shoqëri civile. 

Ajo shtoi se ku është ë ndonjë vend të botës që shoqëria civile ti sulet opozitës. Ajo tha se Altin Dumani është pushtuesi më i madh i shqiptarëve, pas Edi Ramës, sepse ai po mbron krimin, korrupsionin.

Kalaja: Ne nuk kemi shoqëri civile. Kjo nuk është shoqëri civile. Keni parë në ndonjë vend të botës që shoqëria civile ti sulet opozitës? Ajo është shoqëria e përdhunuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, me Delinën me dy burra, me Arjolën me 7 burra dhe me të gjithë se këta janë sekti i orgjive. Pas hekurave në arrest shtëpiak qëndron një burrë shteti, burrë shteti me moral të lartë siç është Sali Berisha.

Prandaj ti Altin je dushman. Je pushtuesi më i madh i shqiptarëve, mbas Edi Ramës, sepse ti dushman po mbron krimin, korrupsionin, po i bën Shqipërisë dhe Tiranës atë që nuk ja kanë bërë dhe pushtuesit. Kolegët e mi folën për shoqërinë civile, por harruan një emër, që është gëzuar ditën që Sali Berisha është në arrest burgu, ajo është Brizida Gjikondi.

E dini shumë mirë nga kush rrjedh kjo kriminele, kjo komuniste e ndyrë, që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit, sepse etërit e tyre i rrëzoi Sali Berisha. Por Sali Berisha ka një faj të madh, se nuk pranoi që në 1990 e këtej të bëhej luftë klasash. Kjo është merita e atij burrë shteti, që quhet Sali Berisha.

 
2 VITE ME PARE

Mbyllet pas rreth një ore protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Foto ilustruese

TIRANA- Është mbyllur pas rreth një ore protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Në protestën e 13 të opozitës nuk kanë munguar përplasjet me policinë, thirrjet ndaj tyre apo hedhja e lëndëve molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës. 

Në protestë gjithashtu u mbajtën fjalime nga përfaqësues të opozitës dhe nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. 

2 VITE ME PARE

Këlliçi: Një rekord evropian, protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë! Ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka marrë një ditë të sotme në protestën e opozitës para Bashkisë. Këlliçi gjatë fjalës të tij u shpreh se kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë. Sipas tij Veliaj ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, si dhe personi që ka shkelur me këmbë dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

Këlliçi tha se 170 ditë kryetari i opozitës në arrest pa fakte, ndërsa një hajdut si Veliaj është i lirë. Ai shtoi se nuk do të tërhiqen pavarësisht presioneve.

"Një mirënjohje e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që vijnë në këtë protestë. E cila shënon një rekord evropian. Kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë, përpara zyrës së një hajduti që jo vetëm ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, por me talljen që ai po i bën SPAK-ut, me poshtërimin që po i bën çdo ditë Altin Dumanit personalisht, ky njeri ka hyrë në historinë tonë si personi që ka shkelur me këmbë  dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

Paratë Veliaj ia çon grua dhe dajës së gruas së tij. Altin dil deklarohu, ose lexo sahatin e ujit aty ku punon ose je prokuror e shtetit. 170 ditë kryetari i opozitës në arrest pa fakte, ndërsa një hajdut si Veliaj është i lirë. Ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, tha ai.

2 VITE ME PARE

“Kjo është qeveri e Sinaloas", Balliu: Kemi denoncuar drejtoreshat e Veliajt që i japin tendera njerëzve të vetë

 

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Klevis Balliu

TIRANA- Shefi organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi sot nga protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës se kjo qëndresë do të zgjasë deri sa Shqipëria të ketë drejtësi dhe të jetë si gjithë Europa. Balliu i bëri thirrje policisë që të arrestojë hajdutët, sipas tij, dhe mos të merret me qytetarët. Ai shtoi se dy ditët e fundit kanë denoncuar drejtoreshat e kryebashkiakut Erion Veliaj që, sipas tij, i japin tendera njerëzve të vetë. 

“Kjo është qeveri e Sinaloas. Kryebashkiaku është kapur herën e fundit duke i dhënë para bashkëshortes së tij. Ata i kanë krahët e ngrohta. (Ndërhyn policia dhe bën thirrje për qetësi) Shko dhe arresto hajdutët. Ik bërtisni për rrogën tuaj që ju rrisin orët e punës dhe nuk ju japin rrogat. Mos bërtisni për Veliajn.

Ne po protestojmë se këtu nuk ka drejtësi, por këta vetëm vjedhin. Këta hajdutë që ka për ta një mal me prova dhe fakte janë të lirë. Ndërkohë arrestohen qytetarët. Vetëm në këto dy ditët e fundit kemi denoncuar drejtoreshat e këtij që i japin tendera njerëzve të vetë. Kjo protestë dhe kjo qëndresë do të zgjasë deri sa Shqipëria të ketë drejtësi dhe të jetë si gjithë Europa”, tha Balliu.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, Mehdi Malkaj: Çfarë është ky njeri që nuk zbret shkallët dhe të thotë urdhëroni o njerëz!

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Malkaj u shpreh se kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë duke larguar popullin shqiptar nga atdheu.

Ai shtoi se shoqëria civile janë hajdute, janë plehra, që vetë flasin e vetë firmosin. Sipas tij udhëheqësit zhduken, por populli mbetet. Malkaj tha se është turp, që mbrojtësit e pushtetarëve lavdërohen për dhunën që kanë ushtruar mbi protestuesit.

"Unë kam merak me ca njerëz që quhen shoqëri civile, që marrin para nga Europa dhe nga taksat tona. Shoqëria civile janë hajdute, janë plehra, që vetë flasin e vetë firmosin. Udhëheqësit zhduken, por populli mbetet.

Populli rrallohet kur qeveris Rama, se po ikin, por nuk zhduken. Ju si policë po mbroni një hale, po mbroni një plehrë. Çfarë është ky njeri që nuk zbret shkallët dhe të thotë urdhëroni o njerëz. Është turp për këta që mbrojnë qeverinë, që pasi u larguam ne, qeshnin nën vete se ushtruan dhunë," tha ai.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Zjarr dhe tym, çfarë po ndodh në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës?

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka nisur mes përplasjesh dhe hedhjesh së lëndëve molotov protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit. Mbështetësit dhe qytetarët janë mbledhur para godinës së Bashkisë. Me të nisur protesta nuk kanë munguar as hedhjet e lëndëve molotov në drejtim të godinës teksa organizatorët po mbajnë fjalën e tyre.

Kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Prindërit tanë rrëzuan diktaturën, ne na takon të rrëzojmë regjimin!

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë edhe në protestën e radhës që po zhvillohet para bashkisë Tiranë. Gjatë fjalës së tij Teliti i bëri thirrje SPAK-ut që të shqyrtojë dosjet që ka në tavolinë e të çojë para drejtësisë të çdo zyrtari i cili ka abuzuar me detyrën. Ai shtoi se prindërit tanë rrëzuan diktaturën, ndërsa brezit tonë i takon të rrëzojmë regjimin.

“Sot edhe pse dita më e nxehtë e verës, qytetarët nuk ndalojnë së protestuari e për të kërkuar të drejtat tona. Policët që sot e ruajnë do të jenë ata që do t’i vënë prangat pasie drejta do të triumfojë. Prindërit tanë hodhën poshtë diktaturën, ne na takon të hedhim poshtë këtë regjim.

Sot Shqipëria e opozitarët të bashkuar nën flamurin e PD, nuk do të dorëzohemi. Sepse jemi me të drejtën e të vërtetën. Nuk ka forcë që e ndal popullin të fitojë të drejtat.

Thirrje SPAK: Ke dhjetëra denoncime në tavolinë, qindra faqe dosje, merri e shqyrtoi dhe çoi para drejtësisë fajtorët”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Nis protesta e opozitës, hidhet molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Ka nisur protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës e organizuar nga opozita dhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit. Mbështetësit dhe qytetarët janë mbledhur para godinës së Bashkisë. Me të nisur protesta nuk kanë munguar as hedhjet e lëndëve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.

Kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Policia ndryshon strategji për protestën e opozitës, mungon gardhi metalik para godinës së Bashkisë së Tiranës

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Sot do të mbahet protesta e radhës nga opozita para bashkisë së Tiranës. Duket se këtë herë policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik hyrjen drejt godinës së Bashkisë.

Efektivët janë vendosur vetë në rresht, duke bllokuar në kordon hyrjen e bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e 13 në radhë nga opozita, e cila kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

2 VITE ME PARE

Protesta e 13-të para bashkisë së Tiranës/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi, policia: Ja rrugët alternative për të lëvizur

Protesta para bashkisë Tiranë, qytetarët hedhin bomba molotov
Protesa

TIRANË- Ditën e sotme qytetarët do të mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranës. Kjo ështe protesta e 13-të që zhvillohet ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj nga detyra pas dosjes "5D".

Në lidhje me protestën policia ka publikuar planin e masave ndërsa thekson se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


Policia gjithashtu ka bërë thirrje edhe organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. Ata kanë bërë me dije se nga hedhja e molotovëve dhe sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë rrezikon seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 21 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.


Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

 

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet