LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë: Një gjuhë na bashkon përtej kufijve! Nuk ndalemi deri në përmbushje të kërkesave

• Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimit të Jurispridencë në gjuhën shqipe është zhvilluar sot në Tiranë. • Protesta është organizuar në Sheshin “Skenderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. • Ata shihen me flamuj në duar, pankarta, plisa në kokë dhe tupanë. • Studentët mbajnë edhe një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Ne jemi bashkë” që i bashkohet thirrjes “O sa mirë me qen shqiptar"! • Studentët kanë mbajtur edhe fjalime, ku kanë theksuar se përdorimi i saj nuk mund të vihet në diskutim dhe se ajo mbetet pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar. • Sipas tyre, gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve. • Studentët deklarojnë se protesta nuk është politike dhe kanë bërë thirrje që kushdo që ka qëndrime politike, të largohet.  • Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa provimi të realizohet në gjuhën shqipe. • Protestës i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema, i cili u shpreh se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përtej bindjeve politike dhe ndasive partiake. • Mema theksoi se mbështetja duhet të jetë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, duke përmendur edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet shqiptare. • Gazetari tha më tej se Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, teksa theksoi se të rinjtë duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit. • Studentët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm dhe bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria e Kosova do tu qëndrojnë pranë deri në realizim të kërkesave. • Ky është premtimi që shprehu edhe një prej studentëve të Tiranës, i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë.

7 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV/ Studenti: Nuk ndalemi derisa të realizohen kërkesat, për ne gjuha shqipe është e shenjtë

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së
Studenti

TIRANË- Një nga studentët i pranishëm në protestën që po mbahet në Tiranë, tha se studentët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm dhe se studentët nga Shqipëria e Kosova do t’u qëndrojnë pranë deri në realizim të kërkesave. Gjatë fjalës së tij, ai tha se studentët nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat, duke theksuar se gjuha shqipe është e shenjtë.

Ai u shpreh se studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, ndërsa shtoi se gjuha shqipe i ka mbijetuar shekujve.

“Ata menduan se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë vetëm, por harruan se një Shqipëri e tërë ka sytë e mendjes e zemrës mbi ta. Shija e pushtetit u bëri gjakun ujë disave dhe i bëri të pyesin nëse vlen ose nuk vlen kauza. Studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, 8 orë rrugëve të Maqedonisë, por nga dëshpërimi për pushtet injoruan atë që i solli në pushtet, gjuhën shqipe. U morën me lapsuse të prodhuara nga lodhja, rebelizmi dhe antagonizmi i tentativave që po bëjnë për të gjymtuar të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV. Studentët shqiptarë po bëjnë atë që duhet të bënin politikanët atje. Për ne gjuha shqipe është e shenjtë. Kapur pas flamurit dhe gjuhës shqipe, shqiptarët i kanë mbijetuar shekujve. Shqiptaria nuk di të ndalet, ne do të jemi me ta deri në fund, deri në realizimin e kërkesave të tyre!”, tha studenti./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV/ Studentja: Të mos jemi brez indiferent, të mbrojmë gjuhën shqipe me krenari!

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së
Studentja

TIRANË- Një studente nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë ka mbajtur një fjalin gjatë tubimit në Tiranë në mbrojtje të gjuhës shqipe. Gjatë fjalës së saj ajo bëri thirrje para moshatarëve të saj të mos jenë një brez indiferent, por ta mbrojnë  gjuhën shqipe me krenari. 

Ajo tha se mbrojtja e gjuhës shqipe është një detyrë ndaj kombit, ndërsa theksoi se kombi mbahet gjallë nga ata që nuk heqin dorë prej tij.

“Mos mendoni se zëri juaj nuk dëgjohet. Çdo i ri që bashkohet bëhet forcë për këtë komb. Ne duhet ta shohim si detyrë ndaj kombit tonë, të mos jemi brez indiferent, të jemi brezi që u bashkua, që foli dhe mbrojti gjuhën shqipe me krenari sepse kombi mbahet gjallë nga ata që nuk heqin dorë prej tij!”, tha studentja./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Askush s’mund të na ndajë"/ Marin Mema krah studentëve në protestë: Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, është koha për shqiptari

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së
Marin Mema

TIRANË- Gazetari Marin Mema u është bashkuar studentëve në protestën për gjuhën shqipe. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përtej bindjeve politike dhe ndasive partiake. Mema theksoi se mbështetja duhet të jetë për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, duke përmendur edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe trojet shqiptare. Gazetari tha më tej se Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, teksa theksoi se të rinjtë duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

“Po e nis nga mesazhi që kemi dhënë me këtë banderolë këtu: ne jemi bashkë sepse sot vërtet jemi bashkë përtej çdo partie, çdo force! Kombi është mbi çdo parti, kombi është i shenjtë, kombi është gjaku e shpirti i çdo shqiptari dhe s’ka kurrkush që mundet të na ndajë! Ne do të jemi çdo ditë krah çdo shqiptari në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krah vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo sepse ne do të jemi një shpirt, një zemër, një histori, një kulturë, një identitet, një gjak, gjak shqiptar, i shenjtë!

Uroj me zemër e shpirt që ne siç jemi sot të gjithë bashkë dhe ju siguroj që jemi shumë bashkë, të përpiqemi çdo ditë, të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e kudo është koha të marrin gjithçka në dorën e tyre, është koha që të rinjtë shqiptarë të kthejnë dinjitetin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare! Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë, shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan me zemër shqiptarinë ndaj sa më shumë çdo ditë sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan vërtet. Është koha për shqiptari, për çdo pëllëmbë të kësaj toke!”, tha Mema./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Provimi i Jurisprudencës në RMV të jepet në shqip"/ Protestës i bashkohen edhe studentë nga Kosova! “Mora fjalë”, ‘jehon’ në Tiranë

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së

TIRANË- Protestës për gjuhën shqipe, që po mbahet në Tiranë, i janë bashkuar edhe studentë nga Kosova. Fillimisht marshimi nisi në Sheshin Skënderbej dhe u drejtua për në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Thirrjet fjalimet dhe organizimi i protestës është lënë të drejtohet nga studentë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet; Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë.

Ata kanë vijuar me thirrjet “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qen shqiptar!” Më tej, studentë njëzëri kanë vijuan duke kënduar edhe këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës e duke bërë thirrje për UÇK./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV/ Studentët nisin marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së
Pamje

TIRANË- Studentët të cilët janë mbledhur ditën e sotme në në Tiranë, mbështëtje të studentëve shqiptarë në RMV kanë nisur marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Fillimisht ata mbajtën disa fjalime, ku theksusn se gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve. 

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar për gjuhën shqipe. Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë, studenti nga Maqedonia e Veriut: Gjuha është amaneti ynë! S’kemi karrige për të ruajtur, kërkojmë vetëm barazi e respekt

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së
studenti

TIRANË- Një student nga Maqedonia e Veriut ka mbajtur një fjalin gjatë tubimit në Tiranë në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke theksuar se përdorimi i saj nuk mund të vihet në diskutim dhe se ajo mbetet pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar.

Sipas tij, gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve. Ai shtoi më tej se çështja, e cila sipas tij nisi si problem për kolegët në drejtësi, tashmë është kthyer në një çështje me rëndësi kombëtare.

“Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim! Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Kur vjen dita për të zgjedhur mes karriges dhe gjuhës amtare, zgjedhin karrigen! Ne jo, ne nuk heshtim. Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë. Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë. Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur?

Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur! Ne kemi vetëm gjuhën tonë! Ajo që nisi si problem i kolegëve në drejtësi, sot po kthehet në problem kombëtar. Ne nuk kërkojmë privilegje, vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon. Sot na takon vetëm një mesazh: ne jemi një dhe të tillë do të qëndrojmë! Bashkë në çdo sfidë, në mbrojtje të identitetit, gjuhës!”, tha njëri prej protestuesve nga Maqedonia e Veriut./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

 “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”/ Nis në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV 

Protesta për gjuhën shqipe/ Studentët para ambasadës së
Pamje

TIRANË- Protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimit të Jurispridencë në gjuhën shqipe sapo ka nisur në Tiranë. Protesta është organizuar në Sheshin “Skenderbej”, ndërsa të shumtë kanë qenë studentët të cilët i janë bashkuar këtij tubimi. 

Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme, ndërsa theksojnë mbështetjen e tyre në lidhje me këtë rast. Në një prej pankartave shkruhet, “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”./Dosja.al

protesta për gjuhën shqipe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet