LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para bashkisë Tiranë, Këlliçi: Korrupsionin e bën qeveria, avën tjetër nisim denoncimet në SPAK

• Pas një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës • Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e kaluar gjatë protestës kombëtare të 11 korrikut, qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00. • Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". • Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. • Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se nuk do të ketë amnisti për ata që kanë abuzuar me fondet e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. • Teliti theksoi se populli ka folur qartë me 11 korrik ku u dynd në shesh për të rikthyer demokracinë dhe lirinë për Shqipërinë. • Ai shtoi se nuk do të ketë amnisti për drejtorët e 5 D të cilët morën 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve. • Në proptestë mbajit edhe fjalën e tij edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliç i cili u shpreh se i ka dërguar prej dy ditësh, pyetje Prokurorisë së Posaçme në lidhje me rastin 5D. • Ai shtoi se kryeprokurori Altin Dumani duhet t'i përgjigjet. Demokrati tha më tej se nga java tjetër do të nisin denoncimet e PD në SPAK. • Gjithashtu gjate protestës nuk u regjistruan tensione si në tubimet e radhës ku janë djegur goma ose janë hedhur flakadanë.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, protestojnë me çadra dhe mbathje në duar, çfarë nuk u pa nga tubimi një orësh para bashkisë

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë një një orë tubim qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë ndërsa mbajtën fjalimet e tyre. Ashtu siç edhe në 15 protestat e tjera qytetarët kishin qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".

Qytetarët janë mbledhur para godinës duke sfiduar edhe temperaturat e larta ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës. Por çfarë nuk u pa në këtë protestë? 

Duke qenë se temperaturat prej ditësh janë shumë të larta protestuesit kanë mbajtur në duar çadra të bardh ndërsa në to isht e stampuar edhe shkrimi "Free Berisha". Nje tjetër detaj është vënë re ndërsa një protestues mban në duar në palë mbatje të kuqe ndërsa pozon para kameras. 

2 VITE ME PARE

Kalaja: Sot ose je me Berishën në mbrojtje të Tiranës, ose je me dushmanin! Kush mbështet Dumanin është krah krimit të Veliajt dhe Ramës

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja tha se ata që shprehin mbështetjen në krah të Dumanit janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës.

Sipas saj sot ose je me me Berishën në mbrojtje të Tiranës, ose je me dushmanin. Ajo shtoi se Dumani është pushtuesi më i madh të shqiptarëve, sepse ata nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojnë të gatshme shkeljet madje shtoi se ata bëjnë indiferentin.

Kalaja: Ai që sot shpreh mbështetjen në krah të Dumanit dhe gjithë Dumanëve, të cilët luftojnë opozitën, Sali Berishën, opozitarët, qendrestarët e këtij vendi, janë në krah të krimit, të Erion Veliat, në krah të Ramës. Nuk ka asnjë dallim tashmë. O je me opozitën, o je me PD, me Sali Berishën, që do të thotë je në mbrojtje të interesave të Tiranës dhe Shqipërisë, o je me dushmanin, pushtuesin më të madh të shqiptarëve, sepse është për të mbrojtur interesat e qytetarëve, që duhet të arrestojë e procedoje njerëzit që shkelin ligjin. Përveçse nuk bëjnë asgjë edhe kur ua çojmë të gatshme, bëjnë indiferentin.

2 VITE ME PARE

"Korrupsionin nuk e bën opozita, por qeveria", Këlliçi në protestë: Javën tjetër nisim denoncimet në SPAK

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
belind kelliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliç ashtu si në protestat e mëparshme ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme para bashkisë së Tiranë.

Këlliçi tha se i ka dërguar prej dy ditësh, pyetje Prokurorisë së Posaçme në lidhje me rastin 5D, ndërsa shtoi se kryeprokurori Altin Dumani duhet t'i përgjigjet. Demokrati tha më tej se nga java tjetër do të nisin denoncimet e PD në SPAK.

“Mbrojtje nënshtrim më të shpifur se ç’bëri Dumani të hënë për 4 orë në Kuvend duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e Ramës e Veliaj nuk keni parë kurrë. Nuk kemi parë kurrë një prokuror që raporton për bilancin e punë s tij dhe në 99 përqind të rasteve tha nuk flas dot se janë nën hetim.

I kemi dërguar Dumanit këto dy ditë pyetje për bandën 5D gjë GJKKO e konsideron grup të strukturuar kriminal. Dumani duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD pse nuk amniston bandën dhe nuk zbaton vendimin e Tiranës. I kemi dërguar 10 pyetje për inceneratorin e Tiranës.

SPAK lëshoi 8 masa ku pati 0 arrestime. Nuk ka qytetar që nuk e di se ata kanë ikur jashtë vendit. Masat u vonuan qëllimisht për t’i dhënë kohë grupit të largohen nga vendi. Ne nuk do të ndalim. Standartin e vendosur me luftën kundër opozitës ne nuk e pranojmë. Korrupsionin nuk e bën opozita por qeveria. Nga java tjetër do të fillojmë denoncimet para godinës së SPAK”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Përfundon pas një ore protesta para bashkisë së Tiranës

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Protesta

TIRANË- Pas një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë rreth orës 11:00 ndërsa mbajtën fjalimet e tyre.

Ashtu siç edhe në 15 protestat e tjera qytetarët kishin qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës. Gjithashtu gjatë këtij tubimi u bë i ditur se protestat do të vijojnë.

2 VITE ME PARE

"SPAK nuk është i pavarur, është bashkë me këta hajdutë", Balliu: Dumani në parlament qeshte! Lavdërohen se kanë arrestuar disa ushtarë

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në PD-së, Klevis Balliu ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu shpreh se SPAK nuk është i pavarur, është bashkë me këta hajdutë. 

Ai shtoi se kreu i SPAK Altin Dumani në parlament qeshte dhe përqafonte anëtarët e maxhorancës ndërsa lavdërohen se kanë arrestuar disa ushtarë. Sipas Balliut edhe Enver Hoxha arrestonte njerëz po kjo nuk ishte drejtësi. Ai shtoi se SPAK po lejon vjedhjen e inceneratorëve, po lejon vjedhjet masive e nuk prek hajdutët.

Klevis Balliu: Kjo që na servirin këta si drejtësi të pavarur, në fakt nuk është e tillë. SPAK nuk është i pavarur, është bashkë me këta hajdutë. Ata janë bashkë. E patë kreun e SPAK Altin Dumani në parlament që qeshte dhe përqafonte anëtarët e maxhorancës. Dalin dhe lavdërohen se kanë arrestuar disa ushtarë. Thonë se arrestuan ish-ministër dhe ish-deputet.


Po edhe Enver Hoxha arrestonte njerëz, por nuk ishte drejtësi, por ishte drejtësi për pushtetin. Njësoj po veprohet edhe sot. SPAK po lejon vjedhjen e inceneratorëve, po lejon vjedhjet masive e nuk prek hajdutët. Nuk prek këta hajdutë, me në krye kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili nuk do i shpëtojë revoltës popullore.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Blushi: Kemi një sistem drejtësie të kapur dhe kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mbajti fjalën e tij gjatë protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se do të protestojnë deri në momentin kur hajdutët të marrin dënimin e merituar.

Ai më tej shtoi se sot në vendin tonë është një sistem drejtësie e kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”. Blushi theksoi se ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndrojnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur."

Blushi: Ne do të jemi në protesta deri ditën kur ky hajdut, ky kriminel të marrë dënimin e merituar. Por nga kush do ta marrë ndëshkimin?! Për fat të keq sot kemi një sistem drejtësie të kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”!!!

Po çfarë intelektuali mund të jesh kur ti shmang, Këshillin Bashkiak për t’i hapur udhën inceneratorit që nuk ekziston, një aferë korruptive, kur inceneratorin nuk e ke vendosur as në punë?!

Pra, është shumë e thjeshtë që ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndrojnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur."

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë Tiranë/ Teliti: Një javë më parë Shqipëria foli qartë! Nuk ka amnisti për 131 mln eurot e zhdukura me inceneratorët

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashksië së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti u shpreh se nuk do të ketë amnisti për ata që kanë abuzuar me fondet e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Teliti theksoi se populli ka folur qartë me 11 korrik ku u dynd në shesh për të rikthyer demokracinë dhe lirinë për Shqipërinë. Ai shtoi se nuk do të ketë amnisti për drejtorët e 5 D të cilët morën 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve.  Teliti u shpreh se gjithashtu nuk do të ketë kurrë amnisti për të gjithë ata që taksat e qytetarëve u keqpërdorën dhe nuk u kthyen në mirësi për qytetarët. 

"Si sot një javë më parë Tirana dhe Shqipëria foli qartë dhe forte që ne jemi në këmbë dhe do të qëndrojmë fortë për lirinë dhe demokracinë. Populli i Shqipërisë dhe i Tiranës amnisti për klientelizmin dhe korrupsionin nuk bën, nuk ka manitit për 131 milionë euro të zhdukur me vjedhjen e inceneratorëve.

Nuk do të ketë amnisti për drejtorët e 5 D të cilët morën 30 milionë euro nga taksat e qytetarëve. Nuk do të ketë kurrë amnisti për të gjithë ata që taksat e qytetarëve u keqpërdorën dhe nuk u kthyen në mirësi për qytetarët. Nuk do të ketë amnisti për ata që rritin biletën e autobusit me 33% madhe dhe shërbimi i tyre është ë skandaloz se kurrë.

Nuk ka amnisti për ata policisë që pengojnë anëtarët e këshillit bashkiak të bëjnë detyrën e tyre. nuk ka amnisti për ata që kanë lënë fëmijët pa kopshte dhe shkolla dhe vjedhin të ardhmen e  tyre. Ashtu si populli i 11 korrikut foli në shesh dhe ashtu si ne po flasim sot këtu duhet ta dinë se amnisti për këta hajdutë që kanë abuzuar me të gjithë Shqipëri nuk do të ketë," tha Teliti.

2 VITE ME PARE

"Jetojmë në diktaturë të ndyrë", Malkaj nga protesta: Nuk ka kryeministër por ka diktator, mos e harroni kurrë këtë!

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Mehdi Malkja

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Në këtë këtë protestë ka marrë pjesë edhe aktori Mehdi Melkaj. Gjatë fjalës së tij Malkaj u shpreh se sot po jetojmë në një diktaurë.

Ai më tej shtoi se policët janë betuar që të mbrojnë atdheun dhe popullin shqiptar ndërsa theksoi se ata tani rrahin popullin shqiptar. Sipas aktorit policia po mbron qelbësirat të cilët ndodhen brenda godiës së bashksië.  

Mehdi MalkajSë pari njëherë shyqyr që u ngroh koha. Dua të bëj një dialog të vogël me juve. Ju keni bërë një betim kur keni veshur atë rrobë dhe betimi është me tre fjalë. Do mbrojmë atdheun dhe popullin shqiptar. Tani, përse e rrihni këtë popullin shqiptar sa here të doni dhe si të doni dhe mbroni qelbësirat që janë aty brenda.

Miq të dashur, nguleni në kokë. Jetojmë në diktaturë perverse. Nuk ka emër kryeministër por ka diktator, mos e harroni kurrë këtë. Jetojmë në diktaturë të ndyrë qelbësirë. Të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Mendojeni ndonjëherë zotërinj policë se keni berë betim që të mbroni këta, e jo atë halenë publike atje.

2 VITE ME PARE

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Foto ilustruese

TIRANË- Ka nisur protesta e 16 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën e kaluar gjatë protestës kombëtare të 11 korrikut, qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00.

Kjo porotestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj.

2 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

Qytetarët sfidojnë të nxehtin/ Një orë tubim para
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës. Në lidhje me tubimin e sotëm Policia e Shtetit ka marrë një sërë planesh. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njoftoi se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Njoftimi i Policisë:


Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.


Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet