LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para bashkisë së Tiranës: Veliaj nuk ka shpëtim nga zemërata e popullit!

• Ka përfunduar pas tre orësh protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. • Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në orën 11:00. • Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë rreth orës 16:30 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. • Në nisje të protestës u raportua se një person me kapele dhe maskë ka dalë në tarracën e bashkisë dhe po filmon protestuesit me telefon. • Ashtu si të mëparshmet, edhe protesta e sotme u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë pas tentativave të tyre për tu futur në bashki. • Gjithashtu gjatë protestës një efektiv policie nuk u ndje mirë dhe i ra të fikët ndërsa u shoqërua nga një ambulancë. • Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur fruta dhe vezë drejt bashkisë. • Situata u "nxeh" akoma më shumë pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. • Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. • Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës.

20 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Argita Malltezi në protestë: Veliaj s’ka formim juridik, i ka prokurorët kolegë në korrupsion dhe vjedhje

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
argita malltezi

TIRANË- Argita Malltezi, e cila ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme të opozitës ka komentuar paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK.

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha për News24 se Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë.

Ajo vijoi duke thënë se kryeprokurori Altin Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn, i cili sipas saj është në të njëjtat kushte si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

"Unë pyes qytetarët se a është lajm i mirë kur kryebashkiaku del nga prokuroria dhe thotë dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë si opozitarë në vjedhje apo si? Ai nuk është jurist, nuk ka formim juridik, qartazi ai ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës sic janë korrupsioni dhe vjedhja. Cdo njeri duhet ta bëjë vetë analizën në dy aspekte.
Veliaj është i zhytur në këtë aferë më shumë se Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka 5 shkresa që thotë jo. Në rastin e Veliajt, është në të njëjtat kushte dhe cështje si Ahmetaj dhe Dumani ka mbyllur sytë. SPAK është një konglomeratë prokurorësh.”, tha Argita. 

2 VITE ME PARE

Përfundon protesta e opozitës para bashkisë, tubimi i radhës javën e ardhshme

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë rreth orës 16:30 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur fruta dhe vezë drejt bashkisë. Situata u "nxeh" akoma më shumë pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. 

Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës. Një tjetër incident i cili u regjistrua sot është edhe sëmurja e një efekti të policisë të cilit i ra të fikët. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ndërhyri për ti dhënë ndihmë efektivit gjesti i cili u duartrokit nga qytetarët.

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Alizoti: Kryeministri shëtit me avion! Dilni të mbroni taksat tuaja, shqiptarët po e lenë Shqipërinë sepse po vidhen

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Protesta

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti mori pjesë në protestën e opozitës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Alizoti u shpreh se nuk ka asnjë respekt për policinë e shtetit, pasi në cdo kohë policia i ka shërbyer elitave të korruptuara.

Ai nuk u kursye ndaj policisë ndërsa shtoi se ata janë skllevër të rrogës. Deputeti demokrat tha se kombi shqiptar ka një projekt që po i vjedh shqiptarët. Ai shtoi se shqiptaret po e lenë sot Shqipërinë sepse po vidhen.

“Policia në Shqipëri që nga komunizmi i ka shërbyer elitave të korruptuar. Policia sot, policia nesër do ti shërbejë krimit. Policia në Shqipëri është problemi më i madh. Në Shqipëri policia mbron një pizeveng, që ka ardhur të provokojë njerëzit. Këta janë skllevër të rrogës. Unë nuk kam pasur dhe nuk kam respekt për policinë. Fati i një njeriu është karakteri i tij. Këta njerëz nuk kanë karakter. E di që ju vjen keq, por ju po mbroni dy njerëz babai i të cilit që është kryeministri shëtit me avion. Opozita është cështje kombëtare.  Sot kombi shqiptar ka një projekt që po i vjedh shqiptarët, shqiptaret po e lenë sot Shqipërinë sepse po vidhen”, tha Alizoti.

Gjithashtu Alizoti u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës dhe u tha të dalin e të mbrojnë taksat e tyre.

“Nuk e kuptoj pse jeni spektatorë. Ju mund të mos jeni me asnjë parti, por duhet të dilni të mbroni taksat tuaja. Ju duhet ti dilni në ballë këtyre njerëzve që mund të jenë të mirë, por po mbrojnë të keqen,” tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Bardhi: Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në zyrat e tyre, po mbrojnë paligjshmërinë

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në protestën e sotme të opoztiës para bashkisë së Tiranës. Bardhi para mediave u shpreh se policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë.

Sipas tij përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi. Ai theksoi se policia po vepron në paligjshmëri dhe po mbron paligjshmërinë.

“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Blushi: Veliaj mos u fshih mbrapa këtyre djemve! Nuk ka zot që të shpëton nga zemërata e popullit

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij para protestueve u shpreh se nuk janë ndalur me protestat e tyre dhe nuk do e bëjnë deri në rrëzimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Blusi i bën thirrje Veliajt të mos fshihet mbrapa këtyre djemve pasi sipas tij nuk ka zot që shpëton nga zemërata e popullit.

“Jemi këtu për të disatën herë për të protestuar kundër një kryehajduti që doli sot me mbathjet e mbushura në dyert e SPAK-ut. Është ky lepurush që nuk guxon të vijë e të përballet me popullin dhe përdor këta djem dhe vajza të policisë për tu përballur në vend të tij. I bëj thirrje për të disatën herë Erion Veliajt: mos u fshih mbrapa këtyre djemve sepse nuk ka zot që të shpeton nga zemërata e popullit," tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Këlliçi zbardh emrat: Një sërë drejtorësh presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh pasditen e sotme para protestuesve se nuk do të tërhiqen nga beteja kundër hajdutit Erion Veliaj. Këlliçi u shpreh se drejtorë të tjerë të Erjon Veliajt presin që të strehohen tek shokët e tjerë të 5D.

Ai gjithashtu përmendi emrat mes të cilëve Elton Kacidhes, Arben Malokut, Herion Rrapajt, drejtorë të Veliajt, që po hetohen nga SPAK.

 “Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës”, tha Këlliçi

2 VITE ME PARE

Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t'i zmbrapsur (FOTO)

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
protesta

TIRANË- Protestuesit të cilët janë mbledhur sot para bashkisë duke vijuar më tej misionin e tyre për të shkarkuar kryebashkiakun Erjon Veliaj. Protestuesit pasi kanë shkulur gardhin metalik kanë goditur me sende te forta drejt efektivëve të policisë si dhe kanë tentuar herë pas here të shkëpusin kordonin e tyre për tu futur brenda bashksië. 

Ndërkohë policia për të zbrapsur protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës. Sprite është hedhur nga policë të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që disa nga kolegët e tyre të komisariateve të papërgatitur gjithashtu kanë pasur probleme. Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me disa incidente ndërsa protestuesit hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të bashkisë. Gjithashtu gjatë protestës i ra të fikët një efektivi të policisë i cili u shoqëruar nga një ambulancë për te marrë ndihmë mjekësore. 

2 VITE ME PARE

Protestuesit shkulin gardhin metalik, tentojnë të çajnë kordonin policor (FOTO)

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
protesta

TIRANË- Protestuesit të cilët janë mbledhur para bashkisë së Tiranës kanë shkulur gardhin metalik. Ata po tentojnë të çajnë kordonin policor për tu futur brenda bashkisë. 

Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me disa incidente ndërsa protestuesit hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të bashkisë. Gjithashtu gjatë portestës i ra të fikët një efektivi të policisë i cili u shoqëruar nga një ambulancë për te marrë ndihmë mjekësore. 

2 VITE ME PARE

Këshilltarët Bashkiakë të opozitës tentojnë të futen me forcë në bashki, përplasen me policinë

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
protesta

ITRANË- Këshilltarët Bashkiakë të opozitës po tentojnë të futen me forcë në bashki. Tedi Blushi, por edhe këshilltarë të tjerë kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, për t’u futur brenda, por nuk janë lejuar nga efektivët.


Këshilltarët e opozitës thonë se në mënyrë të paligjshme është lejuar të futet brenda Erion Veliaj, ndërsa ata nuk po lejohen. Ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak ku mori pjesë edhe Veliaj u zhvillua online për shkak të protestës. 

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletë-thirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia në SPAK

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka marrë pjesë në protestën e sotme para bashkisë. Në fjalim e tij para protestuesve Alimehmeti u shpreh se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK ndërsa ai thotë se ka shkuar atje me këmbët e veta.

Ai më tej shtoi se Veliaj nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Sipas Alimehmetit Veliaj guxon vetëm me njerëzit me maska pas këtyre dyerve me zinxhir të bashkisë.

“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin. Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

2 VITE ME PARE

Çfarë ndodhi në protestë? I ra të fikët, ambulanca merr njërin nga efektivët e policisë

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Ambulanca

TIRANË- Pak minuta mëherët një nga policët e vendosur në gardhin para bashkisë së Tiranës ka humbur ndjenjat. Menjëherë pranë bashkisë ka arritur ambulanca që e mori efektivin dhe e ka shoqëruar në spital.

Ndërkohë raportohet se ka qenë këshilltari Ilir Alimehmeti që i ka dhënë policit ndihmën e parë. 

Protesta para bashkisë vijon, ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Gjokutaj: Veliaj ka në ballë vulën e korrupsionit! Do të marrim hekurin, do ta shkrijmë dhe do ti bëjmë pranga për të

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Genc Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës ku ka mbajtur edhe një fjalim para protestuesve. Gjatë fhalës së tij Gjokutaj u shpreh se kryebashkiaku Veliaj ëshrë hajdut me vulën e korrupsionit në ballë. Gjokutaj theksoi se Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji, kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

Avokati më tej shtoi se me marrjen e Tiranës do marrin të gjithë Shqipërinë. Ai gjithashtu tha se ata do të marrin hekurin do ta shkrijnë dhe do ti bëjnë pranga për Erion Veliajn.

"Të mblidhemi dhe të mbrojmë Tiranën. Erion Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën tonë. Ky bandit ka dalë nga vrima tani dhe thotë se është sekret hetimor dhe unë nuk jap shpjegime.

Do japësh shpjegime para qytetarëve të Tiranës. Një fjalë për Policinë e Shtetit. Ju jeni Policia e Shtetit për të mbrojtur ligjin, sot ju po mbroni një hajdut dhe kjo është e pafalshme dhe e pamoralshme. Të mbrojmë Tiranën se me marrjen e Tiranës marrim të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi, këtu do të jemi. Do të marim hekurin do ta shkrijmë dhe do ti bëjmë pranga për Erion Veliajn që ti ketë në duar siç ka në ballë vulën e korrupsionit," tha ai.

2 VITE ME PARE

Këshilltarët e opozitës kërkojnë të futen në bashki: Policia me standarde të dyfishta, lejojnë Veliajn të futet në zyrë, ne jo

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
protesta

TIRANË- Këshilltarët e opozitë, Dorian Teliti dhe Tedi Blushi kanë kërkuar të futen në bashki që të marrin pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak. 

"Jeni me dy standarde, pse e lini Veliajn të futet në zyrë dhe ne jo. Na lini të kryejmë detyrën tonë. Lejoni hajdutin, ne jo.", tha Teliti duke iu drejtuar policëve të vendosur para hyrjes së bashkisë. 

Pas daljes nga SPAK, Veliaj është paraqitur në bashki ku po merr pjesë në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e opozitës nuk po marrin pjesë. 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Balliu: Veliaj je i shkarkuar nga qytetarët! Nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë këtë vendim

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Balliu

TIRANË- Sekretari i Organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesënë protestën e sotme të opozitës para Bashkisë. Gjatë fjalës së tij para protestuesve Balliu u shpreh se Veliaj tashmë është i shkarkuar me vendim të qytetarëve. 

Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se vendimin e marrë nga qytetarët nuk mund ta zhbëjë asnjë prokuror. Balliu gjithashtu komentoi blindimin e bashkisë ndërsa tha se nuk kishtw ndodhur kurrë më parë një blindim në këtë formë i bashkisë. 

“Hajde sot lali 5D dhe takoji pak qytetarët e Tiranës të cilët kanë një vendim për ty, një vendim i cili nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë. Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve , je i shkarkuar”, u  shpreh Balliu.

"Sot Erion Veliaj pasi ka kaluar 6 ore, dhe kolegët e tij sapo ka dalë, hajde sot lali 5D dhe takoji pak qytetarët e Tiranës të cilët kanë një vendim për ty, një vendim  cili nuk ka prokuror që mund ta zhbëjë.

Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve , je i shkarkuar. Të nderuar miq, shikoni pak, ndjej keqardhje kur shoh efektivët e policisë që blindojnë bashkinë, po pse, bashkia e Tiranës është bashkia e Veliajt? Është bashkia e 5D? Kush ka ardhur këtu? Shikoni hekurat. S'është blinduar kurrë bashkia e Tiranës në këtë formë. Kë po mbroni? Krye-hajdutin e Tiranës? Pronarin faktik të inceneratorit? Kryetarin e organizëtës kriminale 5D?  Bashkëpunëtorin e Ndraghetës? Kë po mbroni?!" shtoi ai.

2 VITE ME PARE

Këlliçi nga protesta para bashkisë: Veliaj në SPAK, si një lepurush i vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
belind kellici

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë e ka cilësuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë protestës së sotme si një “lepurush të vogël që për 7 orë ishte pa ngjyrë në fytyrë”.

Këlliçi iu referuar paraqitjes së Veliajt në SPAK për aferën e inceneratorëve, siç e pranoi edhe kryebashkiaku vetë. Ai tha se Veliaj, u paraqit në ambientet e prokurorisë sepse e kishin thërritur dhe jo sepse ai vetë e ka kërkuar takimin.

Këlliçi: Keni parë sot një lepurush të vogël që për 7 orë e gjysmë ka shkuar si c i ka hije, pa ngjyrë në fytyrë  duke mashtruar, duke pritur t’i vinte orari për tu paraqitur në SPAK ku e kishin thërritur, jo se kërkoi ai, siç tha. Veliaj është pronar faktik i inveneratorëve. Ai ka deponuar para prokurorëve në lidhje me këtë vjedhje, që është unike në të gjithë Europën dhe botën. SPAK sot guxoi të merrte në pyetje këtë hajdut që vodhi dhe përgjysmoi Tiranën. Ku është ai që tha para pak castesh se do vinte në mbledhjen e këshillit. Hajde këtu takoji këshilltarët bashkiakë.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Aktori Liçaj: Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Neritan Liçaj

TIRANË- Aktori, Neritan Liçaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e opozitës para bashkisë. Liçaj mbajti fjalën e tij para protestuesve ku u shpreh se duhet të rrëzohen ata të cilët nuk punojnë për kombin. Sipas aktorit nëse nuk i rrëzojnë ata nuk largohen si Enver Hoxha. 

“Çfarë do presin më shqiptarët për të dalë e për të fituar të drejtat e tyre sepse demokracinë, kur institucionet nuk funksionojnë e bën qytetari në shesh. Duhet ta rrëzojmë ne këtë dhe atë tjetrin sepse nëse nuk e rrëzojmë ne këtë por edhe ky ikën vet si Enveri, atëherë ai që do vijnë pas këtij do bëhet akoma më i keq. Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë,” tha aktori.

2 VITE ME PARE

FOTOT/ Protesta e opozitës, Argita Malltezi i bashkohet tubimit

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
Malltezi

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar pasditen e sotme ka nisur protesta e radhës e opozitës. Protestës i është bashkuar edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi. Malltezi edhe në këtë protestë është shfaqur e veshur me një bluzë të zezë ku kërkon lirimin e Sali Berishës.


Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës “5D”, ku ranë në pranga disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, hidhen tymuese dhe bomba molotov drejt godinës

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
protesta

TIRANË- Është tensionuar situata në protestën para bashkisë së Tiranës. Qytetarët kanë hedhur disa herë bomba molotov dhe tymuese drejt godinës së bashkisë. 

Gjatë hedhjes së tyre, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi po mban fjalën në podiumin e ngritur para bashkisë. 

Ndërkohë godina është e rrethuar me forca të shumta policie, ndërsa siç u raportua edhe më herët barrikada metalike të vidosura në tokë kanë rrethuar gjithashtu godinën. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

2 VITE ME PARE

Me kapele dhe maskë, një person nga tarraca e bashkisë filmon protestuesit me telefon (FOTO)

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
personi ne tarracen e bashkise

TIRANË- Teksa qytetarët po protestojnë para bashkisë së Tiranës, kamerat kanë fiksuar një person në tarracën e godinës që shihet duke filmuar protestuesit me telefon. 

Personi ishte i maskuar me maskë dhe me kapele, me qëllim që të mos identifikohet. 

Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas zbulimit të aferës “5D”, ku ranë në pranga disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës.

2 VITE ME PARE

PROTESTA/ Qytetarët mblidhen para bashkisë së Tiranës, godina "blindohet" me forca policie

Bomba molotov dhe gaz lotsjellës/ Tre orë protestë para
foto nga protesta

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur para bashkisë së Tiranës, ku për pak minuta pritet të nisë edhe protesta. Ndërkohë godina është e rrethuar me forca të shumta policie, ndërsa siç u raportua edhe më herët barrikada metalike të vidosura në tokë kanë rrethuar gjithashtu godinën. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë