LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Projektligji mbi Barazinë Gjinore, Berisha akuza ndaj ambasadorit Gonzato! Marta Kos: Sulm është i papranueshëm. Rama: Të kërkojmë ndjesë

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncuar sot ligjin e ri për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e familjes dhe identitetin gjinor natyror. • Berisha ka deklaruar se ky ligj i mbështetur nga ideologjia post-marksiste, përmbys normat e trashëguara të shoqërisë dhe e çon atë drejt një sistemi të identiteteve gjinore të shumëfishta, duke cënuar thelbin e familjes tradicionale shqiptare. • Ish-kryeministri ka kërkuar nga ambasadori i Bashkimit Europian të sqarohet se cilat direktiva evropiane parashikojnë përkatësi të shumëfishtë gjinore, dhe ka theksuar se ky ligj është një përpjekje për të imponuar në shoqërinë shqiptare një doktrinë të ekstremeve të majta, që përmbys çdo koncept të pranuar deri tani për identitetin gjinor dhe dinjitetin e individëve. • Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas komenteve të ish-kryeministrit ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me orientimin e tij seksual, ku thekson se çdo sulmi është i papranueshëm dhe nënvizon se deklaratat e Gonzatos për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin nuk janë opinione personale, por pjesë integrale e legjislacionit të BE-së. • Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres Kos. • Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Rama i kërkon ndjesë Komisioneres Marta Kos: Siç i themi ne shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara

Projektligji mbi Barazinë Gjinore, Berisha akuza ndaj ambasadorit Gonzato!
Gonzato-Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e deklaratat për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Në një reagim në “X” kreu i qeverisë ka rishpërndarë postimin e komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, Rama duke i kërkuar ndjesë për mënyrën se si një ligj “fisnik dhe plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin” është keqpërdorur për qëllime politike.

"Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama.

8 MUAJ ME PARE

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Reagon Komisionerja Marta Kos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm

Projektligji mbi Barazinë Gjinore, Berisha akuza ndaj ambasadorit Gonzato!
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas komenteve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Kos thekson se çdo sulmi është i papranueshëm dhe nënvizon se deklaratat e Gonzatos për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin nuk janë opinione personale, por pjesë integrale e legjislacionit të BE-së.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.

8 MUAJ ME PARE

Berisha replikon me Ballën: Askush nuk i respekton ambasadorët më shumë se unë, por dua më shumë vendin dhe kombin tim

Projektligji mbi Barazinë Gjinore, Berisha akuza ndaj ambasadorit Gonzato!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës duke mohuar se ka fyer ambasadorë apo përfaqësues të huaj. Berisha theksoi se ka kërkuar vetëm sqarime mbi një direktivë evropiane që, sipas tij, lidhet me përkatësinë gjinore të shumëfishtë.

Berisha deklaroi se nuk ka askush që i respekton më shumë ambasadorët se ai, por shtoi se dashuria për vendin dhe kombin e tij është mbi çdo gjë. Ai solli si shembuj raste kur ka denoncuar ambasadorë që, sipas tij, kanë mbështetur korrupsionin dhe kanabizimin e vendit, duke përmendur rastin e Saimir Tahirit dhe blerjen e një vile me çmim të dyshimtë nga një ish-ambasadore.

"Hedh poshtë me përçmim trillimin e parafolësit, sepse në fjalën time nuk kam fyer dhe as nuk fyej asnjë ambasador as përfaqësues të huaj. Po i kam kërkuar zotërisë së tij që t’u paraqesë shqiptarëve, meqenëse i ka lejuar vetes të ndërhyjë në procedurën e brendshme të parlamentit dhe këtu nyk ka të keq, t’u paraqesë shqiptarëve se cila direktiva evropiane bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Kjo e para. Së dyti, nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë. Por dua më shumë vendin tim dhe kombin tim.

Kur një ambasador dilte në krah të Saimir Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë për punën e jashtëzakonshme të Tahirit në luftën kundër drogës, sigurisht mbështeste themelimin dhe krijimin e narkoshtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoja atë. Kur një ambasador blinte vilën me 4300 euro metri katror aty ku ishte 1300 euro, natyrisht nuk mund të mos e denoncoja të si hajdute. Ai denoncim i shërbeu BE dhe përgjegjësi i OLAF-it, që u korruptua prej Vllahicës, la detyrën dhe bëri edhe burg. Kështu që unë as i kam lejuar dhe as i lejoj vetes të fyej një ambasador, por kam mbrojtur dhe do mbroj në mënyrë të palëkundur interesin e shqiptarëve dhe interesat e vendit tim," tha ai./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Berisha-ambasadorit të BE: Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e Bashkimit Europian bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore

Projektligji mbi Barazinë Gjinore, Berisha akuza ndaj ambasadorit Gonzato!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar ligjin e ri për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e familjes dhe identitetin gjinor natyror. Berisha jashtë Kuvendit ka deklaruar se ky ligj, i mbështetur nga ideologjia post-marksiste, përmbys normat e trashëguara të shoqërisë dhe e çon atë drejt një sistemi të identiteteve gjinore të shumëfishta, duke cënuar thelbin e familjes tradicionale shqiptare.

Berisha ka kërkuar nga ambasadori i Bashkimit Europian të sqarohet se cilat direktiva evropiane parashikojnë përkatësi të shumëfishtë gjinore, dhe ka theksuar se ky ligj është një përpjekje për të imponuar në shoqërinë shqiptare një doktrinë të ekstremeve të majta, që përmbys çdo koncept të pranuar deri tani për identitetin gjinor dhe dinjitetin e individëve.

"Unë po të garantoj që nuk kam shprehur këtu, për arsye kohe dhe të tjera, as dyzet përqind të asaj që ky ligj përfaqëson. Sepse ky ligj zotëri, me ndryshimin e fundit, bën fjalë për përkatësi të shumëfishta. Bën fjalë për diversitete të gjëra identiteti. Dhe identiteti me diversitete të gjera, e kupton vetë, se jam burrë, nuk jam burrë, jam grua, nuk jam grua. Unë them atë që ekspertët e të drejtës evropiane kanë shkruar. Në asnjë nen të direktivës evropiane nuk bëhet fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, as për identitete gjinore me spektër të gjerë. I ka thënë një përgjigje shumë të qartë Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut, Gjykata Kushtetuese franceze, e cila ndaloi në vitin 2016 në një gjykim pranimin e gjinisë neutrale. Që gjinia neutrale është shumë më pak, se këtu bëhet fjalë për diversitet, bëhet fjalë për dërgimin e qenies njerëzore gjer në kafshi, gjer në poligamizëm, gjer në poliandrizëm.

Për çdo familjar që i lexon këtu, këto përkufizime heqin çdo lloj arritje në trashëgiminë shekullore të konsolidimit të familjes. Po, shoqëria ka qenë poliandrike, poligamike, përsëri sot ka disa fise të tilla afër Himalajave, por shoqëria e civilizuar ka evoluar në statusin binar, biologjik binar, atë që ka dhënë Zoti dhe që e ka konsoliduar në shekuj. Këtu nuk po e ekzagjeroj fare. Se nëse hyn më shumë, ligji përmbys gjithçka. Është atentati më i rrezikshëm që është bërë ndaj qenies njerëzore. Tejkalon doktrinën e Marksit, është post-marksiste. Ata që po protestojnë aty, nuk do mund të lexojnë më Kuranin. Në qoftë se ata nuk pranojnë përkatësinë e shumëfishtë, në qoftë se ata nuk pranojnë gjininë në diversitetin e gjerë të saj, ata dënohen aty. Mirëpo ata në libra kanë të shkruar gjininë burrë dhe grua.

Është shumë, shumë e vërtetë. Këta nuk flasin më as për gjininë neutrale. Këta flasin për përkatësi të shumëfishtë. Pra jo të dyfishtë, që është e sanksionuar në Kushtetutë, e sanksionuar në Kodin e Familjes, e sanksionuar në të gjitha kodet. Kjo përmbyset. Ligji vendos censurën e plotë mbi besimet fetare duke mos i lejuar të shprehen. Por në themel të Biblës dhe Kuranit janë vlerat e shenjta të familjes dhe të njeriut. Nuk është e vërtetë. Mos i pranoni të tilla. Ata edhe disa vërejtje që morën parasysh, i kanë rikthyer. Por ata mbrëmë në një rast të pazakontë, afër mesnate lëshuan një deklaratë ku thuhej se fotografia që kishte publikuar Taulant Balla me qëllim mashtrimin ishte një fake. Se është një goditje shumë e rëndë e lirisë së fjalës. Sepse nëse thua se ka dy gjini, gjobitesh.

Sepse nëse kërkon nga shkolla që fëmija im është vajzë, ti dënoheh sepse ata do i japin hormone, do bëjnë gjithçka ta nxisin të ndryshojë gjininë. Ky është ligji faktiksht i përmbysjes së një shoqërie dhe ideoliogjimit të saj me doktrinën e ekstremit të majtë. Doktrinën më të zezë që ekziston sot në botë. Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar. Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare.
Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Të dalë, ta nxjerrë aty," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha orientim seksual edi rama marta kos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet