LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë", Rama: Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit

• Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale ditën e sotme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me pedagogët dhe studentë. • Rama u shpreh se teksa po i afrohemi 11 majit, zgjodhi Vlorës për të prezantuar disa nga arritjet e qeverisë së tij në këto vite dhe projeksionet e Shqipërisë 2030. • Ai tha se deri vitin e kaluar sipas FMN, Shqipëria ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon. • Ai prezantoi gjithashtu edhe disa nga investimet e bëra për 10 vjet në fusha të ndryshme në qytetin e Vlorës, ku tha se në total në një dekadë janë investuar 1.27 miliardë euro. • Ai ka folur sot rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. • Rama u shpreh se në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët, Shqipëria ishte shumë e ngjashme me Afganistanin. • Ndërkohë sot sipas tij, Afganistani është kthyer përsëri te regjimi i talebanëve, ndërsa Shqipëria ka mundësinë të anëtarësohet në BE. • Kreu i qeverisë tha se procesi i negociatave është një dialog me dy palë, për të cilin janë angazhuar nga 1 mijë veta. • Rama njoftoi se sot në Vlorë do të hapet Akademia e Aviacionit dhe shtoi se synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare. • Ai tha se pret që të ketë dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Sot do të firmosim marrëveshjen", Rama: Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit, synojmë të jetë dhe rajonale

"Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama në takimin në Vlorë njoftoi se sot do të firmoset një marrëveshje mirëkuptimi me një kompani botërore për industrinë ushtarake. Rama tha se në Vlorë do të hapet Akademia e Aviacionit dhe shtoi se synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare. Ai tha se pret që të ketë dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi.

“Sot mbas pas pak do të firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha të botës për industrinë ushtarake. Sepse kemi përcaktuar faktikisht dhe financimi nga ana jonë si qeveri. Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare, që të kemi dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi. Më vjen shumë mirë, sepse ky është hapi i parë pasi duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëj me industrinë avale, por kjo është një fazë e dytë. I kemi të dyja në plan dhe ministri është angazhuar.”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Shqipëria ishte e ngjashme me Afganistanin", Rama: Ne e kemi mundësinë që të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian

"Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot rreth procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Rama u shpreh se në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët, Shqipëria ishte shumë e ngjashme me Afganistanin.

Ndërkohë sot sipas tij, Afganistani është kthyer përsëri te regjimi i talebanëve, ndërsa Shqipëria ka mundësinë të anëtarësohet në BE. Kreu i qeverisë tha se procesi i negociatave është një dialog me dy palë, për të cilin janë angazhuar nga 1 mijë veta. Kjo për shkak sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin.

"Unë dua të fokusohem përgjigjen rreth BE-së, sepse e mendoj si për veten time: nëse nuk do isha në këtë detyrë dhe nuk do isha i detyruar që të mësoja, nuk do kisha idenë e kompleksitetit dhe dobishmërisë së atij procesi. Unë e përdor herë pas here si krahasim që Shqipëria në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët ishte shumë e ngjashme me Afganistanin, dhe faktikisht Shqipëria sot është në një nivel tjetër dhe është pranë realizimi i një ëndrre të vjetër të përkatësisë europiane të saj, ndërsa Afganistani u kthye përsëri te talebanët.

Dallimi është këtu: ata nuk e kanë mundësinë që kemi ne. Ne kemi mundësinë që të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Nuk është çështje hyrja në BE, është rrugë, është hyrje dijesh për shtetbërje. Një sasi dije që transferohet nga BE drejt nesh në të gjithë sektorët dhe po të shikosh sot çfarë është procesi i negociatave, atëherë kupton se sa e pamundur do të ishte të arrinim edhe këtu ku kemi arritur, dhe më pas ku do arrijmë, po të mos e kishim këtë mundësi. Procesi i negociatave është një dialog me dy palë që angazhojnë nga 1 mijë veta. Sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin",-tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Në një dekadë kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro

"Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm në Vlorë, prezantoi edhe disa nga investimet e bëra për 10 vjet në fusha të ndryshme në qytetin e Vlorës.  Rama tha se në total në një dekadë janë investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro.

"Rigjenerimi urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Këtu jemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro. Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.

Këtu jemi te energjia, ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro. Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.

Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro. Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro. Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj. Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit dhe besoj duhet të kemi edhe totalin. Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë: Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

"Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për
edi rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale ditën e sotme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me pedagogët dhe studentë.

Rama u shpreh se teksa po i afrohemi 11 majit, zgjodhi Vlorës për të prezantuar disa nga arritjet e qeverisë së tij në këto vite dhe projeksionet e Shqipërisë 2030. Ai tha se deri vitin e kaluar sipas FMN, Shqipëria ka pasur nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon. 

"Në këtë fazë të fundit drejt 11 majit vendosa që këtu nga Vlora të nis me një prezantim të fakteve, duke nisur nga një pasqyrë e përgjithshme e zhvillimit ekonomik të shoqërisë. Këtu kemi prodhimin e përgjithshëm kombëtar apo prodhimin e përgjithshëm bruto dhe ja ku ka qenë niveli i prodhimit të brendshëm të vendit, 2.5 herë më i lartë në vetëm një dekadë, dhe ja ku është edhe ambicia dhe projekti ynë për 2030, duke pasur parasysh të gjitha dinamikat e zhvillimit.

Secila në momentin kur ne kemi marrë detyrën dhe deri vitin e kaluar Shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon. Burim i kësaj tabele është FMN dhe jo qeveria shqiptare. Këtu kemi të ardhurat për frymë kur ne morëm detyrën, këta janë sot trefish. Projeksioni i bërë me ekspertët e ministrisë së Financave, 15 mijë euro për frymë në Shqipërinë 2030.

Këtu jemi te tregu i punës, në nivelin më të ulët historik sot. Dua të bëj një shpjegim të shkurtër, se medemek papunësia ka rënë se ka rënë popullsia. Nuk ka rënë me 1 mln siç predikon propaganda negative ndaj Shqipërisë, dhe këtë e tregon edhe Censusi i bërë, sot Shqipëria është 2.4 ndërkohë që në 2012, ka qenë 2.8. Kjo lidhet me forcat e punës, përqindje e papunësisë bazuar në forcat e punës dhe nëse shohim raportet e forcave të punës, jemi në këtë nivel papunësie. Synimi është që në Shqipërinë 2030 nivelin e papunësisë ta kemi në mesataren e BE, 6%.

322 euro ka qenë mesatarja kur morëm detyrën, sot është 848 euro. Kemi rritjen e pagës minimale, jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon, në janar do të shkojmë 500 euro pagën minimale dhe projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është të mos ketë pagë minimale nën 650 euro. Këtu jemi te inflacioni dhe kemi një tabelë të inflacionit, që ka lidhje me çmimet në rajon, kur gjatë krizës, patëm nivelin më të ulët të inflacionit se të tjerët, por edhe këtu si kudo çmimet.", tha Rama. 

edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet