LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit, vjedhje masive votash

• Procesi i Primareve në Partinë Demokratike nuk është mbyllur ende. Kjo pasi gjashtë bashki kanë shkuar në balotazh, përfshirë dhe Tiranën. Belind Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota. • "Imune" kanë qenë Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiq e Dropull, pasi në këto zona u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë të PBDNJ-së dhe Vangjel Dules, ndërsa shumë bashki të tjera janë ende pa rezultat. • Procesi është shoqëruar dhe me problematika. Feride Rrahmanaj, kandidatja për Bashkinë Tropojë është tërhequr nga gara. Erjon Iljazi, kandidati për Lushnjen u tërhoq nga gara. Po ashtu, edhe ish-kryetari i degës së PD Devoll Arben Miza është tërhequr nga gara në primaret. • Dy kandidatët e Partisë Demokratike në Belsh, Dritan Cani dhe Kodhel Çala janë tërhequr nga gara për primaret. Myslim Haxhiu dhe Brikena Koroveshi janë tërhequr në Kuçovë. Në Krujë janë tërhequr Denis Hidri dhe Ilir Ndreu. Në Kamëz është tërhequr nga gara Shemsi Prençi. Pas procesit, Armando Magllara, kandidat në Primaret e Sarandës është larguar përgjithmonë nga PD. Akuza ka hedhur edhe Sazan Guri, i cili pretendon se ka pasur manipulim votash. • Megjithatë kryedemokrati Sali Berisha e përshendeti procesin, por as nuk la pa theksuar se nuk ka qenë i përsosur. Ai tha se nuk ‘vë dorën në zjarr’ për faktin që nuk janë infiltruar socialistë.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PD shpall zyrtarisht fituesit e Primareve në 14 Bashki

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Enno Bozdo

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, Enno Bozdo mbajti një deklaratë në seli në lidhje me rezultatet finale të primareve në disa prej bashkive. Zyrtarisht ai ka dalë me listën e fituesëve dhe votave që kanë marrë në total nga gjithë procesi. Enno Bozdo ka listuar tek fituesit kandidatët për Shkodrën, Vaun e Dejës, Prrenjasin, Skraparin, Memaliajn, Gramsh, Selenicë, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Maliq, Vorë, Pogradec, Pukë dhe Peqin. Ndërsa në Bashkitë e tjera ose pritet që të rizhvillohet procesi; ose gara do të zhvillohet sërish për shkak të balotazhit. Po ashtu, nga procesi u përjashtuan 4 bashkitë që iu lanë minoriteve: Himara, Finiqi, Pusneci, Dropull. 

3 VITE ME PARE

Kandidat në Vorë, Indrit Hoxha: Më propozoi Kryesia, s’i kam lënë postet në PD

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Indrit Hoxha

TIRANË- Indrit Hoxha, i cili është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës thotë se nuk ka hequr dorë nga Posti i Sekretarit dhe Anëtarit të Kryesisë.

Një ditë pas fitores së tij, Hoxha thotë se vijon t’i mbajë ata poste në selinë blu. Ai tha se ka qenë propozimi i Kryesisë që të dalë kandidat në Vorë.

“Për dijeni, nuk e kam lënë postin e sekretarit dhe anëtarit të kryesisë, por si propozim i kryesisë dhe si anëtar kryesie për beteje politike në Vorë kam shkuar kandidat,”- tha Hoxha.

Indrit Hoxha ka fituar me 82% të votave. Numri i votave nuk dihet ende dhe pritet të saktësohet gjatë ditës së sotme. 

3 VITE ME PARE

Do shkojë në balotazh? Këlliçi e konfirmon: Shihemi në raundin e dytë, do t'ju përfaqësoj me nder në 14 maj

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi, një nga kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë ka konfirmur se do të shkojë në balotazh me kandidatin tjetër, mjekun Ilir Alimehmeti. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se do të vijojë me raundin e dytë të procesit të Primareve. Ai shton se ka për qëllim të bindë çdo demokrat se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e Majit.

Postimi i plotë:

Po e nis me një falenderim. Faleminderit juve, që me shiun litar dhe në një ditë pushimi me familjen, dedikuat kohën tuaj për Primaret e Tiranës! Për thuajse një muaj, dyert tuaja ka qenë hapur për ne kandidatët. Për të na dëgjuar çdo fjalë, edhe kur emocionet nuk na kanë lejuar të shprehemi më mirë. Personalisht jam përpjekur të gjej kohë për të takuar çdokënd, sepse për të fituar duhet të dëgjosh. Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë. Ky është karakteri im. Rezultati e tregon më mirë se fjalët e mia. Gara kërkonte që në 7 kandidatë, një prej tyre të merrte më shumë se gjysma e totalit të votave. Me mbështetjen tuaj arrita në 48%.

Ky është një mesazh inkurajues për të mos e ndalur punën. Do të shkojmë në raundin e dytë, për të bindur çdo demokrat se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e Majit. Do të punoj orë pas ore për çdo votë demokrati, për t’ju përfaqësuar me nder në përballjen e madhe të 14 majit. Ju falenderoj për të gjithë mbështetjen tuaj të pakursyer! E di se nuk mjaftojnë fjalët, prandaj do të flas sërish me votë, më 11 dhjetor. Faleminderit që më vlerësuat! Primare të papara! Energji e jashtëzakonshme demokratësh! Respekt për të gjithë, sidomos për të 6 kandidatët e tjerë në këtë proces! Jemi bashkë. Demokratë e simpatizantë, vazhdojmë sëbashku.

Procesi i Primareve në Partinë Demokratike nuk është mbyllur ende. Kjo pasi gjashtë bashki kanë shkuar në balotazh, përfshirë dhe Tiranën. Belind Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota.

3 VITE ME PARE

Vokshi: Tirana shkon në balotazh, Këlliçi e Alimehmeti të vetëm në garë, priten rrethet (Sa vota morën kandidatët)

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Albana Vokshi

TIRANË- Kryetarja e KOKOE-së, Albana Vokshi ka shpallur rezultatet zyrtare të Primareve të zhvilluara në Partinë Demokratike për të gjitha degët e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, një ditë pas procesit, Vokshi thotë se procesi do të shkojë në balotazh, pasi asnjë nga kandidatët nuk kanë marrë 50% +1 të votave. Ata që do të përballen janë dy kandidatët me më shumë vota. Zyrtarisht janë Belind Këlliçi me 4040 vota dhe mjeku Ilir Alimehmeti me 2196 vota. Vokshi tha më tej se gjatë ditës së sotme do të dalë lista me votat zyrtare edhe për rrethet.

Deklarata: 

Mirëmëngjes! Jam sot për të informuar publikun në lidhje me rezultatin për Primaret, vetëm për degët që janë në Bashkinë Tiranë. Sikurse dhe e keni ndjekur një pjesë e juaja, numërimi është bërë i përqendruar në sallën ngjitur. Ka filluar pak vonë, sepse është pritur që të gjithë kutitë e 16 degëve të Tiranës, të mbërrinin dhe të merreshin me procesverbal.

Numërimi është bërë në 6 tavolina, në secilën tavolinë kanë qenë numërues, kryetarët dhe disa sekretarë të degëve, për të ruajtur një standart. Në secilën tavolinë ka patur mundësi që secili nga shtatë kandidatët ka patur të përcaktuar nga një vëzhgues, për të parë se numërimi bëhej ashtu siç duhej, dhe nëse kishte ankesa, ato adresoheshin menjëherë të Komisioni Qendror i numërimit i cili kryesohej sikurse jeni informuar, nga sekretari i PD për çështje zgjedhore, Z.Ivi Kaso. Anëtarë ishin z.Çlirim Gjata dhe Arben Ristani. Është kryer numërimi në prani të mediave, ku një pjesë prej jush kanë qenë të pranishme. Është numëruar livë në rrjetet sociale të PD, z.Sali Berisha, pra edhe në shumë rrjete të tjera sociale. Ka qenë procesi më transparent. Komisioni qendror i numërimit në procesverbalin për Komisionin e Organizmit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, bën me dije se numri total i votuesve që kanë votuar në Tiranë është 8470, vota të vlefshme kanë qenë 8441 dhe të pavlefshme 29. Numri i votave sipas kandidatëve, ashtu sikurse ishin në listën e votimit, unë po I lexoj.

Adriana Kalaja 128 vota

Belind Këlliçi 4040 vota

Enkelejda Fejzo 66 vota

Fatmir Merkoçi 35 vota

Gerti Bogdani 1819 vota

Ilir Alimehmeti 2996 vota

Julian Deda 157 vota

Nga përllogaritja rezulton që asnjëri prej 7 kandidatëve nuk ka marr 50 plus 1 përqind të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh midis z.Belind Këlliçi me 4040 vota dhe z.Ilir Alimehmeti me që ka 2196 vota. Balotazhi me vendim të Kryesisë është përcaktuar për një javë, pra me datë 11 dhjetor. Për çdo informacion tjetër ju informojmë që KOKOE do të vazhdojë të jetë e mbledhur gjatë gjithë ditës. Dhe në ditët në vijim ju njoftojmë që kanë mbërritur tashmë pjesa më e madhe e kutive të votimit, nga qendrat e votimit pothuajse në të gjitha degët. Priten pak kuti vot8imi nga degët e largëta. Ju informojmë që procesverbalet në formë elektronike kanë mbërritur pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Gjithashtu, si procedurë e komisionit është verifikimi I këtyre procesverbaleve dhe verifikimi i materialeve zgjedhore në kutitë e votimit. Menjëherë, sapo të kemi të materialeve zgjedhore dhe të procesverbaleve origjinale, do t’ju informojmë përgjatë gjithë ditës së sotme për të gjitha rezultatet e votimit dhe fituesit e garës, apo degët që kanë kaluar na balotazh. Faleminderit!

3 VITE ME PARE

Tirana shkon në balotazh/ Kalaja: Alimehmeti të tërhiqet nëse ka dinjitet, Këlliçi fitoi

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Adriana Kalaja

TIRANË- Adriana Kalaja, një nga 7 kandidatet e PD-së në primaret për Tiranën i ka kërkuar mjekut Ilir Alimehmeti që të tërhiqet nga gara dhe të lërë Belind Këlliçin që të nisë betejën kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për zgjedhjet lokale. Në një prononcim për OraNews, Kalaja thotë se nuk është në interesin e PD-së që gara të shtyhet akoma, por duhet mbyllur që sot.

“Sot për interes të PD-së duhet të mbyllet gara. Nuk duhet të ketë balotazh. Nëse do të isha në vend të dytë do të kërkoja dorëheqjen dhe nëse ka pak dinjitet zoti Alimehmeti duhet ta bëjë. Me pikët që ka fituar, Belind Këlliçi është fitues real dhe moral Unë po të isha në vend të dytë nuk do e çoja prapë PD-në në balotazh. Nga sot duhet të përgatitemi për 14 majin. Për mua Belindi është fitues dhe unë nuk kam asnjë dyshim në këtë pike,”- thotë Kalaja.

Tirana pritet të shkojë në balotazh. Nga procesi i djeshëm, gara përfundoi në balotazh pasi Belind Këlliçi arriti të sigurojë 4040 vota, por nuk e kaloi pragun 50% që nevojitet për të fituar primaret. Ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti është i dyti në listë me 2196 vota.

3 VITE ME PARE

Tirana pret 11 dhjetorin! Primaret e PD nuk nxjerrin dot kandidat për kryeqytetin, Alimehmeti dhe Këlliçi përballen sërish

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Sali Berisha, Belind Kellici dhe Ilir Alimehmeti

TIRANE- Procesi i Primareve në Partinë Demokratike nuk ka prodhuar dot një kandidat fitues në zgjedhjet që u zhvilluan dje në rang vendi pranë të gjitha degëve të PD në rrethe. Vëmendja kryesore e betejës brenda demokratëve ngelet në Tiranë, ku kandidati fitues do të duhet të përveshë mëngët për një përballje me kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Nga procesi i djeshëm, gara përfundoi në balotazh pasi Belind Këlliçi arriti të sigurojë 4040 vota, por nuk e kaloi pragun 50% që nevojitet për të fituar primaret.

Mjeku Ilir Alimehmeti i konsideruar si surpriza favorite e Primareve ka dalë në vend të dytë me 2196 vota, ndërsa në vend të tretë është renditur Gerti Bogdani me 1819 vota. Balotazhi do të pasohet nga një garë mes të dyve në 11dhjetor, ku PD e Tiranës do të votojë mes dy emrave. Kandidati do të garojë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit 2023./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Primaret e Tiranës/ Alimehmeti falënderon mbështetësit: Fillojmë përsëri nga puna

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Kandidati i Primareve për Tiranën Ilir Alimehmeti ka reaguar pas rezultateve të mbrëmshme. Me anë të një postimi në Facebook, Alimehmeti ka falenderuar të gjithë demokratët që morën pjesë dhe i besuan votën.

Postimi i Plotë:

Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m'u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!

 

3 VITE ME PARE

Shpërthen kandidati Asllan Dogjani: Primare të turpshme, vjedhje masive në Kamëz

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,

KAMËZ- Kandidati i Primareve në Kamëz Asllan Dogjani ka hedhur akuza pas humbjes përball kandidatit Arjan Hoxha. Duke folur për Syri Tv, Dogjani ka theksuar se votimi për bashkinë e Kamzës ka pasur një numër të madh parregullësisë.

“Është një proces ku është vjedhur vota brenda Partisë Demokratike. Kjo është e turpshme që të vidhet mes njëri tjetrit, nuk kam çfarë them më shumë”, u shpreh Dogjani.

Arjan Hoxha do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

3 VITE ME PARE

"Asnjë garanci nga Berisha"/ Kandidati i ‘Rithemelimit’ në Primaret e Sarandës largohet nga PD: Janë uzurpuar nga fondacioni Soros 

PRIMARET/ Tirana e 5 bashki në balotazh, nisin akuzat: Parti e Sorosit,
Armando Magllara

SARANDË- Kandidati i "Rithemelimit' për primaret e Sarandës Armando Magallara njofton se është larguar zyrtarisht nga Partia Demokratike. Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, Magallara del kundër rezultateve të 'Primareve' të Sarandës teksa thekson se nuk kishte pasur garanci për transparencë votash nga ana e Berishës apo e Nokës. Ndër të tjera, Magallara shprehet se drejtuesit e ‘Rithemelimit’ nuk ishin angazhuar për të pasur një proces të drejtë votimi dhe numërimi. 

“Kam kërkuar garanci për drejtësi pasi PD Sarandë e ka uzurpuar fondacioni Soros (ka lidhje me koncensionin e Butrintit) ku unë kam qenë kundra. Kam kërkuar garanci tek Sali Berisha asgjë. Kam kërkuar garanci tek Flamur Noka asgjë. Kam kërkuar garanci tek Albana Vokshi asgjë. Etj etj (Disponoj të gjitha sms). Unë doja të kontriboja për qytetin tim se e dua. Unë jam rezident në Londër dhe pjesën që do të jem në Sarande do të kontriboj përsëri Në PD e gjithë Shqiperisë ka akoma pak njerëz që besojnë se ajo është Parti Demokratike.  Nga sot largohem nga Partia Demokratike!  Është koha të perkushtohem më shumë bizneseve. Falenderoj shumë, shumë ata qe patën besim tek unë. Neveris ata që punojnë me barbarët për shkatërrimin e këtij qyteti”- shkruan Magllara në reagimin e tij.

Procesi i Primareve në Partinë Demokratike nuk është mbyllur ende. Kjo pasi gjashtë bashki kanë shkuar në balotazh, përfshirë dhe Tiranën. Belind Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota. "Imune" kanë qenë Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiq e Dropull, pasi në këto zona u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë të PBDNJ-së dhe Vangjel Dules, ndërsa shumë bashki të tjera janë ende pa rezultat./Dosja.al

partia demokratike primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës