Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Sot përfunduan zgjedhjet në balotazh për 5 bashki. Pjesëmarrja, sipas PD-së, ishte më e lartë se në raundin e parë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi votimet në balotazhin për primaret në pesë bashki. • Në Bashkinë e Mirditës, fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota. • Në Librazhd, fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Arianit Leka mori 227 vota. • Në Fier, fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota. • Në Bashkinë Mat, fitues është Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota mori Bukurosh Ballabani. 8 vota rezultuan të pavlefshme. • Ismail Uka ka fituar në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mbyllen primaret. Sot përfunduan zgjedhjet në balotazh për 5 bashki. Pjesëmarrja, sipas PD-së, ishte më e lartë se në raundin e parë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi votimet në balotazhin për primaret në pesë bashki. Në Bashkinë e Mirditës, fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.
Në Librazhd, fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Arianit Leka mori 227 vota. Në Fier, fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota. Në Bashkinë Mat, fitues është Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota mori Bukurosh Ballabani. 8 vota rezultuan të pavlefshme.
Ismail Uka ka fituar në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota.
Pjesëmarrja:
1. Mirditë: 880 votues
2. Dibër: 1137 votues
3. Mat: 676 votues
4. Librazhd: 659 votues
5. Fier: 964 votues
TOTAL (5 degët): 4316 votues
FIER- Procesi i Primareve të Partisë Demokratike është mbyllur dhe në Fier. Fitues është shpallur Evdar Kodheli me 579 vota. kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Vota në total ishin 949, nga të cilat 939 rezultuan të vlefshme dhe 10 të pavlefshme. Partia Demokratike zhvilloi sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit: Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.
MAT- Ka përfunduar numërimi i votave për dy kanditatet e Primareve të Partusë Demokratike në Mat. Kandidati Skënder Gjuci ka marrë numrin më të lartë të votave. Atë e kanë votuar 478 persona, krahasuar me 190 që i kanë dhënë mbështetjen kandidatit tjetër, Bukurosh Ballabani. Votat të pavlefshme ishin 8.
Rezultatet:
1- Skënder Gjuci 478
2-Bukurosh Ballabani 190
Partia Demokratike zhvilloi sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit: Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.
FIER- Partia Demokratike zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, Mat, Diber, Fier, Mirditë dhe Librazhd. Sot në ambientet e ish-Universitetit UFO në qytetin e Fierit votimi ka nisur e pritet të mbyllet në orën 18:00. Fieri doli balotazh në primaret e fillim dhjetorit dhe sot po votohet midis Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj.
Në garë për Primaret e Fierit morën pjesë 5 kandidatë, të cilët në zgjedhjet e 4 dhjetorit morën këto rezultate:
Evdar Kodheli, 413 vota, Artur Mahmutaj 242, Ermal Hamataj 107, Albano Zhapaj 87 dhe Denisa Mucaj 34. Ne total 883 vota dolen te vlefshme ndersa 4 te pavlefshme.