Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk mungon: Pika 4 e planit franko-gjerman na shqetëson. Nuk e shes Kosovën!
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 Boçi: Kemi mbledhur 45 ...
Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak 2 Shkurt, 14:23 ...
Kryekomisionerja Evropiane nga Kievi: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet në ukrainë, çështj...
•Partia Demokratike zhvilloi sot Primaret. • Demokratët kanë zgjedhur kandidatët demokratë për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. • Votimet kanë nisur në orën 08:00 dhe si rregull duhet që të mbylleshin në orën 18.00, por procesi u shty në Lezhë pasi kishte ende radhë. • Tirana shkon në balotazh. Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota. • 5 bashki do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti që të merrte 50+1 % të votave. • "Imune" kanë qenë Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiq e Dropull, pasi në këto zona u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë të PBDNJ-së dhe Vangjel Dules. • Por jo çdo gjë ka shkuar si duhet, pasi ka pasur edhe probleme. •Feride Rrahmanaj, kandidatja për Bashkinë Tropojë është tërhequr nga gara. •Erjon Iljazi, kandidati për Lushnjen u tërhoq nga gara. Po ashtu, edhe ish-kryetari i degës së PD Devoll Arben Miza është tërhequr nga gara në primaret. •Dy kandidatët e Partisë Demokratike në Belsh, Dritan Cani dhe Kodhel Çala janë tërhequr nga gara për primaret. • Myslim Haxhiu dhe Brikena Koroveshi janë tërhequr në Kuçovë. • Në Krujë janë tërhequr Denis Hidri dhe Ilir Ndreu. •Në Kamëz është tërhequr nga gara Shemsi Prençi. • Megjithatë kryedemokrati Sali Berisha e përshendeti procesin, por as nuk la pa theksuar se nuk ka qenë i përsosur. • Kandidati i Beratit Sazan Guri ka hedhur akuza se primaret kanë qenë të manipuluara, pasi nuk arriti që të fitonte kundër Zija Ismailit.
86 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Tirana shkon në balotazh. Numërimi i votave për Primaret e PD-së në Tiranë ka përfunduar dhe Belind Këlliçi e Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët që do të shkojnë në balotazh. Këlliçi ka arritur të marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti 2196 vota. I treti më i votuar është Gerti Bogdani i cili ka 1819 vota.
Rezultatet:
Votues gjithsej – 8470
Adriana Kalaja - 128 vota
Belind Këlliçi - 4040 vota
Enkelejda Fejzo - 66 vota
Fatmir Merkoçi - 35 vota
Gerti Bogdani - 1819 vota
Ilir Alimehmeti - 2196 vota
Julian Deda - 157 vota
Të pavlefshme - 29 vota
TIRANË- Tirana shkon në balotazh, por bashkitë e tjera e kanë një kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Në fakt jo të gjitha. Kjo pasi në disa prej tyre nuk ka ende rezultate për shkka të tërheqjes së kandidatëve nga gara. Në 5 Bashki pritet që zgjedhjet të përsëriten pasi dolën në balotazh. "Imune" kanë qenë Bashkitë e Pusnecit, Himarës, Finiq e Dropull, pasi në këto zona u është lënë e drejta e zgjedhjeve aleantëve minoritarë të PBDNJ-së dhe Vangjel Dules. Ndërsa dy deputetë pritet të lëne mandatin, për shkak se rezultuan fitues në primare, Luçiano Boçi në Elbasan dhe Zef Hila në Vaun e Dejës.
Lista e plotë:
Korçë: Ledina Alolli 628 vota
Maliq: Alfred Gega 920 vota
Pogradec: Zini Tollozhina 291 vota
Devoll: Elvis Hajdërlli 1184 vota
Ersekë: Et'hem Sajamit 450 vota pro
Kavajë: Fisnik Qosja
Rrogozhinë: Shkëlqim Hoxha
Has------
Tropojë-------
Kukës: Atmir Sinamati 989 vota
Lezhë: Pashkë Gjonaj
Mirditë: Balotazh, Albert Mylyshi, 357 vota dhe Aleksander Lala, 285 vota
Kurbin: Behar Haxhiu 1358 vota
Vau i Dejës: Zef Hila 743 vota
Pukë-----
Shkodër: Bardh Spahia 1386 vota
Malësi e Madhe-----
Fushë Arrëz--------
Tiranë------
Kamëz: Arjan Hoxha
Vlorës: Hysni Sharra 549 vota
Selenicë: Leonard Rakipaj 270 vota
Delvinë: ----------
Sarandë: ----------
Konispol----
Berati: Zija Ismaili 527 vota
Kuçovë: Lefter Maliqi 339 vota
Skrapar: Eugen Mustafallari
Poliçan: Behar Xhaferraj 92 vota
Dimalit: Gentian Meci 187 vota
Dibër: Besnik Alku 291 vota dhe Ismail Uka 365 vota
Bulqizë: Defrim Fiku 453 vota
Klos: Bedri Hoxha, 758 vota
Mat: Balotazh, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota
Elbasanit: Luçiano Boçi
Belsh-----
Librazhd: Balotazh, Shaqir Kuka me 55 vota dhe Ndricim Lila me 45 vota
Prrenjas:----
Gramsh-----
Peqinit: Mustafa Pashja
Fier: Balotazh, Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota
Lushnje: Eduard Sharka 1021 vota
Divjakë: Aurel Malko 869 vota
Patos: Sofie Alushaj 256 vota
Mallakastër: Resmi Shanaj 264 vota
Roskovec: Futues Hazizaj 204 vota
Gjirokastër: Dorjan Lani 291 vota
Këlcyrë: Arjan Kasaj 171 vota
Memaliaj: Albert Malaj 300 vota
Tepelenë: Baftjar Imeri 109 vota
Libohovë: Adil Xhelili 282 vota
Përmet: Edmond Komino
TIRANË- Aktualisht po numërohen dy kutitë e fundit me vota për Primare Partisë Demokratike në Tiranë. Duke parë rezultatet, duket se primaret e Tiranës me sa duket do të shkojnë në balotazh të dielën e ardhshme. Kjo pasi Këlliçi ka 3629 vota dhe nuk ka fituar 51% apo më shumë vota. Ai ndiqet nga Ilir Alimehmeti me 1979 vota dhe Gerti Bogdani me 1686 vota.
Rezultatet deri tani:
Belind Këlliçi - 3629 vota
Ilir Alimehmeti - 1979 vota
Gerti Bogdani - 1686 vota
TIRANË- Janë numëruar votat e 9 degëve të Partisë Demokratike në Tiranë. Mësohet se deri më tani kryeson Belind Këlliçi, i cili ka marrë 2535 vota, pasj tij vjen Ilir Alimehmeti me 1300 vota, ndërsa i treti është Gerti Bogdani me 1086 vota. Pritet dhe rezultati i 7 degëve të fundit për tu shpallkur fituesi i primareve të PD-së për Tiranën.
TIRANË- Gara shumë e ngushtë në Tiranë mes dy kandidatëve të Tiranës, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Në degën nr. 3 fitues ka dalë Këlliçi me vetëm 10 vota më shumë se Alihmeti. Ai ka marrë 190 vota nga 180që ka marrë doktori. I treti në listë është Gert Bogdani. Ndërsa pas tyre vijnë Enkelejda Fejzo me 6 vota, Adriana Kalaja me 4 vota e Julian Deda me 3. Fatmir Merkoçi nuk ka marrë asnjë votë.
VOTAT:
Kanë votuar 440
Të vlefshme 440
Kalaja 4
Kelliçi 190
Fejzo 6
Merkoçi 0
Bogdani 57
Alimehmeti 180
Deda 3
LEZHË- Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga Primaret në Lezhë Pashk Gjoni ka falenderuar demokratët që e kanë votuar. Duke folur për mediat pas përfundimit të numërimit, Gjoni theksoi se do të punojë fort për t'i kthyer bashkinë demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.
"Përshëndes demokratët, simpatizantët që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, hera e parë që bëhet në këtë mënyrë. Faleminderit për gazetarët, komisionerët e numëruesit. Kjo është një ditë e veçantë për mua që më bën të punoj fort që bashkia t'i kthehet demokratëve në zgjedhjet e 14 majit” tha ai.
TIRANË- Belind Këlliçi kryeson në degën nr1 të Tiranës. Ai ka lënë pas doktor Ilir Alimehmetin, i cili ka marrë vetëm 159 vota. Ndërsa Këlliçi ka 286 vota.
Rezultatet për degën nr1:
592 votues
Kalaja 7
Këlliçi 286
Fejzo 1
Alimehmeti 159
Deda 11
Merkoçi 6
Bogdani 121
BERAT- Sazan Guri ka shpërthyet në akuza në lidhje me procesin e Primareve, pasi mori vetëm 32 vota përballë kandidatit fitues, Zija Ismaili që mori 527 vota. Në një postim në Facebook, Guri shkruan se procesi i votimit është manipuluar. Ai shton se ka pasur simpatizantë të kandidatit votues të shtuar me porosi në lista.
Postimi:
Nuk vura vezhgues siç më kerkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri ne fund, se kur delnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shkretët i tradhëtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashe ç’pashë ika nga mesdita. duke mos iu dhënë dorën atyre qe nuk e meritonin dhe pas disa oresh me thane rezultatin: une, nga 610 persona që votuan prej 2400 antarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri ne 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë frikën vetëm në një qytet. Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 ne gjithë trevat në shqiptare, kështu që jemi mirë boll
TIRANË- Votat për Tiranën janë ende duke u numëruar, por mjeku Ilir Alimehmeti e ka korrur fitoren e parë. Sipas numërimit të votave nga dega nr.5, Alimehmeti është i pari në listë me 289 vota. I dyti pas tij vjen Belind Këlliçi me 204 vota. Gert Bogdani ka marrë 140 vota, Adriana Kalaja 20 e aktori i humorit Julian Deda, 21. Më pak vota kanë marrë kandidatët Fetmir Merkoçi e Enkelejda Fejzo, nga dy secili.
Numërimi i votave për kandidatët në degën nr.5:
Adriana Kalaja 20
Belind Këlliçi 204
Enkelejda Fejzo 2
Fatmir Merkoçi 2
Gert Bogdani 140
Ilir Alimehmeti 289
Julian Deda 21
GJIROKASTËR- Kandidati për Primaret në Gjirokastër Telnis Skuqi ka uruar fituesin e Primareve në këtë qytet Dorjan Lani. Me anë të një postimi në Facebook, Skuqi teksa ka falenderuar demokratët që e votuan ka theksuar se vota është e shenjtë dhe se sovrani nuk gabon kurrë. Po ashtu ai ka shtuar se do të bashkohet me të gjithë demokratët në mënyrë që të bëjnë fushën elektorale për Lanin.
Postimi i Plotë:
Faleminderit shkon për çdo anëtarë dhe simpatizantë që besoi tek unë dhe më votoi. Faleminderit shkon për çdo anëtarë dhe simpatizantë që besoi dhe votoi alternativën tjetër. Fal edukimit që kam fituar gjatë gjithë jetës, unë besoj verbërisht tek shenjtërimi i votës. Sovrani nuk gabon! Sapo i telefonova kandidatit fitues në primare dhe i urova atij për fitoren, madje edhe mbështetësve të tij ju takon një urim i veçantë nga unë. Unë sëbashku me Eriolën, nënën e tre vajzave të mi, dua t`ju bashkohem të gjithë anëtarëve dhe simpatizanëve që të bashkërendojmë fushatën që kandidati fitues në primare të Partisë Demokratike për Bashkinë e Gjirokastrës, të ketë sukses në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Unë u futa në garë, sepse jam i shqetësuar për Gjirokastrën time. Votuesit zgjodhën Dorjan Lani, por primaret brenda Partisë Demokratike u forcuan. Për mua humbja nuk është fundi i botës, përkundrazi ka ardhur koha që çdo kandidatë që rezulton jo fitues të respektoj verdiktin e primares. Vota është shenjtë! Sëbashku të ndryshojmë Gjirokastrën!
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kanë në plan të bëjnë një listë simpatizantësh. Në një konferencë për mediat pas votimit në Primare, Berisha thotë se dikur kanë pasur një të tillë, por që tashmë duhet ribërë lista.
"Simpatizantët në fakt nuk kanë pasur një evidentim nga ana jonë, ne e hapëm procesin, por simpatizantët janë një shumësi e madhe që në asnjë vend nuk votojnë në tërësi, por ata që janë, të themi më të zjarrtë. Kështu që, dikur kemi pasur lista të simpatizantëve, duhet të fillojmë t'i bëjmë. Ka qenë obilgim t'i kishim listat,"- thotë ai.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë detaje se si do të futën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për protestën, duke qenë se policia ua ka ndaluar. Gjatë një dalje për mediat, Berisha ka thënë se Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë, duke theksuar se ai është i qytetarëve. Po ashtu Berisha ka shtuar se protestuesit duhet të kenë parasysh se siguruar e liderëve evropian nuk mund të vihet në rrezik.
Pyetje: Si do të futeni ju në Bulevard, ndërkohë që ai do të jetë i rrethuar nga efektivët e policisë?
Berisha: Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston por jo aty ku thotë Rama. Atë e ka zënë frika semos protestuesit do t'i hyjnë në kryeministri dhe ta damkosin para të huajve. Bulevardi është i protestuese. Naturalisht që protesuesit kanë diçka parasysh, siguria e miqve nuk mund të vihet absolutisht në rrezik.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar publikimin e të dhënave në lidhje me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Në një konferencë për shtyp pas Primareve, Berisha tha se këtë gjë do ta bëjë në Kuvend.
"Shikoni pak se çfarë thoshte ministri i drogës. Në parlament do ju bëj të dhëna të reja me dije për të. Shkruante për Opozitën, e cila e nderon Shqipërinë me protestën e saj, por pë rata që ndajnë mentalitetin e Çuçërve, vrasësve të diktaturës, Ramës, pasardhësit të xhelatit e asaj tjetrës, të duket shumë e largët ora e protestës. Lexoni se cfcraë kanë shkruajtur, çfarë shkruan Çuçi i drogës. Ata janë fytyra e mafias atë ditë, ne jemi shqiptarët e vërtetë,"- tha Berisha.
A do të keni një deklaratë të përbashkët me Metën?
Do t'i diskutojmë të gjithë në kohën dhe momentin e duhur. Meta ka mbështetur plotësisht primaret. Kandidatë të Partisë së Lirisë kanë fituar në Primaret.
TIRANË- Kryedemokrati thotë se procesi i Primareve ka pasur problematika e nuk ka qenë perfekt. Në një konferencë për mediat pas votimit për Primare, Berisha tha se mes votuesve mund të ketë pasur edhe socialistë. Kreu i PD-së shtoi gjithashtu se ka shumë raste që vetë kandidati ka mikesha socialiste dhe mund t'i ftoje për ta votuar.
"A ka patur zgjedhës socialistë? Unë dorën në zjarr nuk e vë. Të marrin dy aspekte. Ne jemi kjo shoqëri që jemi dhe kandidati apo kandidatja mund të ketë shoqe apo miq socialist. I fton dhe të jem i sinqertë e votojnë, edhe në PD apo zgjedhje të përgjithshme. Unë di raste. A kanë qenë në problem këto raste ekzotike? Jo nuk janë problem, por ka ndodhur,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sli Berisha u ka dhënë përgjigje të gjithë demokratëve që kanë hedhur akuza në lidhje me procesin e Primareve. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nuk ka përkrahur asnjë kandidat dhe se nuk di të thotë se ku e kanë parë ata paracaktimin.
"Së pari njëherë në mënyrë absolute nuk ka patur asnjë kandidat të mbështetur nga Sali Berisha dhe as kryesia e PD-së. Se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë, nuk e di se cila është. Natyrisht, ky komision që shikoni këtu ka barë një punë të jashtëzakonshme për verifikimin e ankesave të bëra,"- tha Berisha.
Edhe njëherë theksoj se procedura e sotme dhe primaret, shënojnë gjithashtu hapjen e vërtetë, reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë së PD. Jo, që të gjitha pa përjashtim si vullnet i lirë i demokratëve apo vetë kandidatëve.
Imagjinoni për një moment, këtë gjallëri, aktivitet, transparent publik para medieve dhe shqiptarëve, në zhvillimet në skutat mafioze të partisë tjetër, tek e cila siç e dini, njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë.
Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, të dhënë seç ndodh brenda atij bodrumi, apo shpelle, përveç klithmat prokolalike të përditshme, nga mëngjesi deri në darkë të asaj force politike që gjithçka mund të jetë, por jo demokratike, tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit që quhet PS, por tashmë e kthyer në orgjinë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerësuar procesin e Primareve, i cili u zhvillua sot në të gjithë Shqipërinë, nga ku do të dalin edhe kandidatët për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një dalje për mediat, Berisha tha se ky proces tregoi se Partia Demokratike është forca politike më e fuqishme në Shqipëri, ndërsa theksoi se u vendos një standard demokratik i paparë.
"Erdha të falenderoi demokratët që votuën sot në primaret. Një falenderim të veçantë kam dhe për kandidatët që me një shembull kanë marrë pjesë në zhgjedhjet e sotme. Me anhgazhimin e tyre ata e bërë garën me të fismen, më demokraten. Ata kanë përballuar një rrymë pune të jashtëzakonshme. Por në këtë rast dua të shtoi se sot, ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD-së sot folën dhe vendosën me votën e tyre. Nuk besoj që të ketë një forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak të ketë ushtuar në të gjitrhë antërësinë e saj 5 herë votën e tyre. në këtë kontekst unë kam bindjen se anëtarët ndihen më të lirë dhe më dinjitoz se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së. Këtë proces me të cilën kjo forcë përmbysi, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjet e drejtuesve partiak. Në të gjitha këto procedura sovrani ishin demokratët. Sot u vendos një standart demokratik i pa parë më parë. Kjo e bën PD-së forcën më demokratke në vend, më të përkushtuar. Procedura e sotme shënoi gjithashtu hapjen e vërtetë të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit, por si vullnet i tyre. Imagjinoni këtë moment, si transparent në krahasim me skutat mafioze të partisë tjetër. Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, seç ndodh brenda atij bodrumi përveç se klithmat e përditshme. Ky nuk ishte një proces i përsosur. Padyshim që nuk mund ta quajmë këtë. Por kjo është rruga e vetme për të hapur PD-në dhe për ta bërë atë një parti e hapur," tha Berisha.
PATOS- Sofie Alushaj është shpallur fituese e primareve në Patos me 256 vota kundrejt 28 votave të Gazment Halimit dhe 56 votave të Ardian Ramës. Kështu ajo do të jetë kandidatja e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërsa në Mallakastër fitues është shpallur Resmi Shanaj i cili ka arritur të sigurojë 264 vota kundrejt Neim Begajt me 69 vota.
DURRËS- Igli Cara është zgjedhur si kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Cara mori 1398 vota, ndërsa Armand Dervishi ka marrë vetëm 299 vota.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Procesi i Primareve që zhvilloi Partia Demokratike po shkon drejt fundit, por lexuesit e Dosja.al e kanë zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar. Në një sondazh të publikuar vetëm 24 orë më parë, Dosja.al listoi shtatë kandidatët e Tiranës.
Më i votuari rezulton të jetë mjeku Ilir Alimehmeti. Doktori që premton zhdukjen e aferave, vjedhjeve, një rishikim të planit urbanistik dhe plan të qëndrueshëm ekonomik ka marrë 55% të votave, që në total janë 1018. I dyti në listë është Belind Këlliçi me 15% të votave. Më pas renditet aktori i humorit Julian Deda.
Deda ka marrë 10% të votave. Pas tij, vijnë në radhë Adriana Kalaja, Gerti Bogdani, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo. Avokatja Kalaja ka marrë 7% të votave, Bogdani 6%, Merkovvi 4, ndërsa Fejzo vetëm 3.
SHKODËR- Kryetari aktual i Shkodrës Bardh Spahia ka falenderuar çdo demokrat për rikonfirmimin e tij si kandidat në zgjedhjet lokale të Shkodrës. Me anë të një postimi në Facebook, Spahia shkruan se çdo votë e hedhur në primart e sotme është një përgjegjësi për të.
Postimi i Plotë:
Mirënjohës ndaj çdo demokrati të Shkodrës! Kjo është dëshmia më e mirë se si funksionon demokracia e brendshme e një partie, se si merr peshën e saj vota e çdo anëtari dhe simpatizanti. Janë ata që vendosin se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tyre. Çdo votë e hedhur sot, është një përgjegjësi më shumë për mua në misionin tim për t’i shërbyer bashkisë dhe qytetarëve tonë. Drejt garës së 14 Majit 2023 shkojmë me një vizion të qartë për Shkodrën e të nesërmes! Urime dhe suksese të gjithë kandidatëve të zgjedhur sot nga demokratët në mbarë Shqipërinë si dhe të gjithë garuesve për vlerën që i dhanë këtij proçesi kaq të rëndësishëm për demokracinë. Të gjithë bashkë, le të përballemi kundër të keqes për t’i rikthyer shpresën qytetarëve tanë!
FIER- Primaret në Fier do të shkojnë në balotazh. Kandidatët në këtë qytet nuk arritën që të merrnin 50+1 vota.
Në balotazh do të shkojnë kandidatët Evdar Kodheli dhe Artur Mahmutaj ku i pari mori 413 vota, ndërsa i dyti 242.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha do të dalë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike. Bashkë me anëtarë të Komisionit të Organizimit të zgjedhjeve do të japin detaje lidhur me procesin e zhvilluar sot, por gjithashtu kanë ftuar edhe mediat për t'ju përgjigjur pyetjeve të tyre.
NJOFTIM PËR SHTYP
Ne orën 20.30 konferencë e përbashkët për media Kryetari i PD Sali Berisha, Komisioni i Organizimit, Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale dhe Komisioni Qëndror i Numërimit.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
KUÇOVË- Lefter Maliqi ka festuar me fishekzjarre fitoren pas mbylljes së procesit të Primareve. Maliqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Pas fitores, ai ka ndarë pamje nga festa duke u shprehur i sigurtë në fitoren e Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.
POSTIMI I PLOTË:
PËRMET- Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit do të garojë sërish për postin e tij. Edmond Komino ka fituar Primaret në Bashkinë e Përmetit.
VORË- Indrit Hoxha shpallet fitues, garon më 14 maj për Bashkinë Vorë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ndërsa shtoi se ka fituar me 82% të votave. Për të garuar në Primare, Indrit Hoxha la postin e Sekretarit për Diasporën në selinë e Partisë Demokratike.
Reagimi i Indrit Hoxhës:
Sot me 82% e bekimit të anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Vorë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka. Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje! Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.
Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë. Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
DIBËR- Mbyllet procesi i numërimit të votave për Primaret në Bashkinë e Dibrës. Por ndryshe nga deri më tani, në këtë Bashki duket kemi një balotazh pasi asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 50+1% të votave. Aktualisht në Dibër Besnik Aliu ka marrë 291 vota, Fadil Begu 268 vota, Margarita Marja 96 vota dhe Ismail Uka 365 vota.
Kështu që pas numërimit asnjë nga kandidatët nuk ka mundur të sigurojë shumicën e votave për tu zgjedhur si kandidat zyrtar i PD për bashkinë e Dibrës. Zgjedhje do të zhvillohen sërish mes Bensik Alku dhe Ismail Ukës, mes të cilëve do të zgjidhet kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit.
BERAT- Në Kuçovë kandidati nga primaret për zgjedhjet e 14 majit është zgjedhur Lefter Maliqi. Kjo pasi Brikena Koroveshi, e cila ishte e vetmja kandidate përball Maliqit ka dhënë dorëheqjen. Në Dimal është shpallur fitues Gentian Meci i cili ka arritur të sigurojë 187 vota kundër 86 votave të Thoma Rumnicit.
Në Poliçan ka pasur vetëm një kandidat të vetëm, për pasojë fitues është shpallur Behar Xhaferraj i cili ka marrë 92 vota, ndërsa 2 vota janë shpallur të pavlefshme. Po ashtu dega e Rithemelimit në Skrapar ka mbyllur procesin e numërimit duke shpallur fitues, Euglen Mustafallari me 156 vota, i cili po ashtu ishte kandidat i vetëm.
LUSHNJE- Mbyllen Primaret në Lushnje. Fitues është konfirmuar Eduart Sharka me 1021 vota, duke u shpallur kandidat i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
KËLCYRË- Arjan Kasaj ka fituar Primaret në Bashkinë e Këlcyrës. Mësohet se Kasaj ka marrë 171 vota, ndërkohë që Edmond Nano ka marrë 39 vota. Nga votimi në Këlcyrë një fletë votimi u shpall e pavlefshme.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
GJIROKASTËR- Më 14 maj të vitit të ardhshëm, për Partinë Demokratike në Gjirokastër do të garojë Dorjan Lani. Ky i fundit ka marrë 291 vota, ndërsa Enkeleda Mushi 48 vota dhe Telnis Skuqi 34 vota.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TEPELENË- Mbyllet procesi i numërimit të Primareve në Tepelenë. Po ashtu në Tepelenë është mbyllur numërimi dhe fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota kundrejt Hysni Kasëmit me 71 vota. Ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
KRUJË- Ka mbaruar numërimi i votave në procesin e Primareve në Krujë ku nga 584 votues, në total 4 fletë janë të pavlefshme. Fitues është Ndriçim Babasi, i cili ka marrë 168 vota. Ndërkohë që pas tij nga 8 kandidatët e tjerë, janë listuar 147 vota që i ka marrë Andi Gjoka dhe Arjan Vogli me 133 të tilla.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
LIBOHOVË- Adil Xhelili fiton Libohovën. Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues, e të gjitha votat pro i ka marrë 282 vota. Asnjë fletë votimi nuk rezultoi e pavlefshme.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
SHIJAK- Rezart Tusha është fitues i Primareve në Shijak. Tusha ka arritur që zgjidhet kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
BERAT- Fituesi i Primareve në Berat është kandidati Zija Ismaili. Mësohet se ai ka marrë 527 vota. Sazan Guri, kandidati tjetër ka marrë 32 vota ndërsa kandidatja Klejdi Spahiu ka marrë 80 vota. 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.
Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
SHKODËR- Kryetari aktual i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia konfirmohet sërish si kandidat i përzgjedhur nga Primaret që u zhvilluan sot. Në 3 qendrat e votimit në Shkodër Spahia mori 1386 pro, 6 kundër ndërsa të pavlefshme 5 vota. Ndërkohë që pjesëmarrja totale për Shkodrën ishte 1397 votues nga mbi 4 mijë që ishin në listë me të drejtë vote si anëtarë dhe simpatizantë.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
VAU I DEJËS- Deputeti që fitoi Primaret në Vaun e Dejës Zef Hila ka deklaruar se është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit dhe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai ka theksuar se nuk bëhet fjalë që ai të mos kandidojë në zgjedhjet lokale.
"Patjetër që po, nuk bëhet fjalë," tha Hila për Abcnews.
KUKËS- Një doktor do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit për drejtimin e Bashkisë së Kukësit. Nga Primaret, ka dalë fitues me 989 vota Admir Sinamati.
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
BULQIZË- Përfundon numërimi i votave në Primaret e Bulqizës. Fitues ka dalë Defrim Fiku, i cili ka siguruar 453 vota dhe në zgjedhjet e 14 majit do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.
Sotu zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
SELENICË- Leonard Rakipaj është kandidati i dalë fitues nga Primaret e Partisë Demokratike në Selenicë. Rakipaj ka marrë 270 vota nga 500 demokratë që votuan në total.
Kështu që Rakipaj do të jetë kandidati i PD-së në zgjedhjet lokale për Bashkinë Selenicë.
REZULTATET
Leonard Rakipaj 270
Jani Dapaj 70
Dhurata Mecorapaj 10 vota
Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
VAU I DEJËS- Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash, ndërsa kandidati i dytë Kolë Shaba ka marrë vetëm 117 vota.
Duke qenë se fitoi Primaret, Hila pritet që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vazhdojë garën për Bashkinë e Vaut të Dejës.
LEZHË- Procesi i primareve në Lezhë është shtyrë me një orë. Kjo pasi në këtë qytet ka pasur shumë fluks për të votuar dhe demokratët nuk kanë përfunduar dot në kohë votimin.
Ndërkohë që në qytetet e tjera votimi ka përfunduar dhe po vazhdohet me numërimin e votave. Në Lezhë votimi do të mbyllet në orën 19:00.
TEPELENË- Mbyllet procesi i Primareve në Memaliaj, ku fitues është shpallur Albert Malaj, kandidati i Partisë së Lirisë. Në votimet e sotme, ai ka marrë 300 vota, përkundrejt 20 që kishte kundërshtari i tij, Bukurosh Ajdini. Ndërkohë që nga votimi dolën edhe 4 vota të pavlefshme.
TIRANË- Procesi i votimit të Primareve në shumë qytete është mbyllur në orën 18:00. Ndërkohë që për shkak të fluksit të votuesve, në Lezhë vazhdon votimi. Partia Demokratike deri më tani ka sjellë pjesëmarrjen deri më orën 17:00, ku në të gjithë vendin kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Anëtarësia dhe simpatizantët kanë zgjedhur mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë me dije shifrat e reja në lidhje me pjesëmarrjen e votimit në Primare që po zhvillohen sot. Sipas numrave të dalë nga vetë PD-ja, bëhet me dije se deri në orë 17:00 kanë votuar 51 mijë e 797 demokratë për zgjedhjen e kandidatëve. Në vend të parë qëndron Tirana me 14 mijë e 263 votues, e dyta vjen Lezha me 5070 pjesëmarrës. Ndërkohë që në vend të fundit me më pak pjesëmarrës është Gjirokastra me 1438 pjesëmarrës.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë me dije shifrat e reja në lidhje me pjesëmarrjen e votimit në Primare që po zhvillohen sot. Sipas numrave të dalë nga vetë PD-ja, bëhet me dije se deri në orë 15:00 kanë votuar 42 mijë e 300 demokratë për zgjedhjen e kandidatëve. Në vend të parë qëndron Tirana me 12 mijë e 127 votues, e dyta vjen Korça. Më pas, Lezha, Kukësi, Dibra dhe të gjithë sipas radhës.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.
Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
TIRANË- Kandidati për Primaret e Partissë Demokratike për Fatmir Merkoçi nuk e gjeti emrin e tij në listë e PD-së. Sipas tij është bërë edhe me qëllim nga njerëz që i quan të “paguar nga Soros”.
“Nëse unë marr bashkinë rrëzohet edhe Rama. Ka element të Sorosit brenda partisë, financohen nga Soro, komunizmin e kam luftuar me gjënë time, nuk kam asnjë financim përveç atyre të miat. Ngre kauza që janë bërë kauza për të gjithë shqiptarët, nëse demokratët do të më votojnë e kanë të sigurt fitoren në Bashkinë e Tiranës”, tha Merkoçi.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
TIRANË- Kryetarja e KOKOE Albana Vokshi foli para mediave për procesin e primareve duke thënë se nuk kanë marrë asnjë shqetësim nga Shemsi Prençi, ( i dorëhequr nga primaret) i cili bëri postim në Facebook për problematikat por më pas e fshiu. Ajo u shpreh se i vjen keq për largimin e tij, i cili më herët ka qënë i kënaqur nga ecuria e Primareve.
'Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve. Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur për largimin por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës për ta referuar.
Ka pasur një proces verifikimi nga dega. I bëj thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të shfrytëzojë dhe këtë orë që ka mbetur për të votuar.'- tha Vokshi.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
TIRANË- Demokratët do të zgjedhin sot emrat e kandidatëve zyrtarë për kryebashkiakë për zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, por jo në të gjitha bashkitë po zbatohet ky rregull.
Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera. Më konkretisht në Himarë, Finiq e Dropull të cilat i lihen në dorë aleatit Vangjel Dule; zgjedhje nuk ka as në Pustec, zonë që i lihet partisë minoritare maqedonase.
Më Shkodër dhe në Elbasan ka vetëm nga 1 kandidat, përkatësisht Bardh Spahia dhe Luçiano Boçi. Ndërsa Bashkia e Malësisë së Madhe nuk ka asnjë kandidat. Ndërkohë që nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Shkodër, Himarë, Finiq e Dropull. Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00, por nëse ka radhë, procesi do vazhdojë.
TIRANË- Drejtuesja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 30 mijë simpatizantë në Primaret. Ajo u shpreh për mediat se procesi po vijon pa probleme e se ka pasur fluks të madh në disa qendra votimi.
'Kanë votuar mbi 30 mijë votues. Vazhdon ende fluksi në qendrat e votimit. Eshtë dëshirë dhe vullnet i qytetarëve shqiptare që po votojnë. Ne jemi mundur të shohim çdo problematikë.'- tha Vokshi.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.
TIRANË- Rudina Hajdari mori pjesë në procesin e votimit të Primareve në Partinë Demokratike. Ajo shprehet se është e emocionuar që ka marrë pjesë në këtë proces. Më tej, në postimin e bërë në 'Twitter', ajo thotë se data 14 maj do të jetë fitorja më e madhe e vendit.
'Jam emocionuar sot kur kam parë pjesmarrjen e jashtëzakonshme të demokratëve në proçesin e primareve. Një ogur i mirë për Shqipërinë dhe demokracinë! Suksese kandidatëve në garë, jam e bindur se në 14 maj fitorja do të jetë e madhe në të gjithë vendin'- shkruan Hajdari.
Jam emocionuar sot kur kam parë pjesmarrjen e jashtëzakonshme të demokratëve në proçesin e primareve.
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) December 4, 2022
Një ogur i mirë për Shqipërinë dhe demokracinë!
Suksese kandidatëve në garë, jam e bindur se në 14 maj fitorja do të jetë e madhe në të gjithë vendin ✌️ pic.tëitter.com/cSoA1GA1Zv
TIRANË- Në procesin zgjedhor të primareve kandidatët Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë prezantuar edhe partneret e tyre. Krah Këlliçit ishte partnerja e tij, Ana Shkreli, vajza e Artan Shkrelit.
Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha u shoqërua nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ndërsa kandidati Ilir Alimehmeti u shoqërua nga bashkëshortja.
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti deklaron se vota është zëri i qytetarëve për qeverisje. Teksa ka ndarë foto nga momenti i votimit, kandidati në garën e Primareve për Bashkinë e Tiranës, mjeku bën thirrje për qytetarët që të votojnë.
'Vota është zëri ynë në qeverisje! #Bashkë #Pastër'- shkruan Alimehmeti në postimin e bërë në Facebook.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
KUÇOVË- Në Kuçovë ka pasur largime nga gara për Primaret. Në një lidhje për Repor Tv, Lefter Maliqi kandidat i primareve është shprehur se kolegia e tij, Brikena Koroveshi është larguar pasi ka menduar se ka qenë e vetme në garë, por kur ka mësuar se do ketë rival përballë.
“Ne nxorëm 2 kandidat, të dy kandidat u prezantuam sipas udhëzimit, zonja e nderuar, që do jetë në krahun tim në betejën finale, u prezantua fillimisht, pastaj më tha “isha kandidate e vetme dhe s’mund të vij në takime për arsye familjare”, nuk e di pse është larguar kryetari i PD, procesi është i rregull, 3 anëtarët e Komisionit janë nga PD, me bindje do jemi të bashkuar në sfidën e ardhshme”, tha Maliqi.
Ai shpreson se në këtë proces do e votojnë simpatizantët dhe socialistët e zhgënjyer.
“Janë edhe simpatizantët, nuk janë vetëm anëtarët e PD, dhe socialistët e zhgënjyer”, përfundoi Maliqi.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda ka bërë të ditur se votën ia dha numrit 7, vetes së tij. Pasi votoi, ai shkroi në rrjetet sociale se votën ia dha vetes së tij, mirëpo në fund shpreson që të fitojë më i miri.
'Une votova, numrin 7 sigurisht...! Fitofte me i miri...!'- shkruan Deda në postimin e bërë në Facebook.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve. Prençi ka zbuluar se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.
POSTIMI:
Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez! Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri. Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Gerti Bogdani, kandidat i primarëve të PD-së për kryeqytetin, tha se nga Tirana do nisë ndryshimi që do vijojë në të gjithë Shqipërinë. Pasi votoi, ai u shpreh për mediat se dita e sotme është shumë e rëndësishme për demokracinë në vend.
“Kjo është ditë e rëndësishme për PD-në dhe jo vetëm. Kjo është ditë e rëndësishme për demokracinë në vend, pasi për herë të parë baza voton për ata që duan të drejtojnë qytetet. Kjo është ditë e rëndësishme për këtë simbolikë. Por ajo që është më e rëndësishme është 14 maji. Pra, demokratët votojnë për kandidatin, për atë që mund të sjellë ndryshimin në Tiranë, për të sjellë më pas ndryshimin në mbarë Shqipërinë. Unë ftoj çdo demokrat dhe simpatizant të vijë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë,” tha Bogdani.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
KUÇOVË- Kryetari i degës se Partisë Demokratike në Kuçovë, Myslim Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, në shenjë proteste për mbështetjen e hapur, në shkelje të udhëzimit, nga ana e PD në qëndër, në mbështetje të Lefter Maliqit.
Edhe Brikena Koroveshi kandidatja e vetme perballe tij ka dhënë dorëheqjen. Këto të dyja, çojnë në 9 numrin e kandidatëve të larguar nga gara.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Një nga kandidatët e primareve për Bashkinë e Tiranës, Julian Deda, dha një mesazh për mediat pasi votoi. Ai u shpreh se dita e sotme është festë për Partinë Demokratike mirëpo është ditë zie për Partinë Socialiste, veçanërisht për kryebashkiakun aktual, Erion Velinë.
“Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn. Sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve. Kam një thirrje për ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe ta shprehin vullnetin e tyre me votë. Procesi është i shkëlqyer. Në fund të votojnë numrin shtatë,” tha Deda.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
GJIROKASTËR- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se ka pasur një pjesëmarrje impresionuese të demokratëve në Primaret në Qarkun e Gjirokastrës dhe se çdo gjë ka shkuar normalisht. Ai shprehet i bindur se bashkimi i demokratëve do të sjellë fitore me datë 14 maj.
POSTIMI I PLOTË:
Primaret ne Qarkun e Gjirokastres, Memaliaj! Eshte nje pjesemarje impresionuese e demokrateve. Votojne per kandidatin e PD midis dy kandidateve. Cdo gje shkon normalisht. Me tej te gjithe se bashku do te fitojne Bashkine me daten 14 Maj. Urimet me te mira!
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kandidatja ne primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja tha pas votimit se “me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi”. Pasi votoi, ajo u shpreh për mediat se ka besim te ky proces i cili bashkon të gjithë partinë.
'Sot është një ditë shumë e bukur, historike. Ju e shikoni edhe vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin. Ky është një proces historik jo vetëm për PD për gjithë Shqipërinë. Nga gara e sotme fiton PD, fiton Tirana me 14 maj, fiton Shqipëria në ditët në vijim. Unë do pranoj të gjithë rezultatin që do dalë nga ky votim dhe nesër do jem edhe nëse nuk jam fituese në krah të atij që do dalë fitues. Kam shumë besim tek ky proces sepse ky proces bashkon edhe PD. Edhe ata që deri dje kanë qenë pak skeptik lidhur me primaret, garën dhe të drejtën e votës. Mendoj se sot është moment që ti bashkohen kësaj gare. Sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Me këtë proces PD del me e fuqishme përballë këtij regjimi.'- u shpreh ajo.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
LEZHË- Koordinatorja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës Jozefina Topalli ka ndjekur nga afër procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Topalli deklaroi se është e frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë e cila është parë vetëm në SHBA në një proces të tillë primaresh.
“Jam e frymëzuar nga një pjesëmarrje kaq e lartë. Natyrisht defekte ka dhe ka për të pasur gjithmonë por mua më çudit dhe më gëzon shumë fakti që ka një pjesëmarrje të tillë. Nuk e kam parë në asnjë vend tjetër përveçse në SHBA. Është për herë të parë që aplikohet një procedurë e tillë. Është kurajo e madhe të marrësh një vendim të tillë për primare. Ky është ushtrimi më i bukur demokratik me një pjesëmarrje të paimagjinueshme”, deklaroi Topalli.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Primaret e PD-së. Pasi hodhi votën e tij, Berisha u shpreh se ka pasur pjesmarrje masive në këtë proces. Më tej, ai shtoi se largimet tregojnë se ka liri brenda partisë. I pyetur për akuzat që janë hedhur në lidhje me procesin, Berisha tha se asgjë nuk mund ta errësojë procesin e Primareve.
Tërheqje nga gara... Berisha: Ka pjesmarrje masive, primaret kanë funksionuar në bazën e vetëdeklarimit, në përputhje me kriteret. Të gjitha këto janë shprehje e lirisë që ekziston brenda PD.
Akuza për procesin... Berisha: E keni gabim, ka lista. Lista e atyre që do votojnë do publikohet, deri mbrëmë ka pasur ankesa, sot po votojnë në të gjithë Shqipërinë, anëtarët e PD-së për qytetarët e parë. Nuk mund të them se është proces i përsosur por asgjë nuk mund të errësojë mesazhin e fortë, për nderimin e PD-së.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se përse nuk po zhvillohet gara e Primareve në disa Bashki. Kreu i PD-së, pranoi se në Malësinë e Madhe ka pasur disa probleme ndaj nuk është zhvilluar, mirëpo shtoi se tre bashki të tjera janë në koalicion me aleatët.
'Ju garantoj një gjë, kryesia e PD dhe kryetari i saj, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara. Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi. Janë tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët. Ky është realiteti. Në Malësinë e Madhe kishte kandidatë, por kishte disa probleme për të cilat është shtyrë gara.'- tha Berisha.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi votën e tij në procesin e Primareve. Për gazetarët ai u shpreh se dita e sotme është burim drite për demokracinë shqiptare.
'Sot është një ditë e madhe për PD, është një burim drite për demokracinë shqiptare. Ditë në të cilën dhjetra mijëra anëtarë të PD votojnë për qytetarin e parë të Bashkisë së tyre.Ky është një zhvillim i rëndësishëm, vecanërisht rëndësia e tij bëhet e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjitha mekanizmat e plackitjes së saj, armik që përzuri votën nga partia e tij dhe shndërroi PS, e riktheu në origjinë, parti pa votë, parti e 1-shit, e mafias, e terrorizmit dhe e gjithë negativitetit që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz. Rama është i vetmi ne Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij.'- tha Berisha.
TIRANË- Sot, Partia Demokratike është e gjitha e angazhuar për të nxjerrë kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme lokale më 14 maj të vitit 2023, por fillimisht duhet që të përballen me kolegët e tyre në çdo bashki. Megjithatë procesi nuk ka shkuar "vaj". 9 kandidatë janë tërhequr nga gara për Primare, kjo pasi disa prej tyre kanë hedhur akuza për garë të pabarabartë që është favorizuar nga "lart" por në asnjë moment nuk kanë përmendur me emra se për kë zyrtar të lartë bëhej fjalë. Nga dy garues janë larguar në Krujë, Kuçovë dhe në Belsh.
Kandidatët e dorëhequr nga PRIMARET
Tropojë
Feride Rrahmana
Lushnje
Erjon Iljazi
Belsh
Dritan Cani dhe Kodhel Çala
Devoll
Arben Miza
Krujë
Denis Hidri dhe Ilir Ndreu
Kuçovë
Myslim Haxhiu dhe Brikena Koroveshi
Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00, por nëse ka radhë, procesi do vazhdojë.
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë me një njoftim për procesin e Primareve. Sipas tyre, procesi i votimit ka nisur dhe po zhvillohet normalisht në të gjitha degët ë Partisë Demokratike. KOKOE bën të ditur se nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.
NJOFTIM I KOKOE:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që ditën e djelë, datë 4 dhjetor 2022, janë duke u zhvilluar votimet e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Procesi i votimit ka nisur dhe po zhvillohet normalisht në të gjitha degët ë Partisë Demokratike ku zhvillohen Primaret sot!
Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00. Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit: në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit. Data 4 dhjetor është një ditë historike jo vetëm për PD por për të gjithë shqiptarët! Anëtarë e simpatizantë të PD do të zgjedhin me votën e tyre kandidatin e tyre për kryetar të bashkisë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e procesit të Primareve.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kandidati në garë për Primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar mëngjesin e sotëm. Për gazetarët, ai është shprehur se procesi po ecën shumë mirë e se po e dërgon partinë në nivel tjetër. Ndër të tjera, ai kërkon që çdo votë të bëhet transparente, në mënyrë që të mos ketë asnjë keqkuptim.
'Sot është një proces që con më lart PD. Suksese të gjithë, beteja jonë është data 14 maj, data e cila cdo qytetar shqiptar duhet të shohi të vërtetën. Ka ardhur momenti që të gjithë të hedhin vëmendjen te qytetarët. Përgjigjia është që të shihet vota, çdo votë të bëhet transparente. '- u shpreh Këlliçi.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Largime të tjera në primaret e PD-së. Bashkia Krujë ka numrin më të madh të madh të kandidatëve për primaret e Berishës. Nga 11 që ishin, 2 kanë dhënë dorëheqjen. Ata janë Denis Hidri dhe Ilir Ndreu.
Kandidatët e dorëhequr
Tropojë
Feride Rrahmana
Lushnje
Erjon Iljazi
Belsh
Dritan Cani
Gramsh
Kodhel Çala
Devoll
Arben Miza
Krujë
Denis Hidri
Ilir Ndreu
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
ELBASAN- Kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur për mediat e pranishme në këtë proces. Boçi u shpreh se edhe pse është i vetëm në garë, secila votë që do hidhet është e rëndësishme.
Luçiano Boçi: Simpatizantët kanë ardhur të shprehin të drejtën e tyre me votë. Unë jam i vetëm, por dhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj, anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. I tillë është procesi në të gjithë Shqipërinë. Ky proces duhet të jetë shembull sesi votohet. Pa shantazh e blerje të votës. Themeli i demokracisë është vota e lirë.
Kemi koment për dorëheqjet? Jo nuk kam.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike, për bashkinë e Tiranës, Julian Deda ka ndarë me qytetarët shqiptarë një mesazh. Teksa thekson se numri 7 është numër fati, Deda kërkon nga qytetarët që të dalin në votim për të zgjedhur përfaqësuesin që duan për zgjedhjet e ardhshme lokale. Po ashtu, ai kërkon votën për të bërë më të mirë Tiranën për të gjithë qytetarët e saj.
POSTIMI I JULIAN DEDËS:
Numri i fatit 7. Te nderuar demokrate dhe simpatizante. Neser eshte nje dite shume e veçante per historine politike shqiptare ne pergjithesi dhe akoma me e bukur per Partine Demokratike ne veçanti. Primaret, jane kryefjala e votes se lire, votes suaj, me ane te te ciles, ju do zgjidhni se kush nga ne do ju perfaqesoj ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Si fillim, uroj qe te dilni masivisht ne votime, eshte shume e rendesishme pjesmarrja dhe energjia pozitive qe duhet te transmetojme si demokrate permes votes se lire dhe mos u ndikoni nga askush, nuk ka te ketij, apo te atij, kjo gare eshte e hapur dhe si e tille duhet repektuar nga ne kandidatet ne rradhe te pare, pastaj nga te gjithe ju, qe me voten tuaj te lire do ti vini kuroren Primareve. E dua voten tuaj, sepse bashke mund te bejme me te miren per Tiranen, sepse qyteti ka nevoje per nje dore te mire ne infrastrukture, sherbim te ujit te pijshem, ne çerdhe, ne kopshte, ne shkolla, ka nevoje te permiresohet trafiku, sherbimi urban. Tirana ka nevoje per nje jete te mirefillte kulturore. Duhet dikush te mendoje per te pastrehet, per çiftet e reja dhe per rinine. Perkujdesje dhe lehtesira per te moshuarit. Bashke mund te pastrojme ajrin e qytetit, ti heqim stresin dhe ti kthejme Tiranes buzeqeshjen. Bashke ja dalim...!
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Kandidati për primaret e Tiranës Ilir Alimehmeti ka votuar këtë mëngjes në selinë e Partisë Dedmokratike, nërsa ka ftuar anëtarët e PD-së për t’u bërë pjesë e procesit. Përballë gazetarëve ai është shprehur se se për herë të parë me anë të këtij procesi i kthehet sovraniteti qytetarëeve.
“Për herë të parë i kthehet sovraniteti qytetarëve dhe largohet nga forumet dhe kryetari i partisë. Keni të drejtë të të votoni për familjet, për komunitetin, për më të mirin që ju mendoni. Një garë që për herë të parë zhvillohet në Ballkan”, tha Alimehmeti.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
TIRANË- Tërhiqen edhe dy kandidatë nga gara. Kandidatët për Belshin, Dritan Cani dhe Kodhel Çala janë tërhequr nga gara për primaret. Vendimi i dy kandidatëve është bërë me pretendimin për të mos lejuar më tej ‘përçarjen e PD për t’i krijuar mundësinë e bashkimit të partisë.
Sipas kandidatit Kodhel Cala, kjo është një zgjidhje e gjetur paqësisht për t’i hapur rrugë kandidatit tjetër.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim./Dosja.al
TIRANË-Ish-kryetari i degës së PD Devoll Arben Miza është tërhequr nga gara në primaret, të cilat po mbahen ditën e sotme. Ky veprim ka ardhur pasi dy kandidatet e tjera gra janë anëtare dhe aktiviste të forta gjatë momenteve kur ai ka drejtuar PD e Devollit. Me këtë veprim ai thotë se ka kërkuar të tregojë se u duhet hapur rrugë figurave të tjera të PD, duke u dhënë një mesazh kështu edhe drejtuesve të tjerë të vjetër të PD Devoll.
Me tërheqjen nga gara të Arben Mizës, kandidatët në primaret e Devollit janë Elvis Hajderelli, Vojsava Bregu dhe Xhensila Kapo.
Partia Demokratike zhvillon sot primaret nga do të zgjidhen kandidatët përfundimtarë për zgjedhjet e 14 majit. Në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike. Në selinë qendrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD. Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30, kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00, kandidati Julian Deda në orën 10.15, kandidatja Adriana Kalaja në orën 10.30, kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45, kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00, kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30.
SHKODËR- Procesi i primareve te PD-së në bashkinë Shkodër, ka vijuar pa asnjë problem deri tani. I vetmi kandidat është kryebashkiaku Bardh Spahia. Janë 4000 anëtarë të thirrur për të votuar në këtë proces. Edhe në Bashkinë Vau Dejes ka nisur procesi i votimit. Në garë janë deputeti Zef Hila, dhe kandidati Kole Shaben. Të thirrur për votime në procesin e primareve për bashkinë Vau Dejes janë 1774 anëtarë të kësaj force politike.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë./ Dosja.al
LUSHNJE- Në ditën e votimit për primaret që ka nisur sot prej orës 8:00 të mëngjesit, kandidati Erjon Iljazi është tërhequr nga gara, duke i hapur kështu rrugën dy kandidatëve të tjerë për këtë qark Eduard Sharka dhe Erjon Kërçuku. Në votimet e kaluara, për krerët e degëve të partisë votuan 1056 anëtarë, nga 1800 që mendohet të jetë numri i anëtarëve. Në Divjakë, kandidojnë Gjergji Janko dhe Aurel Malaj. Nga sa raportohet në këtë bashki janë 800 anëtarë.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë./Dosja.al
TIRANË- Sazan Guri, kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Berat, është shprehur pesimist për këto votime. Ai hedh akuza se fituesit janë paracaktuar. Guri deklaron se organizatorët e procesit kanë telefonuar votuesit në këto zgjedhje duke iu diktuar se kë duhet të votojnë për të dalë fitues.
POSTIMI I TIJ:
“Pse te Zoti dhe te zgjedhësit qe me duan ne fakt. Po sepse ku tjeter dhe me kujton nje ngjarje te vertete ne Miredite. Nje cub i vrau djalin e fundit nje Nane. Meqenese s’kish djale tjeter, Nana i drejtohet cubit - marrte hak Zoti dhe Pal Ndue Frroku. E degjon Pali dhe i vete Nenes! Me ke zene ne goje, oj Nan! Po te paste Nana dhe Pali mori hak sipas ligjeve te Zotit.
Edhe ketu te primaret sot, besoj se do marr hak Zoti dhe Pal Ndue Frroku (zgjedhesit qe nuk do i binden partise). Flm o Zot. Flm o Pal, pra ju njerez qe kini vrare friken!
Po qe jam pregatitur dhe per humbjen, sepse beratasit ishin ata qe me 1992 nuk i dhane voten dhe besimin prof. Pandeli Cines qe ka shpetuar nga vdekja me qindra, ndersa une mund t’i shpetoja nga skamja qe dtth se rrojne, sigurisht jo dinjitoz, por mbase per ata dinjitet eshte, cik pune, cikez asistence, nje gote raki para me ca koqe ulli qe me shume rri pa mbledhur. Dhe e dini si shitet ulliri sot ne Berat?! Ik mblidhi vete e me jep lek sa te duash! E dini sa eshte vaji futja kot vegjetal qe ben vecse per pushke 400 leke/litri, po vaji i ullirit ne shtepine e fermerit qe ja kerkon biznesmeni 300 leke litri. Po e dini si shitet ulliri ne Angli, jo me racion, por me kokra!
Per kesi gjerash e mori te tjera nga keto do sillja me dhjetra te huaj (gjermane, francez, Italiane) qe duan 10% fonde nga bashkia dhe garanci qe s’ju vjedh fondet dhe besim te Perendia. Kete une e qaj. Dhe cdo benin ata, do sillnin me kete parim qindra e mijra te tjera, dhe jo si rasti ne nje komune te Tepelelenes vite me pare kur nje australian pa femijet qe canin lumin per shkolle se nuk kishin nje ure. Dhe merr ne tel kompanine e vet urgjent 2 milione dollare dhe kryetari i Nj. Administrative i thoshte perkthyesit po une, si them dot, thuaji se ndryshe nuk e bej, packa se djali e nipi ishin ne ate grup femijesh, se bej dot thoshte perkthyesi, beje po te them dhe ja perktheu me ne fund qe ky drejtuesi do perqindjen!? Pa merak se e zgjidh une tha australiani dhe merr kompanine ne tel, ktheji prapsh ato dy milione. Pra, kete do beja?! Do sillja risine sesi nuk vidhet dhe me pak para, por me dashuri te madhe, me perkushtin, me dituri, me besim te tjetri, pa vjedhje or mortje qe mos i gezofshi, plot gjera te mira mund te behen! Por si te thoje Zoti, mbase ska ardhur koha akoma.
VLORË- Prej orës 8:00 të mëngjesit, simpatizantët e Partisë Demokratike kanë nisur votimin për kandidatin që duan për të garuar në zgjedhjet për kryetarë bashkie.
Në degën e PD-së së Korçës janë rreth 4000 votues dhe do të ketë dy qendra votimi. Kandidatët për Korçën janë tre: Gjergji Gjata, Entela Dvorani, Ledina Alolli.
Në Devoll janë rreth 2200 votues dhe do të ketë 2 qendra votimi. Kandidatët në këtë degë janë: Elvis Hajdërlli, Arben Miza, Vojsava Bregu, Xhensila Kapo.
Në degën e PD-së Pogradec janë rreth 1000 votues dhe do të ketë një qendër votimi. Kandidatët e dala nga primaret në ketë degë janë: Olgert Muçllari, Zini Tollozhina.
Në degën e PD-së Maliq janë 2400 votues dhe dy qendra votimi , një në Maliq dhe një në Pojan. Kandidatët e kësaj dege janë: Alfred Berberi, Alfred Xega.
Në degën e PD- së Kolonjë janë rreth 900 votues dhe do ketë një qendër votimi. Kandidati i vetëm në këtë degë është Et'hem Lumani dhe në këtë degë vota do të jetë pro ose kundër.
Në degën PD-së të Vlorës janë rreth 1365 antarë me të drejte vote. Gjithashtu jane rreth 400 simpatizantë të PD Dega Vlorë që do të votojnë për tre kandidatët: Alta Haluci, Nada Daullja, Hysni Sharra.
Edhe në qarkun e Dibrës ka nisur votimi në Partinë Demokratike për primaret. Kandidatë janë: Besnik Alku, Fadil Begu, Margarita Markja, Ismail Uka
-Në Bulqizë Votojnë 1500 anëtarë dhe simparizantë, kandidatë janë: Defrim Fiku, Fatos Hoxha,
-Në Klos votojnë 1050 anëtarë dhe simpatizantë, kandidatë janë: Basir Çupa, Bedri Hoxha, Veri Kuka
-Në Mat votojnë 1300 anëtarë dhe simpatizantë, kandidatë janë: Bukurosh Ballabani, Lindita Doda, Ymer Barçi, Nezir Rizvani, Skënder Gjuci.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim./ Dosja.al
TROPOJË- Një nga kandidatet në Primaret në Partinë Demokratike për Bashkinë e Tropojës është tërhequr nga gara. Bëhet fjalë për Feride Rrahmanajn, e cila ka marrë këtë vendim pak orë para nisjes së procesit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale gjatë orëve të para të mëngjesit, ajo shkruan se ka vendosur të dorëhiqet nga Primaret pasi sipas saj kjo është një garë e njëanshme dhe e favorizuar nga lart.
“Është një fushatë tërësisht e njëanshme ku simpatizantëve dhe demokratëve po u mohohet e drejta e votës, ku edhe pse formularët u plotesuan konform udhëzimit për Primaret nuk janë në listat e votuesve.
POSTIMI I PLOTË:
Te nderuar demokrate dhe simpatizante te PD, dega Tropoje! Pas publikimit te listave rreth ores 19 : 00 dhe verifikimit te tyre nga ana ime me rezultoi se lista e simpatizanteve dhe antareve te PD regjistruar nga kryetaret e seksioneve ( 0446, 0445 ,0441,0443) qyteti Bajram Curri, seksionet Buçaj, Papaj,(0552) , seksioni Gegaj( 0520), Kerrnaje (0511), seksioni Begaj(0514),seksioni Sopot(0514) , seksioni Kovaç Myhejan (0524) , Kojel ( 0517), Markaj (0456), Lekurtaj (0450), Rosuje (0455) etj jane hequr nga lista mbi 600 simpatizante dhe antare te PD dega Tropoje te gjithe mbeshtetes te mi ne kete fushate. Po perseritet e njejta skeme si ne zgjedhjet per kryetare te PD dega Tropoje duke mos u dhene te drejten e votes qindra demokrateve dhe simpatizanteve te PD te Tropojes. Ne keto lista te Primareve kandidate te ardhur nga Tirana qe nuk jetojne, punojne e kontribojne ketu, dhe gjitha investimet e tyre i kane ne Tirane arriten te regjistrojne shume te majte.
Eshte nje fushate teresisht e njeanshme ku simpatizanteve dhe demokrateve po u mohohet e drejta e votes, ku edhe pse formularet u plotesuan konform udhezimit per Primaret nuk jane ne listat e votuesve. Eshte i vetmi rreth qe nuk kishim perfaqesues nga lart per mbarevajtjen e proçesit ku gjitha strukturat ishin ne sherbim te kryetarit dhe dyert e selise se PD dega Tropoje ishin pothuajse te mbyllura.
Me gjithe perpjekjet e mia duke ngritur zerin kudo ne te gjitha strukturat e PDSH nepermjet mesazheve, emailit, bisedave telefonike, takimeve nuk arrita qe ju te vendosni me voten tuaj per te zgjedhur kandidatin qe ju e deshironi pasi nuk figuroni ne listat e votimit per keto Primare. Prandaj ne keto kushte une terhiqem nga kjo gare teresisht e njeanshme te favorizuar nga lart, ku po u mohohet e drejta e votes brenda partise se tyre demokrateve dhe simpatizanteve te Tropojes. Falenderoj pa fund gjithe mbeshtetesit e mi ne kete fushate dhe kerkoj mirekuptimin tuaj per doreheqjen time sepse Ju iu mohua e drejta e votes per te zgjedhur ne keto Primare!
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim./ Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike sot do të zgjedhë përmes votës emrat, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Qendrat e votimit do të hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët që të marrin pjesë në këtë proces, të cilin e konsideron historik dhe hapje të plotë të Partisë Demokratike.
Më poshtë, keni listën nga kandidatët e PD-së në disa qarqe dhe bashki të vendit.
Tiranë:
Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda
Durrës
Armand Dervishi
Igli Cara
Shijak
Agim Rameta
Astrit Hoxha
Fatbardh Gjata
Rezeart Tusha
Gjirokastër:
Enkelejda Mushi
Dorian Lani
Telnis Skuqi
Tepelena
Baftjar Imeri
Hysni Kasëmi
Përmeti
Edmond Komino
Memaliaj
Albert Malaj
Bukurosh Ajdini
Këlcyra
Arjan Kasaj
Edmond Nano
Memaliaj
Albert Malaj
Bukurosh Ajdini
Vlorë
Alta Haluci
Nada Daullja
Hysni Sharra
Elbasan
Luçiano Boçi
Librazhd
Agron Mekshi
Arjanit Leka,
Mereme Zeneli
Shaqir Kuka
Shefki Çota
Ndriçim Lila
Përrenjas
Mehdi Leka,
Suzana Topi
Gramsh
Hasim Çekrezi
Kodhel Çala
Bashkia Peqin
Albert Kurti,
Mustafa Pashja
Belsh
Bedri Qypi
Dritan Cani
Cerrik
Ankelita Çela
Servet Duzha
Kukës
Admir Sinemati
Has
Bledar Lushi
Miftar Dauti
Nazlie Laçi
Tropojë
Besnik Dushaj
Feride Rrahmana
Jordan Memia
Mimoza Hajdarmataj
Xhemë Nezaj
Fier
Ermal Hamataj
Edvar Kodheli
Denisa Mucaj
Artur Mahmutaj
Albano Zhapaj.
Patos:
Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj
Roskovec
Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj
Mallakastër
Resmi Shanaj
Neim Begaj
Lezhë
Pashk Gjoni
Ergin Mataj
Salvador Kaçaj
Maks Kola
Mirditë
Aleksander Lalaj
Albert Mylyshi
Atur Lazri
Gjon Ndoj
Martin Biba
Saimir Kola
Kurbin
Behar Haxhiu
Dalmion Dodaj
Gjergj Oroshi
Gjovalin Miri
Lindita Toma
Korçën janë tre:
Gjergji Gjata
Entela Dvorani
Ledina Alolli.
Devoll
Elvis Hajdërlli
Arben Miza
Vojsava Bregu
Xhensila Kapo
Pogradec
Olgert Muçllari
Zini Tollozhina
Maliq
Alfred Berberi
Alfred Xega
Kolonjë
Et’hem Lumani
FIER- Votimet për primaret për kryebashkiakë në degët e PD Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër kanë nisur që në orën 8 të mëngjesit e do të vazhdojnë deri në orën 18:00. Materialet zgjedhore për çdo degë të PD për bashkitë Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec kanë mbërritur që në orët e mbrëmjes se djeshme dhe u janë shpërndarë degëve përkatëse.
Probleme ka pasur në Roskovec e Fier pasi dyshohet për dublime emrash, ku konkretisht një grua e ka pasur emrin si anëtare e PD, anëtare e forumit të gruas apo edhe si simpatizante.
Deri në orët e vona është punuar për pastrimin e listave duke eliminuar dukuri të tilla në mënyrë që procesi ditën e sotme të nisë normalisht.
Edhe në Lezhë nuk ka nisur ende votimi për kandidatët e primareve të Rithemelimit, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
LEZHË- Ende nuk ka nisur votimi për kandidatët e primareve të Rithemelimit, për shkak të problemeve me listat e anëtarësisë. Komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”.
Në garë për primaret e Bashkisë Lezhë jan Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.
LUSHNJE- Ka nisur procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike, në Lushnjë dhe Fier. Votimi për emrat e kandidatëve për kryebashkiakë në degët e PD Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër kanë nisur që në orën 8 të mëngjesit e do të vazhdojnë deri në orën 18. Mësohet se, materialet zgjedhore për çdo degë të PD për bashkitë Fier, Mallakastër, Patos e Roskovec kanë mbërritur që në orët e mbrëmjes së djeshme dhe u janë shpërndarë degëve përkatëse.
Poashtu edhe në Lushnje ka nisur procesi i votimit për primaret në PD. Në Lushnje kandidojnë, Eduard Sharka dhe Erjon Kërcuku.
Video nga votimet në Lushnje
Fier votohet për kandidatët
Ermal Hamataj,
Edvar Kodheli
Denisa Muçaj
Artur Mahmutaj
Albano Zhapaj
Në Patos votohet për kandidatët
Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj
Në Roskovec votohet për kandidatët
Dhurata Malko
Nazar Plaka
Nerdit Hazizaj
Në Mallakstër votohet për kandidatët
Resmi Shanaj
Neim Begaj.
Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë./Dosja.al
DURRËS- Në orën 08:00 ka nisur procesi i votimit për Primaret e Partisë Demokratike në Durrës. Demokratët e Durrësit do të zgjedhin ndërmjet Igli Carës dhe Armand Dervishit për të qenë kandidat i kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit.