LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të Durrësit, Rama: 390 mln euro kosto, 46% e investimit bëhet nga shteti shqiptar

• Qeveria shqiptare prezantoi sot projektin për ndërtimin e portit të ri Tregtar të Durrësit. • Porti i ri do të ndërtohet në Porto Romano dhe pritet të kapë një vlerë investmi 390 milionë euro. • Qeveria deklaroi sot se për ndërtimin e tij do të hapen 1500 vende të reja pune, ndërsa 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare. • Kompania projektuese e projektit është "Royal Haskoning DHV", një firmë holandeze. • Gara për ndërtimin e Portit do të hapet në janar të vitit 2023. • Porti i ri do të bashkohet me hekurudhën Durrës - Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. • Kryeministri Edi Rama tha se gara do të jetë ndërkombëtare ndërsa theksoi se zhvilluesit e portit duhet të vijnë nga një vend pro-NATO. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ndërtimi i portit, Rama: Kompania që e merr përsipër duhet të jetë nga një vend pro NATO-s

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se kompania që duhet ta marrë përsipër projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, duhet të jetë një vend pro NATO-s. Gjatë prezantimit të projektit, Rama u shpreh se gara do të hapet në janar e se i gjithë proçesi do të jetë transparent.

‘Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin portit jo vetëm ti ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike. Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike Portin e vjetër, duke larguan nga zemra e qytetit mallrat qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 mld euro. Holandezët janë më të mirë për ti bërë këto punë pasi janë edhe më kurnacët që njeh Evropa dhe kanë edhe statusin më të suksesshëm të tregtarëve. Do jetë i lumtur që ne të mirëpresim kompanitë nga Holanda për të hyrë në garën e Portit të Durrësit. E tha ministrja që në janar do të zhvillohet një forum transparentë për tu shpjeguar kompanive të gjithë projektin dhe të marrim sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të jetë një dokument tërësisht i hapur pasi është projekti më i rëndësishëm portual i Europës.’- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'S'na lënë hollandezët'/ Rama: Sunak shprehu interes për investimin, s'ka shans të ndryshojmë fituesin

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zbardhi detaje nga biseda me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Kreu i Qeverisë shqiptare, shtoi se Sunak shprehu interes për investimet në Shqipëri. Në fund, ai tha se gara do të jetë e hapur në muajin janar e se nuk ka asnjë shans që të ndryshohet fituesi. Sipas tij, nuk i lejohet të bëhet kjo për shkak të hollandezëve që janë përfshirë në projekt. 

' Bashkë me kryeministrin e Britanisë së Madhe kemi pasur një bisedë shumë produktive, kemi rënë dakord që të krijojmë një skuadër të përbashkët, më në fund, propozimi im i vjetër, u desh që të rrija 3 mandate që të më dëgjonin. E rëndësishme, ishte që dhe Runak shprehu interes të madh të Britanisë në zhvillimet e vendit dhe në këtë investim, gara është e hapur. Jo sot, nga janari, ju lutem shumë të mos ndërhyë askush, nuk ka shans që të ndryshojmë fituesin se nuk na lënë hollandezët.'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

MUNGON YURI KIM/ SHBA përfaqësohet nga zv.ambasadori në prezantimin e projektit për Portin e ri Tregtar të Durrësit

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Edi Rama dhe Yuri Kim

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u kujdes vetë që audienca ta mësonte se ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nuk ka marrë pjesë në aktivitetin ku u prezantua projekti për ndërtimin e portit të ri Tregtar të Durrësit. Nga Pallati i Brigadave ku u zhvillua prezantimi morën pjesë disa nga diplomatët më të rëndësishëm të vendeve perëndimore, por jo Kim. Vetë Rama, i falenderoi ku për rastin e SHBA-ve ishte i pranishëm zv.ambasadori amerikan. Nuk dihet nëse Kim nuk ka marrë vetë pjesë apo axhenda ka qenë e mbushur. Sakaq, Kryeministri iu hapi derën të gjithë investitorëve të huaj që të garojnë për të zhvilluar projektin e kompanisë holandeze "Royal Haskoning DHV",

"Të gjithë të ftuarve këtu nga vendet tona partnere dhe mike sigurisht. Gara do të jetë e hapur, dihet kush nuk mund të hyjë në këtë garë. Presim kompani nga vendet mike dhe partnere. E shikoj me kënaqësi praninë e përfaqësuesit të qeverisë holandeze, ambasadorit holandez, italian, japonez. Sikundër përfaqësuesit tëe ambasadës, zv.ambasadorit të SHBA ambasadorit britanik. Kompania duhet të përmbushë standartet dhe të jetë nga një vend johostil i NATO ",-tha Rama.

Mungesa e ambasadores Yuri Kim vjen në një situatë të paprecedentë, ku vetëm 4 ditë më parë, Ministria jonë e Jashtme njoftoi se ka nisur procedura për zëvendësimin e Kim. Në mënyrë të pakërkuar, MPEJ mori një kompetencë që nuk dihet sa protokallare është, pasi në të shkuarën këtë ekskluzivitet e ka patur vetëm Departamenti i Shtetit. Në media flitet për një përplasje mes Kim dhe qeverisë për kreun e ri të SPAK, por derimëtani ky është një version i pakonfirmuar. Palët ende nuk kanë reaguar për arsyet pse në rastin e Kim, qeveria shqiptare vendosi ta përcjellë "vetë"./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Ku ta gjejmë të fusim në sherr Britaninë me BE/ Rama: Mund të brexitojmë një pjesë të Portit, siç është në Dubai

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nëse Britania e Madhe do ketë një propozim që do t'i interesojë Shqipërisë, do ta marrë parasysh. Kjo sipas Ramës, do të realizohet edhe nëse bie ndesh me BE-në, duke shtuar se nëse është e nevojshme do të brexitojë një zonë të Porto Romanos duke vendosur flamurin anglez. 

'Eshtë projekti më i rëndësishëm i Europës, projekti ka interesin e vet, të vendosjes së investimeve. Nëse Mbretëria e Bashkuar na bën një propozim, që nuk i pëlqen BE po që është e rëndësishme për të dyja palët ne mund ta brexitojmë një zonë të Porto Romanos, vendosim flamurin anglez, vendos gjykata angleze për konfliktet, siç është bërë në Dubai.

Jemi të hapur për të gjitha, madje ku ta gjejmë ti fusim në sherr Anglinë me BE, që ta kuptojnë anglezët se shqiptarët janë gjëja më e mirë që mund t'i ndodhë. Janë disa që e duan kaq shumë Anglinë saqë shkojnë me varka.'- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Projekti i Portit të Durrësit, Aliu: Do sjellë progres të madh, Shqipëri-Kosovë do kenë përfitime ekonomike

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Ministri

TIRANË- Ministri i Kosovë, Liburin Aliu e konsideron projektin e Portit të Durrësit një investim që do sjellë përfitime ekonomike për Shqipërinë dhe për Kosovë. Gjatë prezantimit të projektit, Aliu tha se Prishtina do jetë qendër e shpërndarjes së këtyre kontejnerëve.

'Besoj se kur të bëjmë lidhjen hekurodhore, do të kemi mundësi që kapaciteti i Portit të Durrësit të rritet, Prishtina do jetë pikë që do grumbullojë mallra nga porti i Durrësit. Prishtina, Shkupi dhe Struga do bëhen pika të rëndësishme. Krijohet një ndërvarësi të Kosovës, me Shqipërinë, Srugën dhe Durrësin. Kjo sjell progres të madh. Janë hap ofertat dhe sëshpejti do kemi studimet e rezultatit të fizibiliteti. Kjo do na i hapë dyert që në BE dhe kudo të ofrojmë si projekt lidhjen e portit të Durrësit me Prishtinën dhe Durrësin ta bëjmë të arët për gjithë regjionin, përmes korridorit 8, por edhe lidhjes hekurudhore. Prishtina do jetë qendër e shpërndarjes së këtyre kontejnerëve, që tani janë të lidhur përmes rrugës së kombit. Në këtë fazë, 30%  e mallrave që vijnë në portin e Durrësit vijnë në Kosovë.'- tha Aliu.

3 VITE ME PARE

'Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës'/ Projekti i Portit, Rama: Do bëhet nyje e rëndësishme e qarkullimit tregtar me perëndimin

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se porti i ri i Durrësit do të ndërtohet me standardet më të larta të profesionalizmit dhe do të bëhet transparencë e plotë. Gjatë prezantimit të projektit, Rama tha se porti aktual tregtar do të kthehet në një port turistik me garancinë që do të jetë gati një port i ri tregtar.

'Dua të falenderoj të gjithë përfaqësuesit, pasi na ka ndricuar rrugën me një aftësi të pashembullt, me dijen e kompanisë. Kjo na bën të ndihemi të sigurtë, që thënia e vjetër se të gjitha rrugët të çojnë në Romë, do të bëjë që të gjitha rrugët e BP të çojnë në Durrës. Durrësit ka qënë i quajtur si taverna e Adriatikut. E ktheu Durrësin në limanin më të rëndësishëm, pozitë që Durrësi e mbajti dhe pas krimit të shtetit të Arbrit, sot jemi në shekullin e 21, jemi vonë se nëse do shihnim me kujdes projeksionet e kompanisë dhe volumit të mallrave.  Janë pjekur kushtet për shekullin e 21. Ku nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, është një burim ndotje akustike, vizuale. Ambicia është që porti i Durrësit të bëhet nyja më e rëndësishme e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin. Çdo gjë tjetër shkon përtej. BP të gjitha vendet tona, dhe ato që u mblodhën në samitin, nuk kanë shans tjetër të kalojnë në nivel tjetër shkëmbimet e tyre pa Durrësin. 

Kjo do i japë rajonit një kapacitet tjetër për të punuar me volume tregtare. Eshtë një port që e eçon bashkëpunimin e nisur në një nivel tjetër. Ne e kemi nisur me Kosovën, ashtu sikundër kemi filluar punën me hekurudhën, kemi mbështetur financiarisht studimin për Portin e Thatë të Prishtinës. Kemi punuar për të bindur BE që ta përfshijë më në fund korridorin e 8, është bllokuar për dekada të tëra 

Ne mund të kemi akses dhe në mbështetjen europiane për ndërtimin e kësaj vepre. Sic e tha Eriku duhet të paguajë Maqedonia e Veriut se ne Kosovën marrim përsipër. 

Ky do jetë projekti me standartet më të larta transparence dhe cilësie me të gjithë procesin e garave. Porti që në fazën e parë rrit 3fish kapacitetin e përpunimit, gjë që nuk imagjinohet në portin ekzistues. Kur politika shtrembëron faktet, ja ku jemi sot, për të thënë se ne nuk u nisëm pas berihait, por fakti që kishim përgatitjen e plotë se do kishim gati portin e ri tregtar na bëri që të jemi konfident për transformimin e saj në port turistik.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Porti i ri tregtar i Durrësit, firma projektuese: Bizneset do të vazhdojnë aktivitetin, investimi do ti japë hov logjistikës në rajon

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Erich Smith

TIRANE- Kompania projektuese e portit të ri tregtar të Durrësit deklaroi sot në prezantimin e skicave se ky investim do ti japë një hov të ri tregtisë në rajon. Erich Smith nga kompania Royal Haskoning DHV tha se zhvillimi do të jetë me faza ndërsa sektori privat do të vazhdojë aktivitetin pa u prekur nga ndërtimi. 

“Mundësi për t’i dhënë hov të ri logjistikës në rajon. Ndërlidhshmëria është kyçe për ekonominë në ditët e sotme. Do të ndërtohet një kompleks portual, krejtësisht modern.  Do të jetë një investim kryesisht i qeverisë se investimet në infrastrukturën portuale pasi është shumë e shtrenjtë.  Sektori privat do të merret me veprimet operative. Pra, pronari do të Autoriteti Portual i Durrësit, që do të lejojë privatin që të merret me veprimtarinë e vet, atë që sektori privat supozohet të bëjë.  Ka një element të rëndësishme është fakti që ky port do të duhet të zhvillohet me faza, zhvillim me faza. Ne po mendojmë për fazën e parë dhe ndaj jemi këtu sot. Paraja do të vijë nga kontenierët. Është terminali i konteinjerëve që ndihmon në zhvillimin e portit”, tha ndër të tjera Erich Smith./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Prezantimi i Projektit të Portit të ri të Durrësit, Balluku: Do jetë porta më strategjike e Mesdheut

Prezantohet projekti për ndërtimin e Portit Tregtar të
Belinda Balluku

TIRANË- Ditën e sotme, po bëhet prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze "Royal Haskoning DHV". E para që mori fjalën në këtë prezantim, ishte zëvendës kryeministrja Belinda Balluku. Ministrja u shpreh se ky projekt synon që t'i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme të vendit. Ajo theksoi, se Porti i Durrësit do të transformohet në më strategjikun në Mesdhe. 

'Ka qënë betejë e gjatë, na është dashur të kërkojmë të ndikojmë në vendimarrjen e BE. Është një projekt që kemi nisur bashkëpunimin prej kohës, kemi nisur një marrëveshje prej kohësh. Të shohësh që kemi arritur të tërheqim vëmendjen e BE është arritje. Ne nënshkruam marrëveshje për linjën hekurudhore Tiranë-Prishtinë.

Do kthehet në një nga portat më strategjike të Mesdheut. Ndihemi krenarë që punojmë me kompani të këtij niveli, jemi gati të prezantojmë rezultatet e kësaj konsulence. 

Do mbulojë nevojat e Shqipërisë, dhe të vendeve të tjera që do duan të operojnë përmes këtij porti. Synojmë investim me faza, modern që i përgjigjet kërkesave të 4 dekadave të ardhshme. 46% e vlerës do mundësohet nga qeveria shqiptare, pjesa tjetër nga investitori. Ky investim ka marrë vëmendjen e shumë kompanive, këtu kemi zv kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Kosovës. '- tha Balluku.

edi rama porti tregtar i durresit porto romano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet