Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• HISTORIKE! • Presidenti amerikan, i cili njihet si "Babai i Kosovës së lirë", Bill Clinton, ka mbërritur në Shqipëri. • Për nder të tij, ceremonia ku u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes” u zhvillua para Kryeministrisë, ku shumë qytetarë kishin dalë për ta pritur dhe për ta parë nga afër, një nga personazhet më me shumë impakt për Shqipërinë dhe Kosovën. • Teksa para tij dolën të rinj nga Kosova që mbanin emrat: Bill, Klinton dhe Hilary, presidenti nuk e fshehu emocionin që përjetoi gjatë surprizës. • Në fillim të ceremonisë, kryeministri Edi Rama tha se ish-Presidenti amerikan Bill Klinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Duke shënjuar kështu një moment historik për kombin e Kosovës por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. • Ndërsa Clinton tha se për Shqipërinë kishte dëgjuar qysh kur ishte 18 vjec dhe studionte në shkollë për komunizmin. Por theksoi se mendonte që kurrë nuk do të mund të depërtonte për të njohur vendin tonë, e jo më për ta vizituar si president. • Ai kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për atë që po ndodh sot në Veri të Kosovës: Marrëzi! Ndaj dhe kërkoji nga politika e Kosovës që të ndryshonte kurs në mënyrë që të përfitonin sa më shumë. Ndërsa për Shqipërinë tha se ka ende problematika, por se ka përparuar shumë dhe se duhet të përdorin shembullin dhe të ndjehen krenarë për rrugën e bërë. • Gjatë rrëfimit të tij nuk ngurroi që të ndante edhe takime të tij më shqiptarët anembanë botës. • Por teksa të gjithë ishin mbledhur para Kryeministrisë për ta pritur Clinton, në ceremoni mungoi Presidenti Bajram Begaj, i cili u justifikua me "arsye shëndetësor". Megjithatë nuk munguan presidentë të tjerë, si: Bamir Topi, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu. • Ftesës së Ramës për të marrë pjesë në ceremoni i janë përgjigjur dhe deputetë të opozitës si Lulzim Basha dhe grupi i deputetëve që e mbështesin, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu e Agron Duka, Agron Gjekmarkaj. Në ceremoni mungoi krydemokrati Sali Berisha, i cili edhe pritej për shkak të shpalljes së tij "non grata" nga DASH, por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe të gjithë deputetët e tij në Kuvend.
26 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur "ngrohtë" ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Lajmi është raportuar edhe nga mediat greke. Sipas Protothema, Bill Clinton, emri i të cilit në Shqipëri lidhet me ndërhyrjen e NATO-s në Serbi në vitin 1999 dhe pavarësinë e Kosovës, ndaj dhe sot për nder të tij organizoi pasdite një aktivitet publik në sheshin qendror të Tiranës.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të qeverisë, shtetit, partive politike, komuniteteve fetare të vendit, përfaqësues të trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri dhe një numër i madh njerëzish.
Edi Rama e quajti Bill Clinton një lider botëror dhe iu referua “shfajësimit historik të kombit shqiptar për çështjen e Kosovës” që ai tha se ishte vepër personale e presidentit. Më pas, Bill Clinton shprehu pakënaqësinë e tij me atë që po ndodh së fundmi në pjesën veriore të Kosovës.
Edi Rama nderoi presidentin e 42-të të SHBA-së me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Shërbimin Publik”.
I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton, u prit me nderime në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999.
Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit kryeministri Edi Rama e prezantoi Clinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999.
“Këtë çast nderimi do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Kam dashur gjithmonë të vij këtu. SHBA janë të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”, tha Clinton.
Ai theksoi se si gjatë këtyre dy dekadave ishte vazhdimisht i rrethuar nga mirënjohja dhe dashuria e shqiptarëve kudo në botë për vendimet, që u morën kundër dhunës serbe në Kosovë.
“Për mua kjo nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli shqiptar i dhanë një njeriu, i cili nuk ka më pushtet politik dhe nuk është më i ri, një vlerësim për atë që bëri në mënyrë të drejtë shumë vite më parë për ju. Kjo është dita kur ritheksohet koncepti, që njerëzit marrin vendimet më të mira kur bëhen bashkë”, tha Clinton.
Ai theksoi, mes të tjerash, se tensionit në veri të Kosovës duhet t’I jepet fund, dhe të ndalen ato marrëzi, sepse asnjë çështje e madhe politike nuk përparon duke patur tension.
Kryeministri Rama vlerësoi vendimin e Clinton për ndërhyrjen në Kosovë gjatë vitit 1999.
“Shqipëria është vendi më pro-amerikan që mund të gjendet sot. Ne jemi vend i shqiponjave dhe ne na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Clinton na mësoi se të ketë shpresë do të thotë të besosh. Se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija dhe nuk ka kurrë popuj të këqij”, tha Rama.
Në prani të shumë politikanëve, autoriteteve, ish drejtuesve të institucioneve të larta shqiptare, si dhe qytetarë të shumtë me flamuj amerikanë dhe shqiptarë në duar, kryeministri Edi Rama, i dorëzoi ish presidentit amerikan Clinton medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”. Ai theksoi se nuk kishte fjalë, që mund të shprehte mjaftueshëm respektin për çfarë kishte bërë Clinon për shqiptarët, ndaj edhe po i jepej çmimi më i lartë./VOA
TIRANË- Presidenti i 42-i SHBA-së Bill Clinton, mbajti ditën e sotme një fjalim tij në Tiranë, ku vlerësoi miqësinë me kombin shqiptar. Ai tha se mbeti pa fjalë nga një suprizë që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi. Clinton tha se jeton në New York e se atje takon shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.
Clinton tha se kur studionin Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thonin që ndalohej hyrja. Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.
FJALIMI I PLOTË:
‘Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë. Kryeministër ministra, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite qëkur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofoike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Nju Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë... i takoj gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj diçka që kalova afër tre restorantevr shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot.
Kam parë këto më shumë se 30 vitet e fundit të Shqipërisë i mrekulluar, sepse kur isha i ri në universitet dhe studioja Luftën e Ftohtë, studioja botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej në çdo orë mësimi si një mister i pamat, e mbyllur ndaj botës. Mos hyni! Dhe më kujtohet kjo kur isha 18 vjeç që i thoja vetes: A do të shkoj ndonjëherë aty? Pyesja veten se si duhet të jetë aty. Dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si President. Isha thjesht një njeri që vija nga një rrugë e gjatë. Në fakt doja të vija dhe të shihja historinë këtij vendi dhe të mendoja që ishte i mbyllur nga bota. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe, thjesht duke ju thënë përshëndetje. Thjesht duke më lënë t’ju shoh. Sepse kam jetuar rreth njerëzve që janë përpjekur të ngrenë mure midis vetes dhe të tjerëve gjatë gjithë jetës dhe tani kjo kënga që këndohet në mbarë botën për rëndësinë e ndasive mund ta dëgjoj, ta ndjej dhe ta shoh. Dhe mund ta ndjej dhe ta shoh dhe kur s’është më. Në fakt kjo është më e shkuar në Shqipëri sesa në çdo vend ku unë kam qenë dhe duhet të jeni shumë krenarë që e keni bërë këtë. Jeni shpërblyer për këtë dhe do të shpërbleheni.
Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë. Bota po drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje ti tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse.
Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit kur bëhen bashkë marrin vetëm më të mirat. Ajo që kam më shumë për zemër është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të mirë. I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është përherë e lehtë, do bëni gabime, do thonë diçka të rreme për ju, duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni asaj, miku im Mandela ishte një gjeni për mënyrën sesi përballonte sulmet kundër tij. Çfarëdo dikush bënte thoshte, ai mendonte për mënyrën se si ngrihej mbi të. Dua t’iu kërkoj të vazhdoni kështu, na duhen modele.
Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu.
Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerzit që të vijnë këtu e që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë tani jeni një derë e hapur.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Bill Clinton është presidenti më shqiptar që mund të gjenin shqiptarët ndonjëherë në Amerikë. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë para Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se Clinton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. Ndërsa nuk harroi që të përmendte se edhe populli shqiptar është më pro-amerikani.
“Clinton ishte pikë referimi dhe frymëzimi për ne shqiptarët që na ushqejnë pa pushim shpresën dhe ta bëjmë atë shtëpinë tonë. Ne në Shqipëri nuk mëremi vesh lehtë me njëri tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Në Shqipëri nuk merremi dot vesh me njëri-tjetrin, është e vështirë që nuk bëhemi bashkë po mos të jetë për një armik të përbashkët. Por nuk besoj që në asnjë vend të botës nuk do të gjeni bashkë, madje as në Arcansas...Por Shqipëria është besnike e frymës dhe metodës Clinton.
Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë edhe krahasuar me Texas, por ju jeni presidenti më shqiptar, në zemrën e kombit tonë, është aty ku qëndron miku më i madh i nderit. Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit. Tani para se unë të tërhiqem si çiraku që i hap rrugën mjeshtrit, dua t’ia kaloj mikrofonin disa prej këtyre djemve që shihni të ulur nëpër shkallë,”- tha Rama.
TIRANË- Policia e Shtetit njofton se shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton nga Rinasi në drejtim të Tiranës është bërë nën sigurisë e plotë të strukturave të Policisë.
Policia ka publikuar pamjet nga momenti i shoqërimit të ish-presidentit amerikan, ku siç shihet ndiqet nga dhjetëra makina policie për të mbërritur në kryeqytet.
"Policia e Shtetit- Momente nga shoqërimi i ish-presidentit Bill Klinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës.Strukturat e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Klinton", njofton policia.
Për të siguruar ish-presidentin, Policia e Shtetit ka publikuar sot një plan rrugësh që do të mbyllen për mbërritjen e Clinton. Clinton do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama ndërsa do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e presidentit Bill Clinton për kombin tonë. Në një fjalim para Kryeministrisë, Edi Rama u shpreh se kasapi i Beogradit, duke iu referuar Slobodan Millosheviçit, gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
"Vendlindja e Clinton quhet ‘Hope’ shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën ai ua dha shqiponjave të tij të përzënë nga shtëpia në Kosovë. Na mësoi me forcën e oratorisë së tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka regjime dhe qeveri të këqija, por nuk ka popuj të këqij. Mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga i vendim historik. Jo vetëm për Kosovën por për pasojë edhe për të gjithë serbët, për dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit, janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku, që ta kthejnë në një vend duke jetuar në paqe ose ta lënë peng dhe të jetojnë në kurriz me njëri tjetrin. Adresimet e drejtpërdrejta për të dy popujt e përfshirë kanë lënë pa frymë atë natë çdo serb dhe çdo shqiptarë. Shtëpinë ai ua dha shqiponjave të përzëna nga shtëpia. Asnjë nuk e dinte sesi do të kishte qenë rajoni ynë, po të mos kishte qenë për zotërinë që do të flasë pas pak.
Dy kombet më të mëdhenjë të Ballkanit, janë të dënuar që të hetojnë përjetësisht së bashku, duke zgjedhur që të zgjedhin Ballkanin si hapësirën etyre të re. Por mund të thuhet pa frikë se refugjatët kosovarë që erdhën në Shqipëri mund të mos ishin kthyer dot në shtëpi. Kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe jo pas hekurave. Kontributi i Clinton për shqiponjën binjake, eklipson kontributin e dhënë për vendin tonë që dilte ngë një e kaluar komuniste,"-tha Rama.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.
Clinton i rrëmbeu zemrës Amerikës dhe frymëzoi Europën. Ai dha kontribut historik jo vetëm për Amerikën. Rrezatoi kaq shumë ane e mbanë dhe mbi ne këtu, se ishte një rrugë gjenuine.
Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Eruopës.
Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes”
TIRANË- Nga dekoret në rrugën drejt kyeministrisë, autobusët e stampuar me flamurin amerikan, deri të përzgjedhja e muzikës që do të shoqëronte ceremoninë, pritja e ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton është përgatitur në detaje.
Dosja.al mëson se për rreth një orë në sfond është dëgjuar një nga këngët e Van Morrison 'Moondance', këngëtari në top listën e preferuar të ish-presidentit. Organizimi në nder të Bill Clinton, duket se është menduar në detaje.
Sheshi para Kryeministrisë është mbushur me qytetarë të cilër presin të dëgjojnë fjalimin që do të mbajë ish-presidenti i SHBA-së.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton. Ai e vlerësoi me fjalë të mëdha, duke theksuar se Clinton është politikani që e ka studiuar në çdo hap. Rama tha se Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës me forcën unikale të fjalës së tij.
Fjala e Ramës:
Shumë i dashuri presidenti Clinton. Nuk ka qenë kurrë më e veshtirë për mua sesa të përgatitem të flas, e pastaj edhe të flas këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën politike kam parë e dëgjuar fjalimet e tij, për shijet drejt një bote më të mirë. Në krahët e pasionit të tij në kërkimin e një rrugë paqeje e prosperiteti që është qëllimi i gjithë përpjekjeve. Jo vetëm ja kam parë e dëgjuar e lexuar ato që ka thënë por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes dhe artit të tij të pashembullt të komunikimit, duke i analizuar ritmin, gjestikulacionin e duke i admiruar atë që nuk mësohet dot e nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën atë një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Qasja ime e fjalës këtu është ajo e një artisti të rilindjes , lejoj t’ja nis si çdo nxënës duke evokuar bazat. Që nga inaugurimi i tij i parë në 1953 “There is nothing ërong ëith America…” ku ai predikon fuqinë e drejtësisë tek fjalë e lamtumirës ”..remember our best days are still ahead”. Ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja përtej dhimbjes së shkatërrimit, kur na ushqen kurajon përballë çdo pengese, kur vë lart tolerancës mbi çdo tundim hakmarrës. Presideti Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës me forcën unikale të fjalës së tij. Pararendi si vëllanë e tij politik Tony Bler dhe hapi një rrugëtim historik jo vetëm për Amerikën. I dhanë seriozitetin qeverisë dhe fuqinë për të shembur monopolin.
E majta e atyre viteve ishte shumë e adaptueshme ndaj politikave liberale. Luajti një rol themelor në rrugën e Europës më përpara, rrezatoi aq shumë anë e mbanë në Evropë e në Shqipërinë tonë të vogël. Rruga e tretë e metodës Clinton e vendos fokusin tek përgjegjësia qytetare më shumë se tek vijat ndarëse. Rruga e tretë ishte si uji në shkretëtirë dhe sedra nuk më lët të mos jua tem se sot e gjithë dotën Shqipëria është një vend ku një parti e tretë vazhdon të qeverisë. E kemi përjetuar në mënyrë rrëqethëse në lëkurën e kombit tonë fjalën e Clintin ku ai iu drejtua Amerikës dhe mbarë botës për mbrojtjen e Kosovës. Ai fjalim është për historinë e Kosovës një gurë përkaltues i rrugës së të ardhmes. Adresimet e tij të drejtëpërdrejta për të dy popujt e përfshirë pa dëshirën e tij në luftë, kanë lënë pa frymë atë natë çdo shqiptar dhe çdo serb. Duke qenë shqiptar unë kam dëshirë të besoj se e njëjta gjë thuhet edhe për emrat e vendeve, ne jemi veni i shqiponjave. Mbase nuk është rastësi që shpresën ua ridha shqiponjave të përzëna nga Kosova. Presidenti i 42-të i SHBA-së na mësoi se të kesh shpresë do të thotë të besosh se ka regjime të këqija por jo popuj të këqij. Nuk e dimë si do të ishte e ardhmja e vendit tonë pa këtë zotëri, por do të kishte qenë shuëm më e zymtë se sa mund të guxojmë ta marrim me mend. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë mln refugjatë kosovarë që erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri mund të mos ishin kthyer në shtëpi. Kasapi i Beogradit mund ta kishte kaluar jetën në pushtet dhe jo pas hekurave, kontributi i drejtëpërdrejtë për shqiponjën tonë binjake e eklipson natyrshëm kontributin për Shqipërinë./Dosja.al
TIRANË- Presidenti amerikan Bill Clinton u prit me një ceremoni shtetërore të mbajtur përpara Kryeministrisë. Clinton hyri nga dera e pasme e kryeministrisë për të dalë më pas në bulevard i shoqëruar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Pas nderuan himnin kombëtar të dy vendeve, ata u afruan pranë të pranishmëve ku Clinton shtrëngoi duart me ish presidentët Bamir Topi, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisu. Më pas, pasi u pozicionuan, një këngë u interpretua edhe nga artistja Manjola Nallbani, tingujt e të cilës përlotën zonjë e kryeministrit, Linda Ramën.
TIRANË- Presidenti i SHBA, Bill Clinton është pritur me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama. Clinton vjen për herë të parë në Tiranë, ndërsa do të nderohet edhe me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të parë nga afër ceremoninë e pritjes se Clinton.

Në ceremoni u kënduan edhe dy himnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë./Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme gjithçka është gati në sheshin para Kryeministrisë për ceremoninë në nderim të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Të parët që kanë mbërritur në ceremoni kanë qenë kryebashkiakët e zgjedhur më 14 Maj.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, por edhe personalitete të medias.
Ftesës së kryeministrit Rama, i është përgjigjur edhe një pjesë e opozitës. Aty është parë të futet edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë opozitarë. Një pjesë e mirë e qytetarëve i janë përgjigjur po ashtu pozitivisht ftesës së kryeministrit dhe kanë shkuar që ta shikojnë nga afër ceremoninë. Ata mbajnë në duar
Ish-Presidenti Clinton vijon të qëndrojë në vilën qeveritare në zonën e ish-Bllokut, ku është akomoduar pas mbërritjes në Shqipëri. Në orën 19:00 ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare përpara godinës së Kryeministrisë.
Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar./Dosja.al
TIRANË- Ora e takimit ka ardhur. Sheshi para Kryeministrisë është mbushur me qytetarë të cilër presin të dëgjojnë fjalimin që do të mbajë ish-presidenti i SHBA-së. Vetëm pak minuta na ndajnë nga fjalimi i përbashkët i ish-Presidentit Bill Clinton dhe kryeministrit Edi Rama jashtë godinës së Kryeministrisë.
Gjatë ceremonisë shtetërore, Klinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Për të përgatitur të gjithë qytetarët e pranishëm në ceremoni, janë marrë të gjitha masat për të pajisur të pranishmit në ceremoni me flamujt e dy vendeve në sheshin para Kryeministrisë.

TIRANË- Presidenti amerikan Bill Clinton ndodhet aktualisht në Tiranë. Ceremonia e organizuar për të para Kryeministrisë ka mbledhur "VIP-at", të cilët teksa presin daljen e tij, kanë shfrytëzuar kohën për t'u takuar me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është filmuar nga Dosja.al duke u takuar me Alex Soros. Pranë Veliajt është ish-presidenti i vendit tonë, Bamir Topi, të cilit kryebashkiaku i drejtohet herë pas here. Të gjithë bisedën e kalojnë me buzëqeshje, por nuk dihet se për çfarë po flasin.
TIRANË- Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka mbërritur në godinën e kryeministrisë. Takimi i mbyllur dhe i ngushtë në “Vilën 31” ka përfunduar dhe Clinton ka mbërritur në kryeministri.
Është parashikuar të zhvillohet një mbledhje e shkurtër në kryeministri e më pas do të nisë edhe aktiviteti festiv në bulevardin kryesor të Tiranës.
Zona në bulevard është mbushur edhe me qytetarë, të cilët u ftuan nga Rama.
/Dosja.al

TIRANË- Deputetë të opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Në ceremoni kanë shkuar: Lulzim Basha, Oriola Pampuri, Arbi Agalliu, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka.

Por pritet që t'u bashkohen edhe deputetë të tjerë. Basha është ulur bashkë me opozitarët e tjerë, duke pritur që Rama të dalë bashkë me ish-presidentin amerikan në konferencë. Ndërkohë që nuk dihet nëse në ceremoni do të marrë pjesë ish-presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha, edhe pse ky i fundit është shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për ardhjen e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë.
“Mirësevjen në Tiranë presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, thotë Ambasada në një postim në rrjetet sociale.

Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së./Dosja.al
TIRANË- Ky është momenti kur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton mbërriti në tokën shqiptare. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin shihet duke biseduar e buzëqeshur.
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA. Rama e quajti atë mik të përjetshëm të vendit tonë.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi Rama.

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, ai do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ceremonia e nderit do të pasohet edhe nga fjalimi i Presidentit Klinton në orën 19:25.

Vizita e papritur e Klinton u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me nota misteri tha se kishte një dhuratë të madhe më datë 4 korrik për shqiptarët.
Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Klinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.
Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në Tiranë. Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë./Dosja.al
TIRANË- Një autobus 2-katësh është parkuar para Kryeministrisë. Mjeti është i mbuluar me flamurin amerikan dhe atë shqiptar. Por siç duket edhe nga pamjet, për të gjitha detajet është kujdes vetë kryeministri Edi Rama.
ReportTv ka siguruar pamjet ku kreu i qeverisë del në ambientet jashtë të Kryeministrisë dhe udhëzon punonjësit për të gjitha detajet.
Mesa duket ka me merak që gjithçka të shkojë mirë...
TIRANË- Kryeqyteti është mbushur me flamujt e SHBA-së, për shkak të vizitës së presidentit të 42-të të SHBA-së Bill Clinton. Ky i fundit mbërriti në vendin tonë pak orë më parë dhe u prit nga kryeministri Edi Rama.
Ish-presidenti i SHBA-së në xhaketën e tij ka një flamur të Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.
Për herë të parë, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të qëndrojë deri në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA. Në orën 18:00 Clinton do të jetë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Pas një takimi me kabinetin qeveritar do të nisë ceremonia zyrtare ku janë ftuar të marrin pjesë dhe qytetarët.
Clinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike” dhe më pas do të mbajë një fjalim. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri.
Vizita e tij vjen në një moment tensionesh në rajon, kryesisht në Veri të Kosovës dhe pritet me interes mesazhi i tij./Dosja.al
TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka përshëndetur vizitën e ish-presidentit të Amerikës Bill Clinton. Përmes një mesazhi të bëjë në rrjetin e tij social, Begaj thotë se shqiptarët janë krenarë për atë që Clinton ka bërë për vendin tonë dhe për Kosovën.
'Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!'
Rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë të mbushura me flamujt amerikanë dhe shqiptarë, ndërsa një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.
Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së./Dosja.al
TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me të, që në momentin që e ka takuar duke zbritur nga avioni. E po ashtu, ka shpërndarë edhe një njoftim për të gjithë që duan ta mirëpresin presidentin amerikan, duke i ftuar tek Kryeministria në orën 18.30.
"Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. *Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët,"-shkruan Rama në postimin e tij.
TIRANË- Kryeqyteti është në pritje të mbërritjes së ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Pritet që nga momenti në moment avioni pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit. Aktualisht ka një prani të madhe të forcave të policisë rrugore të cilat përpiqen të menaxhojnë qarkullimin rrugor.

Vihet re prani e forcave shqiponja pranë aeroportit që pritet ë shoqërojnë eskortën e presidentit Clinton.
Ndëkohë Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë./Dosja.al
TIRANË- Kryeqyteti është organizuar për vizitën historike të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton. Ai mbërrin në vendin tonë në orën 19.00 dhe do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Ato do të kryejnë një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë të mbushura me flamujtë amerikanë dhe shqiptarë, sakaq një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.
Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së./Dosja.al
TIRANË- Presidenti i 42-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të vizitojë ditën e sotmë Tiranën për herë të parë. Ceremonia në nder të Presidentit Clinton do të zhvillohet të hënën në orën 19.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë që ditën e sotme punonjësit po i japin dorën e fundit fasadës së jashtme të kryeministrisë. Siç dhe shihet në fototn e mësipërme në derën kryesore të kryeministrisë janë disa punjoës që po punojnë për të vendosur një qilim me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë dhe të SHBA-së.
TIRANË- Në kuadër të vizitës në Shqipëri të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, policia njofton se ka marrë një sërë masash duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.
Njoftimi i plotë, masat:
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, z. Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e z. Klinton, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.
Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Bill Klinton, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në qytetin e Tiranës. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.
Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët: Nga Rinasi - Qafa e Kasharit - Mbikalimi tek Casa Italia - nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.
Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.
Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë datave 3 dhe 4 korrik.