LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për mbrojtjen e njëri tjetrit

• Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj viziton Kosovën. Ai u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit i bëri edhe ftesën zytare për vizitën. Begaj premtoi mbështetje ndaj Kosovës. Shqipërinë e Kosovën ai i konsideroi dy shtete, por një komb. Begaj kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, që e quajti një premtim të vonuar. • Osmani tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të nënshkruajnë traktatin për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku. • Begaj u takua me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Zhvilloi edhe një vizitë në shtëpinë muze të Adem Jasharit. Më pas, kreu homazhe edhe në varrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rrugova. • Nesër Begaj pritet të takojë krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-IT, si edhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Begaj me Kurtin: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me njohje reciproke

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj dhe Albin Kurti

KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbështetur masat e reciprocitetit që Kosova i ka vënë Serbisë dhe ka shtuar se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy shteteve. Mediat e Kosovë shkruajnë se në vizitën tek kryeministri Kurti, ai ka përkrahur masat që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë dhe ka shtuar se përkrah aplikimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti në anën tjetër e ka uruar Begajn për hapjen e negociatave me BE-në dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona.

Njoftimi i zyrës së Kurtit lidhur me takimin:

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Prishtinë, 15 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj. Para takimit së bashku me delegacionet, kryeministri Kurti dhe presidenti Begaj zhvilluan një takim tête-à-tête. Duke e uruar për marrjen e detyrës, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës që vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës presidenti Begaj e realizoi në Kosovë. Ai e përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, u diskutua rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë e sidomos e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka u kërkua bashkëpunimi i të dyja vendeve në këtë drejtim.

Presidenti Begaj e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit bilateral. Ai shprehu përkrahjen e plotë për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu, shprehu mbështetjen për vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese, dhe e përgëzoi kryeministrin për maturinë dhe qetësinë e treguar rreth zhvillimeve të 31 korrikut. Presidenti Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera, ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën rajonale, në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike.

Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Begaj: Shtrirja e autoritetit të Kosovës në veri, tërësisht e ligjshme

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj në Kosovë

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha të hënën në Prishtinë se i mbështet plotësisht veprimet e autoriteteve të Kosovës, pas tensioneve në veriun e vendit më 31 korrik, ku protestuesit bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për masat e reciprocitetit me Serbinë për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Këto komente zoti Begaj i bëri pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur mori detyrën.

“Përshëndes maturinë e shtetit të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështesë plotësisht të drejtën e saj legjitime për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Vlerësoj qëndrimin e presidentes dhe qeverisë së Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të bërë të qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”, tha zoti Begaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm përballë tendencave, siç tha ajo, destabilizuese të Serbisë ndaj gjithë rajonit, të cilat tha se janë të nxitura dhe në shërbim të interesave të Rusisë.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të dielën udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë t’i japin fund retorikës nxitëse, duke iu referuar deklaratave për luftë dhe konflikt në Ballkanin Perëndimor. Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pasur rrezik që tensionet e fundit në veri të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha javën që lamë pas se ka informacione qe Prishtina po përgatitet të "likuidojë" serbët në veri.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve kur qartazi Serbia është agresori edhe një herë, dhe është ajo që po përdorë retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën por edhe veprime të cilat cenojnë paqen dhe stabilitetin ndaj Kosovës. Prandaj presim që sinjale të qarta nga Bashkimi Evropian të jepen në raport me Serbinë, e cila duhet një herë e përgjithmonë të ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon”, tha zonja Osmani.

Presidentja Osmani dhe presidenti Begaj, u zotuan se do të përpiqen të thellojnë bashkërendimin në një kohë të ndjeshme për sigurinë në rajon dhe botë, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë na tregon edhe një herë se paqja është delikate dhe si asnjëherë më parë bota po përballet me kërcënime të reja. Siguria kombëtare, pavarësia energjetike, siguria ushqimore, pandemitë, siguria kibernetike, rezervat ujore e shumë të tjera, janë fusha me rëndësi prioritare dhe më shumë se kurrë kërkojnë bashkëpunim të shtuar”, tha presidenti Begaj.

“Fakti që Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në gjithë rajonin tonë, në këtë kohë kur po sfidohet arkitektura e sigurisë jo vetëm në kontinentin tonë por edhe më gjerë, siguria është shndërruar në përparësi. Prandaj krahas procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, që mbetet synim i yni i vazhdueshëm, ne po bëjmë bashkërendim të plotë e të afërt me partnerët tanë strategjik në mënyrë që rajoni të ndjehet çdo herë e më i sigurt”, tha presidentja Osmani.

Ajo nënvizoi se me presidentin Begaj ka diskutuar edhe mundësinë e nënshkrimit të një traktat për mbrojtje të ndërsjellë.

Presidenti Begaj, tha se mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ndërsa siguroi se Shqipëria do të jetë zëdhënëse dhe përforcuese e zërit dhe interesave të Kosovës.

Marrë nga VOA 

3 VITE ME PARE

Bajram Begaj homazhe nderimi në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj

PRISHTINË- Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ka vizituar dhe varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë ku ka kryer homazhe në nderim të tij.

Begaj pritet që të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Presidenti Begaj takon Kurtin e Konjufcën: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj

 

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj në Kosovë

 

KOSOVË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Nga takimi, Kreu i Shtetit ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.

Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.

"Presidenti i Republikës ka përshëndetur maturinë e institucioneve të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështeti të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Në takimin me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, Kreu i Shtetit theksoi se, abetarja e përbashkët do të jetë gati për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe do të punohet për projektin madhor të Enciklopedisë shqiptare,"- thuhet më tej në njoftimin për shtyp nga Presidenca. 

Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

 

3 VITE ME PARE

Begaj takohet me Konjufcën, çfarë u diskutua në takim

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj dhe Glauk Konjufca

PRISHTINË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u priot sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit të Kosovës, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrasinë dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet dy vendeve.

“Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës. Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Open Ballkan, Osmani: Nuk e diskutova me Begajn, kërkoj që të respektohet qëndrimi ynë

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se nuk ka diskutuar me homologun, Bajram Begaj për 'Open Ballkan'. Pas konferencës së përbashkët me Begajn, Osmani tha për gazetarët se Open Ballkan nuk ishte pjesë e diskutimeve që u zhvilluan me presidentin e Shqipërisë. Ndër të tjera, ajo tha se kërkon që të respektohet vendimi i Kosovës për të mos qënë pjesë e kësaj nisme. 

'Nuk e diskutova me Bajram Begajn, kërkoj që të respektohet qëndrimi ynë' -tha Osmani.

3 VITE ME PARE

Vizita e parë si President, Begaj: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj

KOSOVË- Presidenti Bajram Begaj gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij Vjosa Osmanin, deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është premtim i vonuar. Më tej, Begaj tha se liberalizimi i vizave është një e drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët e rajonit. Po ashtu, presidenti tha se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, aleanca garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë

'Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e shqiptarëve nuk mund te zbehë këtë trashëgimi të lavdishme. Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Reformat integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë. Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian një lajm i mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur. Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO, aleanca garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur. Shqipëria, zëdhënëse e interesave të Kosovës ne Këshillin e Sigurimit.'- deklaroi Begaj.

3 VITE ME PARE

Takimi me Bajram Begaj, Osmani: Kërkojmë mbështetje për anëtarësimin në NATO, aty ku e kemi vendin

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Vjosa Osmani

KOSOVË-  “Kosova do të ecë në të njëjtat hapa për integrimin. Ne kemi nevojë ende për mbështetjen e Shqipërisë në organizmat ku ne nuk kemi ulëse. Ne kërkojmë mbështetje për anëtarësimin në NATO, aty ku e kemi vendin. Dua t’ju falenderoj në emër të popullit të Kosovës për mbështetjen e mëparshme ku keni treguar angazhim patriotik” – tha Osmani në Prishtinë gjatë konferencës me Bajram Begajn.

3 VITE ME PARE

Presidenti Begaj në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj po zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Republikën e Kosovës, pas marrjes së detyrës së kreut të shtetit. Begaj u prit në një ceremoni zyrtare nga homologia e tij, Vjosa Osmani, e cila dhe e fton edhe ftesa, për të vijuar me takime të nivelit të lartë edhe gjatë ditës së nesërme.

Kjo vizitë e presidentit Begaj në Prishtinë shënon edhe udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit. Begaj u prit nga Osmani me një ceremoni të veçantë, ndërsa u nderua dhe nga Forcat e Armatosura të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Vizita 2-ditore si President/ Bajram Begaj sot në Kosovë, zbardhet axhenda e takimeve

Begaj në Prishtinë: Dy shtete, një komb! Osmani: Traktat për
Bajram Begaj

KOSOVË- Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë. Vizitat do të bëhen sot dhe nesër me ftesë të homologes së tij, Vjosa Osmani. Ai do të zhvillojë takim me Osmanin që do të pasohet më pas nga një deklaratë e përbashkët. Begaj do të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

AXHENDA:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

barjam begaj bajram begaj ne kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë