LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, bosi i kartelit 'Bello' kishte pasaportë false kolumbiane

•Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge. •Lajmin e kanë dhënë autoritetet turke, të cilat publikuan edhe pamje nga arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar. •Ai mbante pasaporte false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. •Rexhepi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare. •Ai akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. •Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. •Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga policia turke, Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Dega Kundër Kontrabandës dhe Kalimit Kufitar të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, Policia e Shtetit: Nisin procedurat për ekstradimin e 43-vjeçarit

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Dritan Rexhepi

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt vendit tonë. 43 vjeçari, i cilësuar si koka e kartelit të drogës, u arrestua këtë të premte në Stamboll me një pasaportë kolumbiane, të regjistruar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Nisin procedurat për ekstradimin e të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi. Pas kapjes në Turqi, të 43-vjeçarit, Zyra Qendrore e Interpol Tiranës dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, në vendin tonë. Dritan Rexhepi u kap si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

- Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.11.2015, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikimi i vulave i stampave ose formularëve”, në rrethana rënduese.

- Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 31.01.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, më datë 29.09.2011, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 15.04.2010, e ka dënuar me 16 vjet e 5 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 13 vjet, 8 muaj e 6 ditë burgim), për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

2 VITE ME PARE

Del kartela e narkotrafikantit Dritan Rexhepi, llogaritë të hapura me drejtësinë e 4 shteteve

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi i ka hyrë botës së krimit në një moshë të re. Ai u arrestua disa vite më parë pasi kërcënonte një nga prokurorët e asaj kohe, pasi po hetohej për dy vrasje në Krujë. Pasi u arratis nga paraburgimi, ai do të shndërrohej si një ndër personazhet e botës së krimit. Ai është regjistruar me emër të rremë në Ekuador.

Ai u dënua nga Ekuadori dhe u lirua më kusht. Po ashtu ai kërkohet dhe nga Italia për një seri krimesh dhe të ashtuquajturën kompania Bello.

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll

Ndërsa Turqia e akuzon për posedim të pasaportës false. Po ashtu, Rexhepi ka llogari të hapura dhe me autoritetet shqiptare, për një seri ngjarjes, mes të cilave është dhe ajo e zhdukjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Ndërkohë mediat kanë publikuar kartelën e bosit të kokainës në Ekuador, që akuzohet se furnizonte me drogë Europën./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Merr fund liria për Dritan Rexhepin/ Si e udhëroi rrëmbimin e Jan Prengës?

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll

TURQI- Një arrestim i bujshëm është kryer në Stamboll, ku është vënë në pranga, Dritan Rexhepi i quajtur edhe ‘Mbreti i Kokainës'. 

I shumëkërkuari akuzohet edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Nga hetimet e SPAK rezulton se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penal në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës, Jan Prenga, me banim në Kamëz, Shqipëri.

Si ndodhi rrëmbimi i Jan Prengës?

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye më 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën të fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës. SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

Sipas hetimeve, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që i përkiste Rexhepit e Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

Arrestimi i Dritan Rexhepit në Turqi

Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, i akuzuar si kreu i një karteli ndërkombëtar droge. Lajmin e kanë dhënë autoritetet turke, të cilat publikuan edhe pamje nga arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar. Ai mbante pasaporte false me emrin Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz, është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar në qytetin turk nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Ai akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat e vrasjes me dashje dhe rrëmbimit të personit, falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje. Vendndodhja e drejtuesit të kartelit u përcaktua si rezultat i punës së përbashkët të kryer nga policia turke, Dega Kundër Krimeve Narkotike në Stamboll, Dega e Inteligjencës, Dega Kundër Kontrabandës dhe Kalimit Kufitar të Emigrantëve dhe shkëmbimit të informacionit me Policinë Italiane.

2 VITE ME PARE

U arrestua në Stamboll! Kush është “Mbreti i ri i Kokainës”, Dritan Rexhepi, vrau 2 policë, u arratis nga burgu më shumë se El Chapo

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll ku kishte shkuar me pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Garcia. Në Shqipëri Dritan Rexhepi akuzohet se në 1998 vrau policët Arben Ke.qi dhe Durim Kasmi. Në 2007 u arrestua në Tiranë por pak ditë më pas u arratis nga Policia e Durrësit

Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj.

“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës.

Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, shkruhet se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Arrestimi i Rexhepit/ Ministri turk: Lideri i kartelit Bello u ndalua, kërkohej me njoftim të kuq nga Shqipëria dhe Italia

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Ministri turk

TURQI- Ministri i Punëve të Brendshme turke, Ali Yerlikaya ishte ai që bëri të ditur se është kapur Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës me emrin "Kompanio Bello", i cili kërkohej me njoftim të kuq dhe transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Ministri Yerlikaya tha në postimin e tij: "Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri"

Postimi i plotë i tij:

Unë dua që kombi ynë i dashur ta dijë këtë; Ne jemi të vendosur të pastrojmë vendin tonë nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe trafikantët e helmeve.

Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin Kompanio Bello, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të Liri, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit.” Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për ekstradim.

U konstatua se tregtari i helmeve, i cili ndiqej ndërkombëtarisht nga Drejtoria jonë kundër Krimeve Narkotike dhe Drejtoria e Inteligjencës së Policisë së Stambollit, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, ka hyrë në vendin tonë nga Aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emër të Benjamin Omar Perez Garcia. Menjëherë u krye aksioni i Kartelit për kapjen e Dritan Rexhepit.

2 VITE ME PARE

AKSIONI- Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, në vilë iu sekuestruan euro, armë dhe bizhuteri floriri (ME VIDEO)

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Momenti i arrestimit

TURQI-Mediat turke kanë bërë publike pamjet e arrestimit të Dritan Rexhepit. Sikurse shihet edhe në video, forcat speciale shtrijnë në tokë Rexhepin për t'i vënë prangat e më pas e transportojnë në mjetin e tyre. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestruan armë, sasi eurosh dhe bizhu nga më të ndryshmet. 


Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompanio Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Siç raportojnë mediat turke, Rexhepi kishte hyrë në Turqi me pasaportë false kolumbiane, ndërsa u kap gjatë një operacioni në Stamboll./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Si u arrestua kreu i kartelit të drogës 'BELLO' në Stamboll, momenti i operacionit, forcat speciale e shtrijnë në tokë

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Momenti i arrestimit

TURQI- Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës Kompania Bello, i cili ishte i kishte hyrë në Turqi me pasaportë false, u kap gjatë një operacioni në Stamboll. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll

Ministri Yerlikaya tha se është marrë masa për këtë zbulim. 

Ministri Yerlikaya tha: "Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri." ndau mesazhin e tij.

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll

2 VITE ME PARE

Porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet Dritan Rexhepi në Stamboll

Porositësi i vrasjes së Jan Prengës! Arrestohet në Stamboll
Dritan Rexhepi

TIRANË- Porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, arrestohet Dritan Rexhepi në Stamboll. Ai ishte në Stamboll, i kamufluar me pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Garcia. 

Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, i cili njoftoi se kreu i organizatës së drogës "Kompania Bello", Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar "Kartel" në Istanbul.

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. /Dosja.al

arrestohet dritan rexhepi dritan rexhepi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet