LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase për atentatin ndaj Agim Boriçit: Qëllova me breshëri, kujtova se e vrava! Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja

• Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për dosjen “Plumbi i artë”. • Gjatë kësaj seance po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. • Më herët kanë dëshmuar në këtë proces të penduarit Nuredin Dumani dhe Erion Alibej. • Skerdi Tasi dha shpjegime para gjykatës për njohjen e tij me Henrik Hoxhajn. • Si edhe për atentatin e dështuar nga Agim Boriçit. • Tasi tha se me Henrik Hoxhajn u takua për herë të parë në vitin 2017 për të vrarë Agim Boriçin, që sipas tij u porosit nga Viron Tavanxhi. • Gjithashtu Skerdi Tasi zbuloi me detaje se si dështoi plani për vrasjen e Agim Boriçit. •Tase thotë se ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij dhe është larguar me idenë që e kishte vrarë. • Skerdi Tase thekson gjithashtu se Bashkë me Henkrik Hoxhajn janë larguar dhe armën e hodhën në lumin Gjanica. • Sipas tij pas është kuptuar se tregtari i naftës nuk kishte vdekuar ka nisur debati me Henrikun. • Tase gjithashtu shprehet se Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinin alkool bashkë dhe takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar. • Ai ka treguar edhe për veten e tij kur ka punuar teknik në një televizion në Fier për 1 vit. • I pandehuri i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfyer edhe detaje mbi planifikimin dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në Elbasan, në korrik të vitit 2020. • Sipas tij, në fillim kishte një tjetër objektiv, por grupi vendosi të përqendrohej te Ramazani, për të cilin u ra dakord me pagesë 130 mijë euro. • Skerdi Tase gjithashtu tregoi se për atentatin përdorën një makinë të marrë nga Nuredini, të cilën e kishin përdorur edhe më herët për një tjetër tentativë vrasjeje. • Ai theksoi se automjeti ishte ruajtur në një magazinë në Bradashesh, që i përkiste Arben Lazës. Tase rrëfeu se pas krimit makina dhe dy armë u dogjën, ndërsa armët që përdori i mori me vete dhe i fshehën pranë Peqinit, “tek ca betoniere”.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Gim Boriçin e kërkuam në spital, por e gjetëm në lokal me të vëllanë"/ Skerdi Tase në GJKKO: Qëllova, por ngeci arma! Kur i vura flakën makinës, u dogja vetë

“Plumbi i Artë”/  Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase
Skerdi Tase

TIRANË- Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ku shkuan për ta vrarë së bashku me Henrik Hoxhaj. Tase gjithashtu ka rrëfyer se shkuan për ta kërkuar në spital shënjestrën e tyre pasi kishin marrë informacion se ndodhej aty, por nuk e gjetën. Më pas i shkuan në lokal, ku Gim Boriçi ndodhej së bashku me të vëllanë, ndërsa Henrik Hoxhaj iu drejtua “aq më mirë”, duke shtuar “sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin”.

Skerdi Tasi tregoi se qëlloi drejt shënjestrës dhe të vëllait nga brenda mjetit tip Renault ku ndodheshin, por iu bllokua arma. Skerdi Tasi gjithashtu tregoi se Gim Boriçi dhe i vëllai arritën të shpëtonin duke ikur drejt banesës që e kishin afër lokalit, ndërsa së bashku me Henrikun u larguan për të djegur mjetin.

Pjesë nga dëshmia e Skerdi Tasit

Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij. Gim Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, ‘aq më mirë’. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, “qëllo se na ikën”. “Nuk kam ça bëj”, i thashë se mu bllokua.

Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.

Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.

Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Viron Tavanxhi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që ‘do flas’ dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë. Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.

1 VITE ME PARE

"Porositësi ishte Erion Alibej"/ Skerdi Tase rrëfen plani për ekzekutimin e Bujar Çelës: Morëm kapar 5 mijë euro! Riku donte që ta vrisnim, por e anashkaluam

“Plumbi i Artë”/  Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase
Skerdi Tase

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfye në GJKKO detaje nga tentativa e dështuar për të vrarë Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Tase tha se porositësi i vrasjes së Bujar Çelës ishte Erion Alibej dhe se ai bashkë me mikun e tij, Henrik Hoxhaj (Riku) morën kapar prej 5 mijë eurosh për vrasjen e Bujar Çelës. Tasi tha se ditën që ishin nisur për të vrarë Çelën dikush kishte raportuar targën e tyre si makinë e dyshimtë, e për këtë arsye ata anuluan ekzekutimin.

Pjesë nga dëshmia e Skerdi Tasi

Më tha që veç tyre kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Unë e takova Rikun tek shtëpia në Tiranë, që e kishte në bllok. Të nesërmen takuam Nuredinin. Aty ramë dakord për ekzekutimin. Tek Nuredini Riku më prezantoi si nipçe. Biseduam për kushtet dhe këta tregonin dhe atentatet e Durrësit. Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro. Më vonë e mora vesh se porositësi ishte Erion Alibej. Bujar Çela lëvizte me një Benz. Na tregoi shtëpinë, lokalin. Por ne e anashkaluam. Riku nuk donte që ta vrisnim. Ne edhe e kemi parë, por nuk donim që ta vrisnim. Një herë u bëmë gati. Morëm makinën për atentatin. Por dikush kishte raportuar targën, si makinë e dyshimtë.

1 VITE ME PARE

"Paratë na i dha një grua"/ Skerdi Tase në GJKKO: 130 mijë euro për vrasjen e Emiljano Ramazanit! E qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefo

“Plumbi i Artë”/  Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase
Skerdi Tase

TIRANË- I pandehuri i drejtësisë Skerdi Tase gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka rrëfyer edhe detaje mbi planifikimin dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit në Elbasan, në korrik të vitit 2020. Sipas tij, në fillim kishte një tjetër objektiv, por grupi vendosi të përqendrohej te Ramazani, për të cilin u ra dakord me pagesë 130 mijë euro.

Skerdi Tase gjithashtu tregoi se për atentatin përdorën një makinë të marrë nga Nuredini, të cilën e kishin përdorur edhe më herët për një tjetër tentativë vrasjeje. Ai theksoi se automjeti ishte ruajtur në një magazinë në Bradashesh, që i përkiste Arben Lazës. Tase rrëfeu se pas krimit makina dhe dy armë u dogjën, ndërsa armët që përdori i mori me vete dhe i fshehën pranë Peqinit, “tek ca betoniere”.

Pjesë nga dëshmia

Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro, këtë kohë shkonim përditë në Elbasan, përdornim makina me qira. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin kishim 4 armë, 2 kallash dhe 2 pistoleta. Ditën e ngjarjes jemi nisur herët për Elbasan, na vinin informacione nga Nuredini ‘është në palestër, është këtu është atje’. Në palestër nuk na u duk e përshtatshme për ta vrarë, dhe e lamë kur të vinte tek shtëpia, e pritëm tek pallati. Sapo e parkoi, zbrita nga makina. Henriku ishte shofer, iu afrova dhe e qëllova disa herë në kokë e qafë me pistoletë. Dogjëm makinë  dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana. I ramë nga Rrogozhina. Armët e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve, na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, Klara. Henriku më tha emrin e saj.

1 VITE ME PARE

"Pse e more përsipër kur se beje dot"/ Atentati ndaj Agim Boriçit, Skerdi Tase në GJKKO: Qëllova me breshëri, kujtova se e vrava! Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja

“Plumbi i Artë”/  Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për dosjen  “Plumbi i artë”. Gjatë kësaj seance po  dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. Në dëshminë e tij Tase ka dhënë më shumë detaje lidhur me atentatin ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari, ai thotë se ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij dhe është larguar me idenë që e kishte vrarë.

Skerdi Tase thekson gjithashtu se Bashkë me Henkrik Hoxhajn janë larguar dhe armën e hodhën në lumin Gjanica. Sipas tij pas është kuptuar se  tregtari i naftës nuk kishte vdekuar ka nisur debati me Henrikun. Tase gjithashtu shprehet se Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinin alkool bashkë dhe takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar. Ai ka treguar edhe për veten e tij kur ka punuar teknik në një televizion në Fier për 1 vit. 

Pjesë nga dëshmia e Skerdi Tase:

Kam punuar edhe teknik ne një televizion në Fier për 1 vit. Shokët që kisha, ishin banakier e kamerierë mes tyte Ishte dhe Armando Mita. Kam patur shokë fëmijërie që jam rritur. Pas atentatit ndaj Abedinit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici, Henriku më thoshte ç’punë ka ai kur ne se kryem dot. Quhej Albert Pashaj, me sa menduam më vonë se në atë kohë se dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.

Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikin, Vironi më kishte treguar që merret me atentate. Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit të cilat e njoftonin.

Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin. Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi. Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në Itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shtëpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shtëpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë. Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjelle  kanabis. Mora vesh qe Henriku kishte marrë porosi edhe nga një person tjetër, Renato Çami, për Gim Boriçin që kemi ndenjur 8 muaj duke e ruajtur. Qëllova një breshëri tek Aredin Behari, mendova e kapen fishekët, pastaj u largova me priste “riku” 100 metra me larg, un mendova e kam vrare, kaluam mbi lumin Gjanica aty ku hodhëm dhe armen scorpion.

Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, me tha pse e more përsipër kur se beje dot, pasi Aredini kishte thëne emrin e porositësit në polici. Henrik Hoxha qëndronte gjithmonë i armatosur, pinim alkool me të, takoheshim shpesh, disa herë mund të hapte dhe xhamin e makinës dhe qëllonte në ajër, e kam parë duke qëlluar, unë nuk mbaj mend të qëlloja ndonjëherë në prezencë të tij. Henriku donte të më vinte në provë nëse jam i aftë të kryeja vrasje para se të shkonim tek Agim Boriçi. Kishim rënë dakord që edhe Henriku nëse do duhej do ishte gati për të vrarë Aredin Beharin, edhe nëse do qëllonim nga makina në makinë.

1 VITE ME PARE

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase për atentatin ndaj Aredin Beharit: I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës

“Plumbi i Artë”/  Dëshmon në gjykatë Skerdi Tase
Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka dëshmuar këtë të martë për herë të parë para trupit gjykues për “Plumbi i Artë”.  Më herët kanë dëshmuar në këtë proces të penduarit Nuredin Dumani dhe Erion Alibej. Tase u pyet nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, lidhur me atentatin e dështuar ndaj tregtarit të naftës, Aredin Behari, ngjarje e ndodhur në vitin 2017 në Fier. Ai gjithashtu tregon se me Henkrik Hoxhajn është njohur nga një shok i përbashkët. 

"Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët, ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit Henriku me tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë pse po e vononi atë punë.

I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës e me pas brenda në lokal, nuk u futa më tej se isha pa doreza. Vironi me ka kontaktuar edhe për të bërë vrasjen e Agim Boriçit, po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet ne vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bere planet, Riku më tha se kishte marrë dhe një punë tjetër për Aredin Beharin," tha Skerdi Tase. 

plumbi i arte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet