LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosja e policit në Tiranë/ ‘Jam komandant i Pentagonit!’, pritet ekspertiza mjekoligjore për Bozhanaj, zbardhet DINAMIKA

•Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur sërish këtë të premte nga hetuesit. •Deklarimet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.•Ai ka thënë "Jam komandant i Pentagonit".  •Bozhanaj u arrestua pasditen e 21 shtatorit 2023 teksa po shkonte në banesën e tij në zonën e Kinostudios. •Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur, ndërsa armën tip postoletë e kishte me fishekë në fole. •Autori sapo është kthyer nga Italia në gusht të këtij viti, dhe sipas dëshmive nga të afërmit, ka shfaqur probleme psikologjike.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti që plagoset efektivi i Shqiponjave, dalin pamjet kur 42-vjeçari e qëllon me pistoletë, Alleshi gjen strehim në lokal

Plagosja e policit në Tiranë/ ‘Jam komandant i
Momenti i plagosjes

TIRANË- Videoja e mëposhtme është e momentit kur Klered Bozhanaj ka plagosur efektivin e policisë Edlir Alleshi, dy ditë më parë. Në pamjet e siguruara nga Euronews, shihet efektivi Bozhanaj, i cili pasi plagoset arrin që të futet brenda një lokali. 

Ndërkohë që një koleg, arriti që të gjente strehim në lokal para tij. Kur Bozhanaj e plagosi, efektivi po e ndiqte së bashku me kolegun e tij.  

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur./Dosja.al

2 VITE ME PARE

“Ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin”/ Zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi policin: Nuk e dinim ku iku

Plagosja e policit në Tiranë/ ‘Jam komandant i
klered bozhanaj

TIRANË- Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit Klered Bozhanaj në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i saj, i cili akuzohet se plagosi një efektiv të Shqiponjave.

Sipas dosjes dosjen hetimore të prokurorisë të siguruar nga BalkanWeb, në dëshminë e saj gruaja ka deklaruar se burri i saj i kishte dhënë disa lekë djalit të tyre për të blerë fara, dhe se po e priste jashtë banese dhe pas kontrolleve të ushtruara nga disa policë, burri i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë. Ajo tha mes të tjerash se në lagje kishte dëgjuar zhurma, pa dhënë detaje se për çfarë zhurmash bëhet fjalë.

Gruaja pa dhënë shumë detaje ka sqaruar se kishte nisur kërkimet në lagje bashkë me vjehrrin e saj për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari. Ajo sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi ai nuk dispononte telefon.

Babai i tij, V.Bozhanaj në dëshminë e tij ka thënë se Kleredi së bashku me familjen e tij u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij, në zonën e Kinostudios. Pas kthimit të djalit nga Italia, V.Bozhanaj ka deklaruar se i Kleredi i kishte thënë që nga Italia ishte kthyer pas një konflikti me punëdhënësin, dhe sipas tij, policia italiane kishte mbajtur anën e punëdhënësit. Për këtë arsye ishte detyruar të kthehej në Shqipëri dhe për këtë fakt, thotë babai, Kleredi fajësonte policinë italiane dhe për ta kishte krijuar urrejtje. Sipas dëshmisë së babait, gjatë jetesës në banesë ai kishte vënë re Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër.

2 VITE ME PARE

“Mendonte se të gjithë e urrenin”/ Dëshmia e babait të personit që plagosi policin: U kthye nga Italia pas një konflikti me punëdhënësin

Plagosja e policit në Tiranë/ ‘Jam komandant i
Autori

TIRANË- Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja” në kryeqytet dy ditë më parë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Kjo për shkak të dëshmive të tij konfuze para hetuesve, por edhe familjarëve të autorit që kanë thënë se Klered Bozhanaj vuan nga depresioni i theksuar.

Ai u shpreh se është 'komandant i Pentagonit', duke lënë të habitur grupin hetimor. 

Babai i tij, V.Bozhanaj ka thënë se Kleredi së bashku me familjen e tij u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij, në zonën e Kinostudios.

Kleredi dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të papunë dhe kanë jetuar me të ardhurat e prindërve të tyre”, thuhet në procesverbalin e grupit hetimor.

Pas kthimit të djalit nga Italia, V.Bozhanaj ka deklaruar se i Kleredi i kishte thënë që nga Italia ishte kthyer pas një konflikti me punëdhënësin, dhe sipas tij, policia italiane kishte mbajtur anën e punëdhënësit. Për këtë arsye ishte detyruar të kthehej në Shqipëri dhe për këtë fakt, thotë babai, Kleredi fajësonte policinë italiane dhe për ta kishte krijuar urrejtje.

Sipas dëshmisë së babait, gjatë jetesës në banesë ai kishte vënë re Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër.

Por Klered Bozhanaj e kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e babait. I ati kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin./Dosja.al

2 VITE ME PARE

“Ikni ore...”/ DOSJA e plagosjes së efektivit, 42-vjeçari po pinte cigare, 'Keli' qëlloi me armë nga sipër, berberi e identifikoi

Plagosja e policit në Tiranë/ ‘Jam komandant i
Autori dhe i plagosuri

TIRANË-Zbardhet dinamika e plagosjes së policit Edlir Alleshi dy ditë më parë në zonën e Kinostudios në Tiranë, i cili u qëllua me armë nga Klered Bozhanaj 42 vjeç. Sipas procesverbalit të grupit hetimor, kanë qenë dy patrulla të Shqiponjave që po patrullonin në zonën e Kinostudios rreth orës 18:50 pranë një kompleksi banimi.

Në një lulishte aty pranë ka qenë dhe Klered Bozhanaj, i cili sapo pa policët nisi të largohej. Efektivët vunë re sjelljen e dyshimtë dhe i kërkuan që të ndalonte.

Por Bozhanaj nisi të vraponte. Punonjësit e policisë i bën thirrje që të ndalonte, por 42-vjeçari Bozhanaj ju përgjigj duke ju thënë “ikni ore, më lini rehat”.

Në këto kushte punonjësit e policisë kanë ndaluar motorin për të kryer një verifikim në lidhje me këtë shtetas, por ky person u largua me vrap duke hyrë në shkallët e pallatit. Pas largimit me vrap nga qytetari punonjësi i policisë Edlir Alleshi ju vu nga pas duke e ndjekur nëpër shkallë, ndërsa të njëjtin veprim ka ndjekur edhe Ted Koldashi.

Pasi ka kryer disa metra është njoftuar nga kolegu i tij shtetasi Edlir Alleshi i cili i ka treguar se personi që ishin duke ndjekur ishte i armatosur. Gjatë ndjekjes nëpër shkallë të personit që po ndiqnin janë qëlluar me armë zjarri nga sipër po nga ky person.

Të ndodhur në këto kushte punonjësit e Policisë janë kthyer pas për tu siguruar  si dhe për të bllokuar hyrjen e pallatit. Në momentin që kanë dalë në hyrje të pallatit Ted Koldashi ka shkuar te lokali duke njoftuar klientët të largoheshin pasi kishte të shtëna me armë zjarri.

Gjatë kohës që ndodheshin para hyrjes së pallatit kolegu i vetë Edlir Alleshi i ka treguar se ishte plagosur, dhe menjëhere ka marrë kolegun bashkë edhe me dy kolegët e tjerë të cilët ishin afruar e kanë futur në makinen e shtetasit Altin Xhura dhe e kanë nisur për në Spital me qëllim “dhënien e ndihmës mjeksore”

Ndërsa autori është identifikuar nga shtetasi B.Ajazi. Ajazi me profesion berber është shprehur se rreth orës 11:30 autori ka shkuar me djalin e tij të mitur në berberahnen e tij ku është qethur. Pasi atij i janë treguar pamjet filmike, ai e ka identifikuar autorin si Keli, që sapo kishte ardhur nga Italia.

Ndërsa vëllai i autorit përpara hetuesve ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar nga nëna e tij, e cila e ka lajmëruar se ka ardhur policia në banesë dhe se duhet të shkonte atje. Referuar hetimeve mësohet se pas plagosjes polici është dërguar në spital nga dy kolegë të tij dhe shtetasi Altin Durma, pronar i një lokali, ku ndodhi dhe ngjarja.

Ne ambientet e spitalit të Traumës janë marrë faktorët plotësues të punonjësit të policisë të plagosur shtetasit Edlir Alleshi, si dhe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale uniforma e punës te demtuarit ku tek jeleku, bluzja si dhe kanatierja e tij ka nje vrime hyrese tejshpuese në dukje e shkaktuar nga armë zjarri.

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë faktorët plotësues të punonjësve Ted Koladashi, Sokol Mullaj dhe Ardion Shukullari për të cilat janë përpiluar vendimet përkatëse dhe janë dërguar për kryerjen e ekspertimeve.

Gjatë kontrollit në ambjetet e banesës shtetasi Klerent Bozhanaj nuk u gjet në banesë por vetëm familjarët e tij dhe nga kontrolli i ushtruar nuk u gjetën sende të kundraligjshme, por sende apo dokumenta personale që kanë të bëjnë me të./

2 VITE ME PARE

Qëlloi me armë ndaj efektivit të 'Shqiponjave', dëshmia e autorit: Jam komandant i Pentagonit dhe iluminati

Plagosja e policit në Tiranë/ ‘Jam komandant i
Klered Bozhanaj

TIRANË- “Jam komandant i Pentagonit”, “Jam iluminati”,- kjo ishte dëshmia e Klered Bozhanaj, 42 vjeçarit që u arrestua për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi.

Ai është ripyetur nga grupi hetimor. Thëniet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Teksa është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai e cilësoi veten si 'komandant'.

Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur. /Dosja.al

klered bozhanaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet