LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje me agjentët e BKH në Fier/ Kapllanaj: Ngritën dronin mbi zyra! Policia: Hetuesit u goditën për shkak të detyrës, autorët janë shoqëruar

• Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit mes njerëzve të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku këta të fundit shoqërohenin edhe nga Forcat Operacionale. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku njofton se hetuesit dhe efektivë pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit. • Rreth orës 19:20, forcat operacionale dhe agjentët e BKH-së, janë goditur nga disa persona për shkak të detyrës. • Këta persona janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatin e Fierit. • Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga vetë ish-kryebashkiaku Kapllanaj, i cili ka thënë se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. • Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës. • Pas debatit agjentët janë larguar me automjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. • Ky i fundit ka sqaruar më tej se pak minuta më vonë në rrugë ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të tij. • Ish-kryebashkiaku pretendon se në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjentë të BKH, por se njerëzve të tij iu është nxjerrë arma dhe armë në formë kërcënimi. • Ai thotë se vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH. • Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë qetësuar situatën, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. • Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përplasje me agjentët e BKH-së/ "Ngritën dronin pranë zyrave tona", Agron Kapllanaj: Nuk kanë treguar se ishin hetues, nxorrën dhe armë

Përplasje me agjentët e BKH në Fier/ Kapllanaj: Ngritën
agron kapllanaj

FIER- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme mes njerëzve të tij në Fier dhe agjentëve të BKH-së. 

Kapllanaj ka thënë për A2CNN se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dy herë dhe kjo ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.

“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, ka pretenduar ai. 

Pas debatit agjentët janë larguar me automjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Ky i fundit ka sqaruar më tej se pak minuta më vonë në rrugë ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të tij.

Kapllanaj pretendon se në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjentë të BKH, por se njerëzve të tij iu është nxjerrë arma në formë kërcënimi. Ai thotë se vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.

Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë qetësuar situatën, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik. Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim.

1 VITE ME PARE

Përplasje në Fier, reagon policia: Hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona

Përplasje me agjentët e BKH në Fier/ Kapllanaj: Ngritën
pamje nga fieri

FIER- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me përplasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve zyrtare, Forcat Operacionale së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, agjentët policorë dhe të BKH-së, janë goditur nga disa persona për shkak të detyrës. Këta persona janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatin e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Përplasje mes hetuesve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt në Fier, dalin pamjet e para nga vendngjarja

Përplasje me agjentët e BKH në Fier/ Kapllanaj: Ngritën
foto ilustruese

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Njerëzit e Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiakut të Mallakastrës janë përplasur me agjentët e BKH-së, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga forcat operacionale. 

Sipas burimeve policore, agjentët e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë shoqëruar në komisariat. Dosja.al ka siguruar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

 

 

1 VITE ME PARE

Incident në Fier/ Hetuesit e BKH dhe "Operacionalja" përplasen me njerëzit e Agron Kapllanajt, shoqërohen disa persona

Përplasje me agjentët e BKH në Fier/ Kapllanaj: Ngritën
foto ilustruese

FIER- Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit mes hetuesve të BKH, të cilat shoqërohenin nga forcat operacionale dhe njerëzve të ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanajt.

Bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici disa persona. Ndërkohë arsyet që sollën këtë incident janë ende të paqarta. 

agron kapllanaj agjentet e bkh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet