LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja për mandatin/ Lapaj: Endri me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës! Thumbon Shabani: Bëj si të them unë, jo si bëj unë

• Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp "sfridoi" kreun e Nisma Thurje Endri Shabanin për të dhënë të dy dorëheqjen dhe mandati sipas tij ti kalojë kandidates Greta Ambeli. Lapaj tha se Shabani nuk është më i votuari. • Ai theksoi se Nisma Thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota, pra, sipas tij, votat i mori koalicioni dhe mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.• Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegjës Endri Shabanin për sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. • Lapaj u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.• Ai theksoi se Shqipëria Bëhet finalizoi koalicion me Nismën Thurje jo për votat, sepse Endri Shabani nuk mori dot vota për t’u bërë deputet dhe nuk kishte mbështetje sipas sondazheve, por për frymë dhe për të ndryshuar sistemin. • Gjithashtu Lapaj shtoi se mandatin e koalicionit e ndan KQZ-ja me vendimin e saj, por ai kërkoi që të respektohej marrëveshja dhe mandati të shkonte tek personi që kishte marrë më shumë vota në listën e hapur. • Në konferencë Lapaj shpjegoi edhe bisedimet me Shabanin, dëshirën e tij për të kandiduar si kryebashkiak i Tiranës dhe për drejtimin e përkohshëm të koalicionit. • Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka bërë postim në rrjetet sociale ku thotë në marrëveshjen e koalicionit me Adriatik Lapajn, nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. • Shabani shkruan se marrëveshja ka qenë morale dhe jo e firmosur dhe nëse Lapaj nuk e mban fjalën e dhënë apo besën, pse duhet ta mbajnë të tjerët, përfshi edhe dajën e tij, Zeqir Kordhoni.

4 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

"Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta", Shabani: Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën

Përplasja për mandatin/ Lapaj: Endri me dajën duan t’ia
shabani, lapaj

TIRANË- Kryetari i "Nisma Thurje", Endrit Shabani i është përgjigjur deklaratave të kreut të "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapajt.  Në reagimin e tij, Shabani shprehet se u ftua nga Lapaj në një duel politik me mjete të pabarabarta, ndërsa shton se kreu i "Shqipëria Bëhet" po shpif ndaj tij dhe po gënjen për të. 

Ai thotë se nuk ka për qëllim të pengojë Lapajn apo dikë tjetër të marrë mandatin e deputetit. Më tej shprehet se i ka kërkuar dajës së tij të tërhiqej nga çështja e mandatit por nuk ja ka dalur ta bindë. 

Ndërsa nuk ka kursyer ironitë ndaj Lapajt, Shabani shprehet se nuk mban përgjegjësi për të afërmin e tij, ashtu siç sipas tij "Adriatiku ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun". 

Ai shprehet se i vjen keq që Lapaj nuk merr përgjegjësitë që i takojnë lidhur me këtë çështje të cilin e quan "teatër", ndërsa shton se "motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj."

REAGIMI I PLOTË: 

Një përgjigje për deklaratën e sotme të Z. Adriatik Lapaj

Në mënyrë të përsëritur dhe fatkeqësisht për turpin e “politikës së re”, jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj.

Theksoj “me mjete të pabarabarta” sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë.

Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë.

Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament.

E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin.

Nga ana tjetër, ia kam bërë të qartë po ashtu Adriatikut se unë nuk e bind dot dajën tim që të harrojë kërcënimet me jetë, apo dhunën publike dhe mediatike të frymëzuar, në mos porositur, nga Adriatiku.

Përpara se të kalohej në dhunë e kërcënime, Adriatiku është dëshmitar që jam ulur bashkë me të për t’i kërkuar dajës t’i hapë rrugën, dhe nuk ia kemi dalë.

Unë nuk jam Zeqiri dhe as dua të bëj avokatin e tij, por nuk kemi argumente as unë, as Adriatiku për ta bindur që ai të mos i kërkojë hesap Adriatikut për sa i përket fjalës së dhënë.

Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm.

Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër.

Ajo që unë nuk kuptoj është përse Adriatiku kërkon të më bëjë mua përgjegjës për vendimet individuale të dikujt që, po, është i afërmi im, por ka kokën e vet, kur Adriatiku vetë nuk mban përgjegjësi as për familjarët e tij që kërcënojnë në emër të tij.

Unë besoj njësoj si Adriatiku që ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun. Por nuk është problemi im nëse ai beson që përgjegjësia e dikujt tjetër është e imja – dhe kjo nuk ka ku të rrijë!

Më vjen keq që një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një “gjetje gjeniale”. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si “placeholders” (mbajtës rradhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes.

Megjithatë, do të doja që ky absurd të mbaronte. Dhe personalisht, së bashku me ata familjarë që mendojnë si unë, e kam hapur krahun pa asnjë problem.

Motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj.

Ndërsa Adriatikut do t’i lutesha që çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua, sepse për më tepër, sado qesharake të duket, dajës tim iu lut ta përfshinte në listë në minutën e fundit, kur nuk gjente dot kandidatë për të mbushur listat.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.

As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet.

Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim.

Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e “politikës së re”!

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp "sfidoi" kreun e Nisma Thurje Endri Shabanin për të dhënë të dy dorëheqjen dhe mandati sipas tij ti kalojë kandidates Greta Ambeli. Lapaj tha se Shabani nuk është më i votuari. Ai theksoi se Nisma Thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota, pra, sipas tij, votat i mori koalicioni dhe mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegjës Endri Shabanin për sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lapaj u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se Shqipëria Bëhet finalizoi koalicion me Nismën Thurje jo për votat, sepse Endri Shabani nuk mori dot vota për t’u bërë deputet dhe nuk kishte mbështetje sipas sondazheve, por për frymë dhe për të ndryshuar sistemin. 

11 MUAJ ME PARE

"Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës!" Lapaj: Më ka kërkuar drejtimin për dy vite të koalicionit dhe kandidimin si kryebashkiak të Tiranës

Përplasja për mandatin/ Lapaj: Endri me dajën duan t’ia
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegjës Endri Shabanin për sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lapaj u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se Shqipëria Bëhet finalizoi koalicion me Nismën Thurje jo për votat, sepse Endri Shabani nuk mori dot vota për t’u bërë deputet dhe nuk kishte mbështetje sipas sondazheve, por për frymë dhe për të ndryshuar sistemin. Gjithashtu Lapaj shtoi se mandatin e koalicionit e ndan KQZ-ja me vendimin e saj, por ai kërkoi që të respektohej marrëveshja dhe mandati të shkonte tek personi që kishte marrë më shumë vota në listën e hapur. Në konferencë Lapaj shpjegoi edhe bisedimet me Shabanin, dëshirën e tij për të kandiduar si kryebashkiak i Tiranës dhe për drejtimin e përkohshëm të koalicionit. 

Pjesë nga fjala e Lapajt:

Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkoj Lapaj në parlament, ndaj duan zotit Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet zotit Shabani. Koalicionin me Shabanin e bëmë për frymë, për mesazh kundër sistemit, sepse nga sondazhet dilte se zoti Shabani dhe Nisma Thurje nuk kishte as 0,2%.

Ne kërkojmë të mos njihen dorëheqjet. Ata mund të jenë bërë pjesë e shantazheve dhe kjo duhet ndaluar. Ne duhet të luftojmë që ato dorëheqje të pranohen, ne nuk luftuam për dajot e zotit Shabanit dhe as për dajot e tjerë. Çfarë të bëjmë tano, t’ia lëmë dajo Zeqirit të zotit Shabani që ta çojë te Rama? Vota duhet të shkojë atje për ku është hedhur, 64 mijë vota, për kandidatët e listës së hapur. Se ku do shkojë mandati do e shohim nesër kur të vendosë KQZ-ja. Ne nuk e kemi problemin me njerëzit e Nismës Thurrje, por me ata që kanë qasje ndryshe.

Zoti Shabani kandidoi në Tiranë, donim të merrte sa më shumë vota, nuk i ka marrë, problemi i vet. Më ka kërkuar drejtimin për dy vite të koalicionit, më ka kërkuar kandidimin si kryebashkiak të Tiranës, i kam thënë nëse do kandidosh do të mbështes. Ka kërkuar edhe fondin prej 30 mln lekësh për drejtimin politik që do bënte. I kam thënë se do diskutoheshin dhe do vendosej, do pritej edhe certifikimi i zgjedhjeve dhe do diskutoheshin.

 

11 MUAJ ME PARE

Përplasja për mandatin/ Shabani "thumbon" Lapajn: Bëj si të them unë, jo si bëj unë

Përplasja për mandatin/ Lapaj: Endri me dajën duan t’ia
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

TIRANA- Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka bërë postim në rrjetet sociale ku thotë në marrëveshjen e koalicionit me Adriatik Lapajn, nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. Shabani shkruan se marrëveshja ka qenë morale dhe jo e firmosur dhe nëse Lapaj nuk e mban fjalën e dhënë apo besën, pse duhet ta mbajnë të tjerët, përfshi edhe dajën e tij, Zeqir Kordhoni.

POSTIMI:

SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër. Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

Një zotim moral, jo ligjor. Një fjalë e dhënë - si ajo e Adriatikut. Dhe në këtë vend, fjala ka qenë gjithmonë më shumë se një firmë në letër. Ka qenë besa! Nëse kryetari nuk mban fjalën, me ç’të drejtë kërkon nga të tjerët që ta mbajnë të tyren?

11 MUAJ ME PARE

Përplasja për karrigen e deputetit/ Lapaj sfidë Shabanit: Eja të japim dorëheqjen dhe mandati t'i kalojë Greta Ambelit!

Përplasja për mandatin/ Lapaj: Endri me dajën duan t’ia
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp "sfridoi" kreun e Nisma Thurje Endri Shabanin për të dhënë të dy dorëheqjen dhe mandati sipas tij ti kalojë kandidates Greta Ambeli. Lapaj tha se Shabani nuk është më i votuari. Ai theksoi se Nisma Thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota, pra, sipas tij, votat i mori koalicioni dhe mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Pjesë nga deklarata e Lapajt:

Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet. Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.

Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja. Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat. Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura. Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli.

adriatik lapaj endri shabani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet