Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një efektive e Policisë Rrugore mbeti e plagosur paraditen e kësaj të mërkure në Vorë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. • Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi pranë një karburanti. • Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë e dëmtuar mbeti efektivja Arta Shurbi, e cila ndodhej në shërbim. • Ajo është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. • Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje momentalisht nuk janë të qarta. • Po ashtu, vlen të përmendet se kjo është hera e dytë që efektivja aksidentohet në krye të detyrës.
2 artikuj për këtë temë.
VORË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vorë. E lënduar si pasojë e aksidentit ka mbetur, Arta Shurbi, policja e qarkullimit rrugor. Por ky është aksidenti i dytë që i ka ndodhur efektives së Policisë, pasi në vitin 2021 ajo është përplasur nga një kamion në zonën e mbikalimit të Kamzës nga një kamion teksa ishte në shërbim.
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në afësi të një karburanti në Vorë. Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka mbetur e plagosur punonjësja e qarkullimit rrugor A.Sh., e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Policja Arta Shurbi është përplasur gjatë kohës që po patrullonte në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.