LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përmbytje dhe në Kosovë/ Rritet niveli i lumenjve, fshatrat përballen me vështirësi

• Mot i keq ka pushtuar edhe Kosovën. Në komunën e Junikut, sipas zyrtarëve situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar vërshime dhe përmbytje. Është rritur niveli i lumi Erenik dhe disa fshatra dhe lagje po përballen me vështirësi. • Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vështirësi dhe në komunën e Vushtrrisë. Situta më e rënduar sipas tij paraqitetet në Prishtinë-Mitrovicë. Lumi Sitinca ka rritje të nivelit dhe se aktualisht nuk ka rrezik për dalje nga shtrati. • Edhe në komunën e Pejës, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Gëzim Gashi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se po përballen me vështirësi pas reshjeve të shiu, por se situata është nën kontroll nga ekipet emergjente. Në Istog, ndërkohë raportohet se nga vërshimet janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese, në bujqësi. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Istog, Abedin Kabashi tha se situata nga reshjet e mëdha të shiut është e rëndë. Sipas tij, vërshime ka në disa pjesë të kësaj komune. • Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një njoftim më 18 nëntor ka thënë se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale pritet të vazhdojnë deri të hënën më 21 nëntor. Më të theksuara reshjet e shiut, sipas Institutit do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec dhe vende tjera.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vërshimet nga shirat bëjnë kërdinë edhe në Gjakovë, evakuohen pesë familje nga rreziku i përmbytjes

Përmbytje dhe në Kosovë/ Rritet niveli i lumenjve, fshatrat
Permbytje ne Kosove

KOSOVË- Ndonëse lumenjtë Krena, Erenik dhe Llukas të cilët përshkojnë komunën e Gjakovës kanë arritur pikat kritike për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjendja është stabile dhe nën kontroll. Deri në këto momente në këtë komunë janë evakuuar pesë familje, ndërsa lumenjtë kanë vërshuar disa rrugë dhe ura.

Udhëheqësi i sektorit për siguri dhe emergjenca në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë, Besim Meqa tha se gjendja e lumenjve që përshkojnë këtë komunë është më stabile. Sipas tij ndonëse dje lumenjtë, Krena, Erenik, Llukas kanë arritur pikat kritike, sot vërehet rënie e lehtë e nivelit të ujit.

“Gjatë gjithë kohës jemi të mobilizuar në monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes aktuale… Këtu në Gjakovë dje kemi pas një situatë pak më kritike meqenëse lumenjtë qe përshkojnë territorin e komunës së Gjakovës si Erenik, Krena dhe lumi Llukas kanë arritur pikat kritike, dje ka qenë një moment që ka mundur edhe të përkeqësohet gjendja, por fatmirësisht intensiteti i ujit ka rënë në ato kuota dhe nuk i ka tejkaluar parashikimet tona dhe kemi pas situatë relativisht stabile… Sot lumenjtë akoma janë në pikët kritike ka një rënie të lehtë shihet është evidente në bazë të vlerësimeve në terren dhe monitorimit shohim që ka ulje të nivelit, por nuk është ndonjë ulje substanciale… Nëse kthehen të reshurat me intensitet çfarë kanë qenë dje, atëherë bazën e ka shumë të fortë për të dalë nga shtrati lumenjtë… Sot është shumë më stabile për shkak se intensiteti ka rënë në bazë të parametrave që kemi bërë një vlerësim besoj që çdo gjë do të jetë në rregull”, tha ai.

Meqa tregoi se nga dje kanë pas më shumë vërshime të rrugëve dhe disa urave, ndërsa janë evakuuar edhe pesë familje në lagjen Bretkoc i Ulët.

“Kemi pasur telashe në disa pika kryesisht vërshime të rrugëve, vërshime të urave në disa lokacione, shembull lumi Erenik që ka vërshuar urën në dalje të qytetit blloku i ri në drejtim të Shkukzës, rruga Bujaroka që shkon në drejtim të Tabakut, Ereniku ka vërshuar, si dhe kemi bërë evakuimin e disa banorëve në lagjen Brekoc i Ulët në rrugën “Shote Galica”, ku kemi evakuuar 5-6 familje. Çdo gjë e kemi nën kontroll për momentin dhe se komuna nuk ka pasur arsye për të ngritur në një nivel më të lartë të gatishmërisë pasi të gjitha janë të menaxhuara”, theksoi ai.

Udhëheqësi i sektorit për siguri dhe emergjenca në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjakovë, Besim Meqa paralajmëroi se nëse vazhdojnë reshjet e shiut me intensitetin e ditës së djeshme komuna e Gjakovës rrezikohet nga përkeqësim i situatës me vërshime.

“Parashikimet e motit janë se do të ketë reshje prapë dhe mund të ketë rritje të nivelit të ujërave. Ne jemi në gatishmëri me të gjitha kapacitetet reaguese komunale”, tha Meqa.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës, Xhevdet Brahimaj u shpreh se deri më tani ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në katër raste, përfshirë ndërhyrjen e largimit të ujit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shkollën e Mjekësisë dhe evakuimin e dy familjeve.

Brahimaj tregoi se aktualisht kanë ekipe dhe pajisje të mjaftueshme për të menaxhuar situatën.

“Jemi në gatishmëri që 24 orë gjendja në Gjakovë nuk është edhe fortë e tensionuar. Kemi pasur katër raste intervenimi. Një rast kemi pasur ujë në ambulantë, shkollë dhe në Biskotë i kemi tërhequr dy familje… Ne si njësi kemi ekipe të mjaftueshme sido që të jetë duke e parë situatën jemi mjaftueshëm”, theksoi ai.

Rrjedha e lumit Krena në rrugën “Ahmet Korenica”, është më e rënduar dhe kështu po rrezikon daljen nga shtrati. Edhe banorët në këtë lagje ndihen të rrezikuar nga vërshimet të cilët tashmë uji ka hyrë në oborret dhe bodrumet e shtëpive.

Hasan Ukaj, banor, thotë se kjo lagje është shumë e rrezikuar pasi komuna nuk po intervenon në urën, e cila po shkakton telashe sa herë që ka reshje të mëdha.

Ukaj tregon se tashmë shtëpitë dhe oborret e kësaj lagjeje janë të mbushura me ujë.

“Jemi të rrezikuar shumë për shkak të lumit Krena. Në këtë lagje jemi diku 15 shtëpi shumë të rrezikuara. Kemi bërë disa ankesa në komunë disa herë, por askush nuk na ka marrë parasysh….E kemi një urë atje. Krejt problemin e bën ura, ka mundësi të shpëtojmë nëse intervenon pak komuna, por komuna nuk është duke i interesuar asgjë…Shumë keq (e kemi gjendjen). Gjendja është shumë e keqe për momentin. Gjendja është shumë e keqe, shihet uji, vërshimet kanë hyrë nëpër bodrume, shtëpi e nëpër oborre. Gjendja është shumë e keqe jemi të rrezikuar me fëmijë e me të gjithë”, u shpreh Ukaj.

Edhe kryefamiljari i familjes 17-anëtarëshe Bajrami, Muhamet Bajrami thotë se që nga dje po mundohen vetë t’i shpëtojnë pajisjet, pasi që uji tashmë ka hyrë në bodrumet dhe oborrin e shtëpisë. Ai thotë se fëmijët i kanë largua nga shtëpia.

“Katastrofë jemi me ujë prej dje. Komuna nuk na ndihmon që të largohemi… Jemi të rrezikuar qe gati 10 vjet… Uji na ka hyrë brenda, i kemi largua me shtretër, me të gjitha, makinat e larjes… Deri më tani nuk kam parë askënd vetëm policia ka ardhur mbrëmë dhe tha nëse ka ndonjë rrezikim lajmëroni”, tha ai.

Ndryshe, reshjet e shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati ka ndikuar që të ketë vërshime edhe në disa fshatra të Vushtrrisë, Istogut e Pejës.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Kosovë, kush janë fshatrat më të prekura nga vërshimet e ujit në Vushtrri

Përmbytje dhe në Kosovë/ Rritet niveli i lumenjve, fshatrat
Pamje nga permbytjet

KOSOVË- Fshatrat e Komunës së Vushtrrisë, Samadrexha e Maxhunaj dalin të jenë më të prekurat nga vërshimet që ndodhën si pasojë e reshjeve të fundit, ndonëse nuk janë të bllokuara totalisht.

Klan Kosova shkruan se nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim (DMSH), Agim Miftari tha se deri më tani janë disa qytetarë të vendit që kërkuan ndihmën e komunës.

“Pas krijimit të ekipit emergjent dhe publikimit të numrave kontaktues për ndihmë të qytetarëve, janë bërë disa thirrje kryesisht për bodrume të mbushura me ujë dhe dëme të tjera shtëpiake. Gjatë ditës pritet të evidentohen dhe vlerëson dëmet e personave kontaktues dhe pastaj tu ndihmohet atyre”, tha Miftari.

Ndonëse dëmet janë të konsiderueshme në këtë komunë, për çka edhe kryetari, Ferit Idrizi shpalli gjendjen emergjente, deri më tani nuk është ndërprerë mësimi në ndonjë shkollë.

“Pavarësisht se ka disa lokacione të vërshuara nga reshjet e mëdha të shiut, të gjitha shkollat e vendit janë duke mbajtur mësim normalisht dhe deri më tani nuk ka ndonjë problem të evidentuar”, shtoi Miftari.

moti i keq ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet